14/11/2025
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë tre artistët e nominuar për Çmimin Artistët e së Nesërmes 2025: Ermir Zhinipotoku, Blerta Hashani dhe Leutrim Morina.
Vendimi u mor nga juria ndërkombëtare e përbërë nga Alper Turan, kurator dhe shkrimtar me qëndrim në New York dhe Stamboll, Florina Jerliu, arkitekte dhe historiane arti, profesore në Fakultetin e Arkitekturës dhe Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, dhe Lulzim Zeqiri, artist që punon dhe vepron mes Kosovës dhe Austrisë.
Bëhuni gati për hapjen e ekspozitës së Çmimit Artistët e së Nesërmes 2025, ku do të shfaqen veprat e artistëve të nominuar, si dhe për shpalljen e fituesit, e cila do të mbahet më 6 dhjetor 2025 në Klubin e Boksit, Prishtinë.
+
Stacion – Centar za Savremenu Umetnost Priština sa zadovoljstvom objavljuje tri nominovana umetnika za Nagradu Umjetnici Sutrašnjice 2025: Ermir Zhinipotoku, Blerta Hashani, Leutrim Morina.
Pročitajte odluku međunarodnog žirija, koji čine Alper Turan, kustos i pisac sa sedištem u Njujorku i Istanbulu; Florina Jerliu, arhitektkinja i istoričarka umetnosti, profesorka na Fakultetu za arhitekturu i Fakultetu umetnosti, Univerzitet u Prištini; i Lulzim Zeqiri, umetnik koji radi između Kosova i Austrije.
Pripremite se za izložbu Nagrade Umjetnici Sutrašnjice 2025, sa radovima nominovanih umetnika i proglašenjem pobednika 6. decembra 2025 u Bokserskom klubu, Priština.
+
Stacion – Center for Contemporary Art Prishtina is pleased to announce the three nominees for the Artists of Tomorrow Award 2025:
Ermir Zhinipotoku, Blerta Hashani, Leutrim Morina.
Read the decision of the international jury, composed of Alper Turan, curator and writer based in New York and Istanbul; Florina Jerliu, architect and art historian, professor at the Faculty of Architecture and the Faculty of Arts, University of Prishtina; and Lulzim Zeqiri, artist working between Kosovo and Austria.
Get ready for the Artists of Tomorrow Award 2025 exhibition, featuring the work of the nominated artists and the announcement of the winner on 6 December 2025 at the Boxing Club, Prishtina.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë tre artistët e nominuar për Çmimin Artistët e së Nesërmes 2025: Ermir Zhinipotoku, Blerta Hashani dhe Leutrim Morina.
Një juri ndërkombëtare e përbërë nga Alper Turan, kurator dhe shkrimtar me qëndrim në New York dhe Stamboll, Florina Jerliu, arkitekte dhe historiane arti, profesore në Fakultetin e Arkitekturës dhe Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, dhe Lulzim Zeqiri, artist që punon dhe vepron mes Kosovës dhe Austrisë, u mblodh për të shqyrtuar aplikimet e artistëve që përmbushën kriteret e çmimit.
Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të portofoliove, arritjeve të deritanishme, historikut të ekspozimeve, propozimeve të projekteve dhe angazhimit të artistëve në skenën artistike dhe kulturore të Kosovës, juria përzgjodhi tre finalistë, praktikën e të cilëve e karakterizon një gjuhë e veçantë vizuale, thellësi konceptuale dhe potencial i fuqishëm për të ardhmen.
Puna e jurisë dhe procedurat për përzgjedhjen e artistëve të nominuar dhe fituesit rregullohen nga Rregullorja e Jurisë, e formalizuar dhe e administruar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.
Tre artistët e nominuar do të paraqesin punën e tyre në ekspozitën e Çmimit Artistët e së Nesërmes 2025, e cila do të hapet në Klubin e Boksit në Prishtinë më 6 dhjetor 2025.
Këtë vit, juria i kushtoi rëndësi të veçantë edhe qëndrueshmërisë dhe përkushtimit: artistëve që kanë ndërtuar një prani të vazhdueshme në skenën e artit në Kosovë, që krijojnë publik dhe biseda lokale, dhe që investojnë në ekosistemin kulturor të vendit gjatë kohës.
Brenda këtij kuadri, juria u impresionua veçanërisht nga universi unik vizual i Ermir Zhinipotokut, praktika e zgjeruar pikturale dhe e ndërlidhur me vendin e Blerta Hashanit, si dhe pozicioni i qëndrueshëm, personalisht dhe politikisht i ngarkuar i Leutrim Morinës, përfshirë investimin e tij në çështjet e identitetit seksual dhe ndryshimit shoqëror.
Duke punuar kryesisht me pikturë, por edhe me vizatim, grafikë dhe media digjitale, Ermir Zhinipotoku ka zhvilluar një gjuhë të njohshme vizuale në momente të vogla e të çastit. Puna e tij ka eksploruar dimensionet e padukshme të qenies, nga kujtesa dhe mistika te heshtja e brendshme dhe prania psikologjike. Duke e trajtuar pikturën si proces meditativ dhe intuitiv, Zhinipotoku ndërton kompozime të shtresuara dhe shpesh të zbutura që lëvizin mes abstraksionit dhe figuracionit, duke ftuar shikuesit në një hapësirë ku të parit bëhet formë ndjesie dhe ku realiteti e ëndrra mbivendosen qetësisht.
Praktika e Blerta Hashanit shtrihet mes pikturës, vizatimit dhe fotografisë, shpesh duke filluar nga materiale të thjeshta e të përcaktuara si pëlhura e grurit apo thasët e patateve të marrë nga fshati i saj. Përmes një procesi të ngadaltë pune, me ngjitje, përgatitje dhe shtresime të vajit, sprejit, letrës dhe drurit mbi juta, ajo transformon format modeste 40 x 40 cm në kompozime të dendura, të teksturuara, që mbajnë gjurmë të peizazhit, kujtesës dhe jetës së përditshme rurale. Punët e saj funksionojnë si vende intime të mbetjeve, ku mjediset e jashtme dhe përvoja e brendshme përthyhen mbi njëra-tjetrën.
Duke u mbështetur në përvojat e tij mes Kosovës dhe Gjermanisë, dhe në një perspektivë të vazhdueshme q***r, Leutrim Morina ndërthur pikturën, performancën, tekstin dhe ndërhyrjen publike në punë që synojnë jo vetëm të reflektojnë realitetin, por edhe të shtyjnë butësisht kundër tij. Gjesti i tij i përsëritur i shkrimit “Mos ji homofob” në një mur në një fshat në Kosovë , dhe vëzhgimi se si shkimi fshihet çdo vit, kap tensionin mes brishtësisë dhe rezistencës që përshkon edhe veprat e tjera, ku kujtimet autobiografike ripunohen përmes performancës së butë dhe të mishëruar. Përmes këtij pozicioni këmbëngulës por të qetë, puna e tij hap një hapësirë reflektimi dhe mundësinë e ndryshimeve domethënëse shoqërore.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falënderon ngrohtësisht të gjithë artistët që aplikuan për Çmimin Artistët e së Nesërmes 2025 dhe inkurajon ata që nuk u përzgjodhën këtë vit për finale e Çmimit të vazhdojnë punën dhe të aplikojnë sërish në edicionet e ardhshme.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë shpreh mirënjohjen e saj ndaj Jurisë së Çmimit Artistët e së Nesërmes 2025 për punën dhe bashkëpunimin e tyre.
Çmimi Artistët e së Nesërmes 2025 mbështetet bujarisht nga Trust for Mutual Understanding, New York, dhe nga Komuna e Prishtinës.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë do të publikojë një listë të plotë të mbështetësve në kohën e duhur.
+
Stacion – Centar za Savremenu Umetnost Priština sa zadovoljstvom objavljuje tri nominovana umetnika za Nagradu Umjetnici Sutrašnjice 2025: Ermir Zhinipotoku, Blerta Hashani i Leutrim Morina.
Međunarodno žiri, sastavljen od Alpera Turana, kustosa i pisca sa sedištem u Njujorku i Istanbulu, Florine Jerliu, arhitektice i istoričarke umetnosti, profesorke na Fakultetu za arhitekturu i Fakultetu umetnosti Univerziteta u Prištini, i Lulzima Zeqirija, umetnika koji deluje između Kosova i Austrije, sazvao je sastanak kako bi razmotrio prijave umetnika koji ispunjavaju kriterijume nagrade.
Nakon pažljivog pregleda portfolija, prethodnih dostignuća, istorije izložbi, predloga projekata i dokazane angažovanosti umetnika u kulturnoj sceni Kosova, žiri je odabrao tri finalista čije prakse pokazuju prepoznatljiv vizuelni jezik, konceptualnu dubinu i snažan potencijal za budućnost. Rad žirija i procedure za izbor nominovanih umetnika i pobednika regulišu se Pravilnikom o žiriju, formalizovanim i administriranim od strane Stacion – Centra za savremenu umetnost Priština.
Tri nominovana umetnika predstaviće svoj rad na izložbi Nagrade Umjetnici Sutrašnjice 2025, koja će biti otvorena u Bokserskom klubu u Prištini 6. decembra 2025.
Ove godine, žiri je takođe posebno naglasio doslednost i posvećenost: umetnike koji kontinuirano grade prisustvo na umetničkoj sceni Kosova, koji stvaraju publiku i razgovore lokalno, i koji ulažu u kulturnu ekologiju zemlje tokom vremena.
U ovom kontekstu, žiri je bio posebno impresioniran jedinstvenim vizuelnim univerzumom Ermira Zhinipotokua, site-relevantnom i proširenom slikarskom praksom Blerte Hashani, i upornom, lično i politički angažovanom pozicijom Leutrima Morine, uključujući njegov doprinos pitanjima seksualnog identiteta i društvenih promena.
Radeći prvenstveno kroz slikarstvo, ali i crtanje, grafiku i digitalne medije, Ermir Zhinipotoku razvio je prepoznatljiv vizuelni jezik u malim, prolaznim momentima. Njegov rad istražuje nevidljive dimenzije postojanja, od sećanja i mistike do unutrašnje tišine i psihološkog prisustva. Posmatrajući slikarstvo kao meditativni i intuitivni proces, Zhinipotoku gradi slojevite, često suptilne kompozicije koje balansiraju između apstrakcije i figuracije, pozivajući gledaoce u prostor gde gledanje postaje oblik osećanja i gde se stvarnost i san tiho preklapaju.
Praksa Blerte Hashani razvija se između slikarstva, crtanja i fotografije, često počevši od skromnih, materijalno specifičnih površina poput džuta i džakova za krompir pozajmljenih iz njenog sela. Kroz spor proces lepljenja, premazivanja i slojevitog nanošenja ulja, spreja, papira i drveta na jutu, ona transformiše skromne površine od 40 x 40 cm u guste, teksturisane kompozicije koje sadrže tragove pejzaža, sećanja i svakodnevnog seoskog života. Njeni radovi funkcionišu kao intimni prostori tragova, gde se spoljašnje okruženje i unutrašnje iskustvo prepliću.
Leutrim Morina, oslanjajući se na svoja iskustva između Kosova i Nemačke i kroz postojanu kvir perspektivu, povezuje slikarstvo, performans, tekst i javne intervencije u radovima koji ne samo da reflektuju stvarnost već je i nežno izazivaju. Njegov ponavljajući gest pisanja „Ne budi homofoban“ na zidu u kosovskom selu – i gledanje kako se svake godine briše – oslikava tenziju između ranjivosti i otpornosti koja se provlači kroz druge radove u kojima se autobiografska sećanja preradjuju kroz nežan, utelesni performans. Kroz ovu upornu, a tihu poziciju, njegov rad otvara prostor za refleksiju i mogućnost značajnih društvenih promena.
Stacion – Centar za savremenu umetnost Priština srdačno zahvaljuje svim umetnicima koji su se prijavili za Nagradu Umjetnici Sutrašnjice 2025 i ohrabruje one koji ove godine nisu izabrani da nastave svoj rad i ponovo se prijave u budućim izdanjima nagrade.
Stacion – Centar za savremenu umetnost Priština zahvaljuje Žiriju Nagrade Umjetnici Sutrašnjice 2025 na njihovom radu i saradnji.
Nagradu Umjetnici Sutrašnjice 2025 velikodušno podržavaju Trust for Mutual Understanding, Njujork i Opština Priština. Stacion – Centar za savremenu umetnost Priština objaviće kompletnu listu podržavalaca u predviđeno vreme.
+
Stacion – Center for Contemporary Art Prishtina is pleased to announce the three nominated artists for the Artists of Tomorrow Award 2025: Ermir Zhinipotoku, Blerta Hashani, and Leutrim Morina.
An international jury composed of An international jury composed of Alper Turan, curator and writer, based in New York and Istanbul, Florina Jerliu, architect and art historian, professor at the Faculty of Architecture and the Faculty of Arts at the University of Prishtina, and Lulzim Zeqiri, artist, works and operates between Kosovo and Austria, convened to review the applications of artists who met the criteria of the award.
After careful examination of portfolios, past achievements, exhibition histories, project proposals, and the artists’ demonstrated engagement with the cultural scene in Kosovo, the jury selected three finalists whose practices show a distinctive visual language, conceptual depth, and strong future potential. The work of the jury and the procedures for selecting the nominated artists and the winner are governed by the Jury Regulation, formalised and administered by Stacion – Center for Contemporary Art Prishtina.
The three nominated artists will present their work in the Artists of Tomorrow Award 2025 exhibition, opening at the Boxing Club in Prishtina on 6 December 2025.
This year, the jury also placed particular emphasis on consistency and commitment: artists who have been building a sustained presence in the Kosovo art scene, who create audiences and conversations locally, and who invest in the cultural ecology of the country over time.
Within this framework, the jury was especially impressed by the unique visual universe of Ermir Zhinipotoku, the site-relevant, expanded painterly practice of Blerta Hashani, and the insistent, personally and politically charged position of Leutrim Morina, including his investment in questions of sexual identity and social change.
Working primarily through painting, but also drawing, printmaking, and digital media, Ermir Zhinipotoku has developed a recognisable visual language in small, fleeting moments. His work has explored the invisible dimensions of being, from memory and mysticism to inner silence and psychological presence. Treating painting as a meditative and intuitive process, Zhinipotoku builds layered, often subdued compositions that move between abstraction and figuration, inviting viewers into a space where seeing becomes a form of feeling and where reality and dream quietly overlap.
Blerta Hashani’s practice unfolds between painting, drawing, and photography, often beginning from humble, materially specific grounds such as burlap and potato sacks borrowed from her village. Through a slow working process of glueing, priming and layering oil, spray, paper, and wood onto jute, she transforms modest 40 x 40 cm surfaces into dense, textured compositions that hold traces of landscape, memory, and everyday rural life. Her works operate as intimate sites of vestiges, where external environments and inner experience fold into one another.
Drawing on his experiences between Kosovo and Germany, and on a persistent q***r perspective, Leutrim Morina connects painting, performance, text, and public intervention in works that seek not only to reflect reality but to gently push against it. His recurring gesture of writing “Don’t be homophobic” on a village wall in Kosovo – and watching it be erased each year – captures the tension between vulnerability and resilience that runs through other pieces where autobiographical memories are reworked through tender, embodied performance. Through this insistent yet quiet position, his work opens a space for reflection and the possibility of meaningful social shifts.
Stacion – Center for Contemporary Art Prishtina warmly thanks all artists who applied to the Artists of Tomorrow Award 2025 and encourages those who were not selected this year to continue their work and to apply again in future editions of the award.
Stacion – Center for Contemporary Art Prishtina extends its gratitude to the Jury of the Artists of Tomorrow Award 2025 for their work and collaboration.
The Artists of Tomorrow Award 2025 is generously supported by the Trust for Mutual Understanding, New York and the Municipality of Prishtina. Stacion – Center for Contemporary Art Prishtina will publish a complete list of supporters in due time.
+
Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina
Henrik Bariç Street No.23
10000 Prishtina
Republic of Kosovo
Tel. & Fax: +383-(0)38-222-576
Mob: +383-(0)46-222-576
E-mail: [email protected]
www.stacion.org

27/08/2025
20/08/2025