Alternativa

Call Directions Website Contact the organization

Alternativa Alternativa është subjekti më i ri politik në Kosovë. Parti liberal - demokratike e cila do të angazhohet në kthimin e besimit në vlerat e demokracisë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, kryetare e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvillu...
15/10/2026

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, kryetare e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar takimin e tretë me bizneset sllovene që veprojnë në Kosovë, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e eksporteve dhe krijimin e mundësive të reja për investime.

Në takim, të mbajtur së bashku me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, dhe drejtorin ekzekutiv të Këshillit Evropian të Investitorëve në Kosovë, Emrush Ujkani, është theksuar rëndësia e forcimit të lidhjeve ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve dhe e zgjerimit të mundësive për produktet kosovare në tregun slloven.

Kusari-Lila ka theksuar se synimi është që produktet vendore, përmes nismës “Made in Kosova”, të depërtojnë në tregje të reja dhe të vlerësohen për cilësinë e tyre. Në këtë drejtim, ajo ka veçuar edhe zhvillimin e eko-parqeve industriale, përmes të cilave synohet krijimi i kushteve për rritjen e prodhimit, inovacionit dhe investimeve.

Sipas ministres, forcimi i kapaciteteve prodhuese dhe rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve kosovare janë të rëndësishme për zgjerimin e pranisë së produkteve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

"Sot, prita në takim delegacionin nga Omani, të udhëhequr nga Sheikh Abdulaziz bin Abdullah bin Zahir Al-Hinai, Ambasado...
15/10/2026

"Sot, prita në takim delegacionin nga Omani, të udhëhequr nga Sheikh Abdulaziz bin Abdullah bin Zahir Al-Hinai, Ambasador i Posaçëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Omanit, së bashku me MaluLlah bin Mahmoud Al-Belushi, Ambasador i Omanit në Budapest, dhe Mohamed Abdullah Bathir Al-Kindi, Këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Omanit", kështu është shprehur ministrja Kusari-Lila, kryetare e Alternativës pas takimit me delegacionin nga Omani.

Ajo ka theksuar se kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Omanit, me fokus në investime të reja, inovacion dhe bashkëpunim ndërmjet bizneseve të të dy vendeve. Delegacioni shprehu gatishmëri për të mbështetur këtë bashkëpunim, duke krijuar një bazë të mirë për hapa konkretë në të ardhmen.

"Gjatë takimit, prezantova edhe mundësitë që ofron Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n për bizneset e Kosovës, veçanërisht në zgjerimin e eksporteve dhe qasjen në tregjet ndërkombëtare, përfshirë eksportin e shërbimeve. Hapi i radhës është zgjerimi i bashkëpunimit me vende të tjera mike të Lindjes së Mesme, përfshirë vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), me synimin për të krijuar partneritete të reja dhe për të hapur mundësi konkrete për investime dhe zhvillim të bizneseve tona", ka theksuar ajo me këtë rast.

15/10/2026

Kryetarja e Alternativës, ministre e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila prezantoi mundësitë dhe përparësitë që ofron Kosova për investime nga diaspora dhe kompanitë e huaja.

Kusari-Lila: Kancerin nuk e zgjedh; ai të shfaqet. Por rëndësi thelbësore ka sa shpejt e kuptojmë se kanceri është i pra...
14/10/2026

Kusari-Lila: Kancerin nuk e zgjedh; ai të shfaqet. Por rëndësi thelbësore ka sa shpejt e kuptojmë se kanceri është i pranishëm në organizmin tonë.

"Tetori është muaji në të cilin kam lindur, por në tetor të vitit 2024 u diagnostikova me kancer të gjirit në stadin fillestar. Mund të mos flisja, të vuaja dhe të bëja pyetjen: pse pikërisht unë? Por nuk bëra as të parën, as të dytën. Vendosa të flas dhe të mos gjykoj as Zotin, as robin për sëmundjen time. Më ndihmonte fakti se e dija që, kur kanceri zbulohet në stad të hershëm, mundësitë për shërim janë shumë më të mëdha. Por më ndihmonte edhe forca që ndieja brenda vetes, e cila më shtynte drejt mendimeve të mira për jetën, pavarësisht sfidave që më dilnin përpara", kështu është shprehur kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ministre e MINTI-it gjatë një bashkëbisedimi me studentët e RIT Kosovo.

"Prandaj flas dhe mundohem, aq sa kam kohë dhe mundësi fizike, të ndaj përvojën dhe bindjet e mia për domosdoshmërinë e kontrolleve, ruajtjen e besimit dhe gjetjen e forcës për ta tejkaluar sëmundjen. Sot isha e ftuar nga Bordi i Studentëve të RIT Kosova, ku, së bashku me studentët, biseduam për Tetorin Rozë, rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe guximin për të folur hapur për kancerin e gjirit", ka theksuar ajo.

Kusari-Lila ka thënë se tetori Rozë simbolizon ndërgjegjësimin, por edhe dhënien e shpresës për jetën, dashurinë ndaj saj, forcimin e shpirtit dhe lehtësimin e barrës së një beteje që jo rrallë zhvillohet në heshtje. Heshtja dhe stigma duhet të thyhen, ndërsa beteja e secilës grua duhet të bëhet betejë e të gjithë shoqërisë.

"Në diskutimin e sotëm më bëri veçanërisht përshtypje kurioziteti i studentëve dhe gatishmëria e tyre për të pyetur, për të kuptuar dhe për të mësuar. Ndërgjegjësimi fillon me një bisedë të hapur, por mesazhi duhet të arrijë te secili dhe secila, veçanërisht në komunitetet ku ende nuk flitet mjaftueshëm për këtë temë", ka vënë në pah ajo.

Kryetarja ka theksuar se në këtë bisedë duhet të përfshihen veçanërisht edhe djemtë dhe burrat. Ata duhet të kuptojnë, të dëgjojnë dhe të mbështesin gratë, sepse përballja me sëmundjen nuk duhet të nënkuptojë edhe përballje të vetmuar me të. 🎀

Mimoza Kusari-Lila: "Sot u riktheva në RIT Kosovo, këtë herë në një takim me presidenten, Dr. Albina Balidemaj, dekanin ...
13/10/2026

Mimoza Kusari-Lila: "Sot u riktheva në RIT Kosovo, këtë herë në një takim me presidenten, Dr. Albina Balidemaj, dekanin e asociuar, Dr. Leandrit Mehmeti, dhe udhëheqësin për zhvillim, Xhavit Gashi. Me drejtuesit e RIT Kosovo diskutuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ndërmarrësisë, inovacionit dhe zhvillimit teknologjik". Kështu është shprehur kryetarja e Alternativës ministre e MINTI-it, gjatë vizitës aty.

Ajo mes tjerash ka thënë se, një ekonomi më konkurruese ndërtohet duke e afruar arsimin me nevojat e tregut të punës. Prandaj, është thelbësore që programet studimore të ndërlidhen me kërkesat e bizneseve, në mënyrë që të rinjtë të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për sukses në tregun e punës.

"Gjatë takimit diskutuam edhe për mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta në mbështetje të ndërmarrësisë, start-up-eve dhe ideve inovative, duke krijuar më shumë mundësi që njohuritë akademike të shndërrohen në zgjidhje konkrete për bizneset dhe industrinë. Në MINTI mbetemi të përkushtuar që këtë bashkëpunim ta konkretizojmë përmes iniciativave që mbështesin ndërmarrësinë, nxisin inovacionin dhe forcojnë konkurrueshmërinë e ekonomisë sonë", ka theksuar Kusari-Lila.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, kryetare e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë p...
13/10/2026

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, kryetare e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në edicionin e dytë të Western Balkans Circular Economy Expo 2026, ku është diskutuar roli i ekonomisë qarkore në transformimin industrial, tranzicionin e gjelbër dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset.

Në këtë aktivitet, së bashku me ministren Fitore Pacolli, ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson, si dhe përfaqësues të institucioneve, bizneseve, akademisë dhe organizatave zhvillimore nga Kosova dhe rajoni, u shkëmbyen perspektiva mbi mundësitë që ofron ekonomia qarkore për zhvillimin e industrisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Strategjisë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030, po punon për zhvillimin e një industrie më moderne, me kapacitete më të mëdha prodhuese dhe produkte me vlerë më të lartë të shtuar.

Në këtë drejtim, parqet industriale dhe zhvillimi i eko-parqeve krijojnë kushte për tërheqjen e investimeve, bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve. Këto zhvillime synojnë të mbështesin inovacionin dhe të ndihmojnë bizneset vendore të rrisin praninë e tyre në tregjet evropiane.

Sipas ministres Kusari-Lila, synimi është që industria e Kosovës të krijojë më shumë vlerë brenda vendit dhe ta lidhë rritjen ekonomike me mbrojtjen e mjedisit. Përmes zhvillimit të parqeve industriale dhe zbatimit të parimeve të ekonomisë qarkore, MINTI synon të krijojë më shumë mundësi për investime dhe inovacion, duke kontribuar në ndërtimin e një ekonomie më konkurruese dhe më të qëndrueshme.

09/10/2026

Reagim i kryetares së Alternativës Mimoza Kusari-Lila ndaj vrasjes së rëndë në Gjilan

Bilanci tragjik i vrasjes së sotme në Livoq të Gjilanit na tronditi në palcë. Vrasja e dyfishtë e Nafijes dhe vëllait të saj, Egzonit, nga bashkëshorti i saj, e shpërfaq edhe një herë bindjen e rrezikshme të disa burrave se kanë pronësi mbi gratë dhe se mund t’ua marrin jetën kur kjo pronësi, sipas tyre, cenohet.

Sistemi ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme dhe drastike për të parandaluar krime tjera, por edhe për përpjekje afatgjata në edukimin dhe riedukimin e shoqërisë mbi rolin, dinjitetin dhe të drejtat e vajzave dhe grave.

Vajzat dhe gratë nuk janë pronë. Ato nuk mund të tregtohen, të kontrollohen apo të asgjësohen.

Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Bogujevci, për humbjen e Nafijes dhe Egzonit, si dhe për të gjithë miqtë dhe familjarët që i deshën dhe sot i humbën në këtë akt mizor.

Dhimbja është e madhe. Uroj që familja të gjejë forcën dhe durimin për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

U prehshin në paqe shpirtrat e tyre!

Në hapje të edicionit të 15-të të KosICT, kryetarja e Alternativë, ministrja Mimoza Kusari Lila ka pjesë në pritjen e or...
09/10/2026

Në hapje të edicionit të 15-të të KosICT, kryetarja e Alternativë, ministrja Mimoza Kusari Lila ka pjesë në pritjen e organizuar nga STIKK, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, përfaqësues të institucioneve, komunitetit diplomatik, industrisë së teknologjisë, si dhe folës e ekspertë ndërkombëtarë.

“Sot me 9 tetor, KosICT rikthehet me edicionin e 15-të të saj. Mbrëmë bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiun, uruam Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK ) për këtë rrugëtim dhe për një festival që e ka kthyer Kosovën në një hapësirë ku takohen teknologjia, inovacioni, talenti dhe idetë e reja. 15 vite me ide, guxim dhe njerëz që kanë parë përtej asaj që kemi pasur përpara syve dhe na kanë ndihmuar ta shohim të ardhmen më qartë, përmes teknologjisë”, ka thënë Kusari Lila me këtë rast.

Ajo mes tjerash ka shtuar se, detyra jonë është që këto ide të kenë ku të rriten. Prandaj po punojmë edhe drejt ICT Tower një hapësirë që synon të mbledhë e të fuqizojë kompanitë e teknologjisë dhe gjithë ekosistemin ICT në Kosovë.

“Urime për 15 vite, KosICT”, ka uruar ajo.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ministre e MINTI-it, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjerm...
09/10/2026

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ministre e MINTI-it, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Kryetarja tha se, urat që ndërtohen mbi miqësi dhe besim i afrojnë popujt dhe forcojnë të ardhmen tonë evropiane.

“Mes miqve dhe partnerëve, festuam Ditën e Unitetit Gjerman, një ditë që simbolizon forcën e bashkimit, lirisë dhe shpresës për të ardhmen e përbashkët. Urat që ndërtohen mbi miqësi dhe besim i afrojnë popujt dhe forcojnë të ardhmen tonë evropiane”, është shprehur ajo.

Kryetarja e Alternativës, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë p...
08/10/2026

Kryetarja e Alternativës, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në aktivitetin "Data4Breakfast", së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Bujqësisë, Armend Muja dhe përfaqësues të sektorit të përpunimit të ushqimit, ku është diskutuar për mundësitë e rritjes së kapaciteteve prodhuese, financimit, eksporteve dhe përdorimit më të madh të lëndës së parë vendore.

Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia e rritjes së prodhimit vendor dhe zëvendësimit të importeve me produkte të prodhuara në Kosovë, si një nga drejtimet për forcimin e ekonomisë dhe rritjen e sigurisë ekonomike.

Në kuadër të "Agjendës 1 Miliard", synohet që një miliard euro importe të zëvendësohen me prodhim vendor. Në këtë drejtim, u theksua nevoja që Kosova të rrisë prodhimin, të zgjerojë eksportet dhe të ulë varësinë nga importet.

Ministrja Kusari-Lila ka falënderuar Data4X për organizimin e aktivitetit dhe për krijimin e hapësirës për dialog të drejtpërdrejtë me prodhuesit e sektorit të përpunimit të ushqimit.

Address

Kompleksi Qafa, Rr. UÇK, Kati 1, Nr 67
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 11:00 - 16:00
Tuesday 11:00 - 16:00
Wednesday 11:00 - 16:00
Thursday 11:00 - 16:00
Friday 11:00 - 16:00

Telephone

+38349788866

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Alternativa posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Alternativa:

Shortcuts

Share