01/06/2026
📢 Njoftim për banorët e lagjes Kodra e Trimave II
Të nderuar banorë,
Ju njoftoj se më 03.06.2026, duke filluar nga ora 20:00, do të realizohet faza e parë e dezinsektimit hapësinor në lagjen tonë, në kuadër të programit të Komunës së Prishtinës për kontrollin e insekteve dhe mbrojtjen e shëndetit publik. 🦟
Sipas planit dinamik të operimit, lagjja Kodra e Trimave është e paraparë të trajtohet gjatë Ditës së 3-të të dezinsektimit, së bashku me zonat përreth.
Lusim banorët që gjatë kohës së trajtimit të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, personat e ndjeshëm dhe kafshët shtëpiake.
⚠️ Aktiviteti varet nga kushtet atmosferike dhe, në rast të motit të pafavorshëm, mund të ketë ndryshim të datës ose orarit të realizimit.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Sinqerisht,
Këshilli Lokal – Kodra e Trimave II
02/05/2026
Njoftim
Të nderuar banorë të Kodra e Trimave II,
Njoftoheni se në kuadër të Masterplanit për rigjenerimin e lagjes Kodra e Trimave II, përgatitur nga Komuna e Prishtinës, është hartuar harta e pronësisë së pronave në lagjen tonë.
Dokumenti si në foto tregon ndarjen e pronave në:
- Pronë publike (ngjyrë e kuqe/vjollcë)
- Pronë private (ngjyrë hiri)
Kjo hartë është pjesë e draftit të Masterplanit i cili u prezantua edhe në Konferencën e Investitorëve Amerikanë të mbajtur në Prishtinë nga 28 deri më 30 prill 2026.
Masterplani synon rigjenerimin urban të lagjes sonë duke respektuar pronësinë e secilit, me synimin e krijimit të mundësive dhe hapësirave më të mira publike.
Sinqerisht,
Këshilli Lokal - Kodra e Trimave II
18/06/2025
Njoftim:
Te dashur banorë të Kodres se Trimave,
Njoftoheni se më 19.06.2025, nga ora 20:00, fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në lagjen tone për vitin 2025. 🦟
Sipas njoftimit te Komunes, hudhja e larvicideve do të bëhet më 18.06.2025 dhe 19.06.2025, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.
Sinqerisht,
Keshilli Lokal - Kodra e Trimave II
18/04/2025
TAKIM PUBLIK ME QYTETARË
Të nderuar banorë, njoftoheni se ka filluar zyrtarisht fushata informuese për zbatimin e Projektit të Rindërtimit të Kadastrit nga Agjencia Katastrale e Kosovës.
Çfarë do të thotë Rindërtimi Katastral për ju:
- Rregullimi i të dhënave kadastrale;
- Sigurimi juridik të pronës suaj;
- Zgjidhja e problemeve të trashëguara ndër vite; dhe
- Kontribut në zhvillim ekonomik
Në kuadër të këtij projekti, do të mbahen takime të përditshme informuese me qytetarët në zonat ku do të zbatohet rindërtimi i kadastrit. Ky është momenti ideal për të kuptuar çdo hap të procesit dhe për të qenë pjesë aktive në zgjidhjen e çështjeve të pronës.
Data e mbajtjes së takimit informues për lagjen tonë është si në vijim:
📅 Kur? 18 prill 2025
⏰ Ora: 16:30 - 17:30
📍 Ku? SHFMU ''Asim Vokshi'' - Prishtinë
akk.rks-gov.net
15/04/2025
TAKIM PUBLIK ME QYTETARË
Të nderuar banorë, njoftoheni se ka filluar zyrtarisht fushata informuese për zbatimin e Projektit të Rindërtimit të Kadastrit nga Agjencia Katastrale e Kosovës. Çfarë do të thotë Rindërtimi Katastral për ju:
- Rregullimi i të dhënave kadastrale;
- Sigurimi juridik të pronës suaj;
- Zgjidhja e problemeve të trashëguara ndër vite; dhe
- Kontribut në zhvillim ekonomik
Në kuadër të këtij projekti, do të mbahen takime të përditshme informuese me qytetarët në zonat ku do të zbatohet rindërtimi i kadastrit. Ky është momenti ideal për të kuptuar çdo hap të procesit dhe për të qenë pjesë aktive në zgjidhjen e çështjeve të pronës.
Data e mbajtjes së takimit informues për lagjen tonë është si në vijim:
📅 Kur? 18 prill 2025
⏰ Ora: 16:30 - 17:30
📍 Ku? SHFMU ''Asim Vokshi'' - Prishtinë
Për më shumë, mund të njoftoheni edhe me Udhëzuesin e Punës Nr. 01/2025 për Rindërtimin Katastral
Me qëllim të garantimit të një procesi efikas dhe të suksesshëm në realizimin e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, ka hyrë në fuqi ""𝐔𝐝𝐡ë𝐳𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐢 𝐏𝐮𝐧ë𝐬 𝐧𝐫. 𝟎𝟏/𝟐𝟎𝟐𝟓 𝐩ë
Rindërtimi i kadastrit është një projekt i rëndësishëm për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Ky proces jo vetëm që mundëson azhurnimin e të dhënave, por u ofron pronarëve në zonat e përfshira mundësinë që, pa asnjë kosto, pronat e tyre të paluajtshme të bëhen pjesë aktive e...
28/02/2025
🏡 Një të ardhme më e mirë për lagjen tonë! 🏙️
Këshilli Lokal - Kodra e Trimave II ju fton të njiheni me Master Planin e ri për rigjenerimin e zonës sonë! 🌳
📅 Kur? 4 mars 2025
⏰ Ora: 10:00
📍 Ku? Salla e Kuvendit Komunal
Ejani të bëheni pjesë e transformimit të lagjes tonë! ✨
02/12/2024
Njoftim nga Këshilli Lokal Kodra e Trimave II
Të nderuar qytetarë,
📍 Vizita në Drejtorinë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave
Gjatë kësaj jave realizuam një vizitë në zyrën e Z. Xhaferi, Drejtor i Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave në Komunën e Prishtinës. Diskutuam mundësitë për ndërhyrjet e planifikuara sipas kërkesës sonë nr. 01-2024, dhe jo vetëm
Gjatë takimit, u informuam se një kompani tashmë është angazhuar për këto ndërhyrje dhe se ndihma jonë si këshill lokal është rëndësishme për identifikimin e saktë të të gjitha rrugëve dhe problemeve.
📷 Vlerësimi në terren gjatë fundjavës
Në vijim të angazhimit tonë, gjatë fundjavës, së bashku edhe me Ansambleistin Z. Dasmor Durmishi dhe Donjeta Dragusha, Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Komunen tonë, kemi realizuar vizita gjithëpërfshirëse në të gjitha pjesët që mbulon Këshilli Lokal Kodra e Trimave II.
👉 Ky aktivitet kishte për qëllim skanimin e problemeve me rrugë dhe aspekte të tjera infrastrukturore. Gjatë vizitës, kishim biseda direkte me banorët dhe regjistruam fotografi të disa prej zonave që kërkojnë ndërhyrje emergjente.
Të gjitha këto informata janë adresuar në një grup të krijuar nga zyrtarë të Komunës në WhatsApp. Jam i informuar se ato janë marrë parasysh dhe shpresojmë që ndërhyrjet e nevojshme do të realizohen sa më shpejt.
Ftojmë të gjithë banorët që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me ne, duke na njoftuar për problemet dhe nevojat që kanë, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku për një lagje më të mirë dhe më funksionale!
Me respekt,
Adem Sylejmani
Kryetar i Këshillit Lokal Kodra e Trimave II
01/10/2024
𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐁𝐚𝐧𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐓𝐫𝐢𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐈𝐈
Të nderuar banorë të Bashkësisë Lokale Kodra e Trimave II,
Ju informojmë se më datën 02.10.2024, Z. Krenar XHAFERI, Drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave në Komunën e Prishtinës, do të vizitojë lagjen tonë. Ky takim do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë banorët që të shprehin nevojat dhe shqetësimet e tyre në lidhje me përmirësimin e kushteve të jetesës në komunitetin tonë.
Kërkesat dhe sugjerimet tuaja, qofshin ato për rregullimin e infrastrukturës, ndriçimin publik, apo projekte të tjera që janë të domosdoshme dhe më se të nevojshme do të keni mundësi që ti paraqitni drejtpërderejt tek zyrtari përgjegjës për infrastrukture i Komunes sonë. Prandaj, bashkohuni dhe bëni zërin tuaj të dëgjohet!
📅 Data: 02.10.2024
🕒 Ora: 10;00
📍 Vendi: Rr. Vëllezrit Fazliu 399, Prishtina 10000 (Përballë zyrave të LDK-së) https://maps.app.goo.gl/6amq4TdtPmT7mhR3A
Për një të ardhme më të mirë për lagjen tonë!
Sinqerisht,
Kryetari i Këshillit Lokal – Kodra e Trimave II
Send a message to learn more