Gjykata Komerciale

Gjykata Komerciale

Share

Gjykata Komerciale gjykon të gjitha kontestet tregtare dhe konfliktet administrative

15/05/2026

Prishtinë, 15 maj 2026 – Kryetari i Gjykatës Komerciale të Kosovës, Mahir Tutuli, së bashku me nënkryetarin e kësaj gjykate, Hasan Kryeziu, kanë pritur në takim gjyqtarin Igor Stojkovic, i cili më 6 maj 2026 me propozim të KGJK-së është dekretuar nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, Kryetari Tutuli i ka uruar gjyqtarit Stojkovic mirëseardhje dhe suksese në ushtrimin e funksionit të ri, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit në forcimin e sundimit të ligjit dhe besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

05/05/2026

📌Publikohet Buletini Mujor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili ofron një përmbledhje të aktiviteteve dhe zhvillimeve kryesore të Gjykatës Komerciale të Kosovës.

📄Buletinin mund ta gjeni edhe në webfaqen e Gjykatës Komerciale, përmes linkut:

https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/reports/96486_KGJK_Buletini_Mujor_Numri%20_IV_Gj_Komerciale.pdf

17/02/2026

Gjykata Komerciale e Kosovës, Ju uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Privredni sud Kosova Vam čestita 18. godišnjicu nezavisnosti Republike Kosovo.

The Commercial Court of Kosovo wishes you the 18th anniversary of the Independence of the Republic of Kosovo

24/12/2025
12/12/2025

Në Ditën e Dytë të Ditëve të Gjyqësorit 2025, Kryetari i Gjykatës Komerciale, z. Mahir Tutuli, foli për reformat në drejtësinë civile, administrative dhe komerciale, duke theksuar se specializimi i gjykatave dhe procedurave është thelbësor për forcimin e sistemit gjyqësor. Ai tha se krijimi i Gjykatës Komerciale ka ardhur si përgjigje ndaj nevojës për trajtim më të shpejtë dhe më profesional të çështjeve që lidhen me biznesin dhe marrëdhëniet ekonomike, ndërsa Gjykata Administrative është në proces themelimi. Sipas tij, këto reforma synojnë rritjen e efikasitetit, sigurisë juridike dhe besimit të qytetarëve dhe bizneseve në drejtësi.

19/11/2025

Puna që nuk shihet - kontributi i z. Imer Dema që vlerësohet

Pas çdo vendimi gjyqësor qëndron jo vetëm profesionalizmi i gjyqtarëve, por edhe përkushtimi shpesh i padukshëm i administratës së gjykatës dhe punonjësve të saj.

Në hyrje të Gjykatës Komerciale të Kosovës, çdo qytetar që kërkon shërbim has fillimisht në një njeri që me përkushtim e profesionalizëm e ndihmon sistemin të funksionojë: zyrtarin Imer Dema.
Që nga themelimi i Gjykatës Komerciale, Imeri është pika parë e kontaktit, aty ku fillon çdo rast gjyqësor, çdo kërkesë dhe çdo shërbim ndaj qytetarëve. Çdo dokument që dorëzohet dhe çdo pyetje që bëhet, kalon nëpër duart e tij.

Edhe pse nuk është gjyqtar, roli i Imer Demës është thelbësor për administratën gjyqësore, sepse ai është personi i parë që udhëzon palët dhe vizitorët, duke treguar respekt, qetësi dhe profesionalizëm.

Me 24 vite përvojë në sistemin e drejtësisë, prej të cilave mbi 3 vite në Gjykatën Komerciale, Imer Dema është kthyer në simbol të besueshmërisë dhe shërbimit cilësor. Ai dëshmon se drejtësia nuk vjen vetëm nga një krismë e çekanit në tavolinën e sallës së gjykimit, por edhe nga qasja njerëzore dhe me respekt, dinjitet nga njeriu me të cilin zhvillohet kontakti i parë që në hyrje të Gjykatës Komerciale të Kosovës.

Puna e tij është shembull i përkushtimit që e mban drejtësinë afër qytetarëve, çdo ditë.

05/11/2025

KGJK mirëpret Raportin e Progresit për Kosovën

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mirëpret publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën 2025 dhe vlerësimet pozitive për përkushtimin e sistemit gjyqësor në forcimin e sundimit të ligjit.

Raporti njeh përkushtimin e udhëheqjes së KGJK përavancimin e transparencës, përmirësimin e performancësgjyqësore dhe zbatimin e reformave për efikasitet më të madh, përfshirë miratimin e strategjive të reja për komunikim institucional dhe për trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e sistemit të vlerësimit të performancës dhe promovimin e publikimit të aktgjykimeve. Po ashtu, Raporti vlerëson në aspektin pozitiv trajtimin efektiv të ankesave nga Paneli i Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore (PZAP) dhe Gjykata Supreme, me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve.

KGJK e mirëpret vlerësimin për ekzistimin e dokumenteve strategjike dhe përkushtimin e tij për forcimin e sundimit të ligjit, duke theksuar se gjatë periudhës raportuese ka miratuar Planin Strategjik për Komunikim në sistemin gjyqësor 2025–2027 dhe Planin Strategjik për trajtimin efikas të rasteve të korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe krimit të organizuar 2025–2027.

Këshilli Gjyqësor mbetet i përkushtuar për të përmirësuar funksionet menaxheriale dhe mekanizmat e llogaridhënies, për të siguruar performancë dhe cilësi në punën e gjykatave. Po ashtu, pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit mbeten parime themelore në funksionimin e sistemit, dhe çdo ndikim i papërshtatshëm është i papranueshëm.

KGJK njeh nevojën për zbatim më të qëndrueshëm të Sistemit të Informimit për Menaxhimin e Lëndëve (CMIS) dhe për forcimin e zbatimit të kodit etik dhe procedurave disiplinore. Këshilli do të vazhdojë përpjekjet për garantimin e drejtësisë së paanshme, transparencës dhe verifikimit të pasurisë së gjyqtarëve në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Në fushën e efikasitetit, KGJK thekson se janë ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e normës së zgjidhjes së rasteve dhe reduktimin e lëndëve me të vjetra, ndërsa procesi i digjitalizimit dhe përdorimi i pajisjeve për regjistrim audio e video në gjykata po zbatohen me prioritet.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës riafirmon përkushtimin e tij për forcimin e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, duke garantuar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

KGJK vlerëson se gjetjet e raportit janë një dëshmi e progresit të arritur në drejtim të forcimit të pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies së gjyqësorit.

Photos from Akademia e Drejtësisë's post 28/10/2025
Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Pallati I Drejtësisë/Lagjja “Prishtina E Re”
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00