30/04/2026
PENA E DRITËS | PRILL 2026
Mark Pashku sjell një rrëfim të ri për lexuesin shqiptar
Prishtinë, 29 prill 2026, Biblioteka “Ernest Koliqi”
Jeta kulturore në kryeqytet u pasurua këtë të mërkurë me një ngjarje të veçantë letrare. “Pena e Dritës”, nën kujdesin e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, hapi dyert për të pritur promovimin e romanit më të ri të shkrimtarit Mark Pashku Lucgjonaj, të titulluar “Livia”.
Ky promovim erdhi si një ndalesë e rëndësishme për të gjithë dashamirësit e librit, duke i ofruar publikut mundësinë për të njohur nga afër botën e re krijuese të autorit. “Livia”, si një dritare e re letrare, premton të ngjallë kureshtje dhe të sjellë perspektiva të freskëta në peizazhin e letërsisë bashkëkohore shqipe.
Në këtë mbrëmje, salla e Bibliotekës “Ernest Koliqi” u shndërrua në një hapësirë reflektimi letrar mbi shoqërinë dhe ekzistencën.
Për të shpalosur vlerat e këtij botimi dhe për të analizuar romanin,
studiuesi, Faton Krasniqi e vlerësoi përpjekjen e autorit për sfidat kombëtare dhe sfidat njerëzore nëpër kohë historike.
Poetja, Flutur Mustafa romanin e cilësoi si kritikë të krizës historike, njerëzore dhe shpirtërore të kohës moderne.
Shkrimtari, Ndue Ukaj e cilësoi librin si eksplorim të së vërtetës, si dramë të thellë familjare për trendet e kohës, midis ireales dhe reales që të mban pezull në kohën bashkëkohore, në imazhin e dashurisë duke sjellë tensione dhe trauma kolektive të kohës sonë.
Prezenca e vetë autorit, Mark Pashku, ia dha mundësinë publikut të dëgjojë direkt mbi procesin krijues, motivet që e çuan drejt shkrimit të “Livia-s” dhe mesazhet që ai ka dashur të përcjellë përmes këtij romani për dashurinë, familjen dhe unin njerëzor, nëpërmjet pyetjeve drejtuar nga publiku.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Kryetarja e Akademisë znj. Justina Shiroka-Pula dhe ambasadori i Malit të Zi, z. Bernard Çobaj ku me këtë rast ju dha fjala përshëndetëse.
Organizatorët nën udhëheqjen e Don Fatmir Koliqi u siguruan që mbrëmja të mos jetë vetëm një prezantim formal i librit.
Përveç fjalimeve e ligjerimeve letrare, promovimi u shoqërua me një program artistik të përzgjedhur, që i dha promovimit një frymë kulturore, nën tingujt e pianos së Shpëtim Mehmetit, Teuta Morina, soprano dhe Loena Mehmeti në violë.
Organizatorët ftuan të pranishmit që të vazhdojnë bisedën në një koktej rasti në ambientet e Agoras, Bogdani Polis. Kjo qe një mundësi e bukur për të gjithë të pranishmit, dashamirës të librit, që të shkëmbejnë mendime me autorin dhe kolegët e tij në një atmosferë më të relaksuar.
Nga Bruna Gosa
24/04/2026
Të dashur miq,
Takimin e muajit prill të "PENA E DRITËS", ia kushtojmë promovimit të romanit "LIVIA", i shkrimtarit Mark Pashku - Lucgjonaj , i cili do të mbahet të mërkurën, më 29 prill, në orën 19:00, në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë.
Për romanin do të flasin:
Z. Ndue Uka, shkrimtar
Z. Faton Krasniqi, studiues
Znj. Flutur Mustafa, poete
Z. Mark Pashku, autori
Mbrëmja kulturore do të shoqërohet me pika artistike të përzgjedhura.
Në mbarim të takimit, në ambientet e Agoras, BogdaniPolis, shtrohet një koktej për të vazhduar qëndrimin dhe bashkëbisedimin mes dashamirësve të librit.
Takimi është i hapur për të gjithë.
JU MIRËPRESIM!
23/04/2026
Dita Botërore e Librit në bibliotek festohet me libra të ri dhe të vlefshëm. 🌹
09/04/2026
KARDINALI SHQIPTAR, HIRËSIA E TIJ ERNEST SIMONI, VIZITOI BIBLIOTEKËN TONË
Ishim shumë të nderuar që mbrëmë, para koncertit që u mbajt në Katedralja Nënë Tereza - Mother Teresa Cathedral - Prishtinë, për nder të tij, në 70-vjetorin e shugurimit të tij meshtarak, ai u ndal për një vizitë në Bibliotekën tonë "Ernest Koliqi", e cila gjendet në Qendrën BogdaniPolis, në Katedrale.
Ishte i shoqëruar nga Imzot Dodë Gjergji - Ipeshkëv i Kosovës - Bishop of Kosova, Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv i Tivarit në pension, dhe Dom Fatmir Koliqi.
Faleminderit hirësi për nderin e madh dhe përkarahjen shpirtërore që jep në promovimin e kulturës sonë.
08/04/2026
📜 Më 8 prill 1937 u botua e plotë “Lahuta e Malcís” e Gjergj Fishtës, një nga krijimet më mahnitëse të letërsisë shqiptare. Kjo poemë epike, me 15.613 vargje, është fryt i një pune tridhjetëvjeçare, ku Fishta ndërthur dokumentimin historik me artin poetik.
Vepra përshkruan përleshjet kufitare për mbrojtjen e trojeve nga fqinjët malazezë në Hot e Grudë, Lidhjen e Prizrenit, përpjekjet diplomatike pas Kongresit të Berlinit, shpresat e Revolucionit Xhonturk dhe sfidat e luftërave ballkanike, duke e çuar rrëfimin deri te shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.
Përtej vlerës letrare, “Lahuta e Malcís” shërben si një arkivë poetike e kujtesës kolektive, ku historia dhe arti gërshetohen për të ndërtuar narrativën kombëtare. Përmes saj, Fishta dokumenton ngjarjet, ngjall krenari dhe vetëdije kombëtare, duke e kthyer poezinë në një mjet të fuqishëm të identitetit shqiptar.
Stili i Fishtës, i mbështetur në dialektin gegë, figurat letrare dhe ritmin epik, e bën “Lahutën e Malcís” një vepër unike që ruan autenticitetin e gjuhës dhe traditës.
📚 Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 286.
25/03/2026
Më 25 mars, kultura evropiane ndalet për një çast për të përkujtuar Dantedì, ditën kushtuar Dante Alighieri—poetit që jo vetëm i dha zë gjuhës italiane, por i dhuroi njerëzimit një nga vizionet më të thella të shtegtisë shpirtërore dhe njerëzore. Nuk është rastësi që kjo datë lidhet simbolikisht me fillimin e udhëtimit të Komedisë Hyjnore: një shtegtim që përshkon Ferrin, Purgatorin dhe Parajsën, duke u bërë një pasqyrë e jetës së njeriut dhe e kërkimit të tij për kuptim.
Dantedì: ditë kushtuar Dante Alighieri | 25 mars
Më 25 mars, kultura evropiane ndalet për një çast për të përkujtuar Dantedì, ditën kushtuar Dante Alighieri—poetit që jo vetëm i dha zë gjuhës italiane, por i dhuroi njerëzimit një nga vizionet më të thella të shtegtisë shpirtërore dhe njerëzore. Nuk është rastësi që kjo d...
21/03/2026
PENA E DRITËS | MARS 2026
Prezantimi i librit "PËR ZOTIN DHE TË AFËRMIN. Motrat e Mëshirshme të Shën Kryqit në Kosovë e rrethinë ", i autores M. Smila Mickoviq
Të enjten, më 19 mars 2026, në orën 19:00, në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, e nderuam një person shumë të dashur të Prishtinës, të njohur si M. Smila, murgeshë dhe akriviste e madhe për shumë vite. Ajo, ditët e fundit, ka botuar një librë mbi veprimtarinë e motrave të shën Kryqit në Kosovë, pjesë e së cilave është ajo si rregulltare.
Takimin e hapi, me fjalën e tij, ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji - Ipeshkëv i Kosovës - Bishop of Kosova, i cili e çmoi figurën e m. Smila, si shembull përkushtimi.
Për librin ishin të ftuar të flasin, Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv i Tivarit në pension, i cili për 22 vjet ka shërbyer si famullitar në Prishtinë, për të dëshmuar veprimtarinë e këtyre murgeshave në pastoralin e kësaj bashkësie e jo vetëm.
Kurse At Lovro Gavran, OFM, redaktor i librit, françeskan nga Gjakova, foli për librin dhe rëndësinë e tij.
Kurse autoroja e librit, M. Smila Mickoviq, SCSC, ndonëse me shëndet të dobët, ajo me buzëqeshje dhe dashuri ishte e pranishme dhe shprehu mirënjohjen për përkrahjen dhe bashkëpunimin.
Miqtë, dashamirët e m. Smila, dëshmuan përkushtimin e saj në shumë fusha të jetës, nga aktiviteti bamirës, ndihma shpirtërore dhe materiale deri te shoqërimi shpirtërore i shumë njerëzve që ajo e ka bërë për shumë vite.
Takimi u shoqërua me pika muzikore nga solistja Doruntina Gjini, pianisti Shpëtim Mehmeti dhe gitaristi Genc Krasniqi.
Në mbarim të takimit, në ambientet e Agoras, BogdaniPolis, u shtrua një koktej për të vazhduar qëndrimin dhe bashkëbisedimin mes dashamirësve të librit dhe për ta nderuar motrën Smila.
18/03/2026
📍NESËR
Në në orën 19:00, në Bibliotekën tonë "Ernest Koliqi" - Prishtinë, do ta nderojmë një njeri të përkushtuar, motrën Smile, e cila ja ka kushtuar jetën e saj shërbimit, lutjes, edukimit dhe bamirësisë.
JU MIRËPRESIM!
Të dashur miq,
Takimin e muajit mars të "PENA E DRITËS", ia kushtojmë promovimit të librit "PËR ZOTIN DHE TË AFËRMIN. Motrat e Mëshirshme të Shën Kryqit në Kosovë e rrethinë ", i autores M. Smila, i cili do të mbahet të enjten, më 19 mars 2026, në orën 19:00, në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë.
Për librin do të flasin:
Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv i Tivarit në pension
At Lovro Gavran, OFM, redaktor i librit
M. Smila Mickoviq, SCSC, autore e librit
Takimi të shoqërohet me pika artistike të përzgjedhura.
Në mbarim të takimit, në ambientet e Agoras, BogdaniPolis, shtrohet një koktej për të vazhduar qëndrimin dhe bashkëbisedimin mes dashamirësve të librit dhe për ta nderuar motrën Smila, një njeri të përkushtuar.
Takimi është i hapur për të gjithë.
JU MIRËPRESIM!
15/03/2026
Të dashur miq,
Takimin e muajit mars të "PENA E DRITËS", ia kushtojmë promovimit të librit "PËR ZOTIN DHE TË AFËRMIN. Motrat e Mëshirshme të Shën Kryqit në Kosovë e rrethinë ", i autores M. Smila, i cili do të mbahet të enjten, më 19 mars 2026, në orën 19:00, në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë.
Për librin do të flasin:
Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv i Tivarit në pension
At Lovro Gavran, OFM, redaktor i librit
M. Smila Mickoviq, SCSC, autore e librit
Takimi të shoqërohet me pika artistike të përzgjedhura.
Në mbarim të takimit, në ambientet e Agoras, BogdaniPolis, shtrohet një koktej për të vazhduar qëndrimin dhe bashkëbisedimin mes dashamirësve të librit dhe për ta nderuar motrën Smila, një njeri të përkushtuar.
Takimi është i hapur për të gjithë.
JU MIRËPRESIM!