01/06/2026
Komisioni për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive i KPK-së mbajti takimin e radhës, të kryesuar nga Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi. Anëtarët shqyrtuan draftanalizën për nevojat e sistemit prokurorial, me fokus në rritjen e numrit të prokurorëve, forcimin e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Komisioni vlerësoi rëndësinë e dokumentit për planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare, ndërsa u dakordua që ai të procedohet për trajtim të mëtejmë dhe finalizim të rekomandimeve.
Për më shumë informacion: https://prokuroria-rks.org/artikulli/13862
01/06/2026
Reagim nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi
Prishtinë, 1 qershor 2026- Publikimet e fundit të BIRN dhe Kallxo.com përmbajnë pretendime të pabazuara, që cenojnë integritetin tim profesional dhe krijojnë një perceptim të rremë në opinion publik.
Bëhet fjalë për një çështje që është trajtuar dhe mbyllur nga institucionet kompetente, për shkak të mungesë së bazës ligjore për veprim të mëtejmë.
Pavarësisht kësaj, tema po riaktualizohet në një periudhë kur është hapur konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, ngrit dyshime të arsyeshme se synimi kryesor nuk është informimi publik, por dëmtimi imazhit dhe reputacionit tim profesional.
Raportimi që mbështetet në insinuata, interpretime të njëanshme, duke anashkaluar vendimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse, nuk i shërben transparencës dhe as interesit publik. Përkundrazi, krijon perceptime të padrejta dhe cenon besimin dhe proceset institucionale.
Në vazhdimësi kam shprehur shqetësime edhe për përfshirjen e mediave në veprime operative të organeve të ndjekjes, si dhe memorandume bashkëpunimi që mund të krijojnë perceptim të qasjes së privilegjuar në informacione apo veprime procedurale.
Kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj ushtrimit të detyrës sime në përputhje me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta profesionale.
Nuk kërkoj trajtim të privilegjuar dhe as mbrojtje nga kritika publike. Megjithatë, pres që cdo raportim të jetë i balancuar, i drejtë dhe i mbështetur në fakte të verifikuara.
Ftoj opinionin publik që këtë çështje ta vlerësojë mbi bazën e fakteve, procedurave dhe vendimeve zyrtare të institucioneve kompetente, e jo mbi narrativat.
01/06/2026
Deklaratë e Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me diskursin publik për sistemin prokurorial gjatë fushatës zgjedhore
Prishtinë, 1 qershor 2026 - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) u bën thirrje të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve që gjatë fushatës zgjedhore që filloi më 28 maj 2026, të përmbahen nga deklaratat dhe retorika, si dhe të mos përdorin dhe të mos nxisin në diskursin e tyre publik gjatë fushatës zgjedhore çështjet që kanë të bëjnë me sistemin prokurorial në përgjithësi dhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës në veçanti.
KPK vlerëson se instrumentalizimi i çështjeve që lidhen me institucionet e drejtësisë për qëllime politike ose elektorale dëmton imazhin dhe besimin e publikut në sundimin e ligjit dhe në funksionimin e pavarur të sistemit prokurorial.
KPK mbetet e përkushtuar në ushtrimin e mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, në mbrojtjen e pavarësisë së sistemit prokurorial dhe në forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
01/06/2026
Aktakuzë për krime lufte, me propozim për gjykim në mungesë
Prishtinë, 01 qershor 2026 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për kryerjen e veprës penale "Krime lufte kundër popullsisë civile".
🖇 Komunikata e plotë:https://prokuroria-rks.org/artikulli/13859
01/06/2026
Komisioni për Çështje Normative i KPK-së mbajti takimin e rregullt, në të cilin miratoi procesverbalet e takimeve të mbajtura më 5, 6 dhe 12 maj 2026, shqyrtoi kërkesën e përkthyesve në sistemin prokurorial për vazhdimin e shtesave financiare dhe vendosi që ajo të trajtohet nga Komisioni për Kushte të Tregut të Punës dhe miratoi draftlistën për klasifikimin e dokumenteve dhe përcaktimin e afateve të ruajtjes së tyre në sistemin prokurorial, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke vendosur për procedim të mëtejmë në KPK.
Për më shumë informacion: https://prokuroria-rks.org/artikulli/13858
01/06/2026
Sekuestrohen substanca të rrezikshme narkotike në Pejë
Pejë, 1 qershor 2026 – Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, ka realizuar sot një aksion të suksesshëm, gjatë të cilit janë sekuestruar substanca të ndryshme narkotike të cilat dyshohet se kishin ardhur nga shtete të huaja përmes shërbimeve postare.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar:
60 copë L*D;
10 copë Acetamil;
2 gramë Crystal M**h;
25 copë ekstazi.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe sh*tja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afateve ligjore do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore.
Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht të të rinjve nga rreziku i drogave, si dhe në identifikimin, kapjen dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.
01/06/2026
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj pjesëmarrës në hapjen zyrtare të fushatës "Drejtësi që sheh fëmijën”
Prishtinë, 1 qershor 2026 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj mori pjesë në hapjen zyrtare të fushatës "Drejtësi që sheh fëmijën”, e cila u lansua sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Me këtë rast u.d. kryeprokurori Qalaj, potencoi angazhimin e tij në rritjen e përkushtimit institucional per avancimin e drejtësisë për të mitur, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, për mbrojtën e të drejtave të fëmijëve dhe me parimet themelore të shtetit të së drejtës.
Më tej u.d. kryeprokurori Qalaj theksoi se është obligim institucional që përmes instrumenteve juridike në fuqi dhe mekanizmave institucional, të krijohen mundësitë reale për rehabilitim, edukim dhe riintegrim të të miturve, të cilët kanë rënë ndesh me ligjin, duke shtuar se një sistem i drejtësisë që orienton veprimet e tij drejt rehabilitimit të fëmijëve dhe jo vetëm ndëshkimit të tyre, demonstron pjekuri institucionale dhe vizion afatgjatë për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme shoqërore.
Në mbyllje Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, ritheksoj përkushtimin institucional që drejtësia për të mitur të zbatohet në mënyrë profesionale, të ndjeshme ndaj nevojave të fëmijëve dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare.
Fushata u organizua nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Terre des hommes në Kosovë.
01/06/2026
Prokuroria Themelore në Pejë ndalon një person për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Pejë, 1 qershor 2026 – Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se, në koordinim me Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë, pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori në një vendpunishte, të ndodhur më 29 prill 2026 në fshatin Gllaviqicë të Komunës së Pejës, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore, sot është arrestuar një (1) person.
I dyshuari po hetohet për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas dispozitave përkatëse të legjislacionit penal në fuqi.
Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
Kurse, ndaj familjarit të pandehurit po ndërmerren veprimet hetimore për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga KPRK.
Prokurori i shtetit, brenda afateve ligjore, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e sigurisë së punëtorëve në vendet e punës, si dhe në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës, me qëllim të vendosjes së tyre para drejtësisë.
01/06/2026
Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 1 qershor 2026 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se janë ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.
01/06/2026
Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 31 maj 2026 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale dhe janë parashtruar tri (4) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave.