Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës

Share

Ustavni Sud Republike Kosovo
Constitutional Court of the Republic of Kosova

05/06/2026

Njoftim për publikimin e aktgjykimit KI341/25

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KI341/25, të parashtruar nga Argjente Shehu, nëpërmjet së cilës është kërkuar vlerësimi i kushtetutshmërisë së mosekzekutimit të Aktgjykimit [C.nr.501/13] të 18 dhjetorit 2013 të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Gjykata, njëzëri vendosi që: (i) ta deklarojë kërkesën të pranueshme; (ii) të konstatojë që ka pasur shkelje të paragrafit 2 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe paragrafit 1 të nenit 6 (E drejta për proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përkitazi me mosekzekutimin e Aktgjykimit [C.nr.501/13] të 18 dhjetorit 2013 të Gjykatës Themelore në Gjakovë; dhe (iii) të urdhërojë Gjykatën Themelore të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të ekzekutuar Aktgjykimin [C.nr.501/13] e 18 dhjetorit 2013.

Fillimisht, Aktgjykimi sqaron që rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me faktin se parashtruesja e kërkesës është nëna dhe përfaqësuesja ligjore (nga 1 prilli 2010) e djalit të mitur P.D, i cili parashtroi padi për detyrim të pagesës së kontributit për mbajtje dhe ushqim kundër babait të tij, respektivisht debitorit, në Gjykatën Themelore. Më 18 dhjetor 2013, Gjykata Themelore, përmes Aktgjykimit [C. nr. 501/13], miratoi kërkesëpadinë e djalit të parashtrueses së kërkesës dhe detyroi debitorin që t’ia paguajë alimentacionin në shumën prej 80 (tetëdhjetë) eurosh në muaj, duke filluar nga 1 marsi 2013 e derisa të ekzistojnë kushtet ligjore, i cili aktgjykim u bë i formës së prerë përmes Aktgjykimit [AC. nr. 3260/14] të 29 shtatorit 2014 të Gjykatës së Apelit. Pas kësaj, duke qenë se debitori nuk kishte paguar alimentacionin, më 20 nëntor 2014, parashtruesja e kërkesës kërkoi nga Gjykata Themelore përmbarimin e Aktgjykimit të lartcekur. Më 5 maj 2016, Gjykata Themelore, përmes Aktgjykimit [P. Nr. 611/15] e shpalli fajtor debitorin për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”, të cilin e dënoi me kusht, ashtu që, në rast të mospagesës së alimentacionit sipas Aktgjykimit formës së prerë, do t’i shqiptohej dënimi me burgim prej 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditësh, i cili aktgjykim u vërtetua nga Gjykata e Apelit, pasi që kjo e fundit hodhi poshtë ankesën e debitorit. Më 29 gusht 2017 dhe 17 shtator 2025, parashtruesja e kërkesës kërkoi nga Gjykata Themelore revokimin e kushtit sipas aktgjykimit penal, duke qenë se debitori ende nuk kishte kryer obligimin sipas Aktgjykimit [C. nr. 501/13] të 18 dhjetorit 2013 të Gjykatës Themelore. Nga përgjigja e Gjykatës Themelore, e dorëzuar në Gjykatë më 20 shkurt 2026, rezulton se më 12 dhjetor 2014, Gjykata Themelore kishte lejuar përmbarimin sipas propozimit të parashtrueses së kërkesës, ndërsa deri më 22 shtator 2025, kur kjo e fundit kishte kërkuar trajtim me prioritet të lëndës dhe marrjes së ekspertizës financiare, kjo gjykatë kishte qenë pasive. Më 15 tetor 2025, Gjykata Themelore kishte aprovuar propozimin e marrjes së ekspertizës financiare dhe kishte zhvilluar procedurën përmbarimore deri më 6 shkurt 2026, kur edhe bazuar në precizimin e 15 janarit 2026, nxori Aktvendimin për bllokimin e llogarive të debitorit, të cilat veçse janë bllokuar dhe pritet sekuestrimi i mjeteve monetare të debitorit pranë bankave përkatëse dhe transferimi i tyre në dobi të debitorit.

Parashtruesja e kërkesës, në kërkesën e saj të dorëzuar në Gjykatë, pretendoi se Aktgjykimi i Gjykatës Themelore nuk ishte ekzekutuar, dhe se si rrjedhojë e moszbatimit të tij, i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtrueses së kërkesës, Gjykata, fillimisht shtjelloi (i) parimet e praktikës së saj gjyqësore dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore; dhe më pas (ii) aplikoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret. Gjykata theksoi se, përmbarimi i vendimit të formës së prerë konsiderohet pjesë përbërëse e të drejtës për gjykim të drejtë, e garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së. Në këtë kuptim, Gjykata sqaroi se autoritetet kompetente kishin për obligim që të organizojnë një sistem efektiv për zbatimin e vendimeve në kuptimin ligjor dhe praktik, për të siguruar që zbatimi i vendimeve të bëhet pa vonesa të panevojshme. Përderisa, disa vonesa në zbatimin e vendimeve mund të justifikohen në rrethana të veçanta, të njëjtat në asnjë rast nuk duhet të jenë të tilla që të dëmtojnë thelbin e të drejtës së mbrojtur sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 31 të Kushtetutës.

Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni uebfaqen zyrtare të
Gjykatës Kushtetuese: https://gjk-ks.org/
--
Obaveštenje o objavljivanju presude KI341/25

Ustavni sud Republike Kosovo je objavio presudu u slučaju KI341/25, podnet od Argjente Shehu, u kojem je traženo ocena ustavnosti neizvršenja presude [C. br. 501/13] od 18. decembra 2013. godine, Osnovnog suda u Đakovici.

Sud je, jednoglasno, odlučio: (i) da proglasi zahtev prihvatljivim; (ii) da utvrdi da je došlo do povrede stava 2. člana 31. [Pravo na pravično i nepristrasno suđenje] Ustava Republike Kosovo i stava 1. člana 6. (Pravo na pravično suđenje) Evropske konvencije o ljudskim pravima, u pogledu neizvršenja presude [C. br. 501/13] Osnovnog suda u Đakovici od 18. decembra 2013. godine; i (iii) da naloži Osnovnom sudu da preduzme potrebne mere radi izvršenja presude [C. br. 501/13] od 18. decembra 2013. godine.

Na početku, u presudi je objašnjeno da se okolnosti konkretnog slučaja odnose na činjenicu da je podnositeljka zahteva majka i zakonska zastupnica (od 1. aprila 2010. godine) svog maloletnog sina P.D, koji je podneo tužbu Osnovnom sudu radi obavezivanja na plaćanje doprinosa za izdržavanje i troškove hrane protiv svog oca, odnosno dužnika. Dana 18. decembra 2013. godine, Osnovni sud je, presudom [C. br. 501/13], usvojio tužbeni zahtev sina podnositeljke zahteva i obavezao dužnika da mu plaća alimentaciju u iznosu od 80 (osamdeset) evra mesečno, počev od 1. marta 2013. godine pa sve dok postoje zakonski uslovi, i ta presuda je postala pravosnažna po presudi [AC. br. 3260/14] Apelacionog suda od 29. septembra 2014. godine. Nakon toga, a s obzirom da dužnik nije plaćao alimentaciju, podnositeljka zahteva je, dana 20. novembra 2014. godine, tražila od Osnovnog suda izvršenje gore navedene presude. Dana 5. maja 2016. godine, Osnovni sud je, presudom [P. br. 611/15], oglasio dužnika krivim za krivično delo “Izbegavanje pružanja sredstava za život” i osudio ga na uslovnu kaznu, tako što će mu, u slučaju neplaćanja alimentacije po pravosnažnoj presudi, biti izrečena kazna zatvora u trajanju od 180 (sto osamdeset) dana, a koja presuda je potvrđena od strane Apelacionog suda, pošto je taj sud odbacio žalbu dužnika. Dana 29. avgusta 2017. i 17. septembra 2025. godine, podnositeljka zahteva je tražila od Osnovnog suda opoziv uslovne kazne prema krivičnoj presudi, iz razloga što dužnik još uvek nije izvršio obavezu prema presudi [C. br. 501/13] Osnovnog suda od 18. decembra 2013. godine. Iz odgovora Osnovnog suda, koji je dostavljen Sudu 20. februara 2026. godine, proizilazi da je Osnovni sud, dana 12. decembra 2014. godine, dozvolio izvršenje po predlogu podnositeljke zahteva, dok je, dana 22. septembra 2025. godine, kada je ona tražila prioritetno rešavanje predmeta i izvođenje finansijskog veštačenja, taj sud bio pasivan. Dana 15. oktobra 2025. godine, Osnovni sud je usvojio predlog za izvođenje finansijskog veštačenja i vodio izvršni postupak do 6. februara 2026. godine, kada je i na osnovu preciziranja od 15. januara 2026. godine, doneo rešenje o blokiranju računa dužnika, koji su već blokirani i čeka se na zaplenu novčanih sredstava dužnika kod relevantnih banaka i njihov prenos u korist dužnika.

Podnositeljka zahteva je u svom zahtevu dostavljenom Sudu, navela da presuda Osnovnog suda nije izvršena i da su joj, usled njenog neizvršenja, povređena prava zagarantovana članovima 22. [Direktna primena međunarodnih sporazuma i instrumenata] i 31. [Pravo na pravično i nepristrasno suđenje] Ustava Republike Kosovo, kao i članom 6. (Pravo na pravično suđenje) Evropske konvencije o ljudskim pravima.

Prilikom ocene navoda podnositeljke zahteva, Sud je najpre izložio (i) načela svoje sudske prakse i sudske prakse Evropskog suda za ljudska prava u vezi sa izvršenjem sudskih odluka; a zatim (ii) primenio ista na okolnosti konkretnog slučaja. Sud je naglasio da se izvršenje pravosnažne presude smatra sastavnim delom prava na pravično suđenje, zagarantovanog članom 31. Ustava i članom 6. EKLJP. U tom smislu, Sud je razjasnio da su nadležni organi bili dužni da organizuju delotvoran sistem za izvršenje odluka u pravnom i praktičnom smislu, kako bi se osiguralo da se izvršenje odluka sprovodi bez nepotrebnog odlaganja. Iako određena kašnjenja u izvršenju odluka mogu biti opravdana u posebnim okolnostima, ista ni u kom slučaju ne smeju biti takva da naruše suštinu prava zaštićenog članom 6. Evropske konvencije o ljudskim pravima i članom 31. Ustava.

Za više informacija, molimo posjetite zvaničnu internet stranicu Ustavnog suda: https://gjk-ks.org/
--

Notification on the published Judgment KI341/25

The Constitutional Court of the Republic of Kosovo has published the judgment on the case KI341/25, submitted by Argjente Shehu, requesting thereby the constitutional review of the non-enforcement of Judgment [C. no. 501/13] of 18 December 2013 of the Basic Court in Gjakova.

The Court unanimously decided: (i) to declare the Referral admissible; (ii) to hold that there has been a violation of paragraph 2 of Article 31 [Right to Fair and Impartial Trial] of the Constitution of the Republic of Kosovo and paragraph 1 of Article 6 (Right to a fair trial) of the European Convention on Human Rights, regarding the non-enforcement of Judgment [C. no. 501/13] of 18 December 2013 of the Basic Court in Gjakova; and (iii) to order the Basic Court to undertake the necessary actions to enforce Judgment [C. no. 501/13] of 18 December 2013.

Initially, the Judgment clarifies that the circumstances of the present case relate to the fact that the Applicant is the mother and legal representative (since 1 April 2010) of the minor son P.D, who filed a claim for imposing the payment of the contribution for maintenance and nutrition against his father, respectively the debtor, with the Basic Court. On 18 December 2013, the Basic Court, by Judgment [C. no. 501/13], approved the statement of the claim of the son of the Applicant as grounded and obliged the debtor to pay him alimony in the amount of 80 (eighty) euro per month, starting from 1 March 2013 and for as long as the legal conditions exist, which judgment became final by Judgment [AC. no. 3260/14] of 29 September 2014 of the Court of Appeals. Thereafter, given that the debtor had not paid the alimony, on 20 November 2014, the Applicant requested from the Basic Court the enforcement of the aforementioned Judgment. On 5 May 2016, the Basic Court, by Judgment [P. no. 611/15], found the debtor guilty of the criminal offence “Avoiding maintenance support”, sentencing him conditionally, so that, in the event of non-payment of alimony according to the final Judgment, a punishment of imprisonment of 180 (one hundred and eighty) days would be imposed on him, which judgment was upheld by the Court of Appeals, after the latter rejected the appeal of the debtor. On 29 August 2017 and 17 September 2025, the Applicant requested from the Basic Court the revocation of the conditional sentence according to the criminal judgment, given that the debtor had still not fulfilled the obligation according to Judgment [C. no. 501/13] of 18 December 2013 of the Basic Court. From the response of the Basic Court, submitted to the Court on 20 February 2026, it results that on 12 December 2014, the Basic Court allowed the enforcement according to the proposal of the Applicant, whereas until 22 September 2025, when the latter requested priority treatment of the case and the taking of financial expertise, this court had been passive. On 15 October 2025, the Basic Court approved the proposal for taking financial expertise and conducted the enforcement proceedings until 6 February 2026, when also based on the specification of 15 January 2026, it rendered the Decision on blocking the accounts of the debtor, which have already been blocked and the sequestration of the monetary funds of the debtor with the respective banks and their transfer in favour of the debtor is pending.

The Applicant, in her Referral submitted to the Court, alleged that the Judgment of the Basic Court had not been enforced, and that as a consequence of its non-implementation, her rights guaranteed by Articles 22 [Direct Applicability of International Agreements and Instruments] and 31 [Right to Fair and Impartial Trial] of the Constitution of the Republic of Kosovo as well as Article 6 (Right to a fair trial) of the European Convention on Human Rights have been violated.

In assessing the allegations of the Applicant, the Court initially elaborated (i) the principles of its case law and of the European Court of Human Rights regarding the enforcement of court decisions; and then (ii) applied the same to the circumstances of the present case. The Court emphasized that the enforcement of a final decision is considered an integral part of the right to a fair trial, guaranteed by Article 31 of the Constitution and Article 6 of the ECHR. In this regard, the Court clarified that the competent authorities were obliged to organize an effective system for the implementation of decisions in legal and practical terms, in order to ensure that the implementation of decisions is carried out without unnecessary delays. While certain delays in the implementation of decisions may be justified in particular circumstances, the same in no case should be of such nature as to impair the essence of the right protected under Article 6 of the European Convention on Human Rights and Article 31 of the Constitution.

For more information, please visit the official website of the
Constitutional Court: https://gjk-ks.org/

05/06/2026

Njoftim për publikimin e aktgjykimit KI116/24

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KI116/24, të parashtruar nga P.K., nëpërmjet së cilës është kërkuar vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Pml. nr. 477/2023] të 29 nëntorit 2023 të Gjykatës Supreme.

Gjykata me gjashtë (6) vota “për” dhe një (1) votë “kundër”, vendosi: (i) ta deklarojë kërkesën e pranueshme; (ii) të konstatojë se Aktvendimi [Pml. nr. 477/2023] i 29 nëntorit 2023 i Gjykatës Supreme të Kosovës nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës, si dhe paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut; (iii) të shpallë të pavlefshëm Aktvendimin [Pml. nr. 477/2023] e 29 nëntorit 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës; (iv) të kthejë Aktvendimin [Pml. nr. 477/2023] e 29 nëntorit 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës në rivendosje, sipas konstatimeve të këtij Aktgjykimi.

Siç është shtjelluar në Aktgjykimin e publikuar, rezulton se ndaj parashtruesit të kërkesës ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Qarkut në Pejë për veprën penale të dhunimit sipas nenit 193, paragrafi 3, pika 5, lidhur me paragrafin 4 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (2004). Me Aktgjykimin [P. nr. 241/12] të 6 nëntorit 2012, Gjykata e Qarkut në Pejë e shpalli fajtor dhe e dënoi me 2 (dy) vite burgim parashtruesin e kërkesës, duke i llogaritur kohën e kaluar në paraburgim nga data 29 shkurt 2012 deri më 6 nëntor 2012. Pas ankesës së parashtruesit, Gjykata e Apelit me Aktvendimin [PAKR. nr. 222/2013] e anuloi aktgjykimin dhe e ktheu çështjen në rigjykim. Pas zgjidhjes së konfliktit të kompetencës ndërmjet Gjykatës Themelore në Pejë dhe asaj në Gjakovë, çështja u rigjykua disa herë. Me Aktgjykimin [PKR. nr. 141/2015] të 12 korrikut 2021, Gjykata Themelore në Pejë e dënoi parashtruesin me 8 (tetë) muaj e 8 (tetë) ditë burgim, por ky aktgjykim u anulua nga Gjykata e Apelit me Aktvendimin [PAKR. nr. 217/2022] dhe çështja u kthye në rigjykim. Në rigjykim, me Aktgjykimin [PKR. nr. 132/22] të 16 shkurtit 2023, Gjykata Themelore në Pejë e dënoi parashtruesin me 5 (pesë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe i caktoi paraburgim pas shpalljes së aktgjykimit. Pas ankesave të mbrojtjes dhe të prokurorisë, Gjykata e Apelit me Aktgjykimin [PAKR. nr. 225/23] të 10 majit 2023, ndryshoi cilësimin juridik të veprës penale dhe e dënoi parashtruesin me 2 (dy) vite burgim, duke refuzuar ankesën e Prokurorisë. Ndërkohë, parashtruesi paraqiti kërkesë për rishikim të procedurës penale, e cila u refuzua nga Gjykata Themelore me Aktvendimin [PK. nr. 110/2023] i cili u vërtetua edhe nga Gjykata e Apelit me Aktvendimin [PN. nr. 1001/2023]. Kundër këtyre vendimeve dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme. Me Aktgjykimin [Pml. nr. 504/2023] të 29 nëntorit 2023, Gjykata Supreme aprovoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me rishikimin dhe anuloi vendimet e gjykatave më të ulëta, duke e kthyer çështjen në Gjykatën e Apelit për vendimmarrje si gjykatë kompetente. Ndërsa, me Aktvendimin [Pml. nr. 477/2023] të po asaj date, Gjykata Supreme hodhi si jolëndore kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë kundër aktgjykimeve lidhur me fajësinë dhe dënimin.

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës kontestoi Aktvendimin [Pml. nr. 477/2023] e 29 nëntorit 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës duke pretenduar se, si pasojë e hedhjes poshtë të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nga Gjykata Supreme, atij i janë mohuar të drejtat e garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata fillimisht (i) shtjelloi parimet e përgjithshme të praktikës së saj gjyqësore dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përkitazi me të drejtën për “qasje në gjykatë” dhe të drejtën për mjete juridike dhe më pas (ii) i aplikoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret. Ashtu siç është shtjelluar në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konstatoi se në rastin konkret Gjykata Supreme, përkundër faktit që e ka aprovuar kërkesën e parë për mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka kthyer çështjen në rivendosje, është dashur të merret edhe me kërkesën e dytë dhe ta shqyrtojë atë në merita. Kjo për arsye se kërkesa e dytë nuk kishte të njëjtin objekt me të parën, por synonte vlerësimin e ligjshmërisë së vetë aktgjykimeve penale të formës së prerë. Si e tillë, ajo përbënte një mjet juridik të pavarur dhe substancial, i cili ngrinte pretendime që nuk shteroheshin apo bëheshin të panevojshme vetëm për shkak të kthimit të çështjes në rivendosje në kuadër të procedurës së rishikimit.

Gjykata vërejti se refuzimi i kësaj kërkese si “jolëndore”, me arsyetimin se nuk ekziston më objekt shqyrtimi, nuk është bindës, sepse aktgjykimet e kontestuara vazhdonin të ekzistonin juridikisht dhe të prodhonin pasoja deri në nxjerrjen e një vendimi të ri. Për më tepër, shqyrtimi në merita i kërkesës së dytë do të kontribuonte në sigurinë juridike dhe në evitimin e zvarritjeve të panevojshme procedurale, duke mundësuar që çështjet e ngritura lidhur me ligjshmërinë e aktgjykimeve të trajtohen në mënyrë përfundimtare pa pritur një proces të ri gjyqësor. Në këtë kuptim, mos shqyrtimi i saj cenon parimin e qasjes në gjykatë dhe të drejtën për një mjet juridik efektiv.

Si rezultat, Gjykata konstatoi se në rrethanat e parashtruesit të kërkesës, Gjykata Supreme me hedhjen poshtë si të palejuar të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës, i ka cenuar atij (i) të drejtën për “qasje në gjykatë” si pjesë përbërëse e një gjykimi të drejtë, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; si dhe (ii) “të drejtën për mjete juridike” të garantuar me nenin 32 të Kushtetutës.

Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni uebfaqen zyrtare të
Gjykatës Kushtetuese: https://gjk-ks.org/
--

Obaveštenje o objavljivanju presude KI116/24

Ustavni sud Republike Kosovo je objavio presudu u slučaju KI116/24, podnet od P.K., u kojem je traženo ocena ustavnosti rešenja [Pml. br. 477/2023] od 29. novembra 2023. godine Vrhovnog suda.

Sud je sa šest (6) glasova „za“ i jednim (1) glasom „protiv“, odlučio: (i) da proglasi zahtev prihvatljivim; (ii) da utvrdi da rešenje [Pml. br. 477/2023] od 29. novembra 2023. godine Vrhovnog suda Kosova nije u skladu sa stavom 1. člana 31. [Pravo na pravično i nepristrasno suđenje], članom 32. [Pravo na pravno sredstvo] Ustava, kao i stavom 1. člana 6. [Pravo na pravično suđenje] Evropske konvencije o ljudskim pravima; (iii) da proglasi nevažećim rešenje [Pml. br. 477/2023] od 29. novembra 2023. godine Vrhovnog suda Kosova; (iv) da vrati rešenje [Pml. br. 477/2023] od 29. novembra 2023. godine Vrhovnog suda Kosova na ponovno odlučivanje, u skladu sa konstatacijama ove presude.

Kako je obrazloženo u objavljenoj presudi, proizilazi da je protiv podnosioca zahteva podignuta optužnica od strane Okružnog tužilaštva u Peći za krivično delo silovanja prema članu 193, stav 3. tačka 5. u vezi sa stavom 4. i članom 23. Krivičnog zakonika Republike Kosovo (2004). Presudom [P. br. 241/12] od 6. novembra 2012. godine, Okružni sud u Peći proglasio ga je krivim i kaznio na 2 (dve) godine zatvora, pri čemu mu je uračunato vreme provedeno u pritvoru od 29. februara 2012. godine do 6. novembra 2012. godine. Nakon žalbe podnosioca zahteva, Apelacioni sud je rešenjem [PAKR. br. 222/2013] poništio presudu i predmet vratio na ponovno suđenje. Nakon rešavanja sukoba nadležnosti između Osnovnog suda u Peći i Osnovnog suda u Đakovici, predmet je više p**a ponovno suđen. Presudom [PKR. br. 141/2015] od 12. jula 2021. godine, Osnovni sud u Peći kaznio je podnosioca zahteva na 8 (osam) meseci i 8 (osam) dana zatvora, ali je ova presuda poništena od strane Apelacionog sud rešenjem [PAKR. br. 217/2022] i predmet je vraćen na ponovno suđenje. Na ponovnom suđenju, presudom [PKR. br. 132/22] od 16. februara 2023. godine, Osnovni sud u Peći kaznio je podnosioca zahteva na 5 (pet) godina i 6 (šest) meseci zatvora i odredio mu pritvor nakon izricanja presude. Nakon žalbi odbrane i tužilaštva, Apelacioni sud je presudom [PAKR. br. 225/23] od 10. maja 2023. godine izmenio pravnu kvalifikaciju krivičnog dela i kaznio podnosioca na 2 (dve) godine zatvora, odbijajući žalbu tužilaštva. U međuvremenu, podnosilac zahteva je podneo zahtev za preispitivanje krivičnog postupka, koji je odbijen od strane Osnovnog suda rešenjem [PK. br. 110/2023] i potvrđen od strane Apelacionog suda rešenjem [PN. br. 1001/2023]. Protiv ovih odluka i protiv presude Apelacionog suda, podnosilac zahteva podneo je zahteve za zaštitu zakonitosti Vrhovnom sudu. Presudom [Pml. br. 504/2023] od 29. novembra 2023. godine, Vrhovni sud je usvojio zahtev za zaštitu zakonitosti u vezi sa preispitivanjem i poništio odluke nižih sudova, vraćajući predmet Apelacionom sudu na odlučivanje kao nadležnom sudu. Dok je rešenjem [Pml. br. 477/2023] od istog datuma, Vrhovni sud odbacio kao bespredmetan zahtev za zaštitu zakonitosti protiv presuda u vezi sa krivicom i kažnjavanjem.

Podnosilac zahteva je pred Sudom osporio rešenje [Pml. br. 477/2023] od 29. novembra 2023. godine Vrhovnog suda Kosova, navodeći da su mu usled odbacivanja zahteva za zaštitu zakonitosti od strane Vrhovnog suda uskraćena prava zagarantovana članom 31. [Pravo na pravično i nepristrasno suđenje] Ustava; kao i članom 6. (Pravo na pravično suđenje) Evropske konvencije o ljudskim pravima.

Prilikom ocenjivanja navoda podnosioca zahteva, Sud je najpre (i) razradio opšta načela svoje sudske prakse i prakse Evropskog suda za ljudska prava u odnosu na pravo na „pristup sudu“ i pravom na pravna sredstva, a zatim je (ii) iste primenio na okolnosti konkretnog slučaja. S tim u vezi i na osnovu okolnosti konkretnog slučaja.

Onako kako je obrazloženo u objavljenoj Presudi, Sud je konstatovao da je u konkretnom slučaju Vrhovni sud, nasuprot činjenici što je usvojio prvi zahtev za zaštitu zakonitosti i predmet vratio na ponovno odlučivanje, morao da se bavi i drugim zahtevom i da ga razmotri po meritumu. To iz razloga što drugi zahtev nije imao isti predmet kao prvi, već je imao za cilj ocenu zakonitosti samih pravnosnažnih krivičnih presuda. Kao takav, on je predstavljao nezavistan i suštinski pravni lek, koji je iznosio navode koji se nisu iscrpljivali niti postajali nepotrebni samo zbog vraćanja predmeta na ponovno odlučivanje u okviru postupka preispitivanja.

Sud je primetio da odbijanje ovog zahteva kao „neosnovanog“ uz obrazloženje da više ne postoji predmet razmatranja nije ubedljivo, jer su osporene presude nastavile da pravno postoje i proizvode posledice sve do donošenja nove odluke. Štaviše, meritorno razmatranje drugog zahteva doprinelo bi pravnoj sigurnosti i izbegavanju nepotrebnih proceduralnih odugovlačenja, omogućavajući da se pitanja pokrenuta u vezi sa zakonitošću presuda tretiraju na konačan način bez čekanja na novi sudski postupak. U tom smislu, njegovo nerazmatranje ugrožava načelo pristupa sudu i pravo na efektivno pravno sredstvo.

Kao rezultat, Sud je utvrdio da je u okolnostima podnosioca zahteva, Vrhovni sud odbacivanjem kao nedozvoljenog zahteva podnosioca za zaštitu zakonitosti, istom ugrozio (i) pravo na „pristup sudu“ kao sastavni deo pravičnog suđenja, zagarantovano članom 31. Ustava i članom 6. Evropske konvencije o ljudskim pravima; kao i (ii) „pravo na pravna sredstva“ zagarantovano članom 32. Ustava.

Za više informacija, molimo posjetite zvaničnu internet stranicu Ustavnog suda: https://gjk-ks.org/
--

Notification on the published Judgment KI116/24

The Constitutional Court of the Republic of Kosovo has published the judgment on the case KI116/24, submitted by P.K., requesting thereby the constitutional review of Decision [Pml. no. 477/2023] of 29 November 2023 of the Supreme Court.

The Court, by six (6) votes “for” and one (1) vote “against”, decided: (i) to declare the Referral admissible; (ii) to hold that Decision [Pml. no. 477/2023] of 29 November 2023 of the Supreme Court of Kosovo is not in compliance with paragraph 1 of Article 31 [Right to Fair and Impartial Trial], Article 32 [Right to Legal Remedies] of the Constitution, as well as paragraph 1 of Article 6 [Right to a fair trial] of the European Convention on Human Rights; (iii) to declare Decision [Pml. no. 477/2023] of 29 November 2023 of the Supreme Court of Kosovo invalid; (iv) to remand Decision [Pml. no. 477/2023] of 29 November 2023 of the Supreme Court of Kosovo for reconsideration, in accordance with the findings of this Judgment.

As elaborated in the published Judgment, it results that an indictment was filed against the Applicant by the District Prosecution Office in Peja for the criminal offence of r**e under Article 193, paragraph 3, item 5 in conjunction with paragraph 4 and Article 23 of the Provisional Criminal Code of Kosovo (2004). By Judgment [P. no. 241/12] of 6 November 2012, the District Court in Peja found him guilty and sentenced him to 2 (two) years of imprisonment, counting the time spent in detention on remand from 29 February 2012 until 6 November 2012. Following the appeal of the Applicant, the Court of Appeals, by Decision [PAKR. no. 222/2013], annulled the judgment and remanded the case for retrial. After resolving the conflict of jurisdiction between the Basic Court in Peja and that in Gjakova, the case was retried several times. By Judgment [PKR. no. 141/2015] of 12 July 2021, the Basic Court in Peja sentenced the Applicant to 8 (eight) months and 8 (eight) days of imprisonment, but this judgment was annulled by the Court of Appeals by Decision [PAKR. no. 217/2022] and the case was remanded for retrial. In retrial, by Judgment [PKR. no. 132/22] of 16 February 2023, the Basic Court in Peja sentenced the Applicant to 5 (five) years and 6 (six) months of imprisonment and assigned detention on remand after the announcement of the judgment. Following the appeals of the defense and of the prosecution, the Court of Appeals, by Judgment [PAKR. no. 225/23] of 10 May 2023, modified the legal qualification of the criminal offence and sentenced the Applicant to 2 (two) years of imprisonment, rejecting the appeal of the prosecution. Meanwhile, the Applicant filed a request for reopening of criminal proceedings, which was rejected by the Basic Court by Decision [PK. no. 110/2023] and upheld by the Court of Appeals by Decision [PN. no. 1001/2023]. Against these decisions and against the judgment of the Court of Appeals, the Applicant filed requests for protection of legality with the Supreme Court. By Judgment [Pml. no. 504/2023] of 29 November 2023, the Supreme Court approved the request for protection of legality regarding the reopening and annulled the decisions of the lower courts, remanding the case to the Court of Appeals for decision-making as the competent court. Whereas, by Decision [Pml. no. 477/2023] of the same date, the Supreme Court dismissed as moot the request for protection of legality against the judgments regarding guilt and sentence.

The Applicant before the Court challenged Decision [Pml. no. 477/2023] of 29 November 2023 of the Supreme Court of Kosovo, alleging that as a consequence of the dismissal of the request for protection of legality by the Supreme Court, he was denied the rights guaranteed by Article 31 [Right to Fair and Impartial Trial] of the Constitution; as well as Article 6 (Right to a fair trial) of the European Convention on Human Rights.

In assessing the allegations of the Applicant, the Court first (i) elaborated the general principles of its case law and that of the European Court of Human Rights regarding the right of “access to court” and the right to legal remedies and then (ii) applied the same to the circumstances of the present case. In this regard and based on the circumstances of the present case.

As elaborated in the published Judgment, the Court held that in the present case the Supreme Court, despite the fact that it approved the first request for protection of legality and remanded the case for reconsideration, it should have also dealt with the second request and examined it on the merits. This is because the second request did not have the same subject matter as the first, but aimed at the assessment of the legality of the final criminal judgments themselves. As such, it constituted an independent and substantive legal remedy, which raised allegations that were not exhausted or rendered unnecessary because the case was remanded for reconsideration within the reopening procedure.

The Court noted that the rejection of this request as “moot”, reasoning that there is no longer a subject of review, is not convincing, because the challenged judgments continued to legally exist and to produce consequences until the issuance of a new decision. Moreover, the examination on the merits of the second request would contribute to legal certainty and to avoiding unnecessary procedural delays, by enabling the issues raised regarding the legality of the judgments to be treated finally without awaiting a new judicial process. In this sense, its non-examination violates the principle of access to court and the right to an effective legal remedy.

As a result, the Court held that in the circumstances of the Applicant, the Supreme Court, by dismissing as inadmissible the request for protection of legality of the Applicant, violated (i) his right of “access to court” as an integral part of a fair trial, guaranteed by Article 31 of the Constitution and Article 6 of the European Convention on Human Rights; as well as (ii) “the right to legal remedies” guaranteed by Article 32 of the Constitution.

For more information, please visit the official website of the
Constitutional Court: https://gjk-ks.org/

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Rruga Perandori Justinian Nr. 44
Pristina