22/11/2025
Asambleja e Fëmijëve të Kryeqytetit është institucioni më i lartë për avokimin e të drejtave të fëmijëve në nivel komunal, ku zëri i fëmijëve dëgjohet fuqishëm!
Pas përfundimit të mandatit të kryetares Mjalta Lezi u bë ristrukturimi i kryesisë së re në Asamble!
Mjalta Lezi në detyrën si kryetare e Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit udhëheqi me dinjitet, përgjegjësi dhe përkushtim të plotë detyrat e saj në këtë pozit!
Në takimin e dorëzimit të mandatit Mjalta theksoi qartë përvojat e saj gjatë këtij rrugëtimi!
Mjalta u shpreh:
“Kur hyra në Sallën e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit u njoftova me shumë zëra të fuqishëm, me përgjegjësi të vërteta dhe mundësi të arritjeve akademike dhe personale! Asambleja ishte vendi ku u zhvillova, ku mësova sa rëndësi ka zëri i fëmijëve dhe sa larg mund të dëgjohet zëri kur beson në kauzën që përfaqëson.
Çdo sfidë më mësoi, çdo bashkëpunim më ndihmoi dhe çdo sukses i përbashkët më dha edhe më shumë besim në veten dhe te bashkëmoshatarët e mi.
Sot, teksa e dorëzoj mandatin, ndihem mirënjohëse për rrugëtimin, dhe krenare për gjithçka që kemi arritur.”
Këtë përgjegjësi të rëndësishme Mjalta e dorëzoi te kryetari i ri, Kaon Krasniqi, të cilit i uroi shumë suksese në rrugëtimin e tij në këtë “familje të madhe fëmijësh” !
“Dëgjoni zërin e fëmijëve dhe respektoni çdo mendim. Edhe një ide e vogël mund të bëjë ndryshim të madh. Udhëhiqni me dinjitet dhe përgjegjësi. Të folurit është e rëndësishme, por të dëgjuarit dhe vepruarit drejtësisht është fuqia e vërtetë e një lideri!”
Suksese gjatë mandatit tuaj Kaon dhe ju asambleistë, vazhdoni që të ruani imazhin e Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit!
Me mirënjohje,
Mjalta Lezi 😍
22/11/2025
Shënimi i ditës së 20 Nëntorit - Dita e të Drejtave të Fëmijëve 📝
shahini
22/11/2025
Sot patëm kënaqësinë të marrim pjesë në takimin konsultues për Strategjinë për të Drejtat e Fëmijëve 2026–2031, ku zëri i fëmijëve u dëgjua fuqishëm dhe me respekt.
Si Asamble, jemi falënderues që kontributi ynë u vlerësua dhe se perspektiva e fëmijëve do të jetë pjesë e këtij dokumenti kaq të rëndësishëm për të ardhmen.
Ne besojmë se çdo politikë për fëmijët duhet të fillojë me atë që fëmijët vetë thonë, ndiejnë dhe kërkojnë.
Në këtë takim theksuam:
• rëndësinë e shëndetit mendor të fëmijëve,
• sigurinë në shkolla dhe hapësirat e sigurta për lojë,
• mbështetjen për fëmijët vulnerabël,
• përfshirjen aktive të fëmijëve në vendimmarrje,
• dhe krijimin e një mjedisi ku çdo fëmijë ndjehet i respektuar dhe i dëgjuar.
Jemi të lumtur që hapi ynë i sotëm është pjesë e një rruge shumë më të madhe: një strategjie që do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e fëmijëve të Kosovës për pesë vitet e ardhshme.
Zëri i fëmijëve nuk është vetëm i rëndësishëm – ai është i domosdoshëm.
Dhe sot, ai zë u bë pjesë e politikave që po ndërtohen për ne dhe me ne.
Faleminderit institucioneve për hapësirën, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të dëgjuar.
Save the Children Kosova/o
Unicef Kosovo Programme
18/07/2025
🗣Asambleja e Fëmijëve të Kryeqytetit në bashkëpunim me partneret EcoZ dhe partneren sllovene Alenka Lena Klopčič, organizuan një trajnim të veçantë mbi qëndrueshmërinë mjedisore☘️
🌱Në këtë trajnim morëm pjesë tri grupe fantastike: Asambleja Mjedisore e Fëmijëve (ECA), Respect Our Rights - ROR dhe Asambleja Komunale e Fëmijëve - AKF.
Gjatë këtij trajnimi, patëm mundësinë të sfidojnë veten në të menduarit kritik dhe të shprehim anën e tonë emocionale ndaj natyrës.🌸🦠🌼
Mjalta Lezi
08/07/2025
🗣️ Zëri ynë po dëgjohet!
Sot, Kryetarja Mjalta, sëbashku me asambleistët Rana, Korab, Noa dhe Nahar patën një takim frymëzues me Drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës, z. Samir Shahini. 💬👧👦
Në këtë bashkëbisedim të hapur, asambleistët ndanë shqetësimet dhe idetë e tyre për shkollë më të pastër, më të sigurt dhe më përfshirëse për të gjithë. U diskutua për ambientet shkollore, hapësirat për lojë, kujdesin ndaj natyrës dhe ndjenjën e përkatësisë që çdo nxënës meriton ta ndjejë. 🌱🏫
Asambleja e Fëmijëve po tregon se ndryshimi nis nga dëgjimi dhe përfshirja. Zërat e vegjël po flasin për gjëra të mëdha ! 💚🙌
Mjalta Lezi
Samir Shahini
Kryeqyteti Prishtina
01/07/2025
🗣Asambleja e Fëmijëve të Kryeqytetit ka paraqitur kërkesat në takimin publik për kornizen afatmesme buxhetore 2026-2028✔️
✔️Prishtinë, 26 Qershor, komuna e Prishtinës ka organizuar një dëgjim publik me qytetar për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026-2028, e në këtë takim kanë marr pjesë edhe kryetarja e Asamblesë së Fëmijëve Mjalta Lezi me disa asambleistë, kanë prezantuar para kryetarit të komunës dhe zyrtarëve komunal kërkesat dhe prioritetet që kanë fëmijët e kryeqytetit.👏
📃Kërkesat e tyre, të mbledhura përmes takimeve paraprake me fëmijët Asambleistë, përfshijnë përmirësimin e kushteve në arsim, shëndetësi, mirëqenie sociale, si dhe në jetën kulturore, sportive dhe rekreative.
Përveç, prezantimit verbal është përgaditur një dokument i veçantë me të gjitha kërkesat e adresuara nga fëmijët, me qëllim që ato të merren parasysh në hartimin e buxhetit komunal për periudhën 2026-2028, ku i janë dorëzuar kryesusit të debatat njëherit kryetarit të komunës z. Perparim Rama.📥
✒️“Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, që zbatohet nga Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar – Sida.
Mjalta Lezi
Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama
Syri i Vizionit
Save the Children Kosova/o
17/06/2025
Të bashkëlidhur gjeni vegzën e Mbledhjes Solemne të Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit👇
https://www.youtube.com/live/Zk8PkCb86TY?si=4Dlbrjfv7z4EZ3US
01/06/2025
📌Sot, në Kryeqytet, ne fëmijët ishim në qendër të vëmendjes gjatë Mbledhjes Solemne të Asamblesë së Fëmijëve, ku përquam mesazh tek të rriturit me zërin tonë për një të ardhme më të mirë!
👩🎓Mjalta Lezi, Kryetarja e Asambleja e Fëmijëve të Kryeqytetit - Prishtinë, hapi mbledhjen solemne të 1 Qeshorit , dhe përuroi me krenari librin e parë të Asamblesë “DËGJO KRYEQYTET ” – një vepër kjo e shkruar nga kryetarja dhe asambleistët, që përmbledhin bashkë idetë, dëshirat dhe vizionin e tyre për një Kryeqytet më miqësor për të gjithë, dhe përcollën mesazhe të qarta tek të rriturit dhe udhëheqësia lokale për të gjitha detyrat dhe të drejtat e tyre.✒️📥📃
🗣️ Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i kryeqytetit z. Përparim Rama, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të fëmijëve në vendimmarrje, duke vazhduar më pas në drejtorët e drejtorive komunale, Drejtoria e Kulturës znj. Sibel Halimi dhe Drejtoria e Arsimit z. Samir Shahini.👍
Asambleja e Fëmijëve të Kryeqytetit shpreh falenderimet e saj për mbështetjen dhe përkrahjen nga Komuna e Prishtinës dhe organizatën Syri i Vizionit në partneritet me Save The Children po ashtu dhe Qeverinë Suedeze për financimin e librit dhe mirënjohjeve, përkushtimin e tyre gjatë mandatit 2024 - 2025.😁
🌟Krejt në fund, u shpërndanë mirënjohje për kryesinë e Asamblesë dhe të gjithë asambleistët aktivë dhe libri u nda me të gjithë pjesëmarrësit, duke përmbyllur ditën me një foto të përbashkët plot buzëqeshje.😁
🎉 Gëzuar – ! ✨
Mjalta Lezi
Premtime Preniqi
Perparim Rama
Kryeqyteti Prishtina
27/04/2025
Dita e Tokës🌍
⛰️Dita e Tokës me Asamblenë e Fëmijëve të Kryeqytetit u prit në Europe House, me anë të sesioneve informuese për gjelbërimin dhe duke vazhduar atë me mbjelljen e fidaneve në Parkun e Qytetit.🚲Poashtu u bë vendosja e një kapsule kohore.🛤
Informatat dhe përvojat e fituara do të ndihmojnë mbi ndërgjegjësimin e gjeneratës së re.🌿🍃
22/04/2025
Çfarë përmbanë plastika që po e shohim në çdo vend?📏📐
📌Përgjigjen e kësaj pyetje e morën Asambleja e Fëmijëve të Kryeqytetit në punëtorinë mbi reciklimin që u organizua nga organizata Dyvolab .
🚫Vendi ynë është njëri ndër vendet e rrezikuara nga ngrohja globale e nga ndotjet e mëdha mjedisore, andaj me punëtoritë e tilla, mund të ngritet niveli i ndërgjegjësimit të të rinjëve duke vazhduar në përmirësim ndër breza.⚠️
🗣Gjatë punëtorisë asambleistët kuptuan që sasia e plastikës në botë është po sa territori i Kosovës i ngritur për 20 km në lartësi,kjo ishte shqetësuese andaj me hapa të vegjël bëhet një ndryshim i madh.
👉Ata u njohën nga afër me teknikat e mbireciklimit, ku përveç kësaj ata patën mundësinë që të reflektojnë në kreativitet me formimin e kuletave nga qeset e plastikës.👜
🔊Shfletoni fotot për të parë momentet më të veçanta të punëtorisë📲
Mjalta Lezi
Dyvolab
16/04/2025
🧑⚖️Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim kryesinë e Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit së bashku me Preniqi - Mjalta Lezi kryetare, Kaon Krasniqi 1 nënkryetar dhe Rana Damka nënkryetare 2 si avokuesit më të denjë të të drejtave të fëmijëve në Kryeqytet🗣
📍Avokati i Popullit kryesinë e AKF-së e njoftoi në lidhje me përgatitjen e një raporti që ka të bëjë me përgjegjësitë e shtetit në raport me dhunën në shkolla, ai theksoi qartë që të gjitha të dhënat e adresuara nga vetë asambleistët do të jenë konfidenciale, por do të merren si shembuj në raport. U mbajt një diskutim i hapur për gjetjet fillestare të hetimit të rasteve të dhunës ku në mënyrën më të mirë ata dhanë pikëpamjet e tyre për ballafaqimet e nxënësve nëpër shkolla dhe çështje të tjera të ndërlidhura.🔗
Avokati i Popullit theksoi se raporti gjithashtu do të përmbajë edhe rekomandime konkrete për veprimet që institucionet përkatëse duhet t’i ndërmarrin në parandalimin dhe adresimin e dhunës në shkolla.📑
✔️Kryesia e Fëmijëve të Kryeqytetit do të jenë çdo herë përfaqësimi më i fuqishëm i zërave të bashkëmoshatarëve të tyre!
Institucioni i Avokatit të Popullit
Mjalta Lezi
preniqi
01/04/2025
Arsimimi cilësor garanton të ardhmen e ndritur!📚
🔑Çelësi i një arsimi cilësor është zgjidhja e problematikave të përditshme të mbarëvajtjes mësimore👨🎓👩🎓🎓
✏️Asambleja e Fëmijëve të Kryeqytetit gjithnjë bënë përprekje të shumta, duke ndikuar drejtpërdrejt në natyrën e këtyre veprimeve, duke ngritur zërin për kërkesat , ankesat problematikat e përditshme të cilat i kanë shkollat e arsimimit fillor të mesëm të ulët në Kryeqytet dhe fshatrat përrreth.🏢
🔎Në mbledhjen e fundit të AKF-kryeqytetit u shpalosën të gjitha kërkesat dhe ankesat e kësaj fushe, si të tilla mund të veqohen :
📍Konsultat më të shpeshta me psikologët e shkollave,
📍Infrastruktura shkollore
📍Digjitalizimi
📍Binjakzimi me shkollat evropiane, e shumë kërkesa të tjera si pjesë e përditshmërisë së çdo nxënësi këtu në Kryeqytet.
🗓 AKF është me nxënësit, dhe çdo kërkesë të tyre me përgjegjësi dhe bindshmëri i dergon tek DKA, ku edhe pret realizimin e tyre në përpikmëri !📥