10/11/2026
Juritë Vlerësuese të Konkursit të vitit 2026
Qendra Kinematografike e Kosovës ka emëruar juritë vlerësuese për projektet që kanë aplikuar në kuadër të thirrjes së hapur për subvencionimin e projekteve filmike të vitit 2026.
Juria e përbërë nga Bogdan Muresanu, Ibër Deari, Carmen Gray, Rowan E. Cassidy dhe Fejmi Daut do të vlerësojë kategoritë:
Film i metrazhit të gjatë - artistik;
Film i metrazhit të gjatë - me buxhet të ulët, avant-gardë/eksperimental;
Bashkëprodhim minor për film të metrazhit të gjatë - artistik dhe dokumentar;
Bashkëprodhim minor për film të metrazhit të shkurtër - artistik, dokumentar dhe të animuar;
Post-produksion për film të metrazhit të gjatë - artistik dhe dokumentar.
Juria e përbërë nga Doruntina Kastrati, Hanis Bagashov, Driant Zeneli, Valmira Hyseni dhe Veton Nurkollari do të vlerësojë kategoritë:
Film i metrazhit të gjatë - dokumentar;
Film i metrazhit të shkurtër - dokumentar;
Mbështetje për shkrimin e skenarit për film të metrazhit të gjatë - artistik;
Film i metrazhit të shkurtër bazuar në materiale arkivore.
Juria e përbërë nga Milot Hoxha, Arta Dobroshi, Yll Çitaku, Alush Gashi dhe Arba Hatashi do të vlerësojë kategoritë:
Mbështetje për shkrim të skenarit për serial televiziv;
Film i metrazhit të shkurtër - artistik;
Zhvillim i projektit për film të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar dhe të animuar);
Film i metrazhit të shkurtër - studentor;
Film i metrazhit të shkurtër - i animuar.
https://qkk-rks.com/sq-al/info-lajme/1188/jurite-vleresuese-te-konkursit-te-vitit-2026/