Të nderuar prindër
Ju njoftojm se sipas kalendarit të festave zyrtare ditë pushimi do të jetë:
1. Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës 17.02.2025 ( e hënë)
Urime festa
Stafi IP “Botanika”
Kopshti Botanika
I.P.”Botanika" është kopsht me bazë në komunitet i krijuar nga Këshilli i Prindërve në lagje. Kopshti "Botanika" është kopsht jo-fitimprurës.
Qëllimi primar i kopshtit është që të ofroj përkujdesje ditore për fëmijët duke filluar nga mosha 0.9 muaj deri në 6 vjec. E gjithë puna jonë i dedikohet mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve.
Të nderuar prindër
Ju njoftojm se sipas kalendarit te festave zyrtare ditë pushimi do të jetë:
1. Krishtlindjet Katolike 25.12.2024 (e mërkure)
2.Viti i Ri 01.01.2025 ( e mërkure) 02.01.2025 (e enjte)
3.Krishtlindjet ortodokse 07.01.2025 ( e martë)
Urime festat
Stafi IP “Botanika”
17/12/2024
19/11/2024
Sot realizuam një vizitë plot gjallëri në Parkun e Gërmisë me fëmijët e kopshtit. Vizita kishte për qëllim eksplorimin e natyrës dhe zhvillimin e aftësive sociale përmes lojërave dhe shëtitjeve në ajër të pastër. Fëmijët shijuan peizazhin e bukur dhe luajtën lojëra të ndryshme😊
12/11/2024
Kopshtin tanë e vizituan njësiti italian i KFOR-it në Kosovë dhe përfaqësuesi i bashkësisë lokale, z. Ismet Haziri. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e KFOR-it italian u njohën me ambientet e kopshtit dhe diskutuan për nevojat specifike për të krijuar një mjedis sa më të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët e kopshtit tanë.
Falënderojmë njësitin e KFOR-it italian në Kosovë dhe z. Ismet Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin!
31/10/2024
Me shumë kënaqësi ndajmë me ju disa nga çastet e veçanta të ekspozitës së sotme të projektit tonë me fëmijë “Vlerat e lëvizjes në trupin tonë”, ku kemi eksploruar së bashku lëvizjet dhe fuqinë e trupit. Nga hapat e vegjël tek pozat e guximshme, çdo foto tregon entuziazmin dhe energjinë e fëmijëve, ndërsa zhvillojnë aftësitë fizike dhe krijuese.
Shijoni këto momente të veçanta të kapura gjatë kësaj ekspozite.
Falënderojmë stafin e I.P. “Botanika” dhe të gjithë prindërit për bashkëpunimin dhe pjesëmarrje në këtë ekspozitë.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Contact the business
Telephone
Website
Address
Pristina
10000
Opening Hours
| Monday | 07:00 - 17:00 |
| Tuesday | 07:00 - 17:00 |
| Wednesday | 07:00 - 17:00 |
| Thursday | 07:00 - 17:00 |
| Friday | 07:00 - 17:00 |
