Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration

Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration

Share

Kjo faqe ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian.

Photos from Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration's post 02/06/2026

Sot u mbajt takimi i parë i Komitetit Monitorues për Bashkëpunimin për Zhvillim.

Ky Komitet shërben si mekanizëm ndërinstitucional për të mbështetur koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e fondeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve zhvillimorë.

Takimi mblodhi përfaqësues të ministrive, agjencive dhe institucioneve zbatuese përgjegjëse për projektet e financuara nga Bashkimi Evropian, për të diskutuar ecurinë e projekteve ekzistuese, përgatitjet për aplikimet e ardhshme në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), si dhe sfidat që kërkojnë koordinim dhe veprim të përbashkët institucional.

Komiteti do të shërbejë si forum i cili proaktivisht dhe në baza të rregullta adreson nevojat dhe sfidat që burojnë nga zbatimi i projekteve zhvillimore, në përputhje me prioritetet shtetërore të Kosovës.

Photos from Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration's post 28/05/2026

U mbajt takimi i radhës i Komiteteve Zbatuese për Agjendën e Reformave, në kuadër të mekanizmit të rregullt mujor të koordinimit teknik ndërinstitucional.

Ky format mbledhë 18 institucionet përgjegjëse për zbatimin e 111 hapave të reformave deri në fund të vitit 2027, proces përmes të cilit Kosova mund të përfitojë deri në 882.6 milionë euro mbështetje nga Bashkimi Evropian.

Takimi u fokusua në gjendjen aktuale të zbatimit, identifikimin e sfidave dhe përgatitjen e të gjitha veprimeve që mund të zbatohen në këtë fazë.

Qëllimi është që të gjitha përgatitjet teknike dhe ndërinstitucionale të kryhen me kohë, në mënyrë që afatet e Agjendës së Reformave të përmbushen me sukses dhe Kosova të jetë në pozitë të plotë për të përfituar mbështetjen financiare të paraparë në kuadër të Planit të Rritjes.

26/05/2026

Rruga e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian - Jeton Zulfaj | Sonte në Interaktiv

Photos from Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration's post 20/05/2026

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian z. Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Sh.T. Olivier Guérot, Drejtorin e Zyrës për Ballkanin Perëndimor të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), z. Arnaud Dauphin, dhe përfaqësuesin e AFD-së në Kosovë, z. Thomas Lucaora.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin me AFD-në në projekte zhvillimore dhe infrastrukturore si dhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Z. Zulfaj foli për projektet në kuadër të Instrumentit të para-anëtarësimit (IPA), dhe e vlerësoi bashkëpunimin me AFD-në.

Photos from Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration's post 15/05/2026

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, mirëpriti mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Komisioneren Evropiane për Zgjerim, znj. Marta Kos, në kuadër të vizitës së saj të parë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Sot Komisionerja Kos do të zhvillojë takime me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, si dhe me Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti.

Photos from Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration's post 14/05/2026

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me BE-në dhe Koordinatori Kombëtar për Instrumentin e Reformave dhe Rritjes, z. Jeton Zulfaj, mori pjesë sot në panelin e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbi zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes.

Në panelin e moderuar nga drejtoresha e GLPS-së, znj. Njomza Arifi, z. Zulfaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin e Reformave dhe Rritjes, diskutoi së bashku me Shefen në Detyrë të BE-së në Kosovë, znj. Eva Palatova, z. Dren Puka, Drejtor i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), dhe z. Besar Gërgi, hulumtues në GLPS, mbi progresin e deritanishëm në zbatimin e reformave, sfidat aktuale dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit të këtij procesi.

Z. Zulfaj shprehu mirënjohje për kontributin e shoqërisë civile, veçanërisht përmes N-CoMRA, si një mekanizëm që mbështetë monitorimin e reformave dhe nxit dialogun ndërmjet institucioneve, shoqërisë civile dhe partnerëve evropianë. Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zbatimin e Agjendës së Reformave, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit dhe dialogut të vazhdueshëm për të siguruar reforma me ndikim konkret për qytetarët.

Photos from Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration's post 12/05/2026

Takim me Zëvendësministren e Jashtme të Greqisë, Znj. Alexandra Papadopoulou, Nikozi, Qipro, 11 maj.

Në margjinat e takimit joformal të Ministrave për Çështje Evropiane dhe homologëve të Ballkanit Perëndimor në Nikozi, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi takim bilateral me Zëvendësministren e Jashtme të Greqisë, znj. Alexandra Papadopoulou.

Z. Zulfaj e falënderoi znj. Papadopoulou dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për rrugën evropiane të Kosovës.

Deklarata e Selanikut e vitit 2003 e themeloi perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe së bashku e shënuam përvjetorin e 20-të të kësaj deklarate në Athinë në vitin 2023.

Photos from Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration's post 12/05/2026

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, përfundoi pjesëmarrjen në takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, të mbajtur më 10–11 Maj në Nikosia, Qipro.

Në ditën e dytë, z. Zulfaj morri pjesë në sesionin tematik mbi zgjerimin. Duke falënderuar presidencën Qipriote të BE-së për organizimin, në fjalën e tij z. Zulfaj theksoi rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Këtë mesazh, Kryenegociatori Zulfaj pati rastin ta shtyjë edhe në darkën e punës si dhe në margjina të samitit me ministra, udhëheqës të delegacioneve dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, duke përfshirë z. Gert Jan Koopman, Drejtorin e Përgjithshëm të DG ENEST të Komisionit Evropian; z. Joakim Strand, Ministrin për Çështje Evropiane të Finlandës; z. Benjamin Haddad, Ministrin e Deleguar nga Franca për Çështjet Evropiane; z. Christian Danielsson, Sekretar i Shtetit pranë Ministrit për Çështje të Bashkimit Evropian të Suedisë; z. Frank Arnauts, Drejtor për Politika Strategjike të BE-së në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështje Evropiane dhe Koordinim të Belgjikës; dhe z. Angèle Da Cruz, Ambasadore e Luksemburgut në Turqi.

Photos from Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration's post 11/05/2026

Fjala e Kryenegociatorit me Bashkimin Evropian në samitin jo-formal të ministrave për Çështje Evropiane.

Nikozi, 11 Maj 2026.

E nderuara Marilena,

Të nderuar përfaqësues të Komisionerit Evropian,

kolegë të nderuar,

Kosova është i vetmi vend në procesin e zgjerimit që ende nuk është kandidat. Është koha që kjo të ndryshojë.

Do të filloj me themeloret (grupi i parë zgjerimit), sepse kredibiliteti aty fillon.

Kosova është lider rajonal i Ballkanit Perëndimor në qeverisje demokratike, e konfirmuar nga Freedom House, Transparency International, World Press Freedom Index, World Justice Project dhe Instituti V-Dem. Zgjedhjet tona janë të lira, të ndershme dhe konkurruese; gjyqësori ynë është i pavarur; shtypi ynë është i lirë dhe ambienti mediatik është dinamik; shoqëria jonë civile është aktive.

Kemi kornizën kushtetuese më të avancuar për të drejtat e pakicave në rajon. Juristët e Këshillit të Evropës, gjatë vlerësimit të aplikimit tonë për anëtarësim, kanë konstatuar se korniza ligjore e Kosovës, në rastin e Kushtetutës, shkon përtej standardeve ndërkombëtare.

Kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në përmes MSA-së, gëzojmë liberalizimin e vizave që nga 1 janari i vitit 2024, jemi pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe pjesë e instrumenteve të BE-së për para-aderim.

E kemi dënuar agresionin rus në Ukrainë në termat më të ashpër; kemi ofruar mbështetje ushtarake dhe humanitare, kemi strehuar gazetarë ukrainas dhe i jemi bashkuar të gjitha sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Vetëm javën e kaluar u përshtatëm me të 45 vendimet e Këshillit dhe deklaratat e Përfaqësueses së Lartë në kuadër të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Jemi plotësisht të përafruar me BE-në.

Dhe jemi mirënjohës për ndihmën dhe kontributin e Bashkimit Evropian, që ka krijuar mundësi të mëdha për qytetarët tanë.

E megjithatë, pavarësisht gjithë progresit tonë, mbetemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat dhe pa vendim për hapjen e negociatave.

Premtimi i zgjerimit, i dhënë në Selanik në vitin 2003, duhet të përkthehet në praktikë. Ajo që nevojitet është unitet në angazhim. Zgjerimi është instrumenti më i suksesshëm i politikës së jashtme të BE-së për t'i shndërruar vendet aspirante në demokraci të konsoliduara. Kosova i ka përqafuar vlerat themelore të mishëruara në Nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

Tani anëtarët e BE-së duhet të mbeten besnikë ndaj premtimit të tyre dhe të shpërblejnë ata që i përqafojnë vlerat e saj. Kjo është detyrë e secilit anëtar të Unionit, i madh apo i vogël.

Në frymën e Deklaratës së Schuman-it, që e kremtuam dy ditë më parë, kujtojmë se Bashkimi Evropian, mbi të gjitha, është një projekt paqeje - më i madhi dhe më i suksesshmi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Çdo anëtar që i është bashkuar, ka përfituar nga ky premtim. Ata nuk duhet t'ua mohojnë atyre që presin dhe që dëshirojnë të bashkohen.

Ne nuk kërkojmë rrugë të shkurtër as derë të pasme, kërkojmë vetëm një proces të bazuar në merita.

Falënderoj Presidencën Qipriote për mikpritjen.

Kanë kaluar më shumë se 40 muaj që kur kemi aplikuar për anëtarësim. Ende nuk është marrë vendim për statusin kandidat, pavarësisht qëndrimit të përsëritur të Komisionit Evropian se janë gati të japin një opinion.

Është koha që BE-ja të mbajë premtimin e saj. Është koha që statusi kandidati për Kosovën të bëhet zyrtar.

Ju Faleminderit.

11/05/2026

Deklarata e Kryenegociatorit të Kosovës me BE-në, z. Jeton Zulfaj, në hyrje të Samitit jo-formal të Ministrave për Çështje Evropiane, Qipro.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Ndërtesa E Qeverisë, Sheshi Skenderbeu P. N
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00