Agjencia e Statistikave të Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës

Share

ASK është prodhuesja kryesore e statistikave zyrtare në Republikën e Kosovës.

Photos from Agjencia e Statistikave të Kosovës's post 06/05/2026

📍 Misioni i Eurostat në Republikën e Kosovës

📅 6–8 maj 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mirëpriti sot Misionin e Eurostat-it në Republikën e Kosovës, i cili po zhvillohet nga 6 deri më 8 maj 2026.

Ky mision përfaqëson takimin vjetor dypalësh ndërmjet Eurostat-it dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për të shqyrtuar progresin, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të përcaktuar prioritetet në të ardhmen.

Drejtori Ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, prezantoi prioritetet kryesore të ASK-së, duke u fokusuar në Ligjin për Statistikat Zyrtare, zhvillimin e statistikave administrative, procesin e riorganizimit institucional dhe sfidat me të cilat po përballet institucioni.

Ndër prioritetet kryesore, z. Kastrati theksoi edhe rëndësinë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI), si dhe nevojën për trajnime dhe ngritje të kapaciteteve profesionale në këtë fushë.

Gjatë këtij misioni, do të zhvillohen takime edhe me partnerë kyç institucionalë, përfshirë: Zyrën e BE-së, Ministrinë e Financave (MF) dhe Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), me fokus në avancimin e zhvillimit statistikor dhe përafrimin e mëtejmë me standardet evropiane.

Ekipi i Misionit të Eurostat-it përbëhet nga:
🔹 Znj. Claudia Junker – Udhëheqëse e Njësisë B3, EUROSTAT (Komisioni Evropian), Njësia B3: Zgjerimi, Fqinjësia dhe Bashkëpunimi për Zhvillim
🔹 Znj. Kari-Anne Lund – Zyrtare Statistikore, EUROSTAT, Njësia B3

Ky mision shënon një hap tjetër të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e zhvillimit të vazhdueshëm të statistikave zyrtare në Kosovë, në përputhje me metodologjitë dhe praktikat më të mira të BE-së.

-----
📍 Eurostat Mission to the Republic of Kosovo
📅 6–8 May 2026

The Kosovo Agency of Statistics (KAS) is pleased to host the Eurostat mission to the Republic of Kosovo, taking place from 6 to 8 May 2026.

This mission represents the annual bilateral meeting between Eurostat and the Kosovo Agency of Statistics, serving as an important platform to review progress, strengthen cooperation, and define priorities for the period ahead.

The Executive Director of KAS, Avni Kastrati, presented the main priorities of KAS, focusing on the Law on Official Statistics, the development of administrative statistics, the institutional reorganization process, and the challenges faced by the institution.

Among the key priorities, Mr. Kastrati also emphasized the importance of using Artificial Intelligence (AI), as well as the need for professional training and capacity building in this field.

During the mission, meetings will be held with key institutional partners, including the EU Office, the Ministry of Finance (MF), and the Central Bank of Kosovo (CBK), focusing on advancing statistical development and further aligning with European standards.

The Eurostat Mission Team includes:
🔹 Ms. Claudia Junker – Head of Unit, EUROSTAT (European Commission), Unit B3: Enlargement, Neighbourhood and Development Cooperation
🔹 Ms. Kari-Anne Lund – Statistical Officer, EUROSTAT, Unit B3

This mission marks another key step in enhancing collaboration and supporting the continuous development of official statistics in Kosovo in line with EU methodologies and best practices.

Photos from Unicef Kosovo Programme's post 21/04/2026

Prapa të dhënave të -it, janë tregime të jetës reale.

Sot, së bashku me partnerët, jemi mbledhur për të shqyrtuar, interpretuar dhe validuar gjetjet fillestare të -it. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përdorimit të të dhënave në njohuri të përbashkëta për veprime konkrete.

E udhëhequr nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe me mbështetjen e UNICEF-it, anketa MICS pasqyron realitetet e më shumë se 8,000 familjeve në të gjithë Kosovën. Gjatë diskutimeve në ditët në vijim, këto gjetje do të ndihmojnë në kuptimin e situatës së fëmijëve, grave, burrave dhe familjeve, në popullatën e përgjithshme, dhe tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, duke ofruar dëshmi të rëndësishme për të informuar politika më të mira dhe programe më të fokusuara.

falënderon Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për mbështetjen e vazhdueshme që çdo fëmijë të përfshihet dhe çdo zë të dëgjohet.

***
Iza podataka -a nalaze se priče iz stvarnog života.

Danas smo, zajedno sa partnerima, okupljeni kako bismo pregledali, interpretirali i validirali preliminarne nalaze -a. Ovo je važan korak ka pretvaranju podataka u zajedničko znanje za konkretne akcije.

Pod vođstvom Agencije za statistiku Kosova i uz podršku UNICEF-a, MICS istraživanje odražava realnosti više od 8.000 domaćinstava širom Kosova. Tokom diskusija u narednim danima, ovi nalazi će pomoći u boljem razumevanju situacije djece, žena, muškaraca i porodica u opštoj populaciji, kao i u romskoj, aškalijskoj i egipćanskoj zajednici, pružajući važne dokaze za kreiranje boljih politika i fokusiranijih programa.

zahvaljuje Švajcarskoj agenciji za razvoj i saradnju (SDC) na kontinuiranoj podršci kako bi svako dijete bilo uključeno i svaki glas bio čut.

Embassy of Switzerland in Kosovo

Photos from Agjencia e Statistikave të Kosovës's post 27/03/2026

📢 Mbahet punëtoria për finalizimin e Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë

U mbajt punëtoria e radhës në kuadër të procesit për hartimin e Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë, e organizuar nga Zyra Ligjore në Zyrën e Kryeministrit.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve relevante, përfshirë edhe Drejtorin Ekzekutiv të ASK-së, z. Avni Kastrati, si dhe Kryesuesin e Grupit Punues, z. Mentor Borovci, Drejtor i Zyres Ligjore në ZKM.

🔍 Qëllimi i punëtorisë ishte:
✔️ Shqyrtimi i komenteve të pranuara gjatë fazës së konsultimeve
✔️ Inkorporimi i tyre në draftin e Projektligjit
✔️ Finalizimi i dokumenteve përcjellëse, si Memorandumi Shpjegues, Deklarata e Përputhshmërisë me Acquis të BE-së dhe Vlerësimi i Ndikimit Financiar

🤝 Ky proces u mbështet nga GIZ, në kuadër të angazhimit për zhvillimin institucional dhe avancimin e integrimit evropian të Kosovës.

# GIZ Kosovo

Photos from Agjencia e Statistikave të Kosovës's post 17/03/2026

📊 Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Statistikave

Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Institutit Kombëtar të Statistikave të Bullgarisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) priti sot (16 mars 2026) në një vizitë zyrtare delegacionin e Institutit Kombëtar të Statistikave të Bullgarisë (NSI), të kryesuar nga Presidenti i këtij institucioni, Assoc. Prof. Atanas Atanasov. Vizita u përmbyll me nënshkrimin e një Marrëveshje Mirëkuptimit (MeM) ndërmjet dy institucioneve, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e statistikave zyrtare.

Delegacioni i NSI Bullgari përbëhej nga: Assoc. Prof. Atanas Atanasov, President i Institutit Kombëtar të Statistikave të Bullgarisë, Maria Prokopova-Gochova, Shefe e Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte, Lyubomir Blatski, Shef i Departamentit për Komunikim dhe Sekretariat.

Vizita filloi me një sesion hapës në ambientet e ASK-së, ku Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, uroi delegacionin bullgar për vizitën dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për zhvillimin dhe modernizimin e statistikave zyrtare. Në fjalën e tij, ai nënvizoi angazhimin e ASK-së për reforma të vazhdueshme dhe për harmonizimin e statistikave me standardet e Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, Presidenti i NSI-së, Atanas Atanasov, vlerësoi progresin e bërë nga ASK dhe theksoi gatishmërinë e institucionit që ai drejton për të ndarë përvojat dhe praktikat më të mira në zhvillimin e statistikave moderne.

Gjatë takimit u prezantuan prioritetet strategjike të ASK-së, përfshirë reformat institucionale, përpjekjet për përafrim me standardet e BE-së dhe zhvillimet në modernizimin e proceseve statistikore. Po ashtu, delegacioni bullgar prezantoi strukturën institucionale të NSI-së dhe identifikoi fusha të mundshme të bashkëpunimit bilateral.

Diskutimet u përqendruan në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme të statistikave zyrtare.

Kjo vizitë u përmbyll me ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit, që synon ta thellojë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve përmes shkëmbimit të ekspertizës, zhvillimit të kapaciteteve profesionale dhe promovimit të projekteve të përbashkëta statistikore.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, palët shkëmbyen dhurata simbolike dhe realizuan një fotografi të përbashkët.

06/03/2026

📣Publikohet Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit, TM4 2025

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) shënoi rritje në tremujorin e katërt (TM4) 2025.

🏠 +5,5 % rritje e çmimeve të pronave të banimit në TM4 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024. Po ashtu, çmimet u rritën me 5,5 % edhe krahasuar me TM3 2025, duke treguar vazhdimësi të trendit rritës në tregun e pronave.

📊 Në nivel vjetor, gjatë vitit 2025, çmimet e pronave të banimit u rritën mesatarisht me 4,9 %, krahasuar me vitin 2024.

📍 Sipas rajoneve:
• Rajoni i Prishtinës: rritje prej 4,9 %
• Rajonet e tjera të Kosovës: rritje prej 4,3 %

📉 Publikimi përfshin gjithashtu grafikun e ndryshimeve vjetore të indeksit për periudhën TM1 2019 – TM4 2025, si dhe tabelat me vlerat e indeksit dhe ndryshimet tremujore e vjetore për periudhën TM1 2018 – TM4 2025.

ℹ️ Për më shumë informata dhe statistika të detajuara, vizitoni publikimin e plotë në ueb-faqen e ASK-së.
👉 https://ask.rks-gov.net/Themes/PricesAndInflation

03/03/2026

📢 Publikohet Raporti tematik: “Emrat dhe Mbiemrat në Kosovë” – ReKos 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin tematik mbi “Emrat dhe Mbiemrat në Kosovë”, bazuar në të dhënat e dala nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos) 2024.

📊 Ky raport ofron:
▪️ Pasqyrë të detajuar mbi emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë
▪️ Shpërndarjen territoriale të tyre sipas komunave
▪️ Të dhëna të bazuara në popullsinë rezidente

🔎 Sipas të dhënave:
👩 Emri më i shpeshtë në Kosovë është FATIME, me 6 339 persona (0,40 % e popullsisë rezidente).
👨‍👩‍👧‍👦 Mbiemri më i përhapur është KRASNIQI, me 50 236 persona (3,17 % e popullsisë rezidente).

📌 Për më shumë informata dhe për të eksploruar të dhënat e plota, vizitoni:
👉 https://ask.rks-gov.net/Themes/Registrations

23/02/2026

Përgjegjësia ligjore e bizneseve dhe qytetarëve ndaj

Dua Lipa inspirim, rritet numri i vajzave me emrin e saj 22/01/2026

📺 Intervistë në KTV për aplikacionin “Kërko Emrin”

Aplikacioni “Kërko Emrin” u prezantua në një intervistë në KTV, ku u diskutua funksionaliteti dhe rëndësia e tij në ofrimin e qasjes së shpejtë, të thjeshtë dhe transparente në të dhëna statistikore për qytetarët.

🎥 Intervistën mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të KTV-së ne linkun ne vijim:

Dua Lipa inspirim, rritet numri i vajzave me emrin e saj | KTV© KOHA. All rights reserved.

Photos from Agjencia e Statistikave të Kosovës's post 30/12/2025

🎉ASK mban takimin e fundvitit – mirënjohje për punëtorët e dalluar

Në kuadër të aktiviteteve të fundvitit, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi një takim të veçantë me stafin e saj, ku Drejtori Ekzekutiv, Avni Kastrati, shprehu falënderime për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit.

Gjatë këtij takimi, z. Kastrati tha se gjatë vitit që po lëmë pas, ASK-ja përkundër sfidave të mëdha, ka arritur që ta rris numrin e raporteve statistikore si dhe të zhvillojë fusha të reja.

Në fund, z. Kastrati shpërndau mirënjohje për stafin e departamenteve që kanë arritur rezultate të veçanta në realizimin e detyrave dhe objektivave vjetore, duke kontribuar në forcimin e cilësisë, saktësisë dhe besueshmërisë së statistikave zyrtare të Kosovës.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ASK-së për të vlerësuar kontributin e punonjësve dhe për të krijuar një ambient motivues dhe profesional, i përkushtuar ndaj standardeve më të larta të statistikave zyrtare.

Me përfundimin e takimit, stafi u urua për festat e fundvitit, duke u shprehur gatishmërinë për të vijuar me sukses misionin e ASK-së në vitin e ardhshëm.

01/12/2025

Drejtoresha e Statistikave të Suedisë viziton Agjencinë e Statistikave të Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) më 27 dhe 28 nëntor 2025 priti për vizitë zyrtare Drejtoreshën e përgjithshme të Statistikave të Suedisë (SCB), znj. Eva-Lo Ighe, shoqëruar dhe ekipi i saj.
Statistikat e Suedisë (SCB) në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), kanë qenë ndër mbështetësit kryesorë të ASK-së që nga viti 2001. Gjatë kësaj periudhe, ASK ka përfituar përvojë dhe ekspertizë në fusha të ndryshme profesionale, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e proceseve statistikore në vend.

Bashkëpunimi ASK–SCB/Sida synon harmonizimin e metodologjive statistikore me standardet e Eurostat-it dhe avancimin e integrimit të statistikave të Kosovës në Sistemin Statistikor Evropian (ESS).

Të dyja palët vlerësuan lartë rezultatet e arritura deri më sot, duke theksuar se përvoja e ndarë ka sjellë përfitime të rëndësishme dhe ka forcuar kapacitetet profesionale të ASK-së.

Gjatë takimeve, u diskutuan komponentët kryesorë të projektit aktual SCB-Sida, progresi i arritur dhe fushat me prioritet për bashkëpunim të ardhshëm. Palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejmë të statistikave zyrtare të Kosovës.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Zenel Salihu, Nr. 4, Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00