17/04/2026
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës
Faqja zyrtare e Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës në Facebook.
17/04/2026
03/04/2026
ENGLISH BELOW
AAC morri pjesë si vështrues në takimin e rregullt që operatori i aeroportit (LKIA) ka pasur me përfaqësues të kompanive ajrore në kuadër të Komitetit të përdoruesve të aeroportit. Mbajtja e takimeve të këtij Komitetit për të promovuar konsultimet dhe transparenën është kërkesë ligjore në kuadër të rregullimit ekonomik të aeroportit. Përmes prezantimeve shumë interesante, LKIA shpalosi planet për investime në infrastrukturë si dhe pajisje për të siguruar një shërbim sa më të mirë për udhëtarët. Poashtu u prezantuan edhe të rejat që do të përshkojnë sezonin veror të fluturimeve I cili posa ka filluar. Kompanitë ajrore u shprehën të kënaqura për një komunikim transparent midis tyre, operatorit të aeroportit dhe rregullatorit të aviacionit civil. Drejtori i AAC-së i siguroi ata se e kanë derën e hapur në AAC për çdo cështje që ata e konsiderojnë të vlefshme për ta bërë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” edhe më atraktiv, të sigurtë dhe të qasshëm për të gjithë!
The Civil Aviation Authority (CAA) participated as an observer in the regular meeting organized by the airport operator (LKIA) with representatives of airlines, within the framework of the Airport Users Committee.
Holding such meetings to promote consultation and transparency is a legal requirement within the economic regulation of airports.
Through engaging presentations, LKIA outlined its investment plans in infrastructure and equipment aimed at enhancing the quality of services for passengers. In addition, updates related to the summer flight season now officially underway were also presented.
Airlines expressed their satisfaction with the level of transparent communication between themselves, the airport operator, and the civil aviation regulator.
The Director General of the CAA reaffirmed that the Authority remains open and accessible to address any matters that contribute to making Pristina International Airport “Adem Jashari” more attractive, safe, and accessible for all.
15/12/2025
15/12/2025
ENGLISH BELOW
Vizitë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës (AAC)
U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) të Kosovës, z. Arianit Islami, së bashku me bashkëpunëtorë, ka pritur në një takim njoftues sot të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Gjermane, z. Christian Böttcher, i shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV), z. Besnik Vasolli.
Shkëmbimi i ideve mes z. Böttcher dhe z. Islami u përqendrua në mënyrën se si infrastruktura dhe rregullimi i aviacionit civil mund të vazhdojnë të zhvillohen, duke iu përshtatur nevojave të qytetarëve dhe duke u përgatitur për sfidat e së ardhmes.
Kjo vizitë vuri në pah rolin thelbësor që aviacioni civil luan në jetën e përditshme, duke lidhur njerëzit përtej kufijve dhe duke shërbyer si një shtyllë e rëndësishme e sigurisë, efikasitetit dhe lidhshmërisë. Për Kosovën dhe diasporën e saj të madhe në Gjermani, udhëtimi ajror përfaqëson një urë drejt vetëlindjes. Veçanërisht në prag të festave, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës shndërrohet në një vend ku distancat shuhen dhe familjet ribashkohen.
Palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet në këtë fushë dhe u pajtuan të vazhdojnë përcjelljen e proceseve përkatëse, si dhe të forcojnë bashkëpunimin e mëtutjeshëm në funksion të zhvillimit të aviacionit civil dhe hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës. 🇽🇰🤝🇩🇪✈️
-
Visit by the German Embassy in Pristina and the German-Kosovar Chamber of Commerce to the Civil Aviation Authority of Kosovo (CAA)
The Acting Director General of the Civil Aviation Authority (CAA) of Kosovo, Mr. Arianit Islami, together with his associates, hosted an introductory meeting on 15 December 2025 with the Chargé d’Affaires of the German Embassy, Mr. Christian Böttcher, accompanied by the Executive Director of the German-Kosovar Chamber of Commerce (KDWV), Mr. Besnik Vasolli.
The exchange of views between Mr. Böttcher and Mr. Islami focused on how civil aviation infrastructure and regulation can continue to develop, adapt to citizens’ needs, and prepare for future challenges.
The visit highlighted the essential role civil aviation plays in everyday life, connecting people across borders and serving as a key pillar of safety, efficiency, and connectivity. For Kosovo and its large diaspora in Germany, air travel represents a vital bridge to the homeland. Especially during the festive season, Pristina International Airport becomes a place where distances fade and families reunite.
The parties exchanged perspectives on ongoing developments in this field and agreed to continue monitoring relevant processes, while further strengthening cooperation in support of the continued development of civil aviation and the airspace of the Republic of Kosovo. 🇽🇰🤝🇩🇪✈️
07/12/2025
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, z. Arianit Islami, zhvilloi një intervistë në Radio Dukagjini me gazetaren Mjellma Pallaska. Gjatë bisedës u trajtuan rëndësia e kësaj dite, zhvillimet në aviacionin civil në Kosovë, standardet ndërkombëtare të sigurisë, si dhe iniciativat që AAC po ndërmerr për modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve të sektorit.
Ju ftojmë ta dëgjoni intervistën e plotë në audion e bashkëngjitur.
arianit_5057ccfb-c994-41bf-b10c-dedc44c87a87 Listen to arianit_5057ccfb-c994-41bf-b10c-dedc44c87a87 by SPAAC on
05/12/2025
Sot në Prishtinë u shënua Dita Ndërkombëtare e Aviacionit Civil – një datë me rëndësi globale, që na kujton rolin e aviacionit në zhvillim ekonomik, lidhjen e njerëzve dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë.
Kjo ngjarje, u organizuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil nën drejtimin e z. Arianit Islami, me ç’rast u mblodhen përfaqësues të institucioneve shtetërore, industrisë dhe partnerëve të sektorit të aviacionit në Republikën e Kosovës.
z. Islami bëri një prezantim të shkurtur për mes të cilit shpalosi rrugëtimin e Aviacionit në Kosovë nga vitet e pasluftës deri sot, ku nga 400 mijë udhëtarë në vitin 2000, në vitin 2025 pritet të arrijmë mbi 4.5 milionë.
Ndërsa, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, theksoi se Kosova ka arritur një progres mbresëlënës falë konsolidimit të autoriteteve profesionale dhe rritjes së kapaciteteve në mbikëqyrjen e sigurisë dhe sigurimit të aviacionit civil. Ai vlerësoi lart punën e inspektorëve të aviacionit si aset i çmuar i shtetit dhe theksoi rëndësinë e vijueshmërisë së standardeve ndërkombëtare të sigurisë.
Nga partnerët e industrisë u theksuan arritjet infrastrukturore, modernizimi i shërbimeve, avancimi i procedurave të navigimit ajror dhe roli kyç i bashkëpunimit ndërinstitucional.
Dita Ndërkombëtare e Aviacionit Civil na rikujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për sigurinë, profesionalizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të aviacionit në Republikën e Kosovës.
28/11/2025
🇦🇱 Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!
21/11/2025
ENGLISH BELOW
MBAHET TAKIMI MIDIS AAC DHE OPERATIORIT TE AEROPORTIT LKIA
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, z. Arianit Islami, së bashku me bashkëpunëtorë, më 20 nëntor 2025 priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA, z. Gokhan Acikgoz, si dhe Drejtorin e Operimeve, z. Levent Kaylak.
Përfaqësuesit e aeroportit e uruan z. Islami me rastin e emërimit si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së.
Gjatë takimit u diskutuan një sërë çështjesh të përbashkëta që lidhen me sigurinë e operimeve, projektet infrastrukturore dhe planet për akomodimin e numrit gjithnjë në rritje të udhëtarëve, si dhe interesimin e shtuar të kompanive ajrore për rritjen e frekuencave apo hapjen e linjave të reja.
Palët u pajtuan se bashkëpunimi i ngushtë profesional ndërmjet operatorit të aeroportit dhe AAC-së, si rregullator i aviacionit, është kyç për tejkalimin e sfidave, përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në vazhdimësi në avancim, si dhe për plotësimin e kërkesave të udhëtarëve për transport ajror të sigurt dhe efikas nga dhe drejt Republikës së Kosovës.
MEETING BETWEEN KOSOVO CAA AND AIRPORT OPERATOR LKIA
On 20 November 2025, the Acting Director General of the Civil Aviation Authority of Kosovo (CAA), Mr. Arianit Islami, together with his colleagues, received in a meeting the Chief Executive Officer of Pristina International Airport “Adem Jashari” LKIA, Mr. Gokhan Acikgoz, and the Chief Operations Officer, Mr. Levent Kaylak.
The airport representatives congratulated Mr. Islami on his appointment as Acting Director General of the CAA.
During the meeting, the parties discussed a number of common topics related to operational safety, ongoing and planned infrastructure projects, and preparations to accommodate the continuously increasing number of passengers, as well as the growing interest of airlines in increasing flight frequencies or launching new routes.
Both sides agreed that a close and professional cooperation between the airport operator and the CAA, as the aviation regulator, is essential for overcoming challenges, meeting continuously evolving international aviation standards, and fulfilling passengers’ expectations for safe and efficient air transport to and from the Republic of Kosovo.
20/10/2025
ENGLISH BELOW
✈️ Autoritetet aeronautike të Republikës së Kosovës morën pjesë në takimin e 4-të të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit (HPEA), mbajtur më 15–16 tetor 2025 në Shkup.
Kosova u vlerësua për rritjen e vazhdueshme të trafikut ajror midis BE-së dhe vendeve të HPEA-së, një treg që në vitin 2024 arriti në 20 milion udhëtarë.
Delegacioni, i udhëhequr nga Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, z. Arianit Islami, prezantoi zhvillimet në sektorin e aviacionit civil dhe theksoi nevojën për trajtim të barabartë të Kosovës në kuadër të organizatave evropiane të aviacionit si EASA dhe EUROCONTROL.
Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, kryesues i takimit, njoftoi se Komisioni dhe EASA janë dakorduar të nisin procedurat për lidhjen e Aranzhimeve të Punës me AAC-në e Kosovës, njësoj si me shtetet e tjera fqinje, me nënshkrimin e planifikuar për vitin 2026. Kjo nënkupton, ndër të tjera, statusin vëzhgues të vendit tonë në Bordin Menaxhues të EASA-s dhe pjesëmarrjen në grupet teknike ku diskutohen rregullat e reja evropiane për aviacionin civil.
Një e drejtë e shumëpritur ndër vite, që obligon autoritetet aeronautike të Kosovës dhe operatorët e aviacionit për një fokus edhe më të madh në sigurinë e aviacionit civil! EASA do të mbikëqyrë nivelin e zbatimit të rregullave të aviacionit në Republikën e Kosovës, çka nënkupton rritje të përgjegjësisë dhe llogaridhënies për AAC-në.
ENGLISH
________________________________________
✈️ The aeronautical authorities of the Republic of Kosovo participated in the 4th Joint Committee Meeting of the European Common Aviation Area (ECAA) Agreement, held on 15–16 October 2025 in Skopje.
Kosovo was commended for its continued growth in air traffic between the EU and ECAA countries — a market that reached 20 million passengers in 2024.
The delegation, led by the Acting Director General of the Civil Aviation Authority (CAA), Mr. Arianit Islami, presented the latest developments in the civil aviation sector and emphasized the need for equal treatment of Kosovo within European aviation organizations such as EASA and EUROCONTROL.
The European Commission representative, who chaired the meeting, announced that the Commission and EASA have agreed to initiate procedures for establishing Working Arrangements with the Kosovo CAA, similar to those with other neighboring ECAA states, with the signing expected in 2026.
This will, among other things, grant observer status for our country on EASA’s Management Board and allow participation in the technical groups discussing new European aviation rules.
A long-awaited right over the years, which also calls for stronger commitment and focus on aviation safety by Kosovo’s aeronautical authorities and aviation operators!
EASA will oversee the implementation level of aviation regulations in Kosovo, marking an increase in CAA’s responsibility and accountability.
________________________________________
✈️
Arianit Islami është emëruar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil. Deri më tani ka qenë Drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, pozitë të cilën e ka mbajtur që nga viti 2005. Ai është një profesionist me përvojë të gjerë mbi 20 vjeçare në aviacion, të përcjellë me përgatitje të shquar akademike. Z. Islami është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Aviacionit Civil të Francës (ENAC) në degën e komunikimit, navigimit dhe vëzhgimit të bazuar në satelit. Në vitin 2023, ka doktoruar në Laboratorin e ENAC dhe Universitetin Paul Sabatier në Tulluz, Francë në lëminë e menaxhimit të trafikut ajror.
Si ekspert i lëmisë, ka qenë i angazhuar si ligjërues i lëndës “Sistemet e Menaxhimet të Sigurisë (SMS)”, fillimisht në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”. Aktualisht është ligjërues në progamin “Advanced Master Safety Management in Aviation” në Universitetin e Aviacionit Civil të Francës (ENAC). Z. Islami, gjithashtu ka ndjekur një varg trajnimesh profesionale ne aviacion. Është i certifikuar si auditor i sigurisë nga Instituti i EUROCONTROL-it për Shërbime të Navigacionit Ajror (IANS). Nga viti 2009 është pjesë e ekipit auditues për certifikimin e ofruesve të shërbimeve të navigacionit ajror dhe verifikimin e implementimit të sistemeve të menaxhimit të sigurisë. Në këtë cilësi ka qenë i ftuar të marrë pjesë në auditime edhe në vendet në rajon, përkatësisht në Shqipëri dhe Maqedoni, në kuadër të marrëveshjeve rajonale, si dhe ndërkombëtarisht në Francë dhe Polinezinë Franceze, në kuadër të projektit të binjakëzimit.
23/09/2025
Urime!
24/07/2025
Takim pune në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë në mes të AACK dhe AACSh
Më 22 dhe 23 korrik, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës profesionale në mes të AAC të Kosovës dhe të AAC të Republikës së Shqipërisë, koleget nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në përbërje me z. Alket Zani, Drejtor i Drejtorisë së Standardeve në Fluturim, znj. Jonida Gjokuta, Përgjegjëse në Sektorin e Licencimit të Personelit në Drejtorinë e Trajnimit dhe të Licencimit dhe znj. Ledia Baçova, Inspektore në Sektorin e Operimeve në Fluturim, zhvilluan një vizitë pune në AAC në Prishtinë.
Gjatë vizitës, u shkëmbyen përvoja dhe njohuri teknike në fushat me interes reciprok, me theks të veçantë në fushën e licencimit të personelit, respektivisht për licencat e mekanikëve dhe për licencat e kontrollorëve të trafikut ajror.
Gjatë takimit, u shpreh vullnet i plotë nga të dy institucionet që bashkëpunimi të shtrihet dhe intensifikohet më tej, në të gjitha fushat për avancim dhe zhvillim profesional të dyanshëm të autoriteteteve respektive.
Ky bashkëpunim, krijon mundësi të veçantë për AAC të Kosovës, sidomos në kontekstin e zhvillimit të hovshëm të aviacionit civil në Republikën e Shqipërisë në vitet e fundit, që u konfirmua edhe gjatë auditimit USOAP të ICAO-s të zhvilluar në AACSh në vitet 2022 dhe 2024, ku në përfundim të këtij aktiviteti përmbushja e kritereve nga AAC i Republikës së Shqipërisë në fushën e aviacionit civil, nga ICAO u vlerësua, në nivelin e përgjithshëm prej 89.9%.
Prandaj, nisur nga ky fakt, u ritheksua gatishmëria e plotë e AACSh që të mbështesë AACK në të gjitha fushat profesionale dhe teknike ku paraqitet nevoja, për shkëmbim përvojash e njohurish në aviacionin civil, qoftë përmes vizitave të ndërsjella e deri tek organizimi i OJT, për fushat e veçanta në fushën e licencimit të personelit të aviacionit.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rr. Zejnel Salihu, Nr. 22, Prishtinë, Republika E Kosovës
Pristina
10000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |
