Administrata Tatimore e Kosovës

Call Directions Website Contact the organization

Administrata Tatimore e Kosovës HISTORIA JONË

Administrata Tatimore e Kosovës është themeluar me datën 17 Janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut.

Faqja zyrtare e Administratës Tatimore të Kosovës në Facebook! -
Zvanični sajt Poreska Administracija Kosova na Facebook! -
Official website of the Kosovo Tax Administration on Facebook! Drejtor i parë i ATK-së ishte ndërkombëtar i punësuar nga një kontraktues i USAID-it. Nga Tetori i vitit 2001 deri në Shkurt të vitit 2003, kishte bashkë-drejtorë nga USAID-i dhe vendor që ndanin rolin e drejtorit. Me 18 Shkurt 2003, autoriteti për Administratën Tatimore u bart nga UNMIK-u te Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe mori detyrat e Drejtorit të ATK-së një vendor. Që nga ajo kohë, ATK ka funksionuar si një organizatë autonome, e menaxhuar krejtësisht nga banorë të Kosovës me këshillime dhe ndihmën e organizatave donatore ndërkombëtare në radhë të parë, USAID-i, BE dhe FMN. Gjatë historikut të shkurtër të saj, ATK ka zhvilluar një strukturë organizative funksionale e cila në pjesën më të madhe të saj është në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ka një qendër përpunimi të dokumenteve, të centralizuar, përmes së cilës përpunohen të gjitha deklaratat, po ashtu ka filluar decentralizimi procedimit të TVSH-së me qellim të intervenimit të përmbushjes së menjëhershme. Është krijuar edhe një njësi për tatimpaguesit e mëdhenj që merret me tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë, që njëherit është praktika më e mirë ndërkombëtare. Legjislacioni tatimor i Kosovës është pranuar si nga FMN-ja ashtu edhe nga Komisioni Evropian si legjislacion transparent dhe ne harmoni me standardet ndërkombëtare.

AFATI PËR REGJISTRIMIN E PUNËTORËVE NË SISTEMIN ELEKTRONIK EDI PO AFROHET!Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton...
26/10/2026

AFATI PËR REGJISTRIMIN E PUNËTORËVE NË SISTEMIN ELEKTRONIK EDI PO AFROHET!

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton të gjithë punëdhënësit se afati për plotësimin dhe deklarimin e të dhënave për të gjithë punëtorët që aktualisht i kanë në marrëdhënie pune, në Sistemin Elektronik EDI, është 31 tetor 2026.

Për këtë arsye, të gjithë punëdhënësit që ende nuk e kanë përmbushur këtë detyrim, ftohen që të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe ta përfundojnë regjistrimin e të gjithë punëtorëve, më së largu deri më 31.10.2026.

Regjistrimi bëhet përmes shërbimit elektronik në Sistemin EDI, duke plotësuar formularin përkatës për secilin punëtor, me të dhëna të plota, të sakta dhe në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.

ATK thekson se përmbushja e këtij detyrimi është e rëndësishme për zbatimin e legjislacionit tatimor dhe për mbajtjen e të dhënave të sakta dhe të përditësuara për të punësuarit.

Punëdhënësit këshillohen që të mos e shtyjnë përmbushjen e këtij detyrimi deri në ditën e fundit të afatit. Mosplotësimi dhe mosdeklarimi i të dhënave për punëtorët mund të jetë subjekt i veprimeve dhe masave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Për ndihmë gjatë plotësimit të formularit, punëdhënësit mund të shfrytëzojnë edhe “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”, i cili është i qasshëm në Sistemin Elektronik EDI.

Përmbushni detyrimet me kohë - afati përfundimtar është 31 tetor 2026!

Administrata Tatimore e Kosovës

Vazhdon certifikimi i SEF-ve, nisin instalimet në bizneseImplementimi i fazës së parë të faturës elektronike, që përfshi...
26/10/2026

Vazhdon certifikimi i SEF-ve, nisin instalimet në biznese

Implementimi i fazës së parë të faturës elektronike, që përfshin transaksionet ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve (B2C), po vazhdon pa pengesa. Zgjidhjet e certifikuara tashmë kanë filluar të instalohen në biznese.

Deri më tani, janë realizuar mbi 483 instalime të zgjidhjeve softuerike me SEF të integruar.

Në bazën e të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës janë pranuar 917,941 kuponë fiskalë, të cilët përmbajnë gjithsej 3,167,159 artikuj. Këto rezultate shënojnë një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të fiskalizimit në Kosovë.

Platforma e Fiskalizimit Digjital (B2C) mundëson monitorimin online të të dhënave fiskale dhe ofron mundësi për integrimin e SEF-it me kosto më të ulët për bizneset, duke reduktuar shpenzimet për pajisje dhe mirëmbajtje.

Pajisjet Elektronike Fiskale (PEF) ekzistuese do të vazhdojnë të përdoren nga bizneset deri në marrjen e një vendimi nga Ministria e Financave, në përputhje me përcaktimet përkatëse.

Lista e zgjidhjeve SEF të certifikuara nga ATK-ja mund të konsultohet në lidhjen e mëposhtme:

https://apps.atk-ks.org/sefaplikimi/PublicSEF

Fiskalizimi digjital synon të lehtësojë përmbushjen e detyrimeve fiskale, të mundësojë monitorimin online dhe të ulë kostot për bizneset.

Të gjithë të interesuarit për të aplikuar në konkurset e ATK-së, njoftimet mund t’i marrin përmes platformave të ndryshm...
21/10/2026

Të gjithë të interesuarit për të aplikuar në konkurset e ATK-së, njoftimet mund t’i marrin përmes platformave të ndryshme të punësimit, ndërsa aplikimi bëhet vetëm përmes linkut zyrtar:

🔗 https://konkursi.atk-ks.org/Account/Login

Ju lutemi, aplikimin ta bëni në përputhje me kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në konkursin përkatës.

Gjatë dy javëve të fundit, Administrata Tatimore e Kosovës ka identifikuar dhe ka përcjellë për trajtim të mëtejmë dhjet...
21/10/2026

Gjatë dy javëve të fundit, Administrata Tatimore e Kosovës ka identifikuar dhe ka përcjellë për trajtim të mëtejmë dhjetëra raste me dyshime të bazuara për falsifikimin e vërtetimeve tatimore, të cilat janë përdorur apo synuar të përdoren për aplikim në subvencione.

Të gjitha rastet e dyshimta janë trajtuar sipas procedurave ligjore dhe janë përcjellë te organet kompetente për veprime të mëtejme.

Bëjmë thirrje qytetarëve dhe bizneseve mos përdorni, mos paraqitni dhe mos përgatitni dokumente të falsifikuara të ATK-së për të përfituar subvencione apo çfarëdo përfitimi tjetër. Çdo tentativë e tillë do të ketë pasoja ligjore.

Mekanizmat e verifikimit të ATK-së janë efektivë në identifikimin e dokumenteve të falsifikuara dhe në parandalimin e keqpërdorimeve.

Transparenca, ligjshmëria dhe ndershmëria janë përgjegjësi e përbashkët!

Njoftohen kandidatët që kanë kaluar fazën e verifikimit paraprak në konkursin për pozitën Zyrtar për Recepsion, se testi...
20/10/2026

Njoftohen kandidatët që kanë kaluar fazën e verifikimit paraprak në konkursin për pozitën Zyrtar për Recepsion, se testi me shkrim do të mbahet më 22.10.2026.

📍 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
📆Data: 22.10.2026
🕙 Ora 10:00

Kandidatët duhet të paraqiten në vendin e testimit së paku 30 minuta para fillimit të testit dhe të kenë me vete një dokument identifikimi të vlefshëm.

Suksese të gjithë kandidatëve!

Deklaro dhe paguaj tatimin për të ardhurat e realizuara nga furnizimet elektronike Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)...
19/10/2026

Deklaro dhe paguaj tatimin për të ardhurat e realizuara nga furnizimet elektronike

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton të gjithë tatimpaguesit, përfshirë personat fizikë jo afaristë, personat fizikë afaristë dhe personat juridikë, se kanë detyrim të deklarojnë dhe të paguajnë tatimin mbi të ardhurat e realizuara nga furnizimet elektronike si dhe të kontribuojnë në kontributet pensionale, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.
Tatimpaguesit që nuk përmbushin këto detyrime ligjore, duke mos deklaruar apo mos paguar tatimin mbi të ardhurat e realizuara nga furnizimet elektronike, do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

ATK-ja ju bën thirrje të gjithë personave të përfshirë në aktivitete lidhur me furnizimet elektronike që të sigurohen se deklaratat e tyre janë të dorëzuara me kohë dhe janë të sakta dhe të plota, për të shmangur vonesat apo penalitetet që mund të aplikohen, apo nëse vlerësohet se duhet të korrigjojnë deklaratat e tyre, një gjë e tillë të bëhet sa më parë, në mënyrë që të përmbushen të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

Përmbushja e këtyre detyrimeve tatimore kontribuon drejtpërdrejtë në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

16/10/2026

Në këtë pjesë nga “ATK me Zë”, Afrim Kqiku shpjegon se si zhvillohet procesi i kontrollit tatimor, nga analizat fillestare deri te shqyrtimi i dokumentacionit dhe dëshmive të tatimpaguesit.

🎙️ Nga përvojat në terren te sfidat e administrimit tatimor, ndiqni bisedën e plotë në “ATK me Zë” në YouTube.

Dokumentacioni i biznesit duhet të jetë i rregullt, i saktë dhe të pasqyrojë gjendjen reale të aktivitetit.Sh*tjet, bler...
16/10/2026

Dokumentacioni i biznesit duhet të jetë i rregullt, i saktë dhe të pasqyrojë gjendjen reale të aktivitetit.

Sh*tjet, blerjet, mallrat dhe stoqet duhet të evidentohen në përputhje me legjislacionin tatimor.

Mbani dokumentacion të rregullt dhe shmangni parregullsitë gjatë verifikimeve nga ATK.

Afër 1 miliard euro të hyra tatimore - më shumë përmbushje, më pak ndëshkimeNga janari deri në shtator 2026, Administrat...
15/10/2026

Afër 1 miliard euro të hyra tatimore - më shumë përmbushje, më pak ndëshkime

Nga janari deri në shtator 2026, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 908.8 milionë euro të hyra tatimore, apo 114.5 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2025, duke shënuar rritje prej 14.5%.

Krahas rritjes së të hyrave, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rënia e numrit të ndëshkimeve per 22%.

Këta tregues pasqyrojnë një qasje të orientuar drejt përmbushjes më të madhe tatimore, parandalimit të parregullsive dhe administrimit më efikas të obligimeve tatimore.

Rezultatet mbështeten nga puna e vazhdueshme e ATK-së në disa drejtime, duke përfshira monitorimin e bizneseve, me fokus të veçantë te tatimpaguesit me rrezik të lartë tatimor.

Informimi dhe edukimi i tatimpaguesve, përmes komunikimit më të gjerë dhe orientimit për përmbushjen e drejtë të obligimeve.

Parandalimi i shkeljeve, duke synuar rritjen e përmbushjes vullnetare dhe zvogëlimin e nevojës për masa ndëshkuese.

Digjitalizimi i shërbimeve tatimore, për qasje më të lehtë, procedura më efikase dhe shërbime më të mira për tatimpaguesit.

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton personat fizikë jo afaristë, personat fizikë afaristë dhe personat juridikë që ...
15/10/2026

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton personat fizikë jo afaristë, personat fizikë afaristë dhe personat juridikë që t’i deklarojnë dhe paguajnë me kohë tatimet dhe kontributet pensionale, sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Përmbushni obligimet saktë dhe brenda afatit të përcaktuar.

Address

Këndi I Rrugëve Dëshmorët E Kombit Dhe Bill Klinton
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+3833820025030

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Administrata Tatimore e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Administrata Tatimore e Kosovës:

Shortcuts

Share