24/05/2026
Shënohet Dita e Evropiane e Parqeve, marrin pjesë edhe fëmijët nga organizata Save the Children
Sot në Parku Kombëtar “Sharri”, në Prevallë, tek “Shtegu i Miqësisë Suedi – Kosovë”, nën organizimin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA), u shënuar Dita Evropiane e Parqeve.
Shënimi i kësaj ngjarje kishte për qëllim të theksojë rëndësinë e parqeve kombëtare për mbrojtjen e biodiveristetit si dhe rolin e gjeneratave të ardhshme në mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.
Me moton “Shënimi i Ditës Evropiane të Parqeve dhe zhvillimi i një kornize për Parqet Kombëtare të Fëmijëve”, në kuadër të aktivitetit morrën pjesë edhe fëmijët nga organizata Save the Children Kosova nga komunat që shtrihet në territorin e Parku Kombëtar “Sharri”, të cilët njëherit dhanë idetë dhe perspektivën e tyre për mbrojtjen dhe zhvillimin e parqeve kombëtarë për të ardhmen.
Përfaqësuesit nga AMMK, DAPK “Sharri”, DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë dhe nga Save the Children, theksuan rëndësinë e mbrojtjes së parqeve kombëtare dhe rolin e gjeneratave, vlerat natyrore të parqeve dhe sfidat në menaxhimin e tyre.
Në kuadër të aktivitetit pjesëmarrësit ecën edhe përgjatë “Shtegut të Miqësisë Suedi – Kosovë”, ndërsa njohësi i biodiversitetit Ismet Ahmeti, i njoftoj ata me llojet e rralla bimore dhe shtazore të parkut dhe rëndësinë e tyre.
Përndryshe, përmes dialogut ndërmjet AMMK-së, SEPA-s dhe Save the Cildren, synohet të identifikohen mënyrat më efektive për përfshirjen e fëmijëve në proceset e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit dhe identifikimin e fushave prioritare të bashkëpunimit dhe zhvillimit të mëtejmë.
22/05/2026
Për Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit 🌿 KEDS kontribuon në ruajtjen e natyrës 🌍 dhe pasurisë së saj të larmishme 🌱.
Në kuadër të kësaj dite, kanë vendosur shtëpiza për zogj 🐦 duke krijuar hapësira të sigurta 🏡 që mbështesin ekosistemet lokale 🐝.
22/05/2026
Vazhdojnë aktivitetet për monitorimin e llojeve invasive në ekosistemet ujore të Kosovës.
Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, ka vazhduar aktivitetet hulumtuese për monitorimin e llojit invaziv Procambarus clarkii (Gaforrja e Kuqe e Luizianës), në ekosistemet ujore të Kosovës.
Pas aktiviteteve monitoruese të realizuara në ekosistemet e ujërave nëntokësore, përkatësisht në Shpellën e Flladit në Panorc të Malishevës dhe në Shpellën e Radavcit, hulumtimet kanë vazhduar në Liqenin e Perlepnices, në zona të karakterizuara me rrjedhje më të ngadalshme të ujit dhe me kushte të përshtatshme për praninë dhe përhapjen e këtij lloji invaziv.
Gjatë aktiviteteve në terren janë realizuar mostra për analizimin e parametrave biologjik dhe kimik të ujit, si dhe janë vendosur kurtha monitoruese për evidentimin dhe përcjelljen e pranisë së këtij lloji në habitatet ujore.
Ky aktivitet po realizohet në kuadër të një projekti ndërkombëtar të mbështetur nga Unioni Ndërkombëtar i Speleologjisë (UIS), me partnerë organizata kërkimore, speologjike dhe limnologjike nga disa vende evropiane, ndërsa Kosova përfaqësohet nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës.
Qëllimi i projektit është studimi i përhapjes së Gaforres së Kuqe të Luizianës dhe zhvillimi i strategjive për menaxhimin dhe mbrojtjen e habitateve të ndjeshme, përmes monitorimit të standardizuar shkencor dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së biodiversitetit dhe kontrollit të specieve invazive.
22/05/2026
Në kuadër të lansimit të projekteve të programit për bashkëpunim ndërkufitarë midis 🇽🇰 Kosovës dhe 🇲🇰 Maqedonisë së Veriut, zyra e 🇪🇺 Bashkimit Evropian në Kosovë, njoftojë së është përkrahur edhe projekti për Malet e Sharrit- 🌿Çdo hap ka rëndësi – eko-turizëm për mbrojtjen e mjedisit në Malet e Sharrit.
Pako e projekteve të programit të bashkëpunimit ndërkufitarë përfshinë shumën 3.24 milionë euro për gjashtë projekte që do të forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe do të sjellin përfitime të prekshme për komunitetet lokale duke ndihmuar në përmirësimin e jetës në rajonin ndërkufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Gjatë dy viteve të ardhshme, projektet në Malet e Sharrit dhe zonat përreth do të mbështesin mbrojtjen e mjedisit, turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Kjo përfshin mundësi të reja aventureske dhe eno-turizmi, prodhim më miqësor ndaj mjedisit të verës dhe krijimin e vendeve të punës, së bashku me investimet në menaxhim më të mirë të mbeturinave dhe ujërave të zeza, furnizim me ujë të pastër, mbrojtje nga përmbytjet, mbrojtje të parqeve kombëtare dhe zgjidhje më të gjelbra për ngrohjen e shkollave lokale.
Projektet e mbështetura janë:
📌BNS – BIO NATURAL SOLUTION menaxhimi i ujërave të zeza dhe mbrojtja e ujit (Mamushë dhe Bogovinjë)
📌REDUCE – Përpjekje të përbashkëta në reduktimin e mbeturinave dhe qëndrueshmërinë (Ranillug dhe Butel)
📌Çdo hap ka rëndësi – eko-turizëm për mbrojtjen e mjedisit në Malet e Sharrit
📌Iniciativa e Industrisë së Verës së Qëndrueshme dhe Konkurruese (Rahovec, Gazi Baba, Gostivar dhe Mavrovë)
📌Iniciativa e Shkollave të Gjelbra (Ferizaj dhe Bërvenicë)
📌Asnjë përmbytje përmes Qytetarëve Aktivë në rajonin kufitar (Kllokot dhe Rankovcë).
22/05/2026
Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP), me partnerë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut po vazhdonë përpjekjet për të monitoruar dhe mbrojtur rrëqebullin e Ballkanit, i cili është në rrezik kritik.
Në Kosovë, puna në terren në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, dha rezultatet të cilat identifikuan një individ rrëqebulli të panjohur më parë, duke theksuar rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm pavarësisht sfidave të tilla si vjedhja e kamerave dhe terreni i vështirë.
Lexoni më shumë rreth përditësimeve më të fundit në terren dhe përpjekjeve të ruajtjes në faqen e Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit.
Field work remains at the heart of the Balkan Lynx Recovery Programme (BLRP), with partners across Albania, North Macedonia, and Kosovo continuing efforts to monitor and protect the critically endangered Balkan lynx.
In Albania, the country’s first national Balkan lynx monitoring programme is underway, with 85 camera traps already installed across key habitats to better understand lynx distribution and connectivity.
In North Macedonia, a new female lynx named Blagica was successfully GPS-collared in April 2026, providing valuable new insights into lynx movements and ecology in the Baba Sach and Ilinska-Plakenska mountains.
In Kosovo, recent fieldwork in the Accursed Mountains National Park led to the identification of a previously unknown lynx individual, highlighting the importance of continued monitoring despite challenges such as camera theft and difficult terrain.
Read more about the latest field updates and conservation efforts on the BLRP website: https://www.balkanlynx.com/en/news/field-work-updates-from-across-the-balkan-lynx-range-31
EuroNatur Stiftung KORA Македонско еколошко друштво Protection and Preservation of Natural Environment in Albania ERA group
22/05/2026
🌿 22 Maj 2026 - Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit 🌍
🌱 Këtë vit Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit shënohet me moton: “Veprim lokal për ndikim global” 🌎
Kjo moto thekson se mbrojtja e biodiversitetit fillon me veprime konkrete në nivel lokal nga komunitetet 🏘️, institucionet 🏛️ dhe qytetarët 👥 të cilat së bashku kontribuojnë në ndikim global për ruajtjen e natyrës 🌳 dhe arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm ♻️
21/05/2026
🌳 Gëzuar Ditën e Natura 2000!
Kjo datë përkujton miratimin e Direktivës së Habitateve të Bashkimit Evropian më 21 maj 1992, e cila vendosi bazat për krijimin e rrjetit Natura 2000.
Natura 2000 është rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në Evropë, i krijuar nga Bashkimi Evropian me qëllim ruajtjen e biodiversitetit, habitateve natyrore dhe specieve të rrezikuara.
Ideja kryesore e këtij rrjeti është që mbrojtja e natyrës të harmonizohet me aktivitetet njerëzore dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke siguruar që natyra dhe komunitetet të bashkëjetojnë në mënyrë të balancuar.
Natura 2000 bazohet në dy direktiva kryesore të BE-së:
• Direktiva e Shpendëve (Birds Directive, 1979), e cila synon mbrojtjen e shpendëve të egër dhe habitateve të tyre;
• Direktiva e Habitateve (Habitats Directive, 1992), e cila fokusohet në ruajtjen e habitateve natyrore, florës dhe faunës së rrezikuar.
Rëndësia e Natura 2000 qëndron në mbrojtjen e ekosistemeve, ruajtjen e specieve të rralla, përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe forcimin e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike. Ky rrjet gjithashtu kontribon në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, edukimin mjedisor dhe menaxhimin afatgjatë të resurseve natyrore në Evropë.
20/05/2026
Rreth një miliard ton CO₂ ose rreth 22% është kontributi i BE-së në reduktimin e ndryshimeve klimatike. BE ka kontribuar po ashtu me një reduktim prej 19% në presionin e biodivesritetit dhe me një reduktim prej 25% në ndotjen nga grimcat e imëta.
Këto janë përfitimet e mundshme nga vetëm 17 veprime të ekonomisë rrethore në të gjithë BE-në, sipas tre vlerësimeve të reja të publikuara nga Agjencia e Mjedisit të Evropës.
Informacionet tregojnë se një ekonomi më rrethore evropiane nuk është vetëm një imperativ mjedisor, por edhe një mundësi strategjike ekonomike. Varësia e reduktuar nga lëndët e para të importuara, siguria më e fortë e furnizimit dhe modelet e reja të biznesit janë të gjitha të arritshme.
Importet e aluminit, nikelit dhe xeherorëve të metaleve të grupit të platinës mund të bien me rreth 20%; bakri me 12%.
Megjithatë, investimet mbeten hendeku kritik. Përmbushja e objektivave të ekonomisë rrethore të BE-së kërkon 82 miliardë euro shtesë në vit deri në vitin 2040. Ndërtimi, tekstilet, bateritë dhe automjetet identifikohen si sektorët me mungesën më të madhe.
Almost one billion tonnes of CO₂ (or a reductio of EU's impact on climate change by 22%). A 19% reduction in biodiversity pressure. A 25% cut in fine particulate matter pollution. These are the potential gains from just 17 circularity actions across the EU, according to three new EEA assessments published today.
The briefings show that a more circular European economy is not only an environmental imperative, but also a strategic economic opportunity. Reduced dependence on imported raw materials, stronger supply security, and new business models are all within reach.
Imports of aluminium, nickel, and platinum group metal ores could fall by around 20%; copper by 12%.
Yet investment remains the critical gap. Meeting EU circular economy objectives requires an additional EUR 82 billion per year up to 2040. Construction, textiles, and batteries and vehicles are identified as the sectors with the greatest shortfall.
🔗 Read more: https://www.eea.europa.eu/en/newsroom/news/circular-economy-offers-the-eu-win-win
20/05/2026
Sot është Dita Botërore e Bletëve dhe ne duam të nxjerrim në pah rëndësinë e pjalmuesve - dhe rënien alarmuese me të cilën po përballen.
Ndërsa bleta evropiane e mjaltit (Apis mellifera) përdoret gjerësisht në prodhimin komercial të të korrave, pjalmuesit e egër si bletët e egra, fluturat, fluturat e natës ofrojnë një pjesë të madhe të shërbimeve të pjalmimit dhe janë "heronjtë e vërtetë të panjohur" të ekosistemeve tona.
Megjithatë, pjalmuesit e egër po pakësohen me shpejtësi, me rreth 9% të specieve të bletëve të kërcënuara me zhdukje. Faktorët kryesorë përfshijnë intensifikimin bujqësor, urbanizimin, speciet pushtuese dhe ndryshimet klimatike.
Mësoni më shumë rreth pjalmuesve dhe çfarë mund të bëjmë për t'i mbrojtur dhe rivendosur ata.