08/06/2026
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës mori pjesë në punëtorinë rajonale “From Data to Action: Air Quality, EU Accession, and Youth as the Next Generation of Environmental Leadership in the Western Balkans”, e organizuar në Sarajevë nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SwEPA), UNICEF dhe Instituti Suedez Meteorologjik dhe Hidrologjik (SMHI). Punëtoria u zhvillua në kuadër të projektit rajonal “Partnership for Improving Air Quality in the Western Balkans 2022–2026”, në Resortin Malor Tarçin në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, 2-4 qershor 2026.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i përdorimit të të dhënave të monitorimit të cilësisë së ajrit për hartimin dhe zbatimin e politikave efektive mjedisore, mbështetja e procesit të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit, si dhe fuqizimi i rolit të të rinjve si gjenerata e ardhshme e lidershipit mjedisor në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë ngjarje morën pjesë Drejtori i IHMK-së, dy zyrtarë nga Sektori i Monitorimit të Ajrit në IHMK, si dhe nga një përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Hanit të Elezit, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).
Gjatë punëtorisë, Drejtori i IHMK-së prezantoi përvojën dhe aktivitetet e realizuara në Komunën e Hanit të Elezit, duke theksuar rëndësinë e monitorimit të cilësisë së ajrit, përdorimit të të dhënave mjedisore në vendimmarrje dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në nivel lokal.
Po ashtu, në kuadër të Panelit 2: “Addressing knowledge and resource gaps while sustaining and building capacity in the public sector”, mori pjesë edhe Have Krasniqi, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në MMPHI, i cili kontribuoi në diskutimet mbi sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e kapaciteteve profesionale në sektorin publik, tërheqjen dhe mbajtjen e kuadrove profesionale, si dhe rëndësinë e investimit në aftësitë e gjelbra dhe resurset njerëzore për zbatimin e acquis-it mjedisor të BE-së.
Përfaqësuesit e IHMK-së kontribuuan gjithashtu në diskutimet tematike dhe sesionet e pyetjeve dhe përgjigjeve, duke shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira me institucionet partnere nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet rajonal konfirmon angazhimin e IHMK-së për forcimin e kapaciteteve institucionale, avancimin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe mbështetjen e proceseve të integrimit evropian në fushën e mjedisit.
08/06/2026
🌤️ Parashikimi i motit për javën e ardhshme (08–12 qershor 2026)
Gjatë javës së ardhshme, territori i Kosovës do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme me origjinë nga Evropa Qendrore dhe Verilindore. Në pjesën më të madhe të periudhës do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me zhvillime lokale të vranësirave konvektive gjatë orëve të pasdites. Nga mesi i javës pritet depërtimi i një fronti të dobët atmosferik, i cili do të krijojë kushte për reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe, në zona të kufizuara, edhe reshje breshëri. Temperaturat do të mbeten mbi vlerat mesatare klimatologjike për këtë periudhë, ndërsa në fundjavë pritet një rënie graduale e tyre.
☀️ E hënë (08.06.2026)
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Kushtet atmosferike do të jenë kryesisht stabile, pa reshje.
🌡️ Temperaturat minimale: 10 deri në 14°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 25 deri në 28°C
💨 Era: nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s
🌤️ E martë (09.06.2026)
Parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, por pa kushte për reshje domethënëse.
🌡️ Temperaturat minimale: 10 deri në 13°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 26 deri në 29°C
💨 Era: nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s
⛅🌦️ E mërkurë (10.06.2026)
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të breshërit.
🌡️ Temperaturat minimale: 13 deri në 17°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 26 deri në 29°C
💨 Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–11 m/s
🌧️⛈️ E enjte (11.06.2026)
Parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura. Gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen më tej duke sjellë reshje shiu, rrebeshe afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike. Në disa lokalitete ekziston rreziku për paraqitje të breshërit. Temperaturat do të shënojnë ulje krahasuar me ditët paraprake.
🌡️ Temperaturat minimale: 11 deri në 14°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 21 deri në 25°C
💨 Era: nga verilindja me shpejtësi 1–10 m/s
🌤️🌦️ E premte (12.06.2026)
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga të dobëta shiu, kryesisht në orët e pasdites. Temperaturat do të mbeten pak më të ulëta si pasojë e depërtimit të ajrit më të freskët.
🌡️ Temperaturat minimale: 10 deri në 13°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 20 deri në 24°C
💨 Era: nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s
☀️ Indeksi UV do të jetë i lartë gjatë pjesës më të madhe të javës, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në rrezet direkte të diellit gjatë orëve të mesditës.
🌿 Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për shumen e popullates!
06/06/2026
☀️🌦️ Parashikimi i motit për vikend (6 & 7 qershor 2026)
📅 E shtunë (6 qershor)
Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. ☀️⛅ Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të intensifikohen, duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. 🌧️⛈️
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 25-28°C.
💨 Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–11 m/s.
📅 E diel (7 qershor)
Parashihet mot i vranët me intervale me diell. ☁️🌤️ Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu. 🌦️
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 24-27°C.
💨 Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–7 m/s.
☀️ Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00. 🧴🕶️👒
✅ Kujdes gjatë pasdites së së shtunës për shkak të mundësisë së reshjeve dhe shkarkimeve elektrike. ⛈️
03/06/2026
Njoftim: Linku i publikimit në web-faqe të MMPH për konsultim paraprak për: Rregulloren (MMPH) NR.___/2026 për Kontrollin Profesional dhe Teknik Gjatë Kryerjes së Aktiviteteve Hidrometeorologjike:
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=16
01/06/2026
Njoftim: Linku i publikimit ne web-faqe per konsultim paraprak te Projekt Udhëzimit Administrativ (MMPH) Nr. ___/2026 “Për dhënien e pëlqimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për kryerjen e punëve ndërtimore në objektet hidrometeorologjike dhe në zonat e mbrojtura të stacioneve të rrjetit shtetëror
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=16
01/06/2026
Përditësimi Global i Klimës Vjetor 2026-2035
Ka të ngjarë të përjetojmë një vit me nxehtësi rekorde në pesë vitet e ardhshme.
Temperaturat vjetore globale afër sipërfaqes së tokës gjatë viteve 2026–2030 parashikohen të variojnë midis 1.3°C dhe 1.9°C mbi mesataren 1850-1900. Sipas përditësimit, ka të ngjarë (86% mundësi) që një vit midis viteve 2026 dhe 2030 të tejkalojë vitin 2024 si viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.
Temperatura mesatare e parashikuar pesëvjeçare në Paqësorin tropikal qendror tregon një tendencë drejt kushteve të El Niño, veçanërisht në 2027 dhe 2028. El Niño i parashikuar për fundin e vitit 2026, gjë që rrit gjasat që viti pasardhës, 2027, të jetë viti tjetër “rekordthyes."
Raport nga:
Organizata Botërore e Meteorologjisë
Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar
Deutscher Wetterdienst etj
Përshtatur dhe përkthyer nga: BKastrati
31/05/2026
☀️🌦️ Parashikimi i motit për javën e ardhshme (01–05 qershor 2026)
Java do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me intervale me diell ☀️ dhe zhvillim të vranësirave konvektive ☁️, të cilat vende-vende do të kushtëzojnë reshje lokale shiu 🌧️, shkarkesa elektrike ⚡ dhe lokalisht breshër 🌨️. Temperaturat do të mbeten mbi mesataren klimatologjike për këtë periudhë 🌡️, ndërsa lagështia në tokë do të vazhdojë të jetë e favorshme për shumicën e kulturave bujqësore 🌱.
Cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë 🍃, ndërsa indeksi UV gjatë orëve të mesditës do të arrijë vlera të larta ☀️, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezatimit diellor.
🔹 Të hënën – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen dhe vende-vende të sjellin reshje shiu 🌦️ të shoqëruara me shkarkesa elektrike ⚡. Në disa zona ekzistojnë kushte edhe për reshje breshëri 🌨️. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9–12°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26–29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi 🌬️ me shpejtësi 1–11 m/s.
🔹 Të martën – Mot me diell dhe vranësira të dendura ☁️. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu 🌧️ të shoqëruara me rrufe ⚡. Në disa zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me breshër 🌨️. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10–13°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 22–26°C. Era do të fryjë nga verilindja 🌬️ me shpejtësi 1–12 m/s.
🔹 Të mërkurën – Do të mbajë mot me diell ☀️ dhe vranësira të shpërndara ☁️. Vende-vende, vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu 🌦️. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10–13°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 24–27°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja 🌬️ me shpejtësi 1–6 m/s.
🔹 Të enjten – Parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura ☀️☁️, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu 🌧️. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11–14°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 21–25°C. Era do të fryjë nga verilindja 🌬️ me shpejtësi 1–7 m/s.
🔹 Të premten – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara ☀️☁️. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10–13°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22–26°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi 🌬️ me shpejtësi 1–4 m/s.
✅ Përmbledhje: Java sjell temperatura të këndshme verore, me periudha me diell, por edhe mundësi për reshje lokale shiu dhe stuhi të izoluara me rrufe e breshër, veçanërisht në fillim të javës. ⛈️🌤️🌡️
30/05/2026
☀️🌤️ Parashikimi i motit për vikend (30 & 31 maj 2026)
🌤️ E shtunë (30 maj)
Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–8°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë 24–26°C.
💨 Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–6 m/s.
🌦️ E diel (31 maj)
Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, pritet të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 24–27°C.
💨 Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–11 m/s.
☀️ Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00.
🌿 Këshillë: Kushtet meteorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për aktivitetet në natyrë, megjithëse të dielën rekomandohet të keni me vete një ombrellë për shkak të mundësisë së reshjeve lokale të shiut. ☔
28/05/2026
28/05/2026
Ashtu siq ishte paralajmëruar nga IHMK, gjatë ditës së sotme në disa pjesë të vendit ka pasur reshje me intensitet shumë të lartë të përcjellura me shkarkime rrufeshë dhe breshër. Situatë e tillë lokalisht qe përfshirë ana e Llapit. Kështu në Stacionin Automatik Meteorologjik në Shajkoc (ujësjellësi Batllavë), janë regjistruar 15.8 mm reshje ndërsa vetëm rrerhë 1Km distancë në fshatin Shajkocë janë regjistruar 28.2 mm apo 12.4 mm më shumë. E tërë kjo sasi ka rënë në mesë orës 11-12, e cila konsiderohet si intensitet shumë i lartë.
25/05/2026
🌤️ Parashikimi i motit për javën e ardhshme (25–29 maj 2026)
Java parashihet të karakterizohet me mot relativisht stabil, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa në disa zona të izoluara parashihen riga lokale shiu. 🌦️
☀️ E hënë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperaturat minimale: 8–11°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 24–27°C
💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.
🌤️ E martë
Mot me diell dhe vranësira të pakta.
🌡️ Temperaturat minimale: 9–13°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 25–29°C
💨 Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s.
⛅ E mërkurë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten rreth relievit malor.
🌡️ Temperaturat minimale: 9–12°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 25–29°C
💨 Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s.
⛈️ E enjte
Parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike.
🌡️ Temperaturat minimale: 9–12°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 23–27°C
💨 Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1–10 m/s.
🌦️ E premte
Mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.
🌡️ Temperaturat minimale: 7–10°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 22–26°C
💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.
🌱 Aspekti agrometeorologjik
Kushtet konsiderohen të favorshme për kulturat pranverore, ndërsa lagështia në tokë pritet të mbetet e mirë për shumicën e bimëve