Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës

Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës

Share

Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës është organizatë profesionale ku bashkohen të gjithë P?

Photos from Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës's post 28/05/2026

Fuqizimi i raporteve ndërshtetërore dhe shkëmbimi i përvojave më të mira 🇽🇰🤝🇦🇱.
Anëtarët nga Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës dhe përfaqësuesit nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë e Shqipërisë (DHKPGJP), të udhëhequr nga kryetari z. Tedi Malaveci, mbajtën një punëtori të suksesshme të përbashkët në Durrës, me fokus unifikimin e procedurave dhe sfidat praktike në dy vendet tona. 📈
Fokusi kryesor i punëtorisë ishte diskutimi i procedurave përmbarimore dhe adresimi i sfidave praktike, duke synuar rritjen e efikasitetit dhe sigurisë juridike në të dy vendet.
Në kuadër të këtij organizimi, vlerësuam gjithashtu kontributin e çmuar të ish - anëtarit të Odës sonë, z. Zija Bala, i cili përmbyll me sukses karrierën e tij me rastin e pensionimit. 🏅
🔗 Lexoni artikullin e plotë në uebfaqen tonë zyrtare: https://opk-rks.org/articles/article-24.html
Kosovë Shqipëri

Photos from Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës's post 28/05/2026

Gjatë shpalosjes së raportit “Reforma në ngerç” nga IKD (Instituti i Kosovës për Drejtësi), ku morren pjesë akteret kryesor të Drejtësisë, Kryetari i Odës, z. Mehdi Reshani, ngriti zërin për sfidat buxhetore dhe administrative që po prekin direkt efikasitetin e procedurës përmbarimore. Mosplanifikimi i duhur dhe kapacitetet e kufizuara në gjykatat që po krijohen si pasojë e reformimit të gjyqësorit, siç ishte rasti me Gjykatën Komerciale, po shkaktojnë shpesh vonesa disavjeçare në lëndët përmbarimore, duke rënduar punën e përmbaruesve dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve.
👇 Lexoni artikullin e plotë në webfaqën e Odës: 🔗 https://opk-rks.org/articles/article-25.html

27/05/2026
Photos from Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës's post 22/05/2026

Duke ndodhur: Punimet e punëtorisë së përbashkët ndërmjet Odës së Përmbaruesve Privatë të Kosovës (OPPK) dhe Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë të Shqipërisë (DHKPGJP).
​Në fokus të këtij takimi është unifikimi i procedurave përmbarimore, sfidat praktike dhe shkëmbimi i përvojave më të mira ligjore mes dy vendeve tona.
​Ky aktivitet shërbeu edhe si një moment i veçantë për të nderuar kolegun tonë, z. Zija Bala, me rastin e pensionimit të tij. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e çmuar, profesionalizmin dhe integritetin e treguar përgjatë viteve në sistemin e përmbarimit, nga Oda u nda mirënjohje.
​I urojmë z. Bala shëndet dhe mbaresi! 🇽🇰🇦🇱

Photos from Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës's post 11/04/2026

Përfaqësuesit e Odës së Përmbareusve Privat të Kosovës realizuan një takim zyrtar me drejtuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës. Gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe trajtimin e sfidave praktike në proceset përmbarimore. ⚖️🤝 Ky bashkërendim synon rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë.

⛓️‍💥 Lajmi i plotë: https://opk-rks.org/articles/article-23.html

Photos from Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës's post 25/03/2026

Sot u mbajt Kuvendi i Rregullt i OPPK-së, ku u miratua Raporti Vjetor 2025 dhe u percaktuan objektivat konkrete për agjendën profesionale të vitit 2026. 💼⚖️

Në fokus ishin:

✅ Miratimi i Raportit Vjetor të Punës dhe atij Financiar të vitit 2025.

✅ Planifikimi i trajnimeve për zhvillim profesional gjatë vitit 2026.

✅ Konsolidimi i komisioneve të brendshme të Odës.

Vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar në rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit në shërbim të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

🔗 Lajmi i plotë: https://opk-rks.org/articles/article-22.html

📂 Shkarkoni Raportin Vjetor 2025: https://opk-rks.org/publications.html

Photos from Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës's post 16/02/2026

Në këtë 18-vjetor të shtetësisë, Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës uron gjithë qytetarët për Ditën e Pavarësisë! Duke nderuar historinë tonë, ne rikonfirmojmë përkushtimin profesional për forcimin e sundimit të ligjit dhe efikasitetin e drejtësisë në Republikën tonë.
Gëzuar përjetësisht Kosovë! 🇽🇰⚖️

29/12/2025

Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës ju uron Vitin e Ri 2026! 🥂Paçi një vit të mbarë, me shëndet e prosperitet, duke kultivuar së bashku profesionalizmin dhe sundimin e ligjit. ⚖️🇽🇰

Photos from Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës's post 12/12/2025

Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës mbajti Kuvendin e Rregullt, ku u morën vendime të rëndësishme për të ardhmen e profesionit tonë. Në një frymë bashkëpunimi të plotë, anëtarët votuan unanimisht për:
Statutin e ri të Odës,
Kodin e Etikës – për standarde më të larta profesionale, dhe
Buxhetin për vitin 2026
Në Kuvend u diskutua zbatimi i marrëveshjes së komunikimit elektronik me Gjykatat, që fillon së zbatuari në vitin 2026 si dhe procesi i diskutimeve - draftimi i rregullores për arkivimin e lëndëve përmbarimore.

Lajmi i plotë: https://opk-rks.org/articles/article-21.html

Photos from Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës's post 12/12/2025

Forcim i bashkëpunimit ndërinstitucional 🤝
Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës priti në takim zyrtar përfaqësuesit e KRU “Prishtina”, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe koordinimit të veprimeve në trajtimin e lëndëve përmbarimore.
Palët u dakorduan për mekanizma më të mirë bashkëpunimi, komunikim më të strukturuar dhe procedura më efikase në shërbim të sigurisë juridike dhe transparencës.

👉 Lajmi i plotë: https://opk-rks.org/articles/article-20.html


Photos from Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës's post 05/12/2025

Një hap i rëndësishëm drejt një drejtësie më efikase! ⚖️
​Oda në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, mblodhëm në një tryezë të përbashkët gjyqtarë dhe përmbarues privatë për të diskutuar harmonizimin e praktikave ligjore.
Bashkëpunimi ndërinstitucional është çelësi për të zgjidhur dilemat procedurale dhe për të rritur efikasitetin në procedurat e përmbarimit.

​Lajmi i plotë: 👇
https://opk-rks.org/articles/article-19.html

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00