Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, Government Organization, Rr. Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pristina.

05/06/2026

Ministri në detyrë Armend Muja nënshkroi Udhëzimin Administrativ për Pagesat Direkte – Subvencionet 2026

Prishtinë, 5 qershor 2026 – Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ për Pagesat Direkte – Subvencionet 2026, duke hapur rrugën për fillimin e mbështetjes së fermerëve përmes skemave të pagesave direkte për vitin 2026.

Me këtë udhëzim, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë obligohet të hapë thirrjen për aplikim, ndërsa pagesat do të realizohen pas procesit të verifikimit, sipas afateve të përcaktuara.

Ministri në detyrë Armend Muja theksoi se paketa e subvencioneve për vitin 2026 sjell mbështetje më të madhe për prodhimin vendor dhe fermerët aktivë.

“Përmes kësaj pakete po rrisim mbështetjen për sektorët me potencial më të madh zhvillimor, po forcojmë konkurrueshmërinë e prodhuesve tanë dhe po krijojmë kushte më të mira për rritjen e prodhimit vendor. Kjo është një mbështetje konkrete për fermerët që punojnë dhe investojnë çdo ditë në bujqësinë e Kosovës”, deklaroi ministri Muja.

Risitë kryesore të subvencioneve për vitin 2026 janë:

* 30% rritje për sipërfaqet e mbjella me perime në fushë të hapur dhe në serra;
* 30% rritje për sipërfaqet e mbjella me pemë;
* 20% rritje për pagesat e grurit me rendiment të lartë;
* 20% rritje për sipërfaqet e mbjella me mjedra;
* 20% rritje për sipërfaqet e mbjella me patate dhe fasule;
* 20% rritje për mbështetjen e mëshqerrave për riprodhim;
* 20% rritje për mbështetjen e viçave për majmëri;
* 10% rritje për sipërfaqet e mbjella me vreshta;
* 7 cent subvencion për çdo litër qumështi të dorëzuar;
* 100 euro shtesë për secilin fermer që kultivon hektarin e parë;
* 100 euro për hektar mbështetje për plehun artificial;
* 54 euro për hektar mbështetje për naftën;
* 500 euro mbështetje për të rinjtë dhe të rejat e moshës 18–29 vjeç që regjistrohen për herë të parë në skemat e pagesave direkte.

Të gjitha kulturat dhe sektorët e tjerë do të vazhdojnë të mbështeten sipas nivelit të vitit paraprak.

Një risi e rëndësishme e këtij Udhëzimi Administrativ është se ai është konceptuar si një kornizë afatgjatë, në përputhje me praktikat e Bashkimit Evropian. Kjo do të mundësojë që në vitet e ardhshme thirrjet për aplikim të hapen me kohë dhe të harmonizohen me kalendarin e punëve bujqësore, duke u mundësuar fermerëve planifikim më të mirë të prodhimit dhe investimeve të tyre.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e përkushtuar në mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në Republikën e Kosovës.@

Photos from Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë's post 03/06/2026

Kosova organizon Forumin Rajonal për Politikat Bujqësore APF 2026 në Prishtinë, Muja: Integrimi evropian mbetet udhërrëfyesi kryesor për reformat në bujqësi dhe zhvillim rural.

Prishtinë, 3 qershor 2026

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, mori pjesë në hapjen e Forumit për Politikat Bujqësore (Agricultural Policy Forum – APF) 2026, i cili po mbahet në Prishtinë më 3 dhe 4 qershor, nën temën “Koherenca e Politikave Bujqësore në Evropën Juglindore: Dinamika e Integrimit në BE, Reformat Institucionale dhe Përshtatja ndaj Klimës”.

Forumi, i organizuar nga Grupi i Përhershëm i Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (SWG) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka mbledhur përfaqësues të institucioneve qeveritare, organizatave ndërkombëtare, Bashkimit Evropian, partnerëve zhvillimorë, akademisë dhe ekspertëve të sektorit bujqësor nga vendet e rajonit dhe më gjerë.

Në fjalën e tij, ministri Muja theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj reformave që e afrojnë sektorin bujqësor me standardet e Bashkimit Evropian, duke e konsideruar integrimin evropian si parimin kryesor që udhëheq zhvillimin e politikave bujqësore dhe rurale.

“Për Kosovën, përafrimi me Bashkimin Evropian mbetet korniza qendrore që udhëheq reformat tona në bujqësi dhe zhvillim rural. Ne nuk e konsiderojmë integrimin evropian si një detyrim, por si një parim udhëzues për transformimin e bujqësisë sonë. Kosova është e gatshme të kontribuojë më shumë, të marrë pjesë në të gjitha programet evropiane që lidhen me bujqësinë dhe të harmonizojë politikat e saj me standardet e Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, ndryshimet klimatike po kanë ndikim gjithnjë e më të madh tek fermerët tanë, duke ndikuar në prodhim, rendimente dhe sigurinë ushqimore. Për këtë arsye, ne po investojmë fuqishëm në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes, si një nga masat kryesore për t’i ndihmuar fermerët të përballen me efektet e ndryshimeve klimatike dhe për të rritur qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor”, tha ministri Muja.

Ai theksoi se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka reformuar skemat e subvencioneve dhe granteve për t’i harmonizuar ato me Politikën e Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian (CAP), duke dëshmuar përkushtimin institucional për avancimin e procesit integrues.

Ministri Muja vuri në pah se ndryshimet klimatike, sfidat e sigurisë ushqimore, paqëndrueshmëria e tregjeve dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit kërkojnë veprim të koordinuar dhe bashkëpunim më të fuqishëm rajonal, duke theksuar se përshtatja ndaj këtyre sfidave duhet të jetë prioritet për të gjitha vendet e rajonit.

Gjatë forumit po trajtohen temat më të rëndësishme për të ardhmen e bujqësisë në rajon, përfshirë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore, monitorimin e politikave bujqësore në kuadër të Kapitullit 11, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, ripërtëritjen brezore në bujqësi, biodiversitetin dhe pylltarinë, menaxhimin e zjarreve në nivel peizazhi, zhvillimin e sistemeve të njohurive dhe inovacionit në bujqësi (AKIS), si dhe avancimin e harmonizimit të politikave dhe reformave institucionale në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në përmbyllje, ministri Muja theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimit të reformave që kontribuojnë në një sektor bujqësor më konkurrues, më të qëndrueshëm dhe më të përgatitur për integrimin evropian.

03/06/2026
02/06/2026

Ftesë për media

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të tri Marrëveshjeve të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Podujevës, të cilat synojnë avancimin e infrastrukturës bujqësore dhe mbështetjen e zhvillimit rural në këtë komunë.

Marrëveshjet që do të nënshkruhen nga Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtm Bulliqi përfshijnë financimin e përfundimit të projektit “Parku Bujqësor në fshatin Sfeqël”, financimin e projektit “Sistemi i ujitjes së tokave bujqësore në Komunën e Podujevës”, si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit për financimin e projektit “Ndërtimi i Kanalit të Ujitjes në Komunën e Podujevës – Lupç i Poshtëm”.

Detajet e aktivitetit:

📍 Lokacioni: Fshati Sfeqël dhe Lupç i Poshtëm – Komuna e Podujevës

📅 Data: 03 Qershor 2026

🕚 Ora: 13:00

Ftojmë mediat ta përcjellin këtë aktivitet.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. Bulevardi Dëshmorët E Kombit
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00