01/06/2026
“Syrigana” — Album
Hamburger Bahnhof, Berlin
29 & 30.05.2026 | 18:30 & 20:30
Photographer: Arben Llapashtica
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Filharmonia e Kosovës, Sylejman Vokshi 19, Pristina.
01/06/2026
“Syrigana” — Album
Hamburger Bahnhof, Berlin
29 & 30.05.2026 | 18:30 & 20:30
Photographer: Arben Llapashtica
30/05/2026
Thank you, Berlin!
Thank you, Hamburger Bahnhof - Nationalgalerie der Gegenwart
After four unforgettable performances at the iconic Hamburger Bahnhof, we are deeply grateful for the warm welcome, the inspiring audiences, and the opportunity to share ‘Syrigane’ with you.
It has been a privilege to bring this project to life in such a remarkable setting and to be part of this extraordinary artistic journey.
Thank you to everyone who joined us, supported us, and made these days in Berlin so special.
Until next time, Berlin. We look forward to seeing you again. ❤️
📷Arben Llapashtica
29/05/2026
Syrigana tingëlloi në Berlin
U dha premiera e ‘Syrigana’ në versionin koncertal, në Hamburger Bahnhof, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në Berlin.
Në kuadër të projektit të artistit Petrit Halilaj, Orkestra dhe artistët e përfshirë sollën një interpretim emocional para publikut ndërkombëtar në hapësirat ikonike të Hamburger Bahnhof.
Faleminderit të gjithë artistëve, muzikantëve, ekipit realizues dhe partnerëve që e bënë të mundur këtë mbrëmje të jashtëzakonshme në Hamburger Bahnhof.
Fotografitë: Arben Llapashtica
28/05/2026
🎼 SYRIGANA | Prova Gjenerale në Hamburger Bahnhof – Berlin
Përgatitjet e fundit për “Syrigana” nga Petrit Halilaj po zhvillohen në Hamburger Bahnhof – Berlin një projekt unik operistik në një prej institucioneve më ikonike të artit bashkëkohor në Evropë.
Nën dirigjimin e Marco Crispo, Filharmonia e Kosovës interpreton partiturën e kompozuar nga Lugh O’Neill, së bashku me sopranot Nina Guo dhe Urta Haziraj, si dhe ansamblin “Don’t Listen to Your Neighbors”, në kuadër të ekspozitës “An Opera Out of Time”.
Pas premierës së saj në Kosovë gjatë verës së vitit 2025, “Syrigana” vjen tashmë në Berlin si pjesë e programit jubilar për 30-vjetorin e Hamburger Bahnhof – Nationalgalerie der Gegenwart.
📍 Hamburger Bahnhof – Berlin
🗓️ 29 maj 2026
🕡 Shfaqjet: 18:30 & 20:30
📷 Arben Llapashtica
Ky projekt realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ambasciata d’Italia Berlino dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.
28/05/2026
Në kuadër të Javës Italiane në Gjermani dhe programit prej 100 ngjarjesh kulturore, në Ambasadën e Italisë në Berlin u zhvillua një panel diskutimi i organizuar nga Ambasada Italiane në Berlin dhe ChertLüdde.
Në panel morën pjesë artisti Petrit Halilaj, dirigjenti Marco Crispo, kuratorja e Hamburger Bahnhof Catherine Nichols dhe u. drejtori i Filharmonisë së Kosovës Dardan Selimaj, nën kujdesin e Shkëlqesisë së Tij, Fabrizio Bucci.
Ky panel i parapriu premierës së “Syrigana” në Hamburger Bahnhof – Nationalgalerie der Gegenwart, duke shënuar një moment të rëndësishëm të dialogut kulturor dhe bashkëpunimit artistik mes Kosovës, Italisë dhe Gjermanisë.
📷 Arben Llapashtica
28/05/2026
🎼 Instrumentalistët dhe ekipi i Filharmonisë së Kosovës mbërritën në Berlin për përgatitjet finale të të prezantimit të “Syrigana” nga Petrit Halilaj, në një prej hapësirat më të rëndësishme të artit bashkëkohor në Evropë – Hamburger Bahnhof – Nationalgalerie der Gegenwart.
Para provave dhe performancave, artistët vizituan ambientet e muzeut dhe ekspozitën “An Opera Out of Time”, ku opera “Syrigana” vjen si formë e re performative.
Nën dirigjimin e Marco Crispo, Filharmonia e Kosovës interpreton partiturën e kompozuar nga Lugh O’Neill, së bashku me sopranot Nina Guo dhe Urta Haziraj, si dhe ansamblin “Don’t Listen to Your Neighbors”.
Pas premierës së saj në Kosovë në verën e vitit 2025, “Syrigana” vjen tashmë në Berlin si pjesë e programit jubilar për 30-vjetorin e Hamburger Bahnhof.
📍 Hamburger Bahnhof – Berlin
🗓️ 29 & 30 maj 2026
📷 Arben Llapashtica
Ky projekt realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ambasciata d’Italia Berlino dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.
22/05/2026
Në kuadër të programit “Skena Iuvenis”, mbrëmë në Prishtinë u mbajt një koncert i përbashkët i Korit dhe Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës me Korin dhe Orkestrën e Fakultetit të Arteve – Dega e Artit Muzikor e Universitetit të Prishtinës, si dhe Orkestrën Frymore të Fakultetit të Arteve (DAM).
Mbrëmja u hap me Simfoninë nr. 12 të Wolfgang Amadeus Mozart-it, në një aranzhim të realizuar nga Leutrim Sahiti dhe Dea Ahma, nën drejtimin e Prof. Edon Ramadani.
Në vazhdim, nën drejtimin e Ylli Daklanit, u interpretua “Arabeskë nr. 2” e Claude Debussy, në aranzhimin e tij, duke sjellë një atmosferë delikate dhe impresive muzikore. Programi vijoi me “Tango” të Isaac Albéniz, në aranzhimin e Leart Sejdiut, si dhe me “Presto” nga “Tri valle” e Henryk Mikołaj Górecki, në aranzhimin e Fjolla Gash*t, duke i dhënë koncertit një dinamikë të larmishme stilistike.
Më pas, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, u interpretua vepra “Suitë shqiptare” e kompozitorit Landi Surdulli, student i drejtimit të kompozimit, e cila u prit me interes të veçantë. Programi kulmoi me interpretimin e “Meshë në D-Dur” të Antonín Dvořák-ut, duke sjellë një përmbyllje solemne të mbrëmjes.
Ky koncert shënoi gjithashtu 50-vjetorin e themelimit të Degës së Artit Muzikor në Fakultetin e Arteve, duke e bërë këtë bashkëpunim një moment të rëndësishëm artistik dhe institucional në jetën muzikore të vendit.
Fotografitë: Visar Kadroli
21/05/2026
Në kuadër të programit “Skena Iuvenis”, mbrëmë në Mitrovicë u prezantua koncerti i përbashkët i Korit dhe Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës me Korin dhe Orkestrën e Fakultetit të Arteve – Dega e Artit Muzikor e Universitetit të Prishtinës.
Fillimisht u interpretua vepra ‘Suitë shqiptare’ e Landi Surdullit, student i drejtimit të kompozimit. Më pas, Ylli Daklani, student i nivelit master në këtë fakultet, dirigjoi “Meshë në D-Dur” e Antonín Dvořák-ut.
“Skena Iuvenis”, në një format më të zgjeruar, do të mbahet sonte edhe në Prishtinë, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit prej 19:30, dhe do të dirigjohet nga dirigjenti Edon Ramadani, profesor në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor derisa Orkestra Frymore do të dirigjohet nga Ylli Daklani.
Njëherësh, me këtë koncert dhe bashkëpunim, urojmë edhe 50-vjetorin e themelimit të Degës së Artit Muzikor në Fakultetin e Arteve.
Fotografitë: Visar Kadroli
20/05/2026
Një mbrëmje e veçantë e muzikës së dhomës
Koncerti i Reverie Quartet në Hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës solli në skenë një program të kuruar me kujdes, një udhëtim muzikor ku u ndërthurën epoka dhe stile të ndryshme, nga klasicizmi i Ludwig van Beethoven, ngjyrat e Joaquín Turina dhe Giacomo Puccini, deri te tingulli bashkëkohor i Kreshnik Aliçkaj.
Çdo vepër u shpalos me qartësi stilistike dhe intensitet të veçantë, duke u mirëpritur dhe duartrokitur nga publiku.
Koncertet e radhës të Filharmonisë së Kosovës mbahen më 21 maj në Mitrovicë dhe më 22 maj në Prishtinë, në kuadër të programit Skena Iuvenis.
Fotografitë: Visar Kadrolli
18/05/2026
Skena Iuvenis – Prishtinë // 22 maj 2026, 19:30, Atelieja e Pallatit të Rinisë – Prishtinë
Filharmonia e Kosovës dhe Kori e Orkestra e Fakultetit të Arteve më 22 maj 2026 vijnë me një koncert të përbashkët. Në pjesën e parë të koncertit do të prezantohet Orkestra Frymore e Fakultetit të Arteve të UP-së, nën dirigjimin e studentëve të dirigjimit Yli Daklani dhe Genc Hajrizi. Ndërsa në pjesën e dytë, nën dirigjimin e dirigjentit Edon Ramadani, do të interpretohet premiera e veprës “Suite shqiptare” nga Landi Surdulli, si dhe Mesha në D-dur e Antonín Dvořák.
🎫Rezervoni vendet tuaja!🎫
https://bit.ly/4dAyiox
| Monday | 09:00 - 15:00 |
| Tuesday | 09:00 - 15:00 |
| Wednesday | 09:00 - 15:00 |
| Thursday | 09:00 - 15:00 |
| Friday | 09:00 - 15:00 |