27/08/2024
Përvojat Rajonale të zhvillimit të Agroturizmit
Djathërat e mirënjohura Greke të zonave malore të Maleve të Pindit, që janë shumë të kërkuara. Si në kuadër të mikpritjes në fermat, dhe në tregun Grek dhe ndërkombëtar.
Kashkavalli Pindit, i certifikuar si markë Tregu - Treguesi gjeografik i mbrojtur 'Greek Mark'.
22/08/2024
Mrekullitë Natyrore të Atdheut - Kosovës!
Gryka dhe Bjeshkët e Junikut
Photo : Din Tofaj, Junik Kosova
07/07/2024
Sihariq dhe vendim i qëlluar nga Komuna e Prishtinës
Angazhimi i ri në Planifikimin strategjik të Turizmit të Rajonit dhe Komunës së Prishtinës, në fokus, "Strategjia e Zhvillimit të Agroturizmit dhe ngrijës së kapaciteteve", në bashkëveprim dhe komunikim adekuat me zyrtarët e Komunës dhe D&D Business Support Center.
21/06/2024
Eksperienca të paharrueshme me Vizitorët Amerikan
Grupi nga Organizata Amerikane ADAAC, në kuadër të Programit të Insentivave ose Turëve Edukative, gjatë vizitës dhe qëndrimit 7 ditor në Kosovë, Qershor 2019. Në kuadër të këtij grupi ishte edhe një Shkencëtare e mirënjohur Shqiptaro – Amerikane.
Këto Ture Grupore ishin pjesë e Marrëveshjes 2 vjeçare (2019 dhe 2020) të “World Learning Program” dhe agjencisë sonë “Intours & Travel”, ku në vitin e parë 2019, u organizuan një duzinë grupesh nga organizatat më të njohura të SHBA, në Kosovë, Mal të Zi dhe Kroaci, kurse në vitin pasues 2020, u anuluan për shkak të Pandemisë, fatkeqësisht!
Photo dhe Tour Leader Eleonora Çeku
12/06/2024
Urime Dita e Çlirimit Kosovë!
Lavdi e Përjetshme Dëshmorëve dhe të Rënëve për Liri!
10/06/2024
“Pjekuria është të mësosh të largohesh nga njerëzit dhe situatat që kërcënojnë paqen tënde mendore, respektin për veten, vlerat morale dhe vetëvlerësimin”
29/05/2024
RIJEKA - Qyteti që me mundësoi realizimin e ëndrrave dhe qëllimeve të mia rinore për të ardhmen!
Këtu studiova dhe diplomova në Studimet e Ekonomisë Turistike, kurse në Opati, qytetin më të zhvilluar turistik në ish YU, fitova shkathtësitë praktike dhe punësimin e parë në “Kvarner Express”.
12/05/2024
Retrospektivë – Aktivitete të nivelit të lartë profesional, para Pandemisë, 11 Maj 2019.
Fotografi nga Testi Final i Grupit të Guidave Turistike nga e ter Kosova, në përfundim të Turit Edukativ Praktik në Prizren, Projekt i Trajnimit dhe Certifikimit të 30 Guidave, përkrahur nga UNDP.
Trajnerët: Prof. Zekë Çeku, dhe Prof. Branko Krasojevic.
11/05/2024
Retrospektivë - Viti i begatshëm me aktivitete profesionale, para Pandemisë, 11 Maj 2019.
Fotografi me kolegët Adnanin dhe Rinorin, pas përfundimit të pjesës praktike, në përfundim të Provimit Final të Guidave Turistike, Projekt i Trajnimit dhe Certifikimit të 30 Guidave nga e ter Kosova, përkrahur nga UNDP.
Prof. Zekë Çeku
10/05/2024
Eksperiencë e jashtëzakonshme e udhëtimit me Tren në Atdheun e Mrekullueshëm - KOSOVË!
Orari i udhëtimit me Tren në relacionin Prishtinë - Pejë - Prishtinë:
07/05/2024
Vizitë Shkollës Profesionale “7 Shtatori” të Prishtinës, e cila funksionon për çdo respekt
Sot pata kënaqësinë dhe nderin që së Bashku me Labinot Ademin, të përjetojmë një mikpritje dhe takim shumë domethënës me Zonjën Hatixhe Ratkoceri, Drejtoresh e Shkollës dhe Zonjën Fikrije Vllasaliu Krasniqi, Mësimdhënëse e Gjuhës Anglezë. Labinoti është Pronar iI Grupit të Bar Restoranteve SHE BAR dhe Drejtor i Sektorit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit OHT për rajonin e Prishtinës.
27/04/2024
Frika nuk ka vend në menaxhim dhe udhëheqje/lidership.
Nëse dikush përdor frikën si një strategji për t'i shtyrë njerëzit e tij në punë, ai person nuk ka vend për të udhëhequr apo menaxhuar dikë.