Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Government Organization, Ish Pallati i Rilindjës, Prishtinë, Republika e Kosovës, Pristina.

Photos from Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës's post 02/06/2026

Zëvendësministri Hyseni merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar Energjetik MEF 2026 në Maqedoninë e Veriut

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Driton Hyseni, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar Energjetik MEF 2026 në Maqedoninë e Veriut, ku në fokus të diskutimeve ishin tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit dhe planifikimi hapësinor.

Gjatë panelit zvministri Hyseni theksoi rëndësinë e planifikimit hapësinor në parandalimin e krizave mjedisore dhe natyrore, si dhe prezantoi prioritetet e Kosovës në mbrojtjen e ujërave, përfshirë largimin e barrierave artificiale nga lumenjtë për rikthimin e rrjedhës natyrore dhe rehabilitimin e ekosistemeve.

Në prag të COP31, zëvendësministri Hyseni ritheksoi nevojën për qasje më të drejtë të Kosovës në financat klimatike dhe mbështetjen ndërkombëtare për prioritetet mjedisore të vendit.

02.06.2026
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

02/06/2026

📍Ferizaj

65 ton mbeturina më pak në Ferizaj, në kuadër të aksionit për largimin e deponive ilegale të mbeturinave.

Aksioni vazhdon.

02/06/2026

📍Mitrovicë

275 ton mbeturina të larguara për 4 ditë në aksionin për largimin e deponive ilegale të mbeturinave.

Aksioni vazhdon.

28/05/2026

Aksioni për largimin e mbeturinave në Komogllavë të Ferizajt.

28/05/2026

Aksioni për largimin e mbeturinave në Mitrovicë.

Photos from Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës's post 25/05/2026

Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare: Synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli sot ka nënshkruar vendimin për inicimin e plotësim-ndryshimit të legjislacionit për Parqet Kombëtare ("Sharri" dhe "Bjeshkët e Nemuna").

​Ky rishikim synon të krijojë një balancë të drejtë mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm duke ridefinuar statusin e zonave të banimit. Procesi do t'u përshtatet specifikave të tri rajoneve: Rugovës, Lugut të Butë dhe Deçanit, me qëllim që të garantohet një jetë e dinjitetshme për banorët dhe të ruhen traditat, kultura, historia dhe natyra e këtyre zonave.

Ministria garanton se gjatë këtij procesi do të organizohen dëgjime publike dhe konsultime të ngushta me banorët lokalë të Rugovës, Lugut të Butë dhe Deçanit, për të siguruar që kërkesat e tyre të trajtohen me prioritet.

19/05/2026

F T E S Ë P Ë R M E D I A

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media që do të mbahet sot nga Ministrja në detyrë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj.Fitore Pacolli, lidhur me disa dyshime për keqpërdorime në proceset e shpronësimeve.

Vendi: Objekti i ish-Rilindjes, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, kati i 17-të
Koha: 11:00
Data: 19 maj 2026

13/05/2026
Photos from Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës's post 13/05/2026

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me UN-Habitat dhe Arcadis, organizoi punëtorinë hyrëse me akterët e sektorit të banimit, në kuadër të procesit për hartimin e Strategjisë së Banimit për Kosovën.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, partnerë ndërkombëtarë, si dhe drejtorë dhe zyrtarë të departamenteve të planifikimit hapësinor dhe banimit nga ministria.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Fitore Pacolli theksoi se sektori i banimit për shumë vite ka munguar në prioritetet zhvillimore të vendit, duke lënë shumë familje, veçanërisht të rinjtë dhe kategoritë në nevojë, pa qasje të lehtë në banim të përballueshëm dhe dinjitoz.

Ajo potencoi se Qeveria e Kosovës e ka vendosur banimin në mesin e prioriteteve shtetërore dhe se për herë të parë po ndërtohet një qasje serioze dhe afatgjatë për zhvillimin e politikave të qëndrueshme të banimit.

“Banimi nuk është privilegj, por e drejtë themelore. Synimi ynë është të ndërtojmë politika konkrete që u përgjigjen nevojave reale të qytetarëve, me më shumë banim social, mbështetje për çiftet e reja, standarde më të larta në ndërtim dhe zhvillim urban të planifikuar”, deklaroi ministrja Pacolli.

Punëtoria shënon fillimin e një procesi të rëndësishëm bashkëpunimi ndërinstitucional për identifikimin e sfidave dhe boshllëqeve në sektorin e banimit, me fokus në krijimin e politikave moderne, të qëndrueshme dhe të bazuara në interesin publik.

Në fund, ministrja Pacolli falënderoi UN-Habitat dhe Arcadis për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në avancimin e politikave të banimit në Kosovë.

13.05.2026
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

07/05/2026

Lansohet vegza “Krime Mjedisore” në aplikacionin “Lajmëro Policinë”.

Tashmë, çdo qytetar ka mjetin e duhur në dorë për të raportuar në kohë reale çdo dëmtim të mjedisit.
Ky digjitalizim lehtëson punën e Policisë së Kosovës dhe rrit efikasitetin tonë në ndëshkimin e ndotësve.

Mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët. Shkarkoni aplikacionin dhe bëhuni syri që mbron natyrën tonë.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Ish Pallati I Rilindjës, Prishtinë, Republika E Kosovës
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00