Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Share

Autoriteti i Konkurrencës është institucion publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të

Photos from Autoriteti Kosovar i Konkurrencës's post 22/05/2026

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës znj. Neime Emi Binaku Isufi mori pjesë në konferencën për lansimin e procesit të Vlerësimit të Rrezikut të Korrupsionit në fushën e prokurimit publik, organizuar nga Agjencioni Kundër Korrupsion.

Në këtë aktivitet, Autoriteti i Konkurrencës u përfaqësua edhe nga eksperti i Konkurrencës z. Egzon Berisha.

Konferenca kishte për qëllim diskutimin e rreziqeve kryesore të korrupsionit në prokurimin publik, me fokus në forcimin e transparencës, integritetit institucional dhe mbrojtjen e konkurrencës së ndershme në administrimin e fondeve publike.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e rolit të Autoritetit të Konkurrencës në parandalimin dhe trajtimin e praktikave anti-konkurruese, siç janë marrëveshjet e fshehta ndërmjet operatorëve ekonomikë, manipulimi i tenderëve dhe abuzimi me pozitën dominuese, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shtrembërimin e tregut dhe dëmtimin e interesit publik.

Po ashtu, u diskutuan sfidat dhe rreziqet në të gjitha fazat e ciklit të prokurimit publik, duke filluar nga planifikimi i prokurimit dhe hartimi i specifikimeve teknike, deri te vlerësimi i ofertave, dhënia dhe monitorimi i kontratave.

Në kuadër të konferencës u theksua nevoja për:

- forcimin e kapaciteteve institucionale për hetim dhe mbikëqyrje;

- avancimin e transparencës përmes platformave digjitale;

- bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional;

- si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e konkurrencës së ndershme dhe integritetit në prokurimin publik.

I tërë procesi i Vlerësimit të Rrezikut të Korrupsionit në fushën e prokurimit publik do të mbështetet nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, përmes Projektit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Financiare.

Photos from Autoriteti Kosovar i Konkurrencës's post 06/05/2026

Autoriteti i Konkurrencës në workshop ndërkombëtar në Stamboll - 28-29 prill 2026.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës znj. Neime Emi Binaku Isufi së bashku me ekspertin e konkurrencës z. Albion N. Rexhepi, kanë marrë pjesë në një workshop dyditor në Stamboll, të organizuar nga Autoriteti i Konkurrencës së Turqisë, me temën e praktikave dhe abuzimeve të pozitës dominuese.

Ky aktivitet mblodhi përfaqësues të autoriteteve të konkurrencës nga vende të ndryshme të rajonit, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave profesionale dhe diskutimin e praktikave më të mira në zbatimin e legjislacionit të konkurrencës. Gjatë sesioneve të punës janë trajtuar raste konkrete nga juridiksione të ndryshme, me fokus në identifikimin, hetimin dhe sanksionimin e sjelljeve që përbëjnë abuzim me pozitën dominuese në treg.

Në kuadër të këtij workshop-i, përfaqësuesi i Autoritetit të Konkurrencës z. Albion Rexhepi ka prezantuar rastin e trajtimit të abuzimit të pozitës dominuese nga ndërmarrja Iber-Lepenc, lidhur me një tender për sh*tjen e energjisë elektrike të prodhuar nga burime alternative. Ky rast u vlerësua si i veçantë, pasi adreson një perceptim të përhapur se ndërmarrjet publike nuk mund t’i shmangen zbatimit të legjislacionit të konkurrencës. Prezantimi theksoi qartë se edhe ndërmarrjet publike, kur bëjnë veprimtari ekonomike në treg, i nënshtrohen rregullave të konkurrencës dhe mbikëqyrjes nga autoritetet përkatëse sikurse edhe ndërmarrjet private.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë qasje të ndryshme rregullatore, sfidat në zbatim, si dhe mekanizmat efektivë për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe funksionale në treg. Në këtë kontekst, janë prezantuar edhe modele të avancuara të analizës ekonomike dhe juridike që përdoren në trajtimin e rasteve komplekse.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Kryetarja ka zhvilluar gjithashtu një takim me Kryetarin e Autoritetit të Konkurrencës së Turqisë, z. Birol Küle, i cili ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje profesionale për Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me qëllim forcimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Përmes pjesëmarrjes në këtë workshop, Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës ka përfituar njohuri dhe përvoja të vlefshme, të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në avancimin e praktikave të hetimit dhe vendimmarrjes në fushën e konkurrencës, veçanërisht në trajtimin e rasteve që lidhen me abuzimin e pozitës dominuese.

Photos from Autoriteti Kosovar i Konkurrencës's post 24/04/2026

Me rastin e pensionimit të z. Ahmet Hertica, Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen dhe respektin më të sinqertë për kontributin e tij të gjatë dhe të çmuar në shërbim të institucionit.

Gjatë viteve të angazhimit të tij, z. Hertica u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe integritet, duke lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin dhe forcimin e Autoritetit, si dhe në avancimin e politikave të konkurrencës në vend.

Ky moment shënon një përmbyllje të denjë të një kapitulli të rëndësishëm profesional, por njëkohësisht edhe fillimin e një etape të re në jetën e tij.

Në këtë ngjarje, i urojmë shëndet të mirë, qetësi dhe shumë suksese në vitet që vijnë.

Photos from Autoriteti Kosovar i Konkurrencës's post 23/04/2026

Autoriteti i Konkurrencës mbajti një ligjëratë informuese në Universiteti i Prizrenit para studentëve, me fokus në rëndësinë e zbatimit të Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe rolin e tij në krijimin e një tregu të hapur, të drejtë dhe konkurrues.

Në kuadër të këtij aktiviteti, ekspertët e Autoritetit Albion N. Rexhepi, Egzon Berisha si dhe zyrtari ligjor Enis Shatri, prezantuan para studentëve aspektet kryesore të legjislacionit të konkurrencës, praktikat institucionale dhe rëndësinë e mbrojtjes së konkurrencës së lirë në treg.

Gjatë ligjëratës u trajtuan temat kryesore që lidhen me ndalimin e marrëveshjeve të ndaluara dhe parandalimin e abuzimit me pozitën dominuese, si mekanizma të rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe zhvillimin ekonomik. Studentët patën mundësinë të njihen më afër me kompetencat dhe funksionimin e Autoriteti i Konkurrencës, si dhe të diskutojnë raste praktike nga fusha e konkurrencës.

Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e Autoritetit për rritjen e vetëdijes, forcimin e kulturës së konkurrencës dhe afrimin e institucioneve me komunitetin akademik dhe gjeneratat e reja.

Photos from Autoriteti Kosovar i Konkurrencës's post 16/04/2026

Autoriteti i Konkurrencës mori pjesë në tryezën bilaterale për forcimin e sistemeve të prokurimit publik përmes bashkëpunimit institucional.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, znj. Neime Emi Binaku Isufi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm, z. Selajdin Beqa, si dhe ekspertin e konkurrencës, z. Egzon Berisha, morën pjesë në tryezën bilaterale me temën “Forcimi i sistemeve të prokurimit publik përmes bashkëpunimit institucional”, organizuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik me mbështetjen e SIGMA/OECD, më 14–15 prill 2026 në Tiranë.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte shkëmbimi i përvojave dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve të përfshira në sistemin e prokurimit publik në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja znj. Neime Binaku Isufi theksoi rëndësinë e prokurimit publik në funksion të garantimit të konkurrencës së ndershme. Ajo nënvizoi se institucionet publike duhet të sigurojnë zbatimin e parimeve të barazisë dhe mos diskriminimit gjatë hartimit të dosjeve tenderuese.

Gjithashtu, ajo prezantoi aktivitetet e ndërmarra nga Autoriteti në fushën e prokurimit publik, përfshirë fushatën e avokimit të realizuar përmes takimeve me institucionet qendrore, lokale dhe ndërmarrjet publike.
Në kuadër të reformave ligjore, znj. Binaku Isufi bëri të ditur se drafti i ri i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës parashikon përfshirjen e tri koncepteve të reja: “marrëveshjet për oferta në tenderë publikë”, “ftesat për marrëveshje të ndaluara” dhe “marrëveshjet në oferta”, me qëllim forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe zbulimin e manipulimeve në tenderë.

Drejtori i Përgjithshëm, z. Selajdin Beqa, prezantoi fushe veprimtarinë e Autoritetit, me fokus në trajtimin e rasteve në prokurim publik (ofertat dhe manipulimet apo kurdisjet e tenderëve) dhe indikacionet e shkeljeve të ligjit për konkurrencën. Ai theksoi se disa raste janë aktualisht nën monitorim, ndërsa një rast tashmë ka përfunduar me sanksion administrativ si rezultat i bashkëpunimit institucional me rregullatorin.

Ndërkaq, z. Egzon Berisha prezantoi një rast konkret të abuzimit me pozitën dominuese dhe lidhjes së një kontrate në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës mbetet i përkushtuar për të kontribuar në përmirësimin e sistemeve të prokurimit publik dhe në forcimin e konkurrencës së drejtë në treg.

05/03/2026

Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut të karburanteve.

Autoriteti i Konkurrencës njofton opinionin publik se ka filluar monitorimin e tregut të karburanteve në Republikën e Kosovës, duke përfshirë tregtimin me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e naftës dhe benzinës në pikat e sh*tjes.

Autoriteti bën të ditur se të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtari në tregtimin e karburanteve janë aktualisht nën monitorim.

Përmes këtij monitorimi, Autoriteti synon të sigurojë mbrojtje nga marrëveshjet e ndaluara, abuzimi me pozitën dominuese, si dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve që operojnë në këtë treg. Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve, që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut apo kufizimin e konkurrencës, përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe është subjekt i sanksioneve ligjore.

Në praktikë, çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare përditësohen në mënyrë të vazhdueshme, duke reflektuar faktorë të ndryshëm si oferta dhe kërkesa, kostot e përpunimit, si dhe zhvillimet ekonomike dhe gjeopolitike. Për këtë arsye, pritet që edhe luhatjet e çmimeve në tregun vendor të reflektojnë drejtimin dhe përmasën e ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare, duke u bazuar gjithmonë në parimet e transparencës, funksionimit të rregullt të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve nga çmime të padrejta apo praktika që cenojnë konkurrencën në tregun e karburanteve në Republikën e Kosovës.

Autoriteti u bën thirrje bizneseve që:
• të veprojnë në përputhje me parimet e konkurrencës së lirë dhe të ndershme;
• të shmangin çdo formë të bashkërendimit të çmimeve me operatorë të tjerë;
• të tregojnë përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve dhe konsumatorëve, veçanërisht në këtë periudhë të zhvillimeve ekonomike dhe gjeopolitike.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se ky proces monitorimi po zhvillohet në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me MINT-in, ATK-në, Doganën dhe mekanizmat e tjerë përgjegjës për zbatimin e ligjit, me qëllim të sigurimit të respektimit të plotë të legjislacionit në fuqi, si dhe të vendimeve dhe rregulloreve të përcaktuara nga institucionet relevante në Republikën e Kosovës.

15/01/2026

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës (AKRK) njofton opinion publik se pas informatave të rritjes së çmimit të vazhdueshëm të produktit të peletit është duke monitoruar nga afër lëvizjet e çmimeve. Analiza e konkurrencës tregon se tregu i produktit të peletit në Kosovë, pas rritjes së theksuar të çmimeve gjatë vitit 2022, ka hyrë në një fazë relativisht të qëndrueshme gjatë viteve 2023, 2024 dhe fillimit të vitit 2025, pa u identifikuar shqetësime për rritje të pajustifikuara të çmimeve apo për sjellje të ndaluara konkurruese ndërmjet ndërmarrjeve.

Megjithatë, tregu i produktit të peletit mbetet strukturalisht i ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm, veçanërisht për shkak të varësisë së lartë nga importi dhe ndërlidhjes së drejtpërdrejtë me zhvillimet në tregjet rajonale dhe evropiane.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga tregu dhe trendët e identifikuara, lëvizjet aktuale të çmimeve (rritje apo ulje) i atribuohen kryesisht faktorëve objektivë të tregut, përkatësisht:
1. rritjes sezonale të kërkesës me afrimin e sezonit të ngrohjes;
2. rritjes së kostove të furnizimit dhe importit, përfshirë çmimet në tregjet evropiane, rajonale, mungesën relative të lëndës së parë, kostot e transportit dhe magazinimit, si dhe ndikimit të zhvillimeve në tregun evropian/rajonal të energjisë dhe politikave publike që mbështesin përdorimin e biomasës dhe tranzicionin energjetik.

Nga aspekti i Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, rritja e çmimeve në vetvete nuk përbën shkelje të ligjit, për aq kohë sa ajo buron nga faktorë objektivë të tregut dhe jo nga marrëveshje të ndaluara ndërmjet ndërmarrjeve apo nga keqpërdorimi i pozitës dominuese.

Autoriteti ka identifikuar ekzistencën e një ndërmarrjeje me pjesëmarrje të konsiderueshme (pozitë dominuese) në importin e peletit ndër vite, e cila mbetet nën mbikëqyrje të shtuar.
Pas stabilizimit relativ gjatë viteve 2023–2024 dhe fillimit të vitit 2025, nga tremujori i tretë (Q3) janë evidentuar sinjale për rritje të çmimeve të sh*tjes së peletit në tregun vendor. Pas shkëmbimit të informatave me Doganën e Kosovës dhe ndërmarrjeve importuese, lidhur me lëvizjet e çmimeve, këto zhvillime, në këtë fazë, trajtohen si të ndërlidhura me faktorët sezonalë, ndërkombëtarë dhe të kostos ( indikatorë ekonomikë).

Po ashtu, nga të dhënat importuese, konstatojmë që se ka mbi 10 kompani importuese të këtij produkti, por katër kompanitë më të mëdha që importojnë produktin e peletit përbëjnë mbi 70% të tregut të importit. Produkti i peletit importohet në Kosovë nga disa shtete. Mbi 90% e sasisë totale të importuar vjen nga Mali i Zi, ndërsa pjesa tjetër, më e vogël, importohet nga shtete të tjera.

Autoriteti është duke analizuar në mënyrë të vazhdueshme sjelljen e ndërmarrjes me pozitë dominuese gjatë vitit 2025, përfshirë politikat e çmimeve, kushtet e sh*tjes, shpërndarjen në treg dhe çdo praktikë potenciale të kufizimit ose kushtëzimit të kontratave.

Në rast se krijohen elemente të mjaftueshme ligjore dhe faktike, Autoriteti do të ndërmarrë hapat proceduralë përkatës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, fillimi i procedurës hetimore ndaj ndërmarrjes me Pozicion Dominues për Abuzim me Pozitën e saj.

31/12/2025

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e Vitit të Ri, Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës ju uron shëndet të mirë, paqe dhe mirëqenie për ju dhe familjet tuaja.

Urojmë që ky vit të sjellë më shumë stabilitet, besim dhe mundësi për zhvillim të drejtë e të qëndrueshëm për shoqërinë dhe ekonominë e vendit.

Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e tij ligjor me profesionalizëm, pavarësi dhe integritet, në mbrojtje të konkurrencës së ndershme, transparencës së tregut dhe interesit publik.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe besimin e treguar.

Le të jetë viti i ri një vit i përgjegjësisë së përbashkët dhe i angazhimit konkret për një treg më të drejtë dhe funksional për të gjithë.

Gëzuar Vitin e Ri nga Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës.

Tregu në krizë, pse po ngritën çmimet? - StartUp: 19.12.2025 22/12/2025

Këtu mund të ndiqni intervisten e udhëheqësit të Divizionit të Pozitës Dominuese të Autoritetit të Konkurrencës z. Rizah Arifi të dhënë në emisionin "StartUp" të mediumit RTV 21 - me datë 19 dhjetor.

Zyrtari ynë flet kryesisht për fushëveprimtarinë e Autoritetit të Konkurrencës dhe ngritjen e çmimeve në treg të shportës ushqimore.

Ju ftojmë ta ndiqni.

Tregu në krizë, pse po ngritën çmimet? - StartUp: 19.12.2025

Hetimi i rritjes së çmimeve nga Autoriteti i Konkurrencës - Egzon Berisha | 60 Minuta | 17.12.2025 18/12/2025

Këtu mund të ndiqni intervisten e zyrtarit të Autoritetit të Konkurrencës z. Egzon Berisha të dhënë në emisionin "60 minuta" të mediumit KTV - Kohavision dje me datë 17 dhjetor.

Zyrtari ynë flet kryesisht hapat që Autiriteti i Konkurrencës po i ndërrmer për çështjen e monitorimit të çmimeve të shportës bazike si pasoj e ngritjes së tyre.

Ju ftojmë ta ndiqni.

Hetimi i rritjes së çmimeve nga Autoriteti i Konkurrencës - Egzon Berisha | 60 Minuta | 17.12.2025 | KTV© Gertit GmbH. All rights reserved.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00