07/06/2026
ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS PËR DATËN 07-08.06.2026
Obaveštenje na srpskom: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=3,3,2188
Announcement in English: https://mint.rks-gov.net/Page.aspx?id=2,3,2188
06/06/2026
ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS PËR DATËN 06.06.2026
Obaveštenje na srpskom: https://mint.rks-gov.net/Page.aspx?id=3,3,2184
Announcement in English: https://mint.rks-gov.net/Page.aspx?id=2,3,2185
05/06/2026
MINTI dhe Universiteti i Prishtinës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi 5-vjeçar për inovacion dhe zhvillim ekonomik
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili parasheh një partneritet pesëvjeçar në fushat e inovacionit, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.
Memorandumi u nënshkrua nga ministrja Mimoza Kusari-Lila dhe Rektori i UP-së, Prof. Arben Hajrullahu, duke synuar forcimin e lidhjes ndërmjet akademisë dhe industrisë dhe vendosjen e dijes dhe hulumtimit shkencor në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.
Përmes këtij bashkëpunimi parashihet avancimi i inovacionit, transformimit digjital dhe industrisë së gjelbër, mbështetja e start-up-eve dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme, si dhe krijimi i mundësive për praktika profesionale për studentët.
Po ashtu, do të angazhohet ekspertiza akademike në hartimin e politikave publike në fushën e investimeve, tregtisë dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Në këtë kontekst, u theksua se kapitali njerëzor mbetet burimi kryesor i zhvillimit ekonomik, ndërsa investimi në arsim, kërkim shkencor dhe inovacion është thelbësor për ndërtimin e një ekonomie moderne dhe konkurruese.
Ky partneritet synon të kontribuojë në forcimin e lidhjes mes arsimit dhe tregut të punës, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin ekonomik të Kosovës në tregjet evropiane.
05/06/2026
KONFERENCË PËR MEDIA
Ministrja e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila, sot, do të mbajë konferencë për media, ku do t’i prezantojë dy vendime të fundit të rëndësishme:
• Vendimi për vendosjen e masave anti-dumping për Serbinë,
• Vendimi për kufizimin sasior për importe.
Konferenca do të mbahet:
Datë: 05.06.2026
Ora: 12:00
Vendi: MINTI
05/06/2026
ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS PËR DATËN 05.06.2026
Obaveštenje na srpskom: https://mint.rks-gov.net/Page.aspx?id=3,3,2179
Announcement in English: https://mint.rks-gov.net/Page.aspx?id=2,3,2180
04/06/2026
ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS PËR DATËN 04.06.2026
Obaveštenje na srpskom: https://mint.rks-gov.net/Page.aspx?id=3,3,2176
Announcement in English: https://mint.rks-gov.net/Page.aspx?id=2,3,2177
03/06/2026
Prezantohen gjetjet e studimit për shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe zhvillimin industrial në Kosovë
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në hapjen e punëtorisë ku u prezantuan gjetjet e studimit “Shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe mallrave minimalisht të përpunuara në Kosovë”, të realizuar nga organizatat Rex Consulting Group dhe Civitta, me mbështetjen e LuxDev.
Gjatë adresimit të saj, ministrja Kusari-Lila theksoi rëndësinë e këtij hulumtimi për orientimin e politikave dhe hapave të ardhshëm në zhvillimin industrial të vendit. Sipas gjetjeve të studimit, potenciali ekonomik i Kosovës nuk qëndron vetëm te burimet natyrore që posedon, por edhe te aftësia për t’i përpunuar ato brenda vendit, duke krijuar vlerë të shtuar, vende të reja pune dhe produkte më konkurruese për tregun.
Ajo vuri në pah se MINTI po mbështet zhvillimin e sektorit prodhues përmes skemave të granteve për prodhim të mençur, digjitalizim dhe modernizim të proceseve prodhuese, me synim rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së bizneseve vendore.
Ministrja Kusari-Lila theksoi gjithashtu se ministria po punon në zhvillimin e parqeve industriale të gjelbra në komuna të ndryshme të Kosovës dhe në promovimin e ekonomisë qarkore, me qëllim që pasuritë natyrore të vendit të përpunohen në Kosovë dhe të shndërrohen në produkte me vlerë të shtuar, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Studimi i plotë është i publikuar në faqen zyrtare të MINTI:
https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/F3357FE8-A074-423E-B1BB-BFCFD2311AE2.pdf.
03/06/2026
ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS PËR DATËN 03.06.2026
Obaveštenje na srpskom: https://mint.rks-gov.net/Page.aspx?id=3,3,2172
Announcement in English: https://mint.rks-gov.net/Page.aspx?id=2,3,2173