SH.M.T "28 Nëntori" Prishtinë

SH.M.T "28 Nëntori" Prishtinë

Share

Profilet arsimore:
Ndërtimtari
Arkitekturë
Gjeodezi
PTT
Përgatitje Grafike
Liberlidhje
Shtypit

Shkolla jonë si institucion arsimor planifikon dhe ofron shërbime efikase,profesionale,te dizajnuar për t'u ofruar nxënësve udhëheqje drejt suksesit. Mësimdhënësit e shkollës tonë kanë përgatitje profesionale që mbështetet në programet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe me qasjen e tyre të shëndoshë sigurojnë edukim cilësor.

09/06/2026

Zgjedhja që bëni sot, nxënës të klasave IX, është hapi i parë drejt profesionit dhe suksesit tuaj të ardhshëm.

Mëso, aftësohu, puno dhe fito – për veten, familjen, shoqërinë dhe vendin tënd!

Zgjidh një profesion që të siguron njohuri, shkathtësi praktike dhe mundësi punësimi.

Zgjidh profilin Murator dhe Punëtorë të Ngjashëm me Mësim Dual në SHMT “28 Nëntori”.

Ndërto të ardhmen tënde me profesion, përvojë praktike dhe mundësi reale për punë!

Photos from SH.M.T "28 Nëntori" Prishtinë's post 09/06/2026

Në SHMT “28 Nëntori”, në prani të koordinatorës për mësim në vendin e punës, Merita Salihu-Zeqiri, dhe mësimdhënësit Shkëlzen Bajraktari, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me kompaninë “Uniki” Sh.P.K., të përfaqësuar nga Jetmir Thaçi, si dhe me drejtoreshën e shkollës, Zyrafete Lokaj-Kafexholli.

Mësimi Dual në profilin “Murator dhe punëtorë të ngjashëm” në shkollën tonë është një urë lidhëse mes teorisë dhe praktikës.

Nxënësit tanë mësojnë profesionin duke fituar përvojë reale pune, zhvilluar aftësi praktike dhe duke u përgatitur më mirë për tregun e punës. Ky bashkëpunim krijon mundësi të vlefshme për formim profesional cilësor dhe integrim më të suksesshëm në botën e punës.

Photos from SH.M.T "28 Nëntori" Prishtinë's post 03/06/2026

Mirënjohje për nxënësit tanë të talentuar

Në fund të këtij viti shkollor, me shumë kënaqësi u ndamë mirënjohje nxënësve të merituar, të cilët me përkushtim, kreativitet dhe punë të palodhur realizuan maketa të mrekullueshme që zbukuruan hollin qendror të shkollës sonë.

Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësen e tyre të përkushtuar Florije Pallaska e cila me profesionalizëm dhe përkushtim udhëhoqi këtë ekip të talentuar. Falë punës dhe ideve kreative të tyre, ata jo vetëm që pasuruan ambientin e shkollës, por edhe e përfaqësuan atë me dinjitet dhe krenari.

Urime dhe suksese të mëtejshme

03/06/2026

Mirënjohje për nxënëset e dalluara të profilit të Grafikës

Me krenari dhe vlerësim, drejtoria e shkollës u ndau mirënjohje tri nxënëseve të profilit të Grafikës për suksesin, përkushtimin dhe angazhimin e tyre shembullor gjatë shkollimit.

Puna, talenti dhe kreativiteti i tyre janë frymëzim për bashkëmoshatarët dhe dëshmi se përkushtimi sjell rezultate të shkëlqyera.

Urime për këtë arritje të merituar dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj profesional e jetësor! 👏

02/06/2026

E ardhmja fillon me zgjedhjen e duhur!

Të dashur nxënës të klasave të nënta,

Shkolla jonë po vjen me profile të reja dhe mundësi të reja për vitin e ardhshëm shkollor. Zgjidhni drejtimin që përputhet me talentin, interesat dhe ëndrrat tuaja profesionale.

Mësoni një profesion të kërkuar,
Përgatituni për tregun e punës,
Ndërtoni një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme.

Bëhu pjesë e suksesit – zgjidh shkollën që të hap dyert e së ardhmes!

Photos from SH.M.T "28 Nëntori" Prishtinë's post 31/05/2026

Vizitë me koleget e SHMT „28 Nëntori“ në Mal të Zi, në trojet tona shqiptare. 🇦🇱

Patëm kënaqësinë të vizitojmë Plavën, Gucinë, Vuthaj dhe Rozhajenw e vende të tjera– vende të bukura e mikpritëse, ku me shumë përkushtim ruhen traditat, kultura dhe identiteti ynë kombëtar.

Kjo vizitë ishte një përjetim i veçantë, i mbushur me emocione, respekt dhe krenari për trashëgiminë tonë, si dhe një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet me bashkëkombësit tanë që jetojnë në këto treva.

Photos from SH.M.T "28 Nëntori" Prishtinë's post 28/05/2026

📢 Prezantim i Shkollës Profesionale “28 Nëntori”

Sot në shkollat “Hilmi Rakovica” dhe “Asim Vokshi” u bë prezantimi i Shkollës Profesionale “28 Nëntori”.

Nxënësit u informuan për mundësitë që ofron arsimi profesional, profilet e ndryshme, si dhe rëndësinë e aftësimit praktik për tregun e punës.

Ky prezantim u realizua nga prof. Elona Nikqi dhe prof. Luljeta Shabani me qëllim orientimin profesional të nxënësve drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe të suksesshme. 🎓

Photos from SH.M.T "28 Nëntori" Prishtinë's post 25/05/2026

Sot mësimdhënëset Trina Alaj,Flamur Hasani, Aferdita Gashi dhe Qendresa Peci realizuam një vizitë në SHMU “Hasan Prishtina,,me qëllim promovimin e profileve dhe veprimtarive të shkollës sonë.

Gjatë takimit me nxënësit, prezantuan drejtimet profesionale, mundësitë për zhvillim praktik dhe kushtet që ofron shkolla jonë për përgatitjen profesionale të të rinjve.

Falënderojmë drejtoren e shkollës Sofije Bunjaku dhe këshilltaren e karrieres Mimoza Xërxa si dhe të gjithë stafin mësimor dhe nxënësit e SHMU-së për mikpritjen dhe interesimin e treguar.
Së bashku ndërtojmë mundësi më të mira për të ardhmen e nxënësve tanë!

Photos from SH.M.T "28 Nëntori" Prishtinë's post 20/05/2026

Mësimi Dual në shkollën tonë — një urë lidhëse mes teorisë dhe praktikës!
Nxënësit tanë mësojnë profesionin duke fituar përvojë reale pune, aftësi praktike dhe përgatitje më të mirë për tregun e punës.

19/05/2026

Kur festohet me emocione nga tri shkolla së bashku — ShML ,,Avdyl Frashëri”, ,,7 Shtatori” dhe ,,28 Nëntori” — Mbrëmja e Maturës bëhet vërtet e paharrueshme! ✨

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Pristina
10000