Agjencia Kosovare për Standardizim

Agjencia Kosovare për Standardizim

Share

Me evoluimin ekonomik dhe rritjen e kërkesave për standarde u shtrua nevoja e draftimit të një Ligji të ri për standardizim.

Agjencia Kosovare e Standardizimit është organ kombëtar që miraton standarde, i harmonizon ato dhe si rezultat stimulon fuqishëm zhvillimin ekonomik, duke krijuar bazë për konkurrencë në rajon dhe më gjerë. Në përmbushje të kërkesave të kohës, AKS-ja ka hartuar Ligjin për standardizim 06/L-019 i cili është përputhje me ligjet e BE-së.

Photos from Agjencia Kosovare për Standardizim's post 21/11/2025

Participim nga Agjencia Kosovare e Standardizimit në Takimin e Parë Zyrtar të Grupit Punues të CEFTA-s dhe Vizitën Studimore në CEN/CENELEC

Më datat 07–08 nëntor 2025, Agjencia Kosovare e Standardizimit mori pjesë në Takimin e Parë Zyrtar të Grupit Punues të CEFTA-s për Dorëzimin e Pakove Ndërmjet Palëve, si dhe në vizitën studimore në CEN/CENELEC në Bruksel, që lidhet me masat jo-rregullatore të Vendimit të Komitetit të Përbashkët (JCD).

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të mëtejshëm të proceseve standardizuese dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal, me fokus në lehtësimin e procedurave dhe rritjen e efikasitetit të dorëzimit të pakove ndërmjet palëve.

Pjesëmarrja jonë në këto aktivitete forcon angazhimin e AKS-së për të kontribuar në zhvillimet e reja standardizuese dhe për të sjellë praktikat më të mira evropiane në Kosovë.

12/09/2025

Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS), si një komponentë shumë e rëndësishme e infrastrukturës së cilësisë, më datën 11/09/2025 mbanë sesion informativ për nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”. Qëllimi i këtij sesioni ishte ngritja e vetëdijes tek të gjithë nxënësit e pranishëm për rolin dhe rëndësinë e implementimit të standardeve.

Për më shumë informacion rreth standardeve ose për informacione të tjera, vizitoni uebfaqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit.

aks.rks-gov.net
ekosova.rks-gov.net/Service/4
www.facebook.com/MTI.AKS

12/09/2025

Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS), si një komponentë shumë e rëndësishme e infrastrukturës së cilësisë, më datën 9/09/2025 mbanë sesion informativ për nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”,. Qëllimi i këtij sesioni ishte ngritja e vetëdijes tek të gjithë nxënësit e pranishëm për rolin dhe rëndësinë e implementimit të standardeve.

Për më shumë informacion rreth standardeve ose për informacione të tjera, vizitoni uebfaqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit.

aks.rks-gov.net
ekosova.rks-gov.net/Service/4
www.facebook.com/MTI.AKS

Photos from Agjencia Kosovare për Standardizim's post 17/07/2025

Agjencia Kosovare e Standardizimit, me ftesë të Unionit të Turizmit të Kosovës, më datë 15.07.2025 mori pjesë në takimin me delegacionin e nivelit të lartë nga Ankara.

Qëllimi i takimit ishte informimi i të pranishmëve mbi aktivitetet e Komitetit Teknik për Turizëm dhe standardet e përfshira në këtë fushë.

Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të turizmit në Kosovë, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të tregut.

11/07/2025

Takimi i Këshillit Profesional të Standardizimit

Prishtinë, 09 Korrik 2025 – Në ambientet e Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) u mbajt takimi i Këshillit Profesional të Standardizimit (KPS).
Në këtë takim morën pjesë anëtarë të KPS-së dhe përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS). Takimin e hapi Kryetari i KPS-së, z. Butrint Batalli, i cili theksoi rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin dhe harmonizimin e standardeve vendore me ato ndërkombëtare. Z. Batalli falënderoi të gjithë të pranishmit për angazhimin dhe kontributin e tyre në fushën e standardizimit.

Në rendin e ditës ishin përfshirë:
• Raporti i punës së AKS për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.
• Shqyrtimi dhe votimi i programit të punës së AKS për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025.

Raportin e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 e prezantoi në detaje znj. Albina Jashanica, U.d. Drejtore e Përgjithshme në AKS.

Një pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte programi i punës së AKS për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, i cili u shqyrtua dhe u miratua me votë nga anëtarët e KPS-së.
Ky program përfshin një sërë iniciativash dhe projektesh të rëndësishme që synojnë përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve dhe shërbimeve në tregun kosovar.

Kryetari i KPS-së, z. Butrint Batalli, e mbylli takimin me këto fjalë:
"Standardet janë gurthemeli i cilësisë dhe besueshmërisë në çdo industri. Ato na mundësojnë të ndërtojmë një treg të drejtë dhe të qëndrueshëm, duke garantuar siguri dhe cilësi për të gjithë qytetarët."

Për më shumë informacione nga AKS, vizitoni:

https://aks.rks-gov.net
https://ekosova.rks-gov.net/Service/4
https://www.facebook.com/MTI.AKS/

01/07/2025

Komiteti Teknik për Mjedis

Më datë 23/06/2025, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Mjedis, udhëhequr nga Kryetari i Komitetit Teknik, z. Tafë Veselaj dhe Sekretarja e Komitetit Teknik , znj. Albina Jashanica.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 16 standardeve të reja evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e mjedisit. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim tekstit.
Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e mjedisit, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në mjedis, etj.

Për më tepër informacione tjera nga AKS, vizitoni:

https://aks.rks-gov.net
https://ekosova.rks-gov.net/Service/4
https://www.facebook.com/MTI.AKS/

11/06/2025

Komiteti Teknik për Energji (KT-8)

Më datë 10.06.2025, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Energji, i drejtuar nga Kryetarja e KT.E, zznj. Shpresa Krasniqi dhe Sekretari Zijadin Ismajli.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 4 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e Energjisët. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e Energjisët, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në Energji, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net

11/06/2025

Komiteti Teknik për DNG (KT-2)

Më datë 05.06.2025, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit, i drejtuar nga Kryetari i KT.DNG, z.Esat Gjakova dhe Sekretari i KT. DNG, z.Mehdi Pllashniku.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 3 standardeve evropiane në sektorin e Derivateve të Naftës dhe Gazit. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e Derivateve të Naftës dhe Gazit, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në fushën e DNG, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net

11/06/2025

Komiteti Teknik për Teknologji Informative (KT-18)

Më datë 04.06.2025, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Teknologji Informative, i drejtuar nga Kryetari i KT.TI, z. Neron Berisha dhe sekretarja Besa Berisha.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 3 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e teknologjisë informative. Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e TI etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net

11/06/2025

Komiteti Teknik për Pajisje Mbrojtëse Personale (KT-16)

Më datë 03.06.2025, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Pajisje Mbrojtëse Personale, i drejtuar nga Kryetari i KT.PMP, z. Naser Lajqi dhe sekretarja Diellza Kabashi.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 7 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin për Pajisje Mbrojtëse Personale. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO/IEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e Pajisjeve Mbrojtëse Personale, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në Pajisje Mbrojtëse Personale, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net

30/05/2025

Komiteti Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë (KT-17)

Më datë 30.05.2025, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë , i drejtuar nga Kryetari i KT.MPE, z. Bastri Sallahu dhe sekretarja Diellza Kabashi.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 27 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin për Metale, Plastikë dhe Elektrikë . Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO/IEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e Metaleve Plastikës dhe Elektrikës, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në Metale Plastikë dhe Elektrikë, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net

28/05/2025

Komiteti Teknik për Elektroteknikë (KT-5)

Më datë 28.05.2025, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Elektroteknikë, i drejtuar nga Kryetari i KT.E, z. Nebi Caka dhe sekretarja Besa Berisha.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 24 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e elektroteknikës. Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e elektroteknikës etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

https://ekosova.rks-gov.net/Service/4

Address


Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00