Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës

Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës

Share

18/10/2023

Sign up MailCampaignOrbit - Email Marketing Platform for sending Bulk Email Campaigns / Newsletters powered by Ilirian Hosting

18/10/2023

Formularin në këtë link:
https://send.mailcampaignorbit.com/lists/652fe79edd897/sign-up

NJOFTIM PËR TRAJNIMIN NJË DITOR PËR PJESËMARRËS NGA KOSOVA DHE SHQIPËRIA
- Kosovë / Shqipëri -

Me qëllim të zgjerimit të njohurive të Administratës Publike në Kosovë, Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, në partneritet me Institutin Akademia Infinit Kosova dhe Akademinë Evropiane të Londres, ( Europe Academy of London), shpall thirrjen për trajnimin një ditor, me temen:

“ADMINISTRATA PUBLIKE – FORMIMI I INSTITUCIONEVE DHE REFORMAT”

Trajnimi do të fokusohet tek:
• Procedurat administrative,
• Pushteti lokal dhe qëndror;
• Ndërtimi i institucioneve publike;
• Transferimi i kompetencave të institucioneve të mënaxhuara nga misionet e OKB-së dhe kalimi i tyre në shtetin e pavarur;
• Reformat e ndjekura dhe impakti në proceset e punës;
• Prespektiva dhe risitë në Adiminstratën Publike;
Trajnimi do të përmbajë gjithashtu edhe njohuri të tjera më të gjera që lidhen me procedurat administrative.

*Trajnimi do të zhvillohet më datë 04.11.2023*, në Vlorë dhe Sarandë - me prezencë fizike, ndersa nga Komuna të tjera të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, mund të merrni pjesë dhe Online.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online duke plotësuar formularin në këtë link:
https://send.mailcampaignorbit.com/lists/652fe79edd897/sign-up

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë pjesëmarrje.

06/11/2022
04/11/2022
Koordintator/e i/e Projekteve 12/10/2022

KONKURS:

Linku për APLIKIM: https://priandori.com/post/351
Pozita: Koordintator/e i/e Projekteve
-- Kandidatet nga Shqipëria të preferuar --

---Pjeserisht mund të punohet nga Prishtina dhe Online. ---

Sekretariati i Përgjithshëm i Arsimit dhe Aftësimit Profesional i Republikës së Kosovës, është në kërkim të një koordinatori/eje që të lehtësoj implementimin e aktiviteteve të projektit aktual dhe të ardhshme.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Koordinatori/ja është përgjegjës për përgaditjen e Projekteve, Dokumenteve, Propozimet, dhe Aplikacionet lidhur me Aplikimin në Grande tek Donatorët potencial (BE, IPA, Komunat, Qeveria etj.);

– Koordinatori/ja është përgjegjës për zbatimin e secilit aktivitet të përcaktuar në planin e veprimit të projektit dhe në pajtueshmëri më buxhetin e projektit;

– Koordinatori/ja do të punojë me zyrën e financave dhe do të sigurohet që projekti të zbatohet sipas planit;

– Koordinatori/ja do të përgatisë raportet e planit të veprimit dhe vlerësimit për organizatën;

– Koordinatori/ja do të përgatisë raportet narrative që do të shfrytëzohen për raporte të rregullta;

– Koordinatori/ja do të merret edhe me pune të tjera të ngjashme

Kandidatët potencialë duhet të kenë:

– aftësi dhe përvojë pune në koordinimin e projekteve;

– aftësi të mira për hulumtime, shkrime dhe prezantime.

– aftësi të komunikimit të shkëlqyeshëm verbal dhe me shkrim në gjuhën Shqipe dhe Angleze;

– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;

– aftësi të përdorimit të kompjuterit;

Aplikimi:

Aplikimi bëhet nepërmjet plotësimit të këtij formulari, në Priandori.com, duke plotësuar të gjitha pyetjet dhe bashkangjitur dokumentet e nevojshme.

REGISTROHU NË PRIANDORI PËR TË APLIKUAR. PASTAJ SHFAQET NË KËTË LINK BUTTONI PËR APLIKIM DHE FORMULARI I APLIKIMIT ATY.

Koordintator/e i/e Projekteve REGISTROHU NË PRIANDORI PËR TË APLIKUAR. PASTAJ SHFAQET NË KËTË LINK BUTTONI PËR APLIKIM DHE FORMULARI I APLIKIMIT KËTU. Sekretariati i Përgjithshëm i Arsimit dhe Aftësimit Profesional i Republikës së Kosovës, është në kërkim të një koordinatori/eje që të lehtësoj imp...

04/10/2022
Priandori - Best Social Media Network 01/10/2022

Ju ftojmë që të na ndiqni në rrjetin social Priandori për t'u bashkuar me komunitetin tonë në rrjetin social www.Priandori.com

Regjistrohuni tani dhe na ndiqni (na bëni follow) dhe përdorni veçoritë të shkëlqyera që ofron kjo Platform e ketij rrjeti social dhe takoni miq të rinj në Priandori.com.

Ne këtë platform do përdorim si vend kryesor ku do të bëjmë publike thirrjet, shpalljet, trajnimet, aktivitetet dhe mundësit të ndryshme.

Rregjistrohu tani & dhe na gjeni ne dhe miqtë tuaj !

Priandori - Best Social Media Network Priandori is the best Social Networking Platform. With our new feature, user can share posts, photos, videos and take video or audio calls and livestreams between users

26/09/2022
Photos from Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës's post 19/09/2022

Me datë 16.09.2022, në Tiranë.

Është mbajtur Trajnimi për "Administratën Publike - Formimin e Institucioneve, Reformat, Shqyrtimi Administrativ dhe Procedurat Administrative" për Zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, IKMT-së, ERE, Ministrive të ndryshme, Prokurorisë, Gjykatës dhe të Institucioneve të tjera Publike në qarkun e Tiranës 🇽🇰 🇦🇱 🇽🇰 🇦🇱

Në kuadër të Programit për Shkëmbimin e Përvojave dhe Eksperiencave Profesionale në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, me datë 16.09.2022 është zhvilluar një Trajnim për Zyrtarët e Bashkisë së Bashkisë së Tiranës, IKMT-së, Zyres Rregullatore të Energjisë (ERE), Ministrive të ndryshme, Organit të Kujdestarisë, Prokurorisë, Gjykatës dhe të Institucioneve të tjera Publike dhe Shtetërore që ndodhën në territorin e qarkut të Tiranës, lidhur me "Administratën Publike - Formimin e Institucioneve, Reformat, Shqyrtimi Administrativ dhe Procedurat Administrative" nga Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional i Republikës së Kosovës në Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Drejtorinë e Burimeve Njërëzore BT, Institutin Akademia Infinit Kosova dhe Akademinë Evropiane të Londres "Europe Academy of London".

Gjatë këtij Trajnimi, pjesëmarrësit fituan mundësinë për të mësuar më shumë rreth Administratës Publike, Formimit të Insitucioneve, Reformat në Administratë dhe rreth Procedurat Administrative lidhur me shqyrtimin e procedurave bazuar në Kodin e Procedures Administrative të Shqipërisë.

Asociacioni do të vazhdoj të ofrojë një Trajnim shtesë për zhvillimin e Procedurave Administrative, hartimin e akteve Administrative, kerkesave, ankesave dhe nxjerrjen e vendimeve si dhe do të mbështës në vazhdim autoritetet komunale dhe të qarkut të Tiranës me asistencë, këshilla profesionale, udhëzime dhe materiale informuese.

Në fund të këtij Trajnimi, pjesëmarrësit u pajisën dhe me një Certifikatë.

Poashtu, duke vlerësuar lartë punën e shkëlqyshëm dhe efektive të zyrtarëve përkatëse në Bashkinë e Tiranës (Enkelejda Omeri, Jonida Doku, Erinda Shkreli, Natali Shkëmbi, Klinton Leka, Fjoralba Aleksi Ahmetliu ), Asociacioni ua ka ndarë dhe një Mirënjohje për punën e tyre të shkëlqyeshëm.

Ida Omeri Shalari Bashkia Tirane Bashkia Tirane Bashkia Tiranë Trajnim Zhvillim BT Erion Veliaj Instituti Akademia Infinit Kosova instituti.infinitacademy Instituti Akademia Infinit Kosova

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Pristina
10.000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00