Kosova-PAR

Directions Website

Kosova-PAR The international conference for public administration KosovaPAR

Lulëzon Jagxhiu, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, do të jetë nikoqir i konferencës ndërkombëtare Kos...
16/10/2026

Lulëzon Jagxhiu, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, do të jetë nikoqir i konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026, e cila do të mbahet më 28, 29 dhe 30 tetor në Prishtinë.

Nën temën “Vlera Publike dhe e Mira e Përbashkët: Njerëzit, Besimi dhe Digjitalizimi”, konferenca do të shërbejë si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe ideve mbi modernizimin e administratës publike, forcimin e besimit të qytetarëve dhe rolin e digjitalizimit në krijimin e shërbimeve publike më efikase dhe më të qasshme.

Përmes KosovaPAR 2026, Kosova sjell në fokus të diskutimit të ardhmen e administratës publike dhe mënyrën se si institucionet mund t’u përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve.

📍 Kosovë
28–30 tetor 2026
KosovaPAR 2026
Njerëzit, Besimi dhe Digjitalizimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do ta hapë KosovaPAR 2026, konferencën ndërkombëtare që për tri ditë ...
15/10/2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do ta hapë KosovaPAR 2026, konferencën ndërkombëtare që për tri ditë do të mbledhë në Kosovë përfaqësues të administratës publike, politikëbërës dhe ekspertë për të diskutuar të ardhmen e qeverisjes, ndërtimin e besimit dhe rolin e digjitalizimit në përmirësimin e shërbimeve publike.

Çfarë e bën një administratë publike të besueshme në epokën digjitale?

Kjo pyetje qëndron në qendër të konferencës, me diskutime mbi mënyrën se si administrata publike mund të bëhet më efikase, më transparente dhe më e përgjegjshme ndaj qytetarëve.

📍 Kosovë
28–30 tetor 2026
KosovaPAR 2026
Njerëzit, Besimi dhe Digjitalizimi

📢 THIRRJE PËR VULLNETARË – KOSOVAPAR 2026Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike fton studentët e interesua...
10/10/2026

📢 THIRRJE PËR VULLNETARË – KOSOVAPAR 2026
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike fton studentët e interesuar të bëhen pjesë e ekipit vullnetar të konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 – “Public Value and the Common Good: People, Trust and Digitalisation”, e cila do të mbahet më 28–30 tetor 2026, në ambientet e Universitetit të Prishtinës. Pritja mirëseardhëse për pjesëmarrësit do të organizohet më 27 tetor, në ambientet e ish-ndërtesës së Rilindjes.
Konferenca do të mbledhë përfaqësues institucionalë, ekspertë ndërkombëtarë, akademikë, profesionistë dhe partnerë zhvillimorë për të diskutuar mbi të ardhmen e administratës publike, besimin institucional dhe transformimin digjital.
Si pjesë e ekipit vullnetar, studentët do të kenë mundësi të fitojnë përvojë praktike në organizimin e një konference ndërkombëtare, të zhvillojnë aftësitë në komunikim, koordinim dhe punë ekipore, si dhe të krijojnë kontakte me profesionistë dhe ekspertë nga Kosova dhe jashtë saj.
Angazhimi mund të përfshijë regjistrimin dhe orientimin e pjesëmarrësve, mbështetjen e folësve dhe moderatorëve, asistencën për pjesëmarrësit ndërkombëtarë, mbështetjen logjistike dhe teknike, komunikimin medial dhe dokumentimin audiovizual.
📅 Datat: 28–30 tetor 2026
🤝 Pritja mirëseardhëse: 27 tetor 2026
📍 Konferenca: Universiteti i Prishtinës
📍 Pritja mirëseardhëse: Ish-ndërtesa e Rilindjes
📝 Apliko për t'u bërë pjesë e ekipit vullnetar deri më 22 tetor:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeUV3fhaEkBs0c1TfaUoriBNxf9qvB00ICvisJ5ytXVl-bQSQ/viewform

Bëhu pjesë e KosovaPAR 2026 dhe kontribuo në një konferencë ndërkombëtare që vë në qendër njerëzit, besimin dhe transformimin digjital të administratës publike.

Vlera publike shihet më qartë në mënyrën se si qytetarët dhe bizneset marrin shërbime nga administrata.Shtylla e dytë e ...
05/10/2026

Vlera publike shihet më qartë në mënyrën se si qytetarët dhe bizneset marrin shërbime nga administrata.

Shtylla e dytë e fokusohet te shërbimet publike dhe qytetari.

Qëllimi është të diskutohet se si shërbimet publike mund të jenë më të thjeshta, më të shpejta, më të qasshme dhe më të orientuara drejt nevojave reale të qytetarëve.

Një administratë moderne nuk matet vetëm me rregulla dhe struktura, por edhe me përvojën që qytetari ka kur kërkon një shërbim publik.

Administrata publike krijon vlerë vetëm kur ka njerëz të aftë, të motivuar dhe profesionalë.Shtylla e parë e   fokusohet...
21/09/2026

Administrata publike krijon vlerë vetëm kur ka njerëz të aftë, të motivuar dhe profesionalë.
Shtylla e parë e fokusohet te njerëzit dhe administrata profesionale.

Diskutimi do të orientohet rreth pyetjeve si:
- Si mund të tërheqë administrata publike më shumë profesionistë?
- Si mund të zhvillohen kapacitetet e zyrtarëve publikë?
- Si mund të ndërtohet kulturë e performancës, përgjegjësisë dhe shërbimit ndaj qytetarit?

Reforma fillon me njerëzit që e zbatojnë atë.

👉🏻Public Value and the Common GoodVlera Publike dhe e Mira e PërbashkëtKjo temë vendos në qendër pyetjen se si instituci...
14/09/2026

👉🏻Public Value and the Common Good
Vlera Publike dhe e Mira e Përbashkët

Kjo temë vendos në qendër pyetjen se si institucionet publike krijojnë vlerë për qytetarët, bizneset dhe shoqërinë.
Reforma e Administratës Publike nuk është vetëm çështje ligjesh, strukturash apo procedurash. Ajo ka kuptim kur përkthehet në shërbime më të mira, institucione më të përgjegjshme, vendimmarrje më cilësore dhe besim më të madh publik.

KosovaPAR2026 do të hapë diskutimin se si administrata publike mund të jetë më e aftë, më e besueshme dhe më afër qytetarit.

  mbahet në një moment të rëndësishëm për Reformën e Administratës Publike në Kosovë.Strategjia aktuale e Reformës së Ad...
24/08/2026

mbahet në një moment të rëndësishëm për Reformën e Administratës Publike në Kosovë.

Strategjia aktuale e Reformës së Administratës Publike 2022–2027 po i afrohet fazës përmbyllëse. Kjo krijon mundësi për reflektim mbi atë që është arritur deri më tani, sfidat që mbeten dhe prioritetet që duhet të orientojnë ciklin e ardhshëm të reformës.

do të shërbejë si platformë për dialog ndërmjet institucioneve publike, ekspertëve, praktikuesve dhe partnerëve vendorë e ndërkombëtarë mbi pyetjen:

✅Çfarë administrate publike i duhet Kosovës pas vitit 2027?
Programi i konferencës është në përgatitje dhe do të publikohet së shpejti.

KosovaPAR është konferenca vjetore që mbledh institucione publike, ekspertë, praktikues dhe partnerë vendorë e ndërkombë...
17/08/2026

KosovaPAR është konferenca vjetore që mbledh institucione publike, ekspertë, praktikues dhe partnerë vendorë e ndërkombëtarë për të diskutuar të ardhmen e administratës publike.

Edicioni 2026 fokusohet në temën “Public Value and the Common Good”, me nën-temën “Njerëzit, Besimi dhe Digjitalizimi”.

Në qendër të diskutimit do të jetë pyetja:
Si mund të krijojë administrata publike më shumë vlerë për qytetarët, bizneset dhe shoqërinë?

KosovaPAR2026 do të shërbejë si hapësirë për reflektim, shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi prioritetet e administratës publike në prag të ciklit të ardhshëm strategjik pas vitit 2027.

Edicioni i katërt i KosovaPAR 2026 do t'i kushtohet temës "Vlera Publike dhe e Mira e Përbashkët", me fokus "Njerëzit, B...
05/08/2026

Edicioni i katërt i KosovaPAR 2026 do t'i kushtohet temës "Vlera Publike dhe e Mira e Përbashkët", me fokus "Njerëzit, Besimi dhe Digjitalizimi" – tre shtylla që po formësojnë administratën publike moderne.
Konferenca do të bëjë bashkë vendimmarrës, shërbyes publikë, akademikë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar se si mund të ndërtohen institucione më profesionale, më të besueshme dhe më inovative, përmes transformimit të përgjegjshëm digjital dhe shërbimeve të orientuara drejt qytetarëve.

KosovaPAR 2026, është konferencë tashmë tradicionale, dhe këtë vit do të mbahet më 28–30 tetor, duke shërbyer si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe ideve mbi të ardhmen e administratës publike.

We’re excited to announce the Call for Panels for   Conference! 🎉Our 2026 conference theme ‘Public Value and the Common ...
27/11/2025

We’re excited to announce the Call for Panels for Conference! 🎉
Our 2026 conference theme ‘Public Value and the Common Good’ aims to spark conversations on building institutions that truly serve people and communities.

Whether you’ve been part of KosovaPAR Conference before or you’re joining us for the first time, we’d love to hear your ideas.

🗓️Submission deadline: 31st March 2026
📧Please email your submissions to: [email protected]
ℹ️For questions or additional information, feel free to write to the same email or visit our website: https://par.rks-gov.net/

Join us in shaping another meaningful and inspiring programme!

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosova-PAR posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share