14/11/2021
Mirëmëngjesi Prishtinë,
♥️♥️♥️
Një ditë e shkëlqyeshme me diell, një ditë fantastike për të filluar transformimin e Prishtinës!
Shumë dashni për Prishtinën tonë.
♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️
09/11/2021
Mirëmëngjesi Prishtinë! 🤍💙
NË KUJTESË TË ALI PODRIMJES
Mëngjesin e së martës e nisa në Parkun e Qytetit, ne një takim të këndshëm me poeten Naime Beqiraj. Gjatë çasteve të lira, me kënaqësi i jam rikthyer letërsisë. Ali Podrimja është poeti im i preferuar. Vepra e tij "Lum Lumi" dhe vargjet e mëhershme emblematike: "Unë biri yt Kosovë" (logo e tifozēve "Dardanēt"), më kanë shoqëruar nēpēr rrugētimin tim, gjithandej.
Kemi menduar që në Parkun e Qytetit të realizojmë një vepër artistike në kujtesë tē Podrimjes i cili ndërroi jetē në korrik tē vitit 2012, pikërisht në njē park të qytetit Lodevē të Francës, ku po merrte pjesë nē një festival ndërkombëtar të poezisë.
Brenda kompetencave ligjore të qeverisjes lokale kemi menduar që në këtë vend të organizohen orë letrare, debate letrare, eperformansa artistike.
UNË, BIRI YT
Unë, biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura, t’i njoh ëndrrat e tua, erërat e fjetura me shekuj.
Unë, biri yt, Kosovë, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura.
Unë, biri yt, Kosovë, ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve t’pa gjumë e të shpërthej do si vullkan.
Unë, biri yt, Kosovë, më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë
- Ali Podrimja -
https://youtube.com/watch?v=kXUGxR_CPzU&feature=share
08/11/2021
Në më shumë se në 30 shtete, çdo 8 nëntor festohet “Dita e Urbanizimit”, e njohur edhe si "Dita Botërore e Planifikimit të Qytetit". Kjo ditë është shumë e rëndësishme për secilin qytet, sepse promovon rolin e planifikimit urban. Me mua në krye të Komunës, çdo ditë do të jetë ditë e shënuar për një riorganizim urban më të mirë të qytetit tonë.
Urbanizimi dhe arkitektura janë fushat e shkollimit tim dhe gjithë jeta ime profesionale i dedikohet këtyre fushave, vënies së tyre në shërbim të mirëqenies njerëzore dhe të promovimit të vlerave të përbashkëta shoqërore.
Në nëntor të vitit 2003 kam marrë gradën Master i Shkencave, me vlerësimet më të larta, pasi kam ndjekur një program të miratuar për Informatikën dhe Dizajnin në Arkitekturë. Sot jam pjesëtar i Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë (RIBA).
Secili qytet ka nevojë për urbanizëm, për planifikimin e ndërveprimit të qytetarëve me mjediset ku jetojnë dhe punojnë, sepse planifikimi i mirë urban, ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin pozitiv të qytetit.
Prishtina duhet të kthehet në qytet praktik, të pastër e me plot përjetime të bukura, që janë qëllimet kryesore të një urbanisti.
06/11/2021
Mirëmëngjesi Prishtinë! 🤍💙
Kalofshi vikend të bukur!
Ikona e Prishtinës, Biblioteka Kombëtare.