02/06/2026
📢 Është hapur procesi i aplikimit për certifikimin dhe mirëmbajtjen e Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF).
Ftohen të gjithë personat fizikë dhe juridikë që plotësojnë kushtet e përcaktuara të aplikojnë për t’u autorizuar si Operatorë Ekonomikë për sh*tjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e SEF-ve.
📄 Kushtet dhe procedurat:
https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2018/12/Kushtet-dhe-Procedurat-per-Aplikimin-Certifikimin-dhe-Mirembajtjen-e-Softuereve-Elektronike-Fiskale-SEF.pdf
📘 Udhëzimi Administrativ:
https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/UDHEZIM_ADMINISTRATIV_MF_NR._01_2026.pdf
⚙️ Kërkesat teknike dhe funksionale:
https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/Kerkesat-Specifike-Teknike-dhe-Funksionale-per-Pajisjet-Elektronike-FiskaleSistemet-FiskaleSoftueret-Elektronike-Fiskale.pdf
📝 Aplikoni këtu:
https://apps.atk-ks.org/sefaplikimi/
Për më shumë informata vizitoni www.atk-ks.org
29/05/2026
📢Aplikim për mbështetje nga Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0
✅ Punëtorët e sektorit privat me të ardhura deri në 1,000€ bruto mund të përfitojnë nga mbështetja e njëhershme prej 100€.
💶 Masa synon të ndihmojë qytetarët në përballimin e inflacionit dhe rritjes së kostos së jetesës.
🔒 Të dhënat personale trajtohen sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Linku për aplikim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim
28/05/2026
Administrata Tatimore e Kosovës vlerëson bashkëpunimin ndërinstitucional me Inspektoratin Qendror të Punës në avancimin e proceseve digjitale dhe rritjen e efikasitetit institucional. Sistemi Elektronik për Menaxhimin e Rasteve paraqet një hap të rëndësishëm drejt transparencës, koordinimit dhe ofrimit të shërbimeve më moderne për qytetarët dhe bizneset.
28/05/2026
Në konferencën e 25-vjetorit të themelimit të SCAAK, Mentor Hyseni, Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së, vlerësoi punën dhe kontributin e kësaj shoqate ndër vite në zhvillimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë.
Ai theksoi se SCAAK ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e standardeve profesionale, edukimin dhe certifikimin e gjeneratave të reja të profesionistëve, duke kontribuar në forcimin e integritetit, transparencës dhe zhvillimit të sektorit financiar në vend.
27/05/2026
Të gjithë besimtarëve myslimanë, me fat Kurban Bajrami! 🌙
Ju dëshirojmë shëndet, paqe, begati dhe një festë të ngrohtë pranë më të dashurve.
25/05/2026
Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme.
Këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.
Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat.
Mos paguani cash mbi limitin e lejuar.
Veproni sipas ligjit.
https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-atk-paralajmeron-transaksionet-mbi-2000e-me-individe-nuk-lejohen-te-paguhen-me-para-te-gatshme/
25/05/2026
ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në Athinë
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, së bashku me Zëvendësdrejtorin Sami Salihu, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Nga Reforma tek Rezultatet: Dëshmi mbi ndikimin e reformës në administratën tatimore”, e organizuar nga Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike në Greqi, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Konferenca u mbajt në Athinë dhe mblodhi drejtues të administratave tatimore, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve financiare nga vende të ndryshme të Evropës dhe rajonit, me fokus në transformimin institucional, digjitalizimin, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin e reformave në administratat tatimore.
Në kuadër të sesionit “Renditja e reformave dhe qëndrueshmëria - Cilat zgjedhje në renditjen e reformave ishin më të rëndësishmet dhe pse? drejtori Mentor Hyseni prezantoi temën “Renditja e reformave dhe qëndrueshmëria - Ndërtimi i besimit, nxitja e rritjes”, ku ndau përvojën e Kosovës në procesin e reformimit të administratës tatimore, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit me tatimpaguesit, avancimin e shërbimeve digjitale dhe krijimin e një administrate moderne, transparente dhe efikase.
Me këtë rast, Drejtori Hyseni deklaroi se transformimi i administratës tatimore nuk matet vetëm me rritjen e të hyrave, por edhe me aftësinë për të ndërtuar besim, transparencë dhe shërbime moderne për tatimpaguesit. Vetëm përmes reformave të qëndrueshme dhe digjitalizimit mund të krijojmë një ambient që nxit zhvillimin ekonomik dhe forcimin e institucioneve.
Gjatë konferencës, përfaqësuesit e ATK-së zhvilluan gjithashtu takime me homologë dhe ekspertë ndërkombëtarë, ku u diskutuan praktikat më të mira për modernizimin e administratave tatimore dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.
Pjesëmarrja e ATK-së në këtë forum ndërkombëtar paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e reformave institucionale, në përputhje me standardet moderne evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në administrimin tatimor.
22/05/2026
Deklarimi i çmimit real është detyrim tatimor dhe bazë për konkurrencë të ndershme në treg.
Çdo sh*tje apo shërbim duhet të deklarohet me çmimin e saktë, në mënyrë që tatimet dhe kontributet të llogariten drejt.
Deklaroni saktë. Veproni me përgjegjësi.