Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës

Share

Faqja zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Çdo postim në këtë faqe paraqet qëndrimet e LDK-së.

29/05/2026

Shtime, faleminderit për këtë tubim!✌️🔥

Bashkohu!

Photos from Lidhja Demokratike e Kosovës's post 29/05/2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takime të ndara të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati si dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Gjatë këtyre takimeve, kryetari Abdixhiku diskutoi për zhvillimet aktuale politike në vend, me fokus të veçantë procesin zgjedhor të 7 qershorit dhe rëndësinë e garantimit të zgjedhjeve demokratike, transparente dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Kryetari Abdixhiku i njoftoi ambasadorët për angazhimin dhe aktivitetet intensive të LDK-së gjatë fushatës zgjedhore, mobilizimin e strukturave në gjithë vendin, si dhe përkrahjen e madhe qytetare që po merr vizioni dhe programi qeverisës i LDK-së. Ai prezantoi prioritetet programore të LDK-së për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e familjes, krijimin e perspektivës për të rinjtë dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Po ashtu, kryetari Abdixhiku theksoi mbështetjen e madhe qytetare për kandidaten për Presidente, Vjosa Osmani, dhe për të si kandidat për Kryeministër, në kuadër të fushatës zgjedhore që po zhvillohet anembanë Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të dhe Franca i kanë dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar partneritetin dhe miqësinë me të dyja shtetet si thelbësore për zhvillimin demokratik, euroatlantik dhe integrues të vendit.

Photos from Lidhja Demokratike e Kosovës's post 29/05/2026

Sonte, nga ora 18:00 në Klan Kosova - DPT te Fidani mund ta ndiqni Paris Guri dhe nga ora 19:00 në RTV Dukagjini - Kallxo Pernime, Janina Ymeri.

29/05/2026

Ky është vizioni ynë. Jo shtet që e menaxhon varfërinë, por shtet që krijon mirëqenie. Jo shtet që udhëhiqet me krizë, por shtet që ndërton siguri. Jo shtet që ulë pritjet e qytetarit, por shtet që krijon mirëqenie e pasuri.

Jo shtet që i harxhon 20 miliardë euro e nuk e lë as edhe një shenjë. Por shtet që investon dhe investon secilën ditë në vendin e vet.

Photos from Lidhja Demokratike e Kosovës's post 29/05/2026

Shihemi sot në tubimet elektorale:

Kaçanik dhe Hani Elezit nga ora 17:00,
Shtime nga ora 18:00,
Fushë Kosovë nga ora 19:30 dhe
Prishtina V nga ora 20:15.

Bashkohu!

29/05/2026

113 zotime për Kosovën!

Jo vetëm program. Por, plan pune për një Kosovë që punon, zhvillohet dhe e bën jetën e qytetarit më të lehtë.

Këto janë 10 zotimet kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës:

1. Paga më të larta, menjëherë,
Koeficienti 150 dhe dyfishimi i pensioneve.
2. Punë për çdo të ri të diplomuar,
Punësim i garantuar dhe trajnim për 40 mijë të rinj.
3. Ulje e çmimeve,
Moratorium i çmimeve të energjisë dhe ulje e çmimeve të produkteve bazike.
4. Aleancë e pathyeshme me Perëndimin,
Kosova në NATO e BE, përfaqësim dinjitoz, partneritet strategjik, siguri kombëtare dhe besueshmëri ndërkombëtare.
5. Pavarësi energjetike për Kosovën,
Central i ri me gaz amerikan.
6. Kosova e lidhur përmes infrastrukturës rrugore,
Përfundimi i autostradave dhe magjistraleve brenda mandatit.
7. Dhjetëra-mijëra vende të reja pune,
Investitor strategjik në ICT dhe ekonomi digjitale.
8. Mbështetje për familjen, me ligj,
Shtesa të garantuara për fëmijë, lehona, gra kujdestare dhe pensionistë.
9. Spital i ri i Kosovës,
Kujdes shëndetësor modern e dinjitoz.
10. Mësim tërëditor për fëmijët tanë,
Në secilën komunë të Kosovës.

Ky është plani ynë për shtet që punon, për familje që mbështeten, për të rinj që ndërtojnë jetë këtu, për ekonomi që zhvillohet dhe për Kosovë me dinjitet në botë.

Bashkohu!

Në linkun më poshtë gjeni edhe zotimet e detajuara të programit qeverisës👇🏻

https://lidhjademokratike.eu/wp-content/uploads/113_ZOTIMET_LDK_BOOKLET.pdf

29/05/2026

Sa herë që Kosova ka nevojë për urtësi, kthehet te Rugova!
Sa herë që Kosova ka nevojë për orientim, kthehet te Rugova!
Sa herë që Kosova ka nevojë për dinjitet shtetëror, kthehet te Rugova!

Sa herë që Kosova ka nevojë për bashkim, kthehet te Lidhja Demokratike e Kosovës!

28/05/2026

Sonte nga ora 22:30 në ATV - Compass, mund ta ndiqni Burim Meta.

28/05/2026

Sonte, krejt Kosova LDK! ✌️

28/05/2026

Çfarë mbështetje, çfarë entuziazmi!🔥

Faleminderit për këtë tubim madhështor dhe për përkrahjen që treguat për kandidatën për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidatin për Kryeministër Lumir Abdixhiku!

28/05/2026

TUBIMI I MADH ELEKTORAL
HAPËS I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Rr. UÇK 2B
Pristina
10000