CERV Kosova - Fuqizimi i Pjesëmarrjes Qytetare dhe Barazisë

CERV Kosova - Fuqizimi i Pjesëmarrjes Qytetare dhe Barazisë

Share

Programi CERV (2021-2027) mbështet shoqëritë demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të barabarta të bazuara në shtetin e së drejtës.

Fuqizon shoqërinë civile, promovon pjesëmarrjen dhe vlerëson diversitetin, historinë dhe kujtesën e përbashkët evropiane.

Photos from EU Programmes in Kosovo's post 24/04/2026
Photos from CERV Kosova - Fuqizimi i Pjesëmarrjes Qytetare dhe Barazisë's post 22/04/2026

Ekipi i CERV Kosova 🇽🇰 vazhdon të mbështesë aplikantët në përgatitjen e projekteve të tyre në kuadër të programit të BE-së CERV.

📍 Sot, në House of Europe në Prishtinë, së bashku me ekspertin Arben Papadhopulli, u zhvilluan konsultime me grupe dhe entitete që janë duke aplikuar në thirrjet aktuale.

🛠️ Si shumë herë më parë, në prag të afateve të aplikimit, organizohen sesione praktike dhe këshillimore për të ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe udhëzim konkret për aplikantët.

📩 Mos hezitoni të na kontaktoni për mbështetje, në mënyrë që aplikimi juaj të jetë sa më i plotë dhe cilësor.

✨ Suksese në aplikimet tuaja!

Photos from EU Programmes in Kosovo's post 09/04/2026

CERV Kosova takoi rrjetin e Pikave Kombëtare të Kontaktit për programet e BE-së në një takim koordinimi të organizuar nga Zyra e Bashkëpunimit për Zhvillim brenda Zyrës së Kryeministrit 🇽🇰.

Takimi ofroi një mundësi të rëndësishme për të shqyrtuar gjendjen aktuale të programeve të BE-së, për të diskutuar arritjet e Kosovës dhe për të eksploruar hapa konkretë për forcimin e rolit të Pikave Kombëtare të Kontaktit. Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe udhëzimi i përbashkët mbeten kyç për të rritur pjesëmarrjen dhe ndikimin e Kosovës në iniciativat e BE-së.

Faleminderim të veçantë të gjitha Pikave Kombëtare të Kontaktit për përkushtimin dhe kontributin e tyre në avancimin e pjesëmarrjes së Kosovës në programet e BE-së. 👏

🇪🇺🇽🇰

Photos from CERV Kosova - Fuqizimi i Pjesëmarrjes Qytetare dhe Barazisë's post 09/02/2026

🌍Ekipi i Programit CERV për Kosovë mori pjesë në takimin e pikave të kontaktit të mbajtur më 2–3 shkurt në Lecce, Itali, një ngjarje e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në kuadër të Programit.

🤝Takimi mblodhi përfaqësues nga vendet pjesëmarrëse duke ofruar një platformë të vlefshme për diskutime mbi zhvillimet aktuale, sfidat e përbashkëta dhe prioritetet strategjike për periudhën e ardhshme. Pikat e kontaktit nga Kosova kontribuan aktivisht në këto diskutime, duke ndarë përvoja konkrete dhe duke ndërtuar kontakte të reja bashkëpunimi.

Pavarësisht se është një pjesëmarrëse e re në Program, Kosova po dëshmon progres të qëndrueshëm dhe përkushtim të lartë, duke u afirmuar si një partnere serioze dhe e besueshme brenda Programit CERV.

14/01/2026

Edicioni i ri i Newsletter-it CERV është publikuar!

Ky edicion i Newsletter-it CERV i kushtohet projekteve të suksesshme të organizatave nga Kosova, duke sjellë në fokus përvojat, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga implementimi i projekteve të mbështetura nga Programi Citizens, Equality, Rights and Values (CERV). Përmes shembujve konkretë, ky numër tregon se si organizatat kosovare kanë shfrytëzuar programin për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme, për të adresuar çështje të barazisë, të drejtave të njeriut, mbrojtjes së grupeve të cenueshme dhe pjesëmarrjes qytetare, si dhe për të krijuar ndikim afatgjatë në komunitet.

Newsletter-i ofron një pasqyrë praktike mbi mënyrën se si projektet janë zhvilluar nga ideja deri te zbatimi, duke reflektuar profesionalizmin dhe angazhimin e shoqërisë civile në Kosovë në kuadër të programeve të BE-së. Përvojat e ndara shërbejnë njëkohësisht si frymëzim dhe orientim për organizatat që synojnë të aplikojnë në thirrjet e ardhshme të CERV.

Në këtë edicion përfshihet gjithashtu edhe orari i përafërt i thirrjeve CERV për vitin e ardhshëm, duke u ofruar organizatave një orientim të qartë për planifikimin e aplikimeve dhe përgatitjen në kohë.

📥 Lexoni edicionin e plotë këtu:
👉 https://heyzine.com/flip-book/f9b5094286.html

📝 Regjistrohuni për të marrë çdo edicion në email:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScxfVp4jEHJ0S94JJw81gS4qdeIgjbU2Iec78v-bCigR5LrIw/viewform?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAYnJpZBExeXRRQnBDa1FINlZyUEdkSHNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR6oRFNqmvYtiN712_MSyoE29lRqybDXXjcK_qoI20lD122nmOb2jMDDxS0aGg_aem_1r2PgUHmDEZvAnr_aiQsTw&pli=1

📅 Sesione informuese për thirrjet e hapura të CERV do të organizohen së shpejti.
Detajet do të publikohen në vijim.

̈riacivile

Photos from CERV Kosova - Fuqizimi i Pjesëmarrjes Qytetare dhe Barazisë's post 04/09/2025

📍 Sot në Prishtinë, ekipi CERV pranë Zyra e Bashkëpunimit për Zhvillim, Zyra e Kryeministrit, organizoi sesionin informues për thirrjet “Democratic Transition and Rule of Law” në kuadër të programit CERV.

🤝 Me një audiencë të përgatitur dhe me përvojë nga organizatat e shoqërisë civile që merren me tranzicionin demokratik dhe tema të ngjashme, sesioni ofroi një hapësirë të vlefshme për ndarje përvojash, shkëmbim idesh dhe diskutime mbi mundësitë që ofrohen nga programet e Bashkimit Evropian.

🔎 Gjatë sesionit u prezantuan objektivat dhe prioritetet e thirrjeve, procedurat e aplikimit, si dhe këshilla praktike për përgatitjen e aplikacioneve të suksesshme.

✨ Ishte kënaqësi të punonim me një grup kaq të angazhuar dhe profesionist. Urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve në hapat e tyre të ardhshëm drejt aplikimeve dhe projekteve që forcojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Photos from CERV Kosova - Fuqizimi i Pjesëmarrjes Qytetare dhe Barazisë's post 28/08/2025

Sot në Prishtinë, ekipi CERV pranë Zyra e Bashkëpunimit për Zhvillim, Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Asociacioni i Komunave te Kosovës, mbajti sesionin informues për Town Twinning 2025.

🤝 Ky bashkëpunim është themelor për të adresuar nevojat e komunave dhe për të ngritur kapacitetet e tyre drejt qasjes në programet e Bashkimit Evropian (EU Programmes in Kosovo), me theks të veçantë tek thirrjet për Town Twinning dhe Network of Towns në CERV.

🔎 Gjatë sesionit u prezantuan objektivat e thirrjeve, prioritetet dhe procedurat e aplikimit, duke ofruar udhëzime praktike për komunat që synojnë të bëhen partnerë aktivë në rrjetet evropiane.

👉 Ekipi CERV do të vazhdojë të mbështesë komunat në këtë proces, duke krijuar ura bashkëpunimi të qëndrueshme me komunat e Kosovës.

👉 Për ata që nuk arritën t’i adresojnë të gjitha pyetjet sot, ekziston mundësia të marrin përgjigje në sesionin online të Q&A të organizuar nga Komisioni Evropian, përmes linkut:
🔗 https://www.eacea.ec.europa.eu/news-events/events/online-info-session-call-proposals-town-twinning-cerv-2025-citizens-tt-2025-05-14_en

11/08/2025

📢 Bashkohuni në Sesionin Informues Online për Thirrjen CERV 2025 – Barazia & Kundër Diskriminimit

Organizatat e shoqërisë civile, grupet avokuese dhe të gjithë ata që punojnë për barazi, gjithëpërfshirje dhe kundër racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit – kjo është mundësia juaj!

📅 Kur? E mërkurë, 10 shtator 2025, ora 09:15 – 14:00 (CET)
💻 Ku? Online (Webex)
🌍 Gjuha: Anglisht
📝 Regjistrimi: https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/CERV-20025-EQUAL
⚠️ Shënim: Seanca nuk do të regjistrohet, ndaj merrni pjesë drejtpërdrejt!

Pse duhet të merrni pjesë?
✅ Do të mësoni qëllimet dhe prioritetet e thirrjes CERV-2025-EQUAL
✅ Udhëzime praktike për aplikim dhe si të përgatisni një projekt të suksesshëm
✅ Mundësi për të bërë pyetje dhe marrë përgjigje nga organizatorët

📌 Mos e humbni – rezervoni vendin tuaj tani dhe ndani këtë informacion me kolegët dhe partnerët tuaj!

Photos from CERV Kosova - Fuqizimi i Pjesëmarrjes Qytetare dhe Barazisë's post 08/08/2025

📢 Më 7 gusht 2025 u zhvillua sesioni informues për programin CERV – Kujtesa Evropiane, ku u prezantuan thirrjet aktuale REM, objektivat dhe prioritetet e tyre, si dhe procedurat e aplikimit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të informohen mbi kontekstin lokal të objektivave të thirrjes, përkatësisht kontekstin e kujtesës së komunitetit hebre në Kosovë nga Bashkësia Hebreje – Bet Israel Kosova dhe kontekstin e trajtimit të krimeve të kryera gjatë luftës nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. Shpresojmë që ky takim t’ju ketë ndihmuar të rrjetëzoheni dhe të krijoni bashkëpunime për projekte të ardhshme.

Photos from CERV Kosova - Fuqizimi i Pjesëmarrjes Qytetare dhe Barazisë's post 04/08/2025

📢 Regjistrohuni për Sesionin Informues mbi Thirrjet CERV 2025 – European Remembrance

Jeni të interesuar të aplikoni për CERV 2025?

Bashkohuni në sesionin tonë informues për të mësuar më shumë mbi prioritetet, buxhetin, kriteret e pranueshmërisë dhe llojet e projekteve që financohen.

📅 Data: 07.08.2025
📍 Vendi: Prishtinë
🔗 Regjistrohuni këtu: https://forms.gle/XfFUK2fWDBmRgqqf6

Përfitoni nga mundësia për të bërë pyetje dhe për të qartësuar idetë tuaja të projektit para se të aplikoni.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Ndërtesa E Qeverisë, Sheshi “Nëna Terezë”
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00