Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës

Share

Oda Ekonomike Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i RKS

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vititn 1962 nga Kuvendi i Kosovës. Oda Ekonomike e Kosovës është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike. OEK-u është organizatë profesionale

03/06/2026
Photos from Oda Ekonomike e Kosovës's post 02/06/2026

🇽 Ditë historike për Kosovën dhe ekonominë e saj!

Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” tashmë gëzon njohje ndërkombëtare, duke shënuar një arritje të rëndësishme për bizneset dhe prodhuesit vendorë.

Në Paris, Oda Ekonomike e Kosovës është akredituar zyrtarisht nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike, për lëshimin e Certifikatave të Origjinës me validitet global.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt:
• fuqizimit të eksportit kosovar
• rritjes së besueshmërisë së produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare
• digjitalizimit të shërbimeve tregtare
• mbështetjes më të madhe për eksportuesit dhe prodhuesit e Kosovës

Sot, produktet kosovare marrin një dimension të ri në tregjet globale, duke e prezantuar vendin me më shumë besueshmëri dhe dinjitet ekonomik.

🇽🇰 Një moment krenarie për Kosovën, bizneset tona dhe çdo produkt që mban emrin “Made in Kosova”.

01/06/2026

📍 Takim mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe AMIK-ut për forcimin e bashkëpunimit ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në një takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK), Shpresim Vranovci.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me fokus në nismat që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e sektorit privat në Kosovë.

Një nga temat kryesore ishte mbështetja e AMIK-ut për organizimin e Forumit Ekonomik Anamorava 2026, një platformë e rëndësishme që synon promovimin e potencialit ekonomik të rajonit, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të biznesit dhe institucioneve relevante.

Të dyja palët shprehën përkushtimin për thellimin e partneritetit dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mundësive për bizneset në vend.

30/05/2026

Të nderuar përdorues të barkodeve,

✅ Barkodet e Republikës së Kosovës tashmë njihen ndërkombëtarisht.
✅ Produkteve tuaja u shtohet vlera, besueshmëria dhe konkurrueshmëria në treg.
✅ Pranohen dhe identifikohen lehtësisht si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

📌 Furnizohuni me barkode të GS1 Kosova dhe sigurohuni që produktet tuaja të jenë pjesë e sistemit global të identifikimit.

⚠️ Barkodet e vjetra nuk do të mund të përdoren pas disa muajsh, prandaj ju ftojmë të bëni kalimin në kohë.

28/05/2026

📢 THIRRJE PËR BIZNESE – MENTORIM PROFESIONAL NGA EKSPERTËT E DIASPORËS

Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset të aplikojnë për programin e mentorimit profesional në kuadër të projektit “Connecting Kosovo Businesses with Diaspora”.

Në kuadër të projektit HOME (Holistic Opportunities for Migrant and Diaspora Engagement), Oda Ekonomike e Kosovës, si partner lokal i Caritas-it Zviceran, po krijon mundësi konkrete për lidhjen e bizneseve vendore me ekspertë të diasporës përmes sesioneve të mentorimit profesional.

✅ Çfarë ofron programi?
🔹 Hulumtim dhe gjetja e partnerëve në diasporë;
🔹 Ndarja e equity-t si formë e tërheqjes së investimeve në biznes;
🔹 Përgatitja dhe prezantimi i ofertave për investim dhe bashkëpunim tregtar;
🔹 Negocimi dhe lidhja e kontratave tregtare.

📌 Kriteret e përzgjedhjes:
✔️ Biznese prodhuese apo me shërbime të eksportueshme;
✔️ Të themeluara së paku 3 vjet;
✔️ Prioritet bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave;
✔️ Gatishmëri për bashkëpunim gjatë procesit të mentorimit.

🗓 Afati i fundit për aplikim: 05 Qershor 2026
📩 Vetëm bizneset e përzgjedhura do të kontaktohen.

🔒 Të gjitha të dhënat e paraqitura në formularin e aplikimit do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit HOME, financuar nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit.

🔗 Linku për aplikim: https://forms.office.com/e/kUBMcijpAT

Aplikoni dhe përfitoni nga kjo mundësi për t’u lidhur me ekspertizën dhe potencialin e diasporës!

25/05/2026

📢 Njoftim për bizneset në Kosovë

Produktet që sh*ten në Kosovë dhe jashtë saj duhet të pajisen me barkode ndërkombëtare GS1, në përputhje me standardet aktuale.

Përdorimi i barkodeve të vjetra nuk është më i përshtatshëm për tregjet moderne dhe mund të sjellë pengesa në tregtim.

✔ GS1 siguron identifikim unik të produkteve
✔ Lehtëson sh*tjen brenda dhe jashtë vendit
✔ Rrit përputhshmërinë me tregjet ndërkombëtare

Oda Ekonomike e Kosovës i inkurajon bizneset të bëjnë kalimin sa më shpejt në sistemin GS1.

Photos from Oda Ekonomike e Kosovës's post 25/05/2026

OEK hap rrugë të reja për investime dhe bashkëpunim me Gjermaninë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, priti në takim përfaqësues të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, të udhëhequr nga z. Zenun Krasniqi, z. Burim Kuraja dhe z. Azem Rexhaj.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve shqiptare në Kosovë dhe diasporës në Gjermani, duke hapur mundësi të reja për zhvillim dhe partneritet.

U diskutuan si prioritete:
• rritja e investimeve nga diaspora
• organizimi i panaireve dhe aktiviteteve të përbashkëta ekonomike
• zgjerimi i bashkëpunimit ndërbiznesor
• avancimi i bashkëpunimit në fushën e arbitrazhit ekonomik

Të dy palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive konkrete për bizneset shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

25/05/2026

📢 Rezervoni Datën | Forumi Ekonomik Brezovica 2026

Forumi Ekonomik Brezovica 2026 do të mbahet më 18–19 nëntor 2026, duke sjellë së bashku përfaqësues të institucioneve, biznesit, ekspertë, investitorë dhe akterë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.

Ky forum synon të krijojë hapësirë për dialog, bashkëpunim dhe shkëmbim idesh mbi çështje kyçe që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e biznesit në Kosovë dhe rajon.

📅 Shënoni datat në agjendën tuaj: 18–19 Nëntor 2026

25/05/2026

📢 Ftesë Publike për Konsulentë / Kompani Konsulence

Oda Ekonomike e Kosovës, në kuadër të projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Qeveria e Luksemburgut dhe i zbatuar nga LuxDev në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e Kosovës, shpall:

Ftesë Publike për Shërbime Konsulence
Qëllimi i angazhimit:
Hartimi dhe zhvillimi i një kornize gjithëpërfshirëse të Monitorimit dhe Vlerësimit (M&V) për arsimin dual në Kosovë.

📄 Termat e Referencës (ToR):
https://bit.ly/4fzlHnY

📅 Afati i fundit për aplikim: 30 maj 2026

Ky është një rast i rëndësishëm për ekspertë dhe kompani konsulence që të kontribuojnë në forcimin e sistemit të arsimit dual dhe në rritjen e aftësive profesionale në Kosovë.

📌 Inkurajohen të gjithë të interesuarit të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

Photos from Oda Ekonomike e Kosovës's post 24/05/2026

📊 Tregtia Kosovë – Shqipëri (2025) | ASK

Sipas të dhënave të ASK-së, Shqipëria vazhdon të mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës, me zhvillime pozitive në balancën tregtare.

📉 Deficiti tregtar në rënie
-126.8 milionë € (↓ 24.2% krahasuar me 2024)

📦 Eksporti & importi
• Eksporti: 159.9 milionë € (↓ 6.5%)
• Importi: 286.7 milionë € (↓ 15.2%)
• Mbulueshmëria e importit nga eksporti: 55.8% (nga 50.6%)

📈 Trendi 2022–2025
• Rënie e lehtë e eksporteve në 2025
• Rënie e importeve pas rritjeve të mëparshme
• Përmirësim gradual i deficitit tregtar

🧾 Struktura kryesore e eksportit
• Ushqime, pije dhe duhan (20.4%)
• Produkte minerale (20.1%)
• Metale bazë (15.4%)
• Plastika dhe goma (6.5%)
• Makineri dhe pajisje (6.0%)

🛒 Struktura e importit
• Produkte minerale (55.4%)
• Produkte bimore (12.0%)
• Metale bazë (8.3%)
• Ushqime dhe pije (7.3%)
• Produkte kimike (5.9%)

📌 Përmbledhje
Tregtia Kosovë–Shqipëri mbetet stabile, me përmirësim të dukshëm të deficitit tregtar dhe rritje të mbulueshmërisë së importeve nga eksportet.

📊 Burimi: ASK & Doganat e Kosovës
📍 Përpunuar për publikim nga Oda Ekonomike e Kosovës

-----------------------------------------------------------------------------------------------

📊 Tregtia Kosovë – Maqedonia e Veriut (2025) | ASK

Sipas të dhënave të ASK-së, në vitin 2025 është thelluar ndjeshëm deficiti tregtar i Kosovës me Maqedoninë e Veriut, si rezultat i rritjes së importeve dhe rënies së eksporteve.

📉 Deficiti tregtar në rritje
-213.3 milionë € (↑ 40.6% krahasuar me 2024)

📦 Eksporti & importi
• Eksporti: 138.5 milionë € (↓ 5.2%)
• Importi: 351.7 milionë € (↑ 18.1%)
• Mbulueshmëria e importit nga eksporti: 39.4% (nga 49.1%)

📈 Trendi 2022–2025
• Eksporti në rënie gjatë vitit 2025
• Rritje e vazhdueshme e importeve
• Thellim i deficitit tregtar

🧾 Struktura e tregtisë (2025)
Eksporti:
• Metale bazë (35.9%)
• Ushqime, pije dhe duhan (16.4%)
• Produkte minerale (11.4%)
• Plastikë dhe gomë (5.2%)
• Makineri dhe pajisje (4.9%)
Importi:
• Produkte minerale (42.6%)
• Ushqime, pije dhe duhan (21.3%)
• Produkte kimike (6.9%)
• Metale bazë (5.8%)
• Plastikë dhe gomë (5.6%)

📌 Përmbledhje
Në vitin 2025, deficiti tregtar Kosovë–Maqedonia e Veriut është zgjeruar ndjeshëm, ndërsa importet vazhdojnë të dominojnë strukturën tregtare.

📊 Burimi: ASK & Doganat e Kosovës
📍 Përpunuar për publikim nga Oda Ekonomike e Kosovës

-----------------------------------------------------------------------------------------------

📊 Tregtia Kosovë – Serbi (2025) | ASK

Sipas të dhënave të ASK-së, në vitin 2025 është thelluar ndjeshëm deficiti tregtar i Kosovës me Serbinë, si rezultat i rritjes së fortë të importeve.

📉 Deficiti tregtar në rritje
-173.1 milionë € (↑ 126.4% krahasuar me 2024)

📦 Eksporti & importi
• Eksporti: 61.5 milionë € (↑ 15.5%)
• Importi: 234.6 milionë € (↑ 80.9%)
• Mbulueshmëria e importit nga eksporti: 26.2% (nga 41.1%)

📈 Trendi 2022–2025
• Eksporti shënon rritje të lehtë në 2025
• Importi rritje të ndjeshme pas luhatjeve në 2024
• Bilanci tregtar mbetet dukshëm negativ

🧾 Struktura e tregtisë (2025)
Eksporti drejt Serbisë:
• Metale bazë (29.1%)
• Produkte bimore (17.2%)
• Produkte minerale (10.4%)
• Plastikë dhe gomë (10.4%)
• Ushqime, pije dhe duhan (7.3%)
Importi nga Serbia:
• Ushqime, pije dhe duhan (22.6%)
• Produkte bimore (15.8%)
• Metale bazë (10.6%)
• Produkte kimike (9.2%)
• Kafshë dhe produkte shtazore (7.5%)

📌 Përmbledhje
Tregtia Kosovë–Serbi në vitin 2025 karakterizohet nga rritje e deficitit tregtar dhe varësi e lartë nga importet, veçanërisht në sektorin ushqimor dhe industrial.

📊 Burimi: ASK & Doganat e Kosovës
📍 Përpunuar për publikim nga Oda Ekonomike e Kosovës

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Nenë Tereza, Nr. 20 Prishtinë, Republika E Kosovës
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00