18/04/2026
Rinia Demokratike e Kosovës anëtarësohet në Rrjetin e Rinisë Evropiane Liberale – LYMEC
Lajm fantastik për Rininë Demokratike!🎉
Sot, në Kongresin Pranveror 2026 të LYMEC, të mbajtur në Vjenë të Austrisë, Rinia Demokratike e Kosovës u anëtarësua si anëtare e asociuar, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit dhe përfaqësimit ndërkombëtar të të rinjve tanë.
Në këtë kongres, RDK u përfaqësua nga Trim Syla, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe kryetar i RDK-së në Prishtinë, i cili prezantoi vizionin tonë për forcimin e demokracisë dhe fuqizimin e të rinjve në vendimmarrje.
Ky anëtarësim hap mundësi të reja për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe përfaqësim më të fuqishëm të të rinjve tanë në arenën politike europiane.
Urime të gjithë të rinjve, urime RDK!💙
06/04/2026
RDK në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut!
Sot, të rinjtë shqiptarë dolën në protestë për një të drejtë themelore, mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Kjo është e drejtë e garantuar që nuk mund të mohohet në praktikë. Çdo pengesë në realizimin e saj është shenjë e qartë e trajtimit të pabarabartë dhe dështim për të respektuar standardet bazë të një shoqërie demokratike.
Kur të drejtat që garantohen në letër nuk zbatohen në realitet, reagimi bëhet i domosdoshëm. Studentët sot treguan se nuk pranojnë të heshtin përballë padrejtësive.
Rinia Demokratike e Kosovës qëndron krah tyre, duke mbështetur çdo përpjekje për barazi, dinjitet dhe trajtim të drejtë në arsim dhe në jetën profesionale.
01/04/2026
Sot gjatë ditës, kryetarja e Rinisë Demokratike, Arbnora Salihu, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Festim Tasholli, zhvilluan takim me anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ylli Paçuku, dhe anëtaren e forumit rinor të kësaj partie, Janina Dardhishta.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave rinore dhe mundësitë për iniciativa e projekte të përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
16/03/2026
RDK zhvilloi aksionin e radhës para Qeverisë. Kësaj here, zbrazëm thesin me mashtrimet e Kurtit për strukturat paralele: luftë me fjalë, lëshime me vepra.
Përmes këtij aksioni kemi shprehur shqetësimin e thellë për vendimin e fundit të kësaj qeverie për legalizimin e përdorimit të dokumenteve të Serbisë nga personat që nuk i posedojnë dokumentet e Kosovës. Në mënyrë simbolike, zbrazëm një thes me deklarata të kryeministrit Albin Kurti ndër vite, ku ai mburrej se në Kosovë nuk ka më struktura paralele të Serbisë.
Kryetarja e RDK-së, njëherit deputete e PDK-së, Arbnora Salihu, tha se ky aksion është një mesazh i qartë se e vërteta nuk mund të mbulohet me propagandë dhe se dështimi nuk mund të fshihet pas fjalëve boshe e të pakuptimta.
RDK e cilëson këtë vendim si dorëzim përballë bandave kriminale, që krijon një momentum të rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Kosova meriton stabilitet, zhvillim dhe seriozitet, jo populizëm dhe hipokrizi politike.
12/03/2026
Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini.
16/02/2026
Të rinjtë e Gjakovës gati për marshin “Drejtësi, Jo Politikë”
Bashkohu edhe ti!
📆17 shkurt
⏰14:00
📍Sheshi Skënderbeu, Prishtinë
Për drejtësi. Për UÇK-në. Për Kosovën.🇽🇰
15/02/2026
Të rinjtë e Klinës gati për marshin “Drejtësi, Jo Politikë”
Bashkohu edhe ti!
📆17 shkurt
⏰14:00
📍Sheshi Skënderbeu, Prishtinë
Për drejtësi. Për UÇK-në. Për Kosovën.🇽🇰
15/02/2026
Të rinjtë e Vushtrrisë gati për marshin “Drejtësi, Jo Politikë”
Bashkohu edhe ti!
📆17 shkurt
⏰14:00
📍Sheshi Skënderbeu, Prishtinë
Për drejtësi. Për UÇK-në. Për Kosovën.🇽🇰
14/02/2026
Të rinjtë e Hanit të Elezit gati për marshin “Drejtësi, Jo Politikë”
Bashkohu edhe ti!
📆17 shkurt
⏰14:00
📍Sheshi Skënderbeu, Prishtinë
Për drejtësi. Për UÇK-në. Për Kosovën.🇽🇰
13/02/2026
Të rinjtë e Prishtinës gati për marshin “Drejtësi, Jo Politikë”
Bashkohu edhe ti!
📆17 shkurt
⏰14:00
📍Sheshi Skënderbeu, Prishtinë
Për drejtësi. Për UÇK-në. Për Kosovën.🇽🇰