LDK-Prishtinë, Dega e pestë

Directions

LDK-Prishtinë, Dega e pestë Kjo është faqja zyrtare e Degës së Pestë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

05/06/2026

Prishtinë, shihemi sot në tubimin e madh përmbyllës! 🇽🇰

Pas takimeve me qytetarë në çdo vend të Kosovës me javë të tëra, po mblidhemi në kryeqytet për ta dhënë mesazhin tonë të përbashkët: Kosova ka nevojë për institucione stabile, zhvillim ekonomik dhe një drejtim të qartë euroatlantik.

Sot, më 5 qershor, në ora 20:00, në Sheshin Skënderbeu, bashkohemi për ta përmbyllur këtë fushatë me besim, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen.

Ejani të gjithë!

Bashkohu!

Sonte, tubimi i rradhës në 📍 Llukar, duke filluar nga ora : 20:00 në Shkollën Fillore “ Ganimete Tërbeshi”.
04/06/2026

Sonte, tubimi i rradhës në 📍 Llukar, duke filluar nga ora : 20:00 në Shkollën Fillore “ Ganimete Tërbeshi”.

03/06/2026

TUBIMI I MADH PËRMBYLLËS!

Më 5 qershor, të premtën, nga ora 20:00 mblidhemi në Sheshin Skënderbeu për ta përmbyllur bashkë një rrugëtim të mbushur me punë, përkushtim dhe besim.

Le të jemi të gjithë aty, me familjet, miqtë dhe të afërmit tanë, për të dhënë një mesazh të qartë: Kosova ka nevojë për ndryshim dhe është gati për të.

Bashkohu!✌️

29/05/2026

Sonte, ju mirëpresim në ora 20:15 në Shkollën fillore “ Shkëndija” në 📍 Hajvali

Bekim Gashi

28/05/2026

📍 Shkolla fillore ; Shkëndija” - Hajvali
⏰ 20:15
📅 29.05.2026

Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës,Po nis një rrugëtim i ri. Një rrugëtim s...
26/05/2026

Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Po nis një rrugëtim i ri. Një rrugëtim shprese, besimi dhe fitoreje!

Të enjten, më 28 maj, në ora 18:00, në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, hapim zyrtarisht fushatën tonë elektorale — me vizionin, energjinë dhe fuqinë e madhe qytetare që po bashkon çdo ditë e më shumë njerëz rreth LDK-së.

Ky është momenti ynë. Momenti për t’u ngritur bashkë, për ta rikthyer frymën e besimit, dinjitetit dhe zhvillimit që qytetarët e kërkojnë dhe e meritojnë. Nga Prishtina do të nisë një mesazh i fuqishëm shprese për gjithë Kosovën — se ndryshimi po vjen dhe se fitorja është më afër se kurrë.

Ftojmë secilin qytetar, çdo të ri e të re, çdo familje dhe çdo mbështetës të bëhet pjesë e këtij momenti madhështor, ku bashkimi ynë shndërrohet në forcë, ndërsa besimi ynë në fitore.

Le të dëgjohet zëri ynë. Le të ndihet energjia jonë. Le të nisë rrugëtimi i fitores së madhe!

Bashkë për Prishtinën. Bashkë për Kosovën. Bashkë për fitore!
LDK 113
Bekim Gashi 59
Sami Boroci 52

26/05/2026

Po fillon rrugëtimi ynë i madh me qytetarët anembanë Kosovës!

Nga 28 maji deri më 4 qershor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në çdo komunë e pranë çdo qytetari, për të ndarë vizionin rreth ndryshimit që i duhet vendit.

Këto nuk janë vetëm tubime zgjedhore. Janë takime të shpresës, bashkimit dhe besimit se Kosova mundet më shumë. Bashkë me qytetarët, do ta rikthejmë zhvillimin, shpresën dhe dinjitetin në qeverisje.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi. Ejani të takohemi, të bashkohemi dhe ta ndërtojmë bashkë të ardhmen që e meritojmë.

Më poshtë gjeni orarin zgjedhor të tubimeve👇🏻

BASHKOHU!
LDK 113

25/05/2026

TUBIMI I MADH ELEKTORAL!

Të enjten, më 28 maj, nga ora 18:00 ju presim në tubimin e madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë tubim, do të bëhet zyrtarisht hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë.

Shihemi të enjten, në sallën 1 tetori në Prishtinë, nga ora 18:00.

Bashkohu!✌️🔥

Një ndër asamblistët më të votuar dhe më të angazhuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Bekim Gashi është kandidati për...
16/05/2026

Një ndër asamblistët më të votuar dhe më të angazhuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Bekim Gashi është kandidati për Kuvendin e Kosovës nga Dega V- të.

Me një histori të dëshmuar pune në shërbim të qytetarëve, me përkushtim të vazhdueshëm dhe me qëndrime të qarta në mbrojtje të interesit publik, ai ka fituar besimin dhe respektin e qytetarëve të Prishtinës.

Me një energji të jashtëzakonshme, përkushtim të vazhdueshëm dhe një prani të përditshme pranë qytetarëve, ai ka ndërtuar besim përmes punës reale dhe rezultateve konkrete në terren.

Z. Bekim Gashi njihet për qasjen e tij të drejtpërdrejtë, për komunikimin e hapur me qytetarët dhe për gatishmërinë që çdo problem ta trajtojë me seriozitet e përgjegjësi. Ai ka dëshmuar se përfaqësimi nuk është vetëm fjalë, por angazhim i përditshëm për të qenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Kosova ka nevojë për njerëz që punojnë me përgjegjësi, dëgjojnë qytetarët dhe veprojnë me integritet.

Bekim Gashi 59 ✅

Address

Prishtinë
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDK-Prishtinë, Dega e pestë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share