16/04/2026
Komisioni Qeveritar/NJVSPDHLÇK
Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës
16/04/2026
16/04/2026
Me rastin e 14 Prillit – Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së fundit në Kosovë, Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, znj. Leonora Selmani, së bashku me anëtarët e Komisionit dhe Sekretarisë, realizuan një vizitë në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG) në Drenas.
Me këtë rast, znj. Selmani shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e saj për punën dhe kontributin e çmuar që QPDG po jep në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për drejtësinë dhe dinjitetin e të mbijetuarve.
Gjatë diskutimit, znj. Selmani theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në veçanti me organizatat e përfshira drejtpërdrejt në këtë proces, si dhe nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar.
Komisioni gjithashtu u bën thirrje të gjithë personave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës që të shfrytëzojnë të drejtën e garantuar me ligj dhe të aplikojnë për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.
14/04/2026
Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë, znj. Leonora Selmani, mori pjesë në cilësinë e panelistes në Konferencën Rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”.
Konferenca u organizua nga (KRCT - Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims), me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim të trajtimit të çështjeve që ndërlidhen me traumat e luftës, qasjen në drejtësi, llogaridhënien institucionale dhe rrugën drejt rikuperimit dhe rehabilitimit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve.
Gjatë diskutimit, znj. Selmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme institucionale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse, të ndjeshme dhe të orientuar drejt mbrojtjes së dinjitetit dhe të drejtave të viktimave.
Në kuadër të konferencës, u diskutua për avancimin e llogaridhënies për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës, me fokus të veçantë në rolin dhe përgjegjësinë e prokurorisë në forcimin e përgjigjes së sistemit të drejtësisë penale dhe sigurimin e qasjes efektive në drejtësi dhe kompensim për të mbijetuarit.
Në panel kontribuuan me pikëpamjet e tyre përfaqësues të institucioneve të drejtësisë nga rajoni, përfshirë përfaqësues nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Kosova, duke ofruar perspektiva të rëndësishme mbi praktikat rajonale dhe mekanizmat e drejtësisë për trajtimin e krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Komisioni Qeveritar mbetet i përkushtuar në avancimin e proceseve të njohjes, drejtësisë, mbështetjes institucionale dhe fuqizimit të të drejtave të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.
14/04/2026
Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë organizoi sot një tryezë diskutimi me rastin e 14 Prillit – Ditës memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, një ditë me rëndësi të veçantë shtetërore dhe shoqërore, e dedikuar nderimit të dinjitetit, qëndrueshmërisë dhe forcës së të mbijetuarave dhe të mbijetuarve.
Në këtë ditë përkujtimore, institucionet e Republikës së Kosovës riafirmuan përkushtimin e tyre të palëkundur për garantimin e drejtësisë, ruajtjen e dinjitetit, njohjen institucionale dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për të gjithë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit. Përmes organizimit të kësaj tryeze, Komisioni Qeveritar theksoi rëndësinë e kujtesës kolektive, përgjegjësisë institucionale dhe angazhimit të qëndrueshëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave.
Gjatë tryezës u konstatua se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në procesin e verifikimit dhe njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, megjithatë u theksua se mbetet ende shumë për t’u bërë deri në trajtimin dhe verifikimin e plotë të të gjitha rasteve të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve.
Për të avancuar më tej këtë proces, u bë thirrje publike që të gjithë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të aplikojnë për njohjen ligjore të statusit të viktimës së dhunës seksuale, meqenëse përmes këtij procesi jo vetëm sigurohen të drejtat që rrjedhin nga ligji, por kontribuohet edhe në zbardhjen e së vërtetës mbi tragjedinë e përjetuar.
Komisioni Qeveritar mbetet i përkushtuar në avancimin e proceseve të njohjes, mbështetjes dhe drejtësisë për të gjithë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit.
14/04/2026
Me rastin e 14 Prillit – Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Komisioni Qeveritar shpreh respektin dhe nderimin më të thellë për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm kujtese, reflektimi dhe solidariteti institucional e shoqëror ndaj të gjithë atyre që kanë përjetuar këtë formë të rëndë të dhunës gjatë konfliktit.
Komisioni Qeveritar mbetet plotësisht i angazhuar dhe i përkushtuar që procesi i njohjes dhe verifikimit të statusit të personave të mbijetuar të zhvillohet me kredibilitet, profesionalizëm dhe në mënyrë sa më të lehtë e të qasshme për të gjithë aplikuesit.
Njëkohësisht, Komisioni u bën thirrje të gjithë personave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës që të aplikojnë për njohjen e statusit të përcaktuar me legjislacionin në fuqi dhe të kenë besim në punën e këtij institucioni shtetëror.
Në këtë ditë të shënuar, ritheksojmë përkushtimin institucional që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më dhe që dhuna seksuale në konflikt të mos mbetet asnjëherë e pandëshkuar.
28/02/2026
Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës ka zhvilluar një takim të rëndësishëm koordinues me përfaqësueset e katër OJQ-ve të autorizuara. Në këtë takim morrën pjesë znj. Feride Rush*ti, drejtoreshë e QKRMT-së, znj. Mirlinda Sada, Drejtoreshë e Medica Gjakova, znj. Anita Istogu, nga QPDG, dhe znj. Arbnore Shehu Bunjaku nga Medica Kosova.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional, progresin e arritur deri më tani si dhe sfidat e këtij procesi, me synimin që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ta bërë procedurën sa më të lehtë dhe më të qasshme për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
U theksua rëndësia e luftimit të stigmës dhe nevoja për sensibilizim të shtuar institucional dhe shoqëror, në mënyrë që të mbijetuarit të ndihen të mbështetur për të aplikuar dhe realizuar të drejtat e tyre të garantuara me ligj dhe u ritheksua se procesi zhvillohet në konfidencialitet të plotë.
U konfirmua përkushtimi i përbashkët që takimet koordinuese të vazhdojnë rregullisht, duke vendosur gjithmonë në qendër të procesit nevojat dhe dinjitetin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
20/02/2026
Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, Leonora Selmani, mori pjesë si paneliste në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me titull “From War to Recovery: A Multidisciplinary Approach to Kosovo’s War Trauma”.
Konferenca u organizua nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, duke bashkuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi traumat e luftës dhe rrugën drejt rikuperimit.
Gjatë diskutimit, znj. Selmani theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces.
02/12/2025
Tryezë diskutimi ndërinstitucionale për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës
Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës organizoi tryezë diskutimi me temën:
“Bashkëpunimi ndërinstitucional për trajtimin e lëndëve që lidhen me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe harmonizimin e praktikave institucionale”.
Qëllimi i tryezës ishte krijimi i një hapësire të përbashkët bashkëpunimi ndërmjet Komisionit Qeveritar, gjykatave, prokurorive, policisë dhe institucioneve të tjera relevante, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe harmonizimin e praktikave në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Në vitin e tetë të funksionimit të tij, Komisioni vazhdon të konsolidojë qasjen institucionale ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke promovuar koordinimin e ndërsjellë ndërmjet institucioneve përgjegjëse dhe duke synuar që procedurat të mbështeten në standarde të qarta ligjore dhe praktika të unifikuara.
Megjithëse Komisioni ka mandat për njohjen e statusit ligjor të personave të dhunuar gjatë luftës, procesi ka qenë i ndërlidhur me punën e institucioneve të drejtësisë. Për këtë arsye, bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional është konsideruar thelbësor për të siguruar procedura të drejta, efektive dhe vendimmarrje të harmonizuar.
Gjatë tryezës së punës u diskutuan tema të rëndësishme, si:
• Roli dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e njohjes së statusit të viktimave;
• Sfidat ligjore, praktike dhe institucionale në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës;
• Nevoja për harmonizim të praktikave dhe forcim të koordinimit ndërinstitucional;
• Rekomandime konkrete për përmirësimin e procedurave dhe përshpejtimin e procesit të njohjes.
Gjatë kësaj tryeze u identifikuan sfidat kyçe në proces, harmonizimin e praktikave institucionale dhe përforcimin e mekanizmave të bashkëpunimit, gjithnjë me synimin që viktima të mbetet në qendër të çdo procedure.
Në tryezë morën pjesë përfaqësues nga:
Kabineti i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë/Departamenti për Drejtësi Tranzicionale, Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Policia e Kosovës/Drejtoria e Hetimit të Krimeve të Luftës, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe Avokatura Shtetërore.
11/11/2025
Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës në Kosovë znj. Leonora Selmani, ka pritur në takim Major Bashkim Spahiu
Drejtor i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Luftës dhe zyrtarët e kësaj Drejtorie.
Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë dhe forcimin e bashkëpunimit nderinstitucional në procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.
Takimi ishte vazhdimësi e takimeve me institucionet relevante qe Komisioni po i zhvillon.
13/10/2025
Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, znj. Leonora Selmani me anëtarët e Komisionit Qeveritar dhe të Sekretarisë priten në takim Ana Roch Kryetare e Parlamentit të Gjenevës dhe Tahir Shabani Ambasador i Paqes, ku patën rastin të diskutojnë për praktikën e Kosovës në procesin e njohjes dhe verifikimit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftë së fundit në Kosovë.
Gjatë takimit u prezantua progresi i arritur deri më tani në trajtimin e rasteve që kanë aplikuar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, duke pasur gjithmonë në qendër të tij të mbijetuarit, sfidat që po e përcjellin këtë proces kaq të ndjeshëm, si dhe prezantoj procedurat e punës deri në marrjen e vendimit.
Në takim, u diskutua për përvojat e Kosovës në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës, si një nga modelet më të mira në botë që ekzistojnë për rastet e reparacioneve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Znj.Roch përgëzoj Komisionin për punën e mirë që po bënë me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe shprehu respektin e saj të thellë dhe solidaritetin e plotë ndaj atyre që punojnë për njohjen dhe dinjitetin e viktimave, si dhe dëshirën e saj për të mbajtur kontakte dhe për të shkëmbyer përvoja në këtë fushë.
07/10/2025
Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar Gjatë Luftës znj Leonora Selmani, anëtarja e këtij Komisioni znj Feride Podvorica dhe anëtarja e Sekretarisë Habibe Nuha u pritën në takim nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani Rama
Takimi kishte për qëllim diskutimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.
Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë, ju njofton se është shtyer afati për aplikimin për të marrë këtë status deri më 15 Maj 2027.
Për tu njoftuar me procedurën e aplikimit, ju fton të shihni videon e mëposhtme:
KRCT - Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims
Medica Gjakova
Medica Kosova
QPDG - Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Pristina
10000
