Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë

Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë

Share

QMU si institucion primar shëndetësorë synon organizim të mirëfillt të punës që rezulton në përgjigje dhe intervenim efikas në raste urgjente në fatkeqësi.

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 03/06/2026

Në Qendren e Mjekësisë Urgjente është mbajt ligjërata e radhës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesioanl me temën:

“Reanimimi Kardio-Respirator, Trajtimi, Menaxhimi dhe Kujdesi Infermieror në Kushte Paraspitalore”

Ligjëruan:
Dr. Spec. Vjollca Haklaj,
Inf. B*h. Milaim Gashi

Gjatë ligjëratës u trajtuan aspektet kryesore të reanimimit kardio-respirator, menaxhimit të rasteve urgjente dhe kujdesit infermieror në kushte paraspitalore.

Falënderojmë dr. Vjollca për ligjeratën e mrekullueshme dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre.

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 01/06/2026

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ekipet mjekësore të QMU-së ishin të pranishme në aktivitetet e organizuara për fëmijët.

Gjatë këtij aktiviteti, ofruam mbështetje mjekësore dhe zhvilluam prezantime edukative për fëmijët mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin, ndihmës së parë dhe përdorimit të pajisjeve mjekësore.

Përmes këtij angazhimi, fëmijët patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth rolit të shërbimeve emergjente dhe rëndësisë së reagimit të shpejtë në situata të ndryshme.

Ky aktivitet kontribuoi në edukimin dhe vetëdijesimin e fëmijëve për rëndësinë e shëndetit, sigurisë dhe kujdesit ndaj vetes dhe të tjerëve.

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 24/04/2026

Në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional është mbajtur ligjërata e radhës me temën:

“Apnea e gjumit – trajtimi dhe mundësia e shfaqjes së urgjencave jetëkërcënuese. Trajtimi dhe kujdesi në kushte paraspitalore.”

Ligjërata u mbajt nga Dr. spec. Besim Morina, pulmolog.

Ky ishte nje nder shumë aktivitetet e rëndësishme dhe kontribues në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmes përditësimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional të stafit mjekësor.

Stafi i QMU-së, shprehin falënderim të veçantë për Dr. Besim Morinën Besim Morina, për ligjëratën profesionale dhe të strukturuar, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre.

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 16/04/2026

Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente – Prishtinë, përfundoi me sukses trajnimi 3-ditor me temë:
"Sigurimi i tubimeve masive dhe eventeve kulturo-sportive nga ekipet e urgjencës paraspitalore”

Gjatë këtyre tri ditëve, stafi i urgjencës pati mundësinë të thellojë njohuritë dhe të avancojë aftësitë praktike për menaxhimin e situatave emergjente në ngjarje masive.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe trajnerët:
•Mr. Sc. SMF Arlinda Abdullahu
•Prof. Dr. Isuf Bajrami- specialist i mjekesisë Urgjente
•SMF Valbonë Blaku

Ky trajnim kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve emergjente dhe sigurinë e qytetarëve.

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 30/03/2026

Në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, në Qendrën e Mjekësisë Urgjente u mbajt ligjërata e rradhës me temë:

"Triazhimi i pacientëve sipas rëndësisë së gjendjes shëndetësore te aksidentet me disa të lënduar dhe kujdesi infermieror ndaj këtyre pacientëve në KPS”

Ligjëruan:
• Dr. Spec. Haki Dragusha – Specialist i Mjekësisë Urgjente
• Inf. B*h. Muhamet Krasniqi

Gjatë kësaj ligjërate u trajtuan praktikat më të mira në menaxhimin e rasteve emergjente me shumë të lënduar, si dhe roli thelbësor i kujdesit infermieror në këto situata.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe kontributin në avancimin profesional!

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 08/03/2026

Më 8 Mars, në shërbimin e urgjencës, ekipa kujdestare u vizitua nga drejtori i DSh- se, të Komunës së Prishtinës, dr Izet Sadiku.

Kjo vizitë u realizua me rastin e Festës së Gruas, për të shprehur mirënjohje dhe respekt për punën dhe përkushtimin e grave që shërbejnë çdo ditë në kujdesin shëndetësor 24/7.

Gjatë vizitës u vlerësua angazhimi dhe profesionalizmi i stafit kujdestar, të cilët janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve për të ofruar ndihmë dhe kujdes shëndetësor në çdo kohë.

Gëzuar 8 Marsin dhe faleminderit për kontributin e çmuar të grave në shëndetësi dhe në shoqëri!

QMU Staf,

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 27/02/2026

Është mbajtur me sukses ligjërata e Dytë për Vitin 2026, në kuadër të Edukimit të vazhdueshem profesuonal.
*TEMA
“Rëndësia e STROK dhe qasja multidisiplinare – përdorimi i ECHO në raste urgjente. Vetëraportimi i stresit dhe ankthit dhe manifestimi i tyre në punë te profesionistët shëndetësor (KPS)”

Ligjërata trajtoi rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm të STROK-ut, rolin e qasjes multidisiplinare në menaxhimin e rasteve urgjente, si dhe përdorimin e ECHO-s si mjet i rëndësishëm diagnostik. Gjithashtu, u diskutua për vetëraportimin e stresit dhe ankthit, si dhe ndikimin e tyre në performancën profesionale dhe mirëqenien e profesionistëve shëndetësorë.

Ligjëruan:
Dr. Spec. Hysni Trolli – Radiolog
PhD. Cand. Kaltrina Azizi-Sadiku

Falënderojmë ligjëruesit për kontributin profesional dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe diskutimet konstruktive.
Angazhimi i vazhdueshëm në edukim profesional mbetet prioritet në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 30/01/2026

📘 Edukimi i Vazhdueshëm Profesional – Viti 2026

Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për vitin 2026, u zhvillua ligjërata e parë e ciklit trajnimor me temën:

“Menaxhimi dhe përkujdesja urgjente ndaj pacientit me djegie (Combustio)”

Ligjërata u mbajt nga Dr. Brisilda Osmani, e cila ndau njohuri teorike dhe praktike mbi vlerësimin fillestar, trajtimin urgjent dhe menaxhimin multidisiplinar të pacientëve me djegie, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjes së hershme dhe kujdesit të specializuar.

Pjesa Infermierore:
“Kujdesi infermieror ndaj pacientëve me djegie në kujdesin para-spitalor”
Ligjërues:
inf. B*h Kastriot Hajdari, dhe inf. B*h Avni Ramadani.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesimin, angazhimin dhe prezencën e treguar, si dhe për kontributin në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 29/01/2026

Ligjëratë promovuese me nxënësit e SHF “Meto Bajraktari”

Dje u zhvillua një ligjëratë informuese dhe promovuese mbi veprimtarinë e punës së Qendrës së Mjekësisë Urgjente dhe linjës 194, me nxënësit e Shkollës Fillore “Meto Bajraktari”.
Nxënësit u informuan për rëndësinë e shërbimit të urgjencës mjekësore, mënyrën e përdorimit të saktë të linjës 194, si dhe për rolin jetik që ky shërbim ka në situata emergjente.

🚑 Qëllimi i kësaj ligjërate ishte rritja e vetëdijes që në moshë të hershme për reagimin e duhur në raste urgjente dhe përdorimin me përgjegjësi të shërbimeve emergjente.

Ligjërues i aktivitetit, prof. dr. Isuf Bajrami

📞 194 – një thirrje që shpëton jetë

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 26/12/2025

Në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Qendra e Mjekësisë Urgjente – Prishtinë zhvilloi një seri ligjëratash të suksesshme për vitin 2025.

Ligjërata e fundit, trajtoi temat më të rëndësishme të kujdesit para-spitalor dhe menaxhimit të pacientëve në situata emergjente, duke përfshirë menaxhimin e pacientit në sulëm dhe status epileptik në KPS, si dhe kujdesin infermieror ndaj këtyre pacientëve.

Ligjëruesit e aktivitetit ishin:
• Dr. Spec. Shpend Rrustemi – pjesa mjekësore
• Inf. B*h. Salih Breznica – pjesa infermierore

Ky aktivitet u karakterizua nga angazhimi i lartë i pjesëmarrësve, diskutime profesionale dhe ndarje praktike e njohurive, duke e bërë ligjëratën një sukses të vërtetë.

Qendra e Mjekësisë Urgjente – Prishtinë falënderon ligjëruesit dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në avancimin e njohurive profesionale dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj pacientëve.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Pristina