LDK BOS

Directions Website Contact the organization

LDK BOS LDK - BOS do jetë përkrahës të fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe që zhvillon demokracinë në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti!

Se çka ka mendu populli i Kosovës për atë se kush e ka çliru Kosovën, të kallxon rezultati i zgjedhjeve të para mbas luf...
01/10/2026

Se çka ka mendu populli i Kosovës për atë se kush e ka çliru Kosovën, të kallxon rezultati i zgjedhjeve të para mbas luftës në Kosovë, të cilat Ibrahim Rugova i fitoi me 58%!

Pra në nji atmosferë të polarizimit ekstrem, ku Rugova ishte shpallë tradhëtar, ku aktivistat e LDK-së vriteshin, populli i Kosovës e dinte të vërtetën: që me gjithë kontributin e luftëtarëve të armatosun, pa marrdhaniet ndërkombëtare që i kish zhvillu me kujdes Ibrahim Rugova, Kosova nuk kish me u çliru, sepse ndërkohë, plot popuj, shumë ma gjatë se na, ishin duke bo përpjekje të armatosuna për çlirim, por NATO nuk intervenonte me i ndalë mizoritë ndaj tyne. NATO e çliroi Kosovën.

E populli i Kosovës këtë çlirim e lidhte me Ibrahim Rugovën prandaj edhe e votojshin masivisht dhe e adhurojshin si asnji politikan asnjiherë ma parë.

Prandaj mos u mundoni me e rishkru historinë dhe mos u ankoni që po rishkruhet historia. Historinë e dimë mirë na të gjithë, por pak prej pritesës, e kush ka pak prej frikës po ua bojnë rrafsh, por kur vjen puna aty ku duhet, i merr ky erifi 51%, sikur ai tjetri ma herët 😉

Rron Gjinovci

LDK BOS

https://www.facebook.com/share/p/1KKgvFCfUN/

Gani Geci i është përgjigjur publikisht ftesës së Xhavit Halitit për një debat ballë për ballë me personat që janë kundë...
01/10/2026

Gani Geci i është përgjigjur publikisht ftesës së Xhavit Halitit për një debat ballë për ballë me personat që janë kundër ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan nga Gjykata Speciale në Hagë.

I ftuar në një emision në Tëvë 1, Haliti shprehi gatishmërinë që të zhvillojë debat të drejtpërdrejtë me personat që nuk dëshirojnë lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, nga burgu.

“Ka edhe të tillë që nuk dëshirojnë t’i ndihmosh dhe të mbesin aty brenda në burg. Po shoh në komente edhe në media njerëz të cilët po flasin eksplicit politikisht. Ka plot të cilët nuk e dëshirojnë lirimin e tyre. Unë sot nuk kam me diskutu për këtë temë, sepse unë kam qejf me debatu për këtë temë me ata drejtpërdrejt dhe me ua tregu edhe letrat e tyre”, ka deklaruar Haliti.

E nuk ka vonuar shumë e i menjëhershëm ka qenë reagimi i Gani Gecit.

Në lajmin e shpërndarë nga Paparaci, Geci ka thënë se është kundër atyre që e kanë shkruar Komunikatën nr. 59, ndërsa shprehu gatishmëri për t’u përballur me Xhavit Halitin.
“Unë jam kundër atyre që e kanë shkruar Komunikatën nr. 59 kundër meje dhe familjes sime. Kur doni kush po don debat me mua, le ta zgjedhin vetë edhe televizionin, edhe moderatorin”, ka thënë Geci.

LDK BOS / -Fans
E djathta e bashkuar

01/10/2026

Të parët në PDK e dinë se Specialen është pandryshueshëm! Atëherë, pse i bëjnë gjithë këto lojëra politike?

Reel by LDK BOS , 011026*

Credit by : Shefqet Mani

🔴 Hysamedin Ferraj me një reagim ironik: “Albin, na shpëto nga vetja jonë!”Profesori dhe analisti Hysamedin Ferraj ka re...
01/10/2026

🔴 Hysamedin Ferraj me një reagim ironik:

“Albin, na shpëto nga vetja jonë!”

Profesori dhe analisti Hysamedin Ferraj ka reaguar me një shkrim ironik ndaj PDK-së dhe opozitës, duke kritikuar qëndrimet e tyre ndaj Albin Kurtit dhe çështjeve kryesore politike në Kosovë.

Ferraj, duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti, shkruan: “Albin, na shpëto nga vetja jonë!”

Ai rendit një sërë situatash që, sipas tij, paraqesin kundërthënie në qëndrimet politike ndaj Kurtit, përcjell Kosova Post.

“Ne e bëmë Gjykatën Speciale – ti zhbëje – ne prapë e votojmë edhe sot me dy duart (e parme)”, shkruan Ferraj.

Ai ironizon edhe qëndrimet për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke thënë se një pjesë e politikës kërkon që ata të nxirren me forcë, ndërsa Kurtit i kërkohet që, si shtet, të angazhohet për pafajësinë e tyre.

Në të njëjtën mënyrë, Ferraj përmend marrëveshjen për Asociacionin, praninë e institucioneve serbe në Kosovë, Demarkacionin me Malin e Zi, marrëdhëniet me SHBA-në dhe Shqipërinë, si dhe çështjen e furnizimit me gaz.

“Ne kemi bërë dhe ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare për Gjykatën, Zajednicën, Demarkacionin etj. – ti dil njëanshëm prej tyre – që pastaj ne të të akuzojmë ty se po izolon Kosovën”, shkruan ai.

Në pjesën përmbyllëse, Ferraj e vazhdon reagimin në formën e një “lutjeje”, duke ironizuar atë që e konsideron si interes të disa aktorëve politikë dhe mediatikë për pushtet dhe buxhet.

“O Zot, na ruaj mendtë sepse as vetë nuk po kuptojmë çka po themi!”, shkruan Ferraj.

Reagimin e mbyll me një tjetër frazë ironike:

“Na jep buxhetin në dorë!
U ngoptë tërpia jonë, si në qiell ashtu dhe në tokë! Amin"

LDK BOS / -Fans
E djathta e bashkuar

*Burimi:

https://www.facebook.com/share/1cjbZb2yp7/

01/10/2026

INTERVISTA E JAKUP
KRASNIQIT E VITIT 2016/ 3

Pjesa e III të.

Fuqia politike vjenë nga fuqia ekonomike...!

Kush ishin "tre të fortit" e asaj kohe?

Këtë e sqaron Jakup Krasniqi në Intervistën e vitit 2016...

****

Atëhere nuk jam frikësu, tani po frikësohem për atëhere, me ç'njerëz paskam qenë në një llogore, po frikësohem për të fatin e këtij vendi, kush po na udhëheq, për të ardhmen e fëmijëve të mi, dhe gjenaratën e fëmijëve të mi...

****

Për të kuptuar problemet e thella gjatë luftës Jakup Krasniqi rrëfen për meritën e heroit Fehmi Lladrovci për të qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-SË dhe mosvotimin e ti, si dhe mosdhënien e armatimit adekuat, pasi që Fehmiu gjithnjë ishte në ballë të betejës.

Fehmiu kishte probleme/ mosmarreveshje me LPRK- LPK-në.
Sipas Jakup Krasniqit, Hashim Thaçi dhe grupi i tij janë përpjekur të pengojnë hyrjen e Fehmi Ladrovcit në Kosovë.

Lavdi e përjetshme për Fehmi e Xhevë Lladrovcin!

- 011026*

*Credit by Dardania e madhe, fb

30/09/2026

Në Republikën e Kosovës, në fillim të viteve ’90, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka organizuar ushtrimet e para ushtarake, së bashku me komandantët Adem Jashari, Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti.

Rifat Jashari tregon për ushtrimet e para ushtarake dhe se si u dekonspiruan ato në fillim të viteve ’90: “Mos t’i kishte zënë mjegulla e madhe ata të cilët e kanë humbur rrugën, po t’kishin ardhur natën e parë, 100% ishin likuiduar të gjithë. Se kush i ka lajmëruar, as sot nuk e dimë.”

Bekim Jashari tregon se njerëzit u kanë zënë prita, me qëllim që të mos i linin të takoheshin me komandant Adem Jasharin, sepse, sipas tij, “bëhet i fortë”. Ai flet për vitet e mëhershme.

Kur erdhi UÇK-ja e Zvicrës dhe kur u themelua UÇK-ja e Adem Jasharit, këtë e sqarojnë Bekim Jashari dhe Gani Geci.

Pas rënies së Adem Jasharit, dolën në skenë Hashim Thaçi e të tjerë…

Shkruan: Rilind Geci

Shtatë pikat e PDK-së!Pika 1.„Kuvendi shpreh shqetësim.“Gjykata nuk merret me shqetësimet e Kuvendit. Ajo merret me akuz...
30/09/2026

Shtatë pikat e PDK-së!

Pika 1.„Kuvendi shpreh shqetësim.“

Gjykata nuk merret me shqetësimet e Kuvendit. Ajo merret me akuzat, provat dhe ligjin. Shqetësimi politik nuk është argument juridik, por ndërtimi i asaj Gjykate nga vetë Kuvendi i Kosovës ka prodhuar procesin gjyqësor dhe pasojat juridike.

Pra, Kuvendi mund të shprehë shqetësimin e tij, por me shqetësim nuk ndryshohen as provat, as vendimi i Gjykatës.

Pika 2.„Kuvendi e konsideron të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët.“

Kuvendi mund ta konsiderojë si të papranueshëm, por nuk ka kompetencë ta ndryshojë këtë përfundim gjyqësor.
Këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata e Apelit. Askush tjetër. Kështu e keni firmosur ju.

Pika 3.„Kuvendi kërkon nga institucionet e Kosovës të ndërmarrin veprime për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës çlirimtare dhe të hartojnë një strategji që bashkërendon veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike.“

Kuvendi e Qeveria nuk janë avokatë.
Kuvendi mund të kërkojë dhe të propozojë. Por Kuvendi nuk ka as prova, as dëshmitarë. Këto i ka vetëm gjykata.

Sa i përket strategjisë juridike, në një proces gjyqësor e hartojnë atë dhe mund ta zbatojnë vetëm avokatët. Kuvendi e Qeveria nuk e kanë atë të drejtë. Ju e dini më mirë çfarë keni votuar.

Për ta kuptuar pushtetin e Qeverisë ndaj Prokurorive dhe Gjykatave të pavaruar, ja dy shembuj të freskët nga Kosova:

Gjykata e Posaçme në Hagë, ka të njëjtë pavarësi si Gjykata e Apelit në Kosovë. Çfarë ndërmori Kuvendi, çfarë mund të ndërmerrte Qeveria kur ajo Gjykatë shpalli të pafajshëm dhjetë veta që prodhuan mijëra veteranë të rrejshëm?

Asgjë.
Pse?
Sepse gjykata është institucion i pavarur.

Shembulli i dytë: çfarë bëri Kuvendi e Qeveria kundër Prokurorisë së Kosovës që nuk shqyrton 250 kallëzime penale të dorëzuar nga 11 ministri?

Asgjë.

Pse?

Sepse prokuroria është institucion i pavarur.

Pse ju, së paku për këto dy raste, nuk i dërguat aleatëve një mesazh se ju dëshironi shtet ligjor dhe se Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor paguhen kot dhe nuk i mbikëqyrin institucionet për të cilat i detyron ligji.

Pse nuk pati dy deklarata të ngjashme kundër Prokurorisë dhe Gjykatës së Apelit?

Sepse ju nuk e doni shtetin ligjor. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse ju krijuat dhoma të specializuara në Hagë. Edhe atë, të specializuara aq mirë, sa shpesh nuk dinë t’i shqiptojnë as emrat e katundeve apo të njerëzve. Madje nuk ka as avokatë nga Kosova të cilët njohin mirë rrethanat, por të huaj.

Pika 4. „Deklarata rikujton se ish-Jugosllavia ishte pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.“

Gjykata e di atë. Dhe atë Gjykatë nuk e keni autorizuar të merret me ish-Jugosllavinë.

Pika 5. „Kuvendi kërkon që Dhomat e Specializuara të respektojnë mandatin në përputhje me vullnetin e Kuvendit të Kosovës.“

Nëse gjykata nuk e respektonte mandatin, atëherë duhej të paraqiteshin fakte dhe argumente juridike konkrete që dëshmojnë shkeljen. Mirëpo, jo tani. Para aktvendimit. Nuk mjafton t'i thuhet një gjykate: „Respektojeni mandatin.“

Gjykata do të përgjigjet: ne punojmë vetëm duke u bazuar në mandatin me të cilin ju na keni autorizuar.

Pika 6. „Kuvendi kundërshton përpjekjet për të përmbysur të vërtetën historike.“

Gjykata nuk merret me „të vërtetën historike“, por me të akuzuarit individualisht. Ajo shqyrton përgjegjësinë penale të tyre duke u bazuar në prova dhe dëshmitarë. Pse? Sepse ju e keni autorizuar. Ajo ka dëgjuar shumë dëshmitarë dhe ka lexuar prova. Kuvendi asnjë.

Pika 7. „Kuvendi zotohet të mbrojë të vërtetën e luftës çlirimtare, drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre, si dhe të drejtën e të dënuarve për një gjykim të drejtë.“

Për drejtësi për viktimat e krijuat Gjykatën. Sepse ju nuk jeni marrë me ta.

Kundër një padrejtësie luftohet derisa ajo ndodh dhe përmes mjeteve juridike që ekzistojnë, jo pasi procesi të ketë përfunduar dhe të jenë marrë vendimet. Konsultohuni me juristë të mirë, se sa e si mund të ndihmohet avokatë e tyre. Mirëpo, para se të flisni me ata, lexojeni pikësëpari çfarë keni votuar dhe firmosur në vitin 2015.

Konkluzion

1. Duhet të luftohet për ata që nuk e votuan Gjykatën, por jo për ata që e ndërtuan me plot përkushtim. Vullneti i tyre, ashtu si dhe liria për të menduar dhe për të marrë vendime, u takon vetëm atyre! Këtë e besuat dhe ju nuk e kundërshtuat atë Gjykatë nga viti 2015, deri në mesin e vitit 2026.
Tani, vullneti juaj politik nuk mund ta pezullojë pavarësinë e gjykatës.

Çfarë mund të thuhet për ato shtatë pika të PDK-së?

Ato shatë pika janë muhabet pasdarke! Me folë për me thanë diçka për me kundërshtue sa për sy e façe!

Nëse nuk e zgjidhni kryetarin, atëherë shkoni në zgjedhje dhe i harroni ata në Hagë, por do të bëni fushatë elektorale dhe do të përpiqeni të fitoni nga drama e tyre.

Nëse vërtetë nuk ndihmoni në zgjedhjen e kryetarit, atëherë tregoni hapur se ata në Hagë nuk ju interesojnë aq shumë, por keni frikë nga sekuestrimi i pasurisë së vjedhur.

Njeriu i drejtë mbështet gjithmonë viktimën, e kurrë vrasësin. U dënuan për 96 të vrarë dhe 303 të trajtuar mizorisht. Nëse ka prova, askush nuk mund t’i mbrojë! Nëse nuk ka, i liron Gjykata e Apelit.

Po presim aktgjykimin e plotë dhe nëse të vrarët janë kryesisht anëtarë të LDK-së dhe FARK-ut, e jo udbashë, atëherë mbrojtja e tyre domethënë të pranohet si legale licenca e vrasjes për vetëm një faj: pse ishin anëtarë të LDK-së, ose pjesëtarë të FARK-ut!

Unë e kuptoj shumë mirë dramën e familjeve të të akuzuarve, por e ndiej tepër mirë traumën e familjeve që u janë ekzekutuar të afërmit.

Nuk ka asnjë dyshim se kjo ka dëmtuar shumë imazhin e Kosovës, por dëmi do të rritej edhe më shumë, nëse janë vrarë shqiptarë për bindje politike, dhe ne vazhdojmë të përkrahim ata.

Dhembja nga i drejti nuk ndihet vetëm kur i vritet dikush nga familja e vet, por kur vritet i pafajshmi.

LDK BOS / -Fans
E djathta e bashkuar

*Burimi:
https://www.facebook.com/share/1JoDkHHsxL/

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 00:00
Tuesday 09:00 - 00:00
Wednesday 09:00 - 00:00
Thursday 09:00 - 00:00
Friday 09:00 - 00:00
Saturday 09:00 - 00:00
Sunday 09:00 - 00:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDK BOS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to LDK BOS:

Shortcuts

Share