Oda Ekonomike e Kosovës

Directions Website Contact the organization

Oda Ekonomike e Kosovës Oda Ekonomike Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i RKS

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vititn 1962 nga Kuvendi i Kosovës. Oda Ekonomike e Kosovës është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike. OEK-u është organizatë profesionale, e pavarur, jopolitike dhe jo-fitimprurëse. Është përfaqësuese legjitime e interesave të komunitetit të biznesit në Kosovë.Oda Ekonomike e Kosovës ka një histori të bujshme si dhe gëzon identitetin e një institucioni modern i cili me fleksibilitetin e tij kontribuon në zhvillimin e ndërmarrjeve, dhe me profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj kontribuon në përafrimin e biznesit kosovar dhe shoqerisë kosovare me vlerat evropiane. Oda Ekonomike e Kosovës është burim i besueshëm i informatave për ndërmarrjet kosovare si dhe për ndërlidhjen me partner ndërkombetar, analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bën ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare. Ka shtrirje ne te gjitha rajonet kryesore te Kosoves.Ne baze te ligjit mbi OEK-un, anetaresimi ne OEK eshte vullnetar.

☕ Mirëmëngjesi nga Trieste, Itali!Bizneset kosovare në panairin ndërkombëtar të kafesëNga 21 deri më 23 tetor, në Triest...
24/10/2026

☕ Mirëmëngjesi nga Trieste, Itali!

Bizneset kosovare në panairin ndërkombëtar të kafesë

Nga 21 deri më 23 tetor, në Trieste të Italisë, u mbajt panairi ndërkombëtar i kafesë Trieste Espresso Expo 2026, ku Kosova u përfaqësua nga katër kompani anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës: Prince Caffe, Galla Coffee, Nori Group dhe VEDA Company.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive u mundësua nga Oda Ekonomike e Kosovës, përmes WB6 Chamber Investment Forum, duke u krijuar mundësi për prezantimin e produkteve vendore dhe për krijimin e kontakteve të reja në tregjet ndërkombëtare.

OEK i fton bizneset e Kosovës t’i bashkohen Odës dhe të përfitojnë nga shërbimet dhe mundësitë që ofron për zhvillimin e tyre. Përveç shërbimeve të subvencionuara, OEK synon që, brenda mundësive, t’i mbështesë anëtarët edhe për pjesëmarrje në panaire të ndryshme ndërkombëtare.

Së bashku ndërtojmë një Odë Ekonomike shtetërore moderne, të fuqishme dhe pranë bizneseve, që i përfaqëson, mbështet dhe krijon mundësi të reja për zhvillim e rritje ekonomike, sipas standardeve të shteteve demokratike.

Oda Ekonomike e Kosovës mori pjesë në Takimin e 5-të Vjetor Rajonal për luftimin e kontrabandimit të migrantëve dhe traf...
23/10/2026

Oda Ekonomike e Kosovës mori pjesë në Takimin e 5-të Vjetor Rajonal për luftimin e kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimit me qenie njerëzore, të mbajtur në Budva.

Gjatë takimit, OEK paraqiti nevojat e bizneseve dhe punëdhënësve, duke theksuar rëndësinë e rekrutimit të ligjshëm dhe etik, thjeshtimit të procedurave dhe mbrojtjes së punëtorëve migrantë nga shfrytëzimi.

Po ashtu, u theksua nevoja për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat, në nivel vendor dhe rajonal.

Artaria dhe argjendaria në fokus të takimit në OEKNë Odën Ekonomike të Kosovës, u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të...
23/10/2026

Artaria dhe argjendaria në fokus të takimit në OEK

Në Odën Ekonomike të Kosovës, u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës.

Në takim u diskutuan çështjet me rëndësi për këtë sektor, sfidat me të cilat përballen bizneset dhe mundësitë për bashkëpunim e zhvillim të mëtejshëm.

OEK do të vazhdojë bashkëpunimin me Shoqatën e Artarëve dhe Argjendarëve, në mbështetje të bizneseve dhe përfaqësimit të interesave të tyre.

Mirëmëngjesi me këtë intervistë për albinfo.ch, kushtuar diasporës sonë dhe rolit të saj në zhvillimin ekonomik të Kosov...
23/10/2026

Mirëmëngjesi me këtë intervistë për albinfo.ch, kushtuar diasporës sonë dhe rolit të saj në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, flet për kalimin nga remitanca te investimi: pse patundshmëria mbetet zgjedhja e parë, çfarë e ndal prodhimin — dhe pse kursimet e diasporës nuk duhet trajtuar si para të garantuara

OEK viziton kompaninë Skenda Engineering në FerizajKryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vizitoi kompanin...
22/10/2026

OEK viziton kompaninë Skenda Engineering në Ferizaj

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vizitoi kompaninë Skenda Engineering SH.P.K. në Ferizaj, ku u prit nga pronari, Skender Veseli.

Gjatë vizitës, Rafuna u njoh nga afër me veprimtarinë e kompanisë, kapacitetet prodhuese dhe punën e saj në fushën e konstruksioneve metalike.

Vizita të tilla janë një mundësi e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe bizneseve, për të diskutuar sfidat e sektorit privat dhe për të identifikuar mundësi të reja për zhvillim dhe rritje ekonomike.

Vizitë në ProMetal SH.P.K. – potenciali i industrisë vendore në fokusKryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna...
22/10/2026

Vizitë në ProMetal SH.P.K. – potenciali i industrisë vendore në fokus

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vizitoi kompaninë ProMetal SH.P.K., ku u prit nga pronari i saj, Ali Krasniqi.

Gjatë vizitës, Rafuna u njoh nga afër me proceset e prodhimit dhe shërbimet që ofron kompania në fushën e përpunimit të llamarinës dhe metaleve, përfshirë prerjen me laser, lakimin CNC, saldimin, formësimin, montimin dhe lyerjen me pluhur.

Përmes teknologjisë moderne dhe zgjidhjeve të përshtatura sipas kërkesave të klientëve, ProMetal SH.P.K. kontribuon në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese dhe në rritjen e konkurrueshmërisë së industrisë vendore.

Bashkëpunimi i ngushtë me bizneset vendore është thelbësor për identifikimin e nevojave të tyre, promovimin e prodhimit vendor dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

OEK viziton kompaninë Kaseta SH.K. në FerizajKryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vizitoi kompaninë Kase...
22/10/2026

OEK viziton kompaninë Kaseta SH.K. në Ferizaj

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vizitoi kompaninë Kaseta SH.K. në Ferizaj, në pronësi të Astrit Graincës, ku u prit nga menaxheri i kompanisë, Ardiani.

Gjatë vizitës, Rafuna u njoh nga afër me veprimtarinë e kompanisë dhe diskutoi për zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballen bizneset.

Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë bizneset vendore, të përfaqësojë interesat e tyre dhe të punojë për krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sektorit privat.

📢 TRAJNIM PROFESIONAL: Harmonizimi i fitimit kontabël me fitimin e tatueshëmOda Ekonomike e Kosovës organizon trajnim pr...
22/10/2026

📢 TRAJNIM PROFESIONAL: Harmonizimi i fitimit kontabël me fitimin e tatueshëm

Oda Ekonomike e Kosovës organizon trajnim praktik për harmonizimin e fitimit kontabël me fitimin e tatueshëm, me fokus në trajtimin e shpenzimeve për qëllime tatimore dhe llogaritjen e detyrimit tatimor.

👩‍🏫 Ligjëruese:

Xhyldane Kicmari, auditore

Minire Luta, zyrtare në ATK

📅 Data: 12 nëntor 2026
🕘 Ora: 09:00–15:30
📍 Vendi: Oda Ekonomike e Kosovës
💶 Çmimi: 70 € për pjesëmarrës, me 10% zbritje për pjesëmarrësit nga kompanitë anëtare të OEK-ut.

🎓 Pjesëmarrësit pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje dhe materialet e trajnimit në format elektronik.

📩 Regjistrohuni këtu:
https://forms.cloud.microsoft/e/wgfYjYgtcn

OEK shënon Muajin Rozë me ligjëratë për kancerin e gjiritNë kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, Oda Ekonomike e Kosov...
21/10/2026

OEK shënon Muajin Rozë me ligjëratë për kancerin e gjirit

Në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, Oda Ekonomike e Kosovës organizoi një takim informues me Dr. Egzona Bytyqi, e cila foli për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Takimi kishte për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe kujdesit shëndetësor.

OEK-u e organizon këtë aktivitet çdo vit, në muajin tetor, për të kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe për të përcjellë mesazhin se kontrollet me kohë mund të shpëtojnë jetë.

OEK uron Teuta Zaiti-Hotin për pozitën e re në SigmaKryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, takoi Teuta Zai...
21/10/2026

OEK uron Teuta Zaiti-Hotin për pozitën e re në Sigma

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, takoi Teuta Zaiti-Hotin, CEO të kompanisë Sigma, anëtare e OEK-ut, të cilën e uroi për pozitën e re.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe progresin e sektorit të sigurimeve në Kosovë, si dhe për mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të tij.

OEK-u do të vazhdojë të ofrojë mbështetje përmes avokimit dhe përfaqësimit të interesave të bizneseve, me synim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sektorit të sigurimeve në vend.

Address

Nenë Tereza, Nr. 20 Prishtinë, Republika E Kosovës
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda Ekonomike e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Oda Ekonomike e Kosovës:

Shortcuts

Share