01/06/2026
📚Sot nisëm zyrtarisht edicionin e 16-të të Akademisë Politike, me një gjeneratë të re të të rinjve dhe të rejave të angazhuar që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre mbi politikën, demokracinë, dhe jetën publike gjithëpërfshirëse.
Dita e parë iu kushtua themeleve të mendimit politik, duke trajtuar ideologjitë politike dhe partiake, parimet e socialdemokracisë dhe rëndësinë e tyre në kontekstin e Kosovës. Përmes diskutimeve interaktive dhe reflektimit kritik, pjesëmarrësit analizuan se si idetë dhe vlerat vazhdojnë të formësojnë sistemet politike, partitë dhe proceset e politikëbërjes.
🗣️Teksa nisim këtë rrugëtim njëjavor, presim debate frymëzuese, perspektiva të reja dhe shkëmbime kuptimplota që do të nxisin pjesëmarrje të informuar dhe aktive në jetën demokratike.
Ky është vetëm fillimi i një jave plot mësim, reflektim dhe angazhim.
28/05/2026
📍 Inteligjenca Artificiale dhe Demokracia - Sesioni 2
Të martën u mbajt sesioni i dytë i programit mbi Inteligjencën Artificiale dhe Demokracinë në Gjakovë, i organizuar në bashkëpunim me .organization
Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit diskutuan më thellë mbi ndikimin që Inteligjenca Artificiale ka në politikë, media dhe opinionin publik.
Një pjesë e rëndësishme e sesionit iu kushtua edhe implikimeve të Inteligjencës Artificiale në gjeopolitikë. Pjesëmarrësit analizuan mënyrën se si AI po ndikon në marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurinë kibernetike, garën teknologjike mes shteteve dhe përdorimin e teknologjisë si mjet ndikimi politik dhe strategjik. U diskutua gjithashtu për sfidat që sjell mungesa e rregullimit global të AI dhe nevoja për bashkëpunim ndërkombëtar në përdorimin e përgjegjshëm të saj.
Përmes prezantimeve dhe ushtrimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë të analizojnë raste konkrete, të ndajnë perspektiva të ndryshme dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e përdorimit të përgjegjshëm të teknologjisë në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur digjitalisht.
21/05/2026
⚡ A resilient energy sector is essential not only for energy security, but also for social and economic stability.
Kosovo’s energy sector remains vulnerable to sudden generation shocks and heavy reliance on ageing coal power plants.
Our newest policy brief, “Energy Security and the Importance of Energy Adequacy”, developed within the RE-Act Lab project, assesses Kosovo’s regulatory framework through the 4Rs resilience framework and highlights key structural gaps in redundancy, rapid response, and long-term preparedness.
The report underlines the need for:
🔹 new domestic generation capacities
🔹 stronger institutional coordination
🔹 investment in resilience and crisis preparedness
🔹 accelerated renewable and energy transition policies.
Link ENG and ALB: https://kosovo.fes.de/publications.html
01/05/2026
Shënuam 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, përmes Akademisë Sindikale, një nismë e organizuar për herë të parë në Kosovë ✊.
Në partneritet me ATRC, mblodhëm sindikalistë dhe sindikaliste nga sektorë të ndryshëm, për të diskutuar mbi të drejtat e punëtorëve, rolin e sindikatave sot, sfidat në organizimin sindikal dhe rëndësinë e veprimit të përbashkët.
Pjesëmarrësit u pajisën me njohuri praktike dhe mjete konkrete mbi kornizën ligjore të punës, negocimin kolektiv 🤝, strategjitë e avokimit dhe ndërtimin e aleancave. Diskutimet u fokusuan gjithashtu në angazhimin e të rinjve dhe grave në sindikata dhe në forcimin e dialogut social si parakusht për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve 📢.
27/04/2026
Punëtoria “Bashkë-dizajnimi i politikave publike: Ndryshimet në tregun e punës dhe hedeku digjital” u organizua për të diskutuar bashkë me vendimmarrës, ekspertë dhe përfaqësuses nga sektori privat dy nga sfidat më urgjente të tregut të punës në Kosovë: automatizimi dhe hendeku digjital.
Gjetjet e hulumtimeve mbi pabarazitë digjitale dhe presionet e automatizimit mbi punësimin ishin bazë e një dialogu të hapur e konstruktiv. Sokol Zeneli dhe Gresa Smolica nga Re-ACT Lab e çuan këtë dialog më tej, duke lehtësuar grupet punuese ku rekomandimet morën formë konkrete falë kontributit të drejtpërdrejtë të pjesëmarrësve.
Kjo punëtori solli një listë propozimesh që synojnë të shndërrohen në një plan të përbashkët veprimi, me hapa të qartë për të gjitha institucionet të cilave u drejtohen.
Falënderojmë Z. Agon Dobruna, Zëvendministër në Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre të vlefshëm.
16/04/2026
Të Mërkurën zhvilluam një mëngjes pune me politikëbërës dhe ekspertë për të diskutuar “Amendamentin e Gjelbër”. Kjo nismë synon që mjedisi i pastër të mos jetë vetëm një politikë institucionale, por një e drejtë kushtetuese e zbatueshme për çdo qytetar.
Pse është i rëndësishëm ky ndryshim?
🌱Drejtësi për qytetarët: Mundëson mbrojtjen e drejtpërdrejtë ligjore në Gjykatën Kushtetuese për dëmet mjedisore
-🌱Mbrojtje për më të ndjeshmit: Adreson rreziqet disproporcionale që ndotja shkakton te gratë, fëmijët dhe komunitetet e margjinalizuara
-🌱Standarde Evropiane: Përshpejton përmbushjen e kritereve të Kapitullit 27 për anëtarësim në BE
Falënderojmë Ministren Fitore Pacolli-Dalipi për ndarjen e prioriteteve të dikasterit të saj, Prof. Visar Morinën për prezantimin e dokumentit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për diskutimin e vlefshëm
08/04/2026
Nga hulumtimi në veprim!
Friedrich Ebert Stiftung në bashkëpunim me Re-ACT Lab, organizon punëtorinë: "Bashkë-dizajnimi i Politikave Publike: Ndryshimet në Tregun e Punës dhe Hendeku Digjital".
Ky aktivitet bën bashkë ekspertë dhe politikëbërës për të hartuar zgjidhje konkrete rreth dy sfidave kryesore:
• Hendeku Digjital: Sigurimi i një përfshirjeje digjitale të mirëfilltë për të gjithë
• Automatizimi i Punës: Përgatitja dhe rikualifikimi i fuqisë punëtore për sfidat e së ardhmes
Qëllimi ynë është hartimi i planeve të
veprimit që do t’u shërbejnë institucioneve tona për reforma të qëndrueshme
📅 23 Prill 2026 | 📍 Prishtinë
Shënim: Ky sesion pune organizohet me ftesë. Planet e veprimit dhe rezultatet e punëtorisë do të publikohen së shpejti.
From research to action!
The Friedrich-Ebert-Stiftung (Pristina Office), in partnership with Re-ACT Lab, is hosting the policy design workshop: "Co-Designing Public Policies: Labour Shifts and Digital Divide".
We are bringing together policymakers and experts to develop concrete solutions for two major challenges:
• The Digital Divide: Moving toward meaningful digital inclusion for all.
• Labour Shifts and Automation: Reskilling the workforce for the future of work.
Our objective is to draft actionable policy steps that support our institutions in creating sustainable change.
📅 April 23, 2026 | 📍 Pristina
Note: This is an invitation-only working session. The final policy action plans will be shared soon.
25/03/2026
📍 Përfundoi cikli i dytë i trajnimeve me zyrtarët nga Kuvendi i Republikës së Kosovës
Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit u fokusuan në manualin për komisionet hetimore, duke trajtuar aspekte praktike, çështje teknike dhe raste studimore, si dhe duke përfituar nga përvoja ndërkombëtare.
Ky aktivitet synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e efektivitetit të mbikëqyrjes parlamentare.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe partnerëve!
ngo