Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

Share

Government Service

19/08/2025

Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të çmuar Behxhet Gashi nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.

Kolegu ynë do të kujtohet për përkushtimin profesional, korrektësinë dhe kontributin që dha për qytetin dhe qytetarët e Prishtinës, të cilat i la si gjurmë të pashlyeshme tek ne dhe tek të gjithë ata që e njohën.

Varrimi i tij do të bëhet sot, më 19.08.2025, në ora 13:00, në varrezat e Arberi, Prishtinë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

29/01/2024

Njoftim❗️

Për arsye të fillimit të sanimit të gypave të kanalizimit, rruga "Bashkim Fehmiu" do të mbyllet përkohësisht:

🗓️ Të Hënën, më datë 29.1.2024,
Deri 03.02.2024

Qytetarët mund të përdorin rrugët alternative.

Vazhdojmë me hapërimin e projekteve!

DIKMK

💙”

Photos from Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave's post 09/01/2024

Sot, në emër të DIKMK-së të Komunës së Prishtinës, nënshkruam Memorandumin e bashkëpunimit me UP-në, gjegjësisht Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, përfaqësuar nga Dekani, Prof. Dr. Florim Grajçevci, ku ishte i pranishëm edhe Prodekani, Prof. Dr. Hajdar Sadiku.

Memorandumi, ndër të tjera, përmbanë edhe këto pika:

1. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit merrë përsipër të përmbushë kërkesat e DIKMK-së
për rastet e nevojave specifike të hulumtimeve shkencore tek objektet publike, duke angazhuar stafin akademik përkatës si dhe studentë për përmbushjen e detyrave konkrete.

2. FIN do të sigurojë listen e studentëve të cilët do të zhvillonin praktikën profesionale tek DIKMK.

3. FIN siguron, në raste të nevojshme, ekspertizën profesionale shkencore nga stafi akademik, si dhe këshillime apo trajnime për stafin e DIKMK, varësisht nga kërkesat dhe nevojat, që në secilin rast duhet të jenë zyrtare, të definuara qartë dhe me përmbajtje.

4. Pas hartimit dhe përmbylljes së Projektit te hulumtimit, FIN në bashkërendim me Universitetin e Prishtinës, raportet do t’i përcjellë, tek DIKMK, me rezultatet e arritura me qëllim të realizimit të sanimeve, përmirësimeve apo studimeve profesionale të mëtejme lidhur me objektet e analizuara.

4. DIKMK merr përsipër që të sigurojë materiale të nevojshme nga arkivat e saja, që i disponon, me qëllim hartimi të projekteve studimore dhe hulumtuese, për objekte të veçanta në Komunën e Prishtinës.

DIKMK

💙

14/12/2023

Njoftim❗️

Për arsyje të fillimit të asfaltimit, rruga “Lordi Bajron”, “Qamile Jaka” dhe “Bedri Shala” do të mbyllet përkohësisht:

🗓️ Të Premtën, më datë 15.12.2023,
Deri më datë 22.12.2023

Qytetarët mund të përdorin rrugët alternative.

Vazhdojmë me hapërimin e projekteve!

DIKMK

💙

23/11/2023

Për shkak të punimeve për shtruarjen e shtresës finale të asfaltit në rrugën "Skënderbeu" në Bardhosh, rruga do të mbyllet tërësisht :

🗓️ Të Premten, më datë 24.11.2023,
🕐 Nga ora 06:00 deri në orën 18:00.

Kërkojmë nga banorët të largojnë veturat e tyre nga rruga "Skënderbeu" dhe të përdorin rrugët alternative, rrugët lidhëse.

DIKMK

💙

Photos from Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave's post 04/11/2023

🚧👷🏼Drejtori Krenar XH Xhaferi ishte në vizitë në lagjen “Tophane” dhe Qendrën e qytetit bashkë me përfaqësuesit e kësaj zone të rëndësishme.

🏘️ Nga vizita jemi informuar për problematikën infrastrukturore dhe nevojat me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre zonave. 🚧

Po punojmë që të përmirësojmë cilësinë e jetës së banorëve dhe të krijojmë një mjedis urban të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm. 🏙️🌱

Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt!

DIKMK

💙

Photos from Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave's post 04/11/2023

🏁 Rruga “ Skenderbeu” më në fund po merr pamjen e duhur 👷🏼

🚧 Përkundër vështirësive që kishte gjatë realizimit të projektit, veçanërisht me gypin e ujit dhe kanalizimin fekal, në një thellësi mbi 5.5 m, rruga po përfundon.

Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt!

DIKMK

💙

30/10/2023

Njoftim❗️

Për shkak të fillimit të punëve të asfaltimit në rrugën Qendresa në lagjen Mat, rruga Qendresa do të mbyllet përkohësisht:

🗓️ Të Martën, më datë 31.10.2023,
🕐 Nga ora 08:00 deri në orën 17:00

Qytetarët mund të përdorin rrugët alternative sipas skicës.

Vazhdojmë me hapërimin e projekteve!

DIKMK

💙

Photos from Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave's post 12/10/2023

Drejtori i Investimeve Kapitale Krenar XH Xhaferi së bashku me Kryetarin e SHIL të UÇK-së, Dega në Prishtinë,Z. Sylë Vitia dhe disa asamblistë të KK të Prishtinës, vizituan punimet që po bëhen tek Vorrezat e Dëshmorëve të Marecit.

Ky projekt do të jetësohet dhe bashkë me familjarët dëshmorët do t’i kujtojmë e nderojmë përjetësisht.

DIKMK

💙

Photos from Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave's post 07/10/2023

🏁 Po asfaltohet edhe një segment i rrugës “Zllash - Prapashticë!

Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt!

DIKMK

💙

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rr. UÇK Nr. 2
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00