16/02/2026
Trashëgimia Kulturore e Kosovës
Republika e Kosovës ka vizion që trashëgiminë kulturore ta sheh dhe promovojë si një vlerë q?
16/02/2026
27/01/2026
Edhe një kryevepër e trashëgimisë kulturore ruhet për brezat e ardhshëm.
Shtëpia Dobruna Polloshka në Gjakovë, e shpëtuar nga shkatërrimi i plotë, tashmë është e restauruar dhe gati për funksionalizim.
23/01/2026
16/01/2026
✅ Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Rogovë, Gjakovë.
Kanë përfunduar ndërhyrjet e fazës së parë në këtë aset që i përket shekullit XVI dhe konsiderohet si një ndër kullat më të vjetra në Kosovë.
Faza përfundimtare e punimeve do të vijojë me qëllim funksionalizimin e plotë të saj.
05/01/2026
🏘️ Çarshia e Vjetër e Pejës bëhet me Plan të Menaxhimit 2025–2035
Në mandatin tonë, në trashëgiminë kulturore të Pejës është investuar si asnjëherë më parë.
Kemi restauruar asete të shumta, ndër to: kullën e Fazli Buqollit në Raushiq, kullën e Sheremetit, shkollën e parë shqipe, dyqanin e Musa Goranit në Çarshinë e Pejës, mullirin e Cal Malush*t në Kotradiq, konakun e Mahmut Begollëve, kullën e Goskajve, ndërsa shumë të tjera janë në proces restaurimi.
Tash kemi miratuar edhe Planin e Menaxhimit për Çarshinë e Vjetër, një dokument strategjik që vendos kornizën për ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e Çarshisë së Vjetër të Pejës.
Dokumenti është hartuar nga profesionistë të institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës - QRTK Pejë, në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe organizatat joqeveritare në Pejë, me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe OSBE.
Plani orienton zhvillimin urban në përputhje me trashëgiminë kulturore dhe synon përmirësimin e hapësirave publike, për të rritur cilësinë e jetës dhe përvojën e vizitorëve, duke nxitur njëkohësisht turizmin kulturor, ekonominë lokale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Gjatë vitit 2026 do të vazhdojmë me investime në tërësinë urbanistike të Çarshisë së Pejës.
Bashkëngjitur gjeni Planin e Menaxhimit të Çarshisë së Vjetër të Pejës: https://url-shortener.me/64CM
29/12/2025
Edhe një tjetër dëshmi e punës dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore shqiptare.
Kulla e familjes së Shaban Azem Lokajt, në Voksh të Deçanit.
VVazhdojmë.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Sheshi ”Nëna Terezë” Pa Nr. Prishtinë
Pristina
