17/02/2025
Me pikëllim të thellë morem lajmin për vdekjen e papritur të Rilind Berishes, anëtarit tonë të Kryesisë, Lindi ishte një person i sjellshëm me virtyte të larta dhe shembull i aktivistit dhe një përson i përkushtuar për rini, sportin dhe qytetin tonë.
Lindi, pusho i qetë, do të mbetësh gjithmonë në zemrat tona😢🙏
16/12/2024
Rinia me Lumirin 🙌
Të dashur të rinjë e të reja,
Me kënaqesi ju ftojmë te merrni pjesë në
Tubimin e Rinise.
🗓️ Data: 19 dhjetor
🕕 Ora: 19:00
📍Vendi: Salla e Kuqe
Ejani për të dëgjuar programin e LDK-së, nga Kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku.
Rinia eshte forca e LDK-së - Eja edhe ti te bejmë
rrugën bashkë!
22/11/2024
Mbështetje e plotë për Parisin dhe Egzonin që, si qytetarë të përgjegjshëm e si veprimtarë politikë të rinj dhe shembullorë, shpalosën skandalin e madh korruptiv të subvencioneve, ku grantet prej 100 mijë eurosh u ndanë për vëllezër, dajë e këshilltarë të pushtetarëve, me ndikim politik dhe shkelje ligjore flagrante.
Kallëzimi i tyre penal ngjalli frustrim. Prandaj ata targetohen sot nga një pushtet i korruptuar dhe kriminal që po ikën.
Paratë e keqpërdorura do të kthehen cent më cent; e të përfshirët do të mbahen përgjegjës para ligjit të Republikës sonë.
9 shkurti po vjen.
Po u vjen fundi zhvatjeve dhe korrupsionit qeveritar.
Ndryshimi po vjen.
12/10/2024
Super forumi me super energji! Të gatshëm pa ndalë që RRUGËN TA BËJMË BASHKË ❤️ Së bashku për rrugën e re, rrugën e duhur për Kosovën! 🚀
04/10/2024
🎗Muaji për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit
Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi krah për krah me të gjitha gratë dhe vajzat që luftojnë kancerin e gjirit. 💪 Kjo është një betejë që prek familjet tona, miqtë tanë, dhe shoqërinë tonë, prandaj është e rëndësishme që të bashkohemi për të përhapur mesazhin e parandalimit, kontrollit të hershëm dhe përkrahjes për ato që kanë nevojë.
👉 Kujdesi fillon nga ti! Thirr sot mjekun, bëj kontrollin dhe inkurajo shoqet e familjaret të bëjë të njëjtën gjë.
30/09/2024
Save the date 😍
4-5-6 tetor ❤️
18/08/2024
Shkolla verore 2024’
Përgjatë tre ditëve, së bashku me të rinjët e të rejat e Forumit të Rinisë së LDK-së, mbajtëm edicionin e radhës së Shkollës Verore ❤️
Super ligjerata me super ekip e super entuziazëm 🤩
RRUGËN E BËJMË BASHKË!
14/08/2024
Shkolla Verore 24’ po vjen 🤩
Pas dy super edicioneve tashmë po e realizojmë edhe të tretin, për ta kthyer kështu në shkollë tradicionale të Forumit të Rinisë ❤️