18/07/2025
Informata të rëndësishme për diasporën
Paguaj tatimin në pronë në Kosovë
Të nderuar bashkatdhetarë nëse jetoni jashtë vendit dhe aktualisht gjendeni në Kosovë ju udhëzojmë që të paguani tatimin në pronë sa jeni në Kosovë. Ky është një obligim ligjor edhe nëse jetoni jashtë vendit.
Çdokush që zotëron apo posedon një pronë në Kosovë, është i obliguar të paguajë tatim në pronë. Mbani mend të paguani me kohë për të shmangur gjobat dhe interesin.
Pagesa e tatimit në pronë gjithashtu do të ju ndihmon të shmangni koston e lartë të transfereve ndërkombëtare dhe me rrezik për mos mbulim të shumës së tatimit ku për pasojë do të vazhdoj llogaritja e interesit dhe gjobës.
Nëse keni regjistruar pronën tuaj me numër personal të Kosovës, ju mund të shkarkoni faturën tuaj nga shtëpia duke përdorur platformën E-Kosova në linkun: https://ekosova.rks-gov.net
Nëse pronën e juaj e keni të regjistruar pa numër personal ose me numër personal të shtetit që jetoni, për të marrë faturën e tatimit në pronë ju duhet të paraqiteni në komunën që keni në pronësi/posedim pronat e juaja.
Ju mund të paguani në një prej mënyrave si në vijim.
1. Në një bankë lokale komerciale apo institucion tjetër të licencuar në Kosovë,
2. Pagesa përmes e-banking.
Nëse jeni të lidhur me një shërbim e-banking në një prej bankave komerciale në Kosovë, ju mund të shfrytëzoni këtë shërbim.
1. Shkarkoni faturën nga E-Kosova
2. Paguani nga shërbimi juaj e-banking
3. Nga fatura e tatimit në pronë në faturën tuaj shëno të dhënat si në vijim:
-Numrin e llogarisë bankare komunale.
-Kodin UNIREF për t’u siguruar që pagesa është e lidhur me ju.
-Numrin dhe emrin e tatimpaguesit, emrin e prindit dhe mbiemrin, dhe
-Shumën e paguar.
———————————————————————
Važne informacije za dijasporu
Plaćajte porez na imovinu na Kosovu
Dragi sunarodnici, ako živite u inostranstvu, a trenutno se nalazite na Kosovu, upućujemo vas da plaćate porez na imovinu dok ste na Kosovu. Ovo je zakonskaobaveza i ako živite u inostranstvu.
Svako ko ima ili poseduje imovinu na Kosovu je dužan da plati porez na imovinu. Ne zaboravite da plaćate na vreme kako biste izbegli kazne i kamate.
Plaćanje poreza na imovinu će vam takođe pomoći da izbegnete visoke troškove međunarodnih transfera i rizik od nepokrivanja iznosa poreza, što će rezultirati kontinuiranim kamatama i kaznama.
Ako ste registrovali svoju imovinu sa kosovskim ličnim brojem, možete preuzeti račun od kuće koristeći platformu E-Kosova na linku: https://ekosova.rks-gov.net
Ako je vaša imovina registrovana bez ličnog broja ili sa ličnim brojem države u kojoj živite, da biste dobili račun za porez na imovinu, morate se pojaviti u opštini u kojoj posedujete/imate svoju imovinu.
Možete platiti na jedan od sledećih načina.
1. U lokalnoj komercijalnoj banci ili drugoj licenciranoj instituciji na Kosovu;
2. Plaćanje putem e-banking.
Ako ste povezani na uslugu e-banking u jednoj od komercijalnih banaka na Kosovu, možete koristiti ovu uslugu.
1. Preuzmite račun sa E-Kosova
2. Plaćajte sa vašeg e-banking usluga.
3. Sa računa za porez na imovinu na vašem računu, unesite sledeće podatke:
-Broj opštinskog bankovnog računa.
-UNIREF kod kako biste bili sigurni da je plaćanje povezano sa vama.
- Broj i ime poreskog obveznika, ime i prezime roditelja, i
- Uplaćeni iznos.
Platforma eKosova eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

01/04/2025