Partia Demokratike e Kosovës - PDK

Directions Website Contact the organization

Partia Demokratike e Kosovës - PDK Faqja e vetme zyrtare e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo faqe menaxhohet nga Zyra e Komunikimit

22/10/2026

PDK i kërkon Presidentes rikthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend për rishqyrtim: Angazhimi ynë vazhdon deri në hyrjen e tij në fuqi

Prishtinë, 22 tetor 2026 – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një letre zyrtare, i ka kërkuar sot Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-P**a, rikthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas konsultimeve të gjera, PDK-ja vlerëson se rishqyrtimi do të mundësonte plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit, në funksion të interesit shtetëror dhe garantimit të plotë të të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve tanë të cilët po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara.

PDK-ja është krenare për nismën e saj ligjore dhe mbështetjen që ajo ka marrë. Mbrojtja e UÇK-së, e vlerave të luftës çlirimtare dhe mbështetja për çlirimtarët në Hagë mbeten përgjegjësi të panegociueshme.

Ligji është i finalizuar në pjesën dërrmuese të tij. Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para. Ky proces duhet t’i shërbejë finalizimit dhe hyrjes së ligjit në fuqi, pa vonesa të panevojshme.

Ftojmë ekspertët që kanë shprehur gatishmëri për të kontribuuar, përfshirë Avokatin e Popullit, t’i paraqesin propozimet e tyre konkrete.

Presim që, ashtu siç e miratuam më 6 tetor 2026, ta miratojmë sërish brenda 4 javësh, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë ligj dhe që do të kontribuojnë në finalizimin e tij.

Paralelisht, PDK-ja vazhdon angazhimin për një strategji të koordinuar shtetërore për apelin, sigurimin e fondeve të nevojshme dhe mbështetjen profesionale për mbrojtjen. Mbështetja për apelin dhe finalizimi i ligjit duhet të ecin së bashku.

Gatishmëria për ta përmirësuar ligjin nuk është në asnjë mënyrë tërheqje prej tij. PDK-ja nuk do të heqë dorë nga hyrja e tij në fuqi assesi. Qëndrojmë prapa nismës sonë, kërkesës qytetare dhe zotimit për të mos i lënë vetëm çlirimtarët tanë.

Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryetarit të PDK-sëPrishtinë, 21 tetor – Kryetari Bedri Hamza e ...
21/10/2026

Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryetarit të PDK-së

Prishtinë, 21 tetor – Kryetari Bedri Hamza e ka njoftuar sot Kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partisë.

Hamza tha se ky vendim i hapë rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda PDK-së, përmes të cilit anëtarët do të vendosin për drejtimin e ardhshëm të partisë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes më të madhe të të rinjve dhe mundësive që ata të marrin përgjegjësi.

Hamza pohoi se përgjegjësitë që ka marrë nga viti 2020, pas dërgimit në Hagë të ish-udhëheqësve të PDK-së, përfshirë kandidimin për Kryetar të Mitrovicës, kandidimin tri herë radhazi për kryeministër dhe udhëheqjen e partisë, i ka marrë për shkak të përgjegjësisë ndaj PDK-së e Kosovës dhe jo nga ambiciet personale.

Ai tha se gjatë udhëheqjes së tij është përqendruar në ruajtjen e unitetit të partisë, strukturave të saj dhe besimit të anëtarëve e të votuesve.

“Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga pozita e kryetarit, por jo edhe nga besimi në vlerat tona politike. Derisa të kem jetë, do të jem votues besnik i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtar i kësaj familjeje të madhe politike”, u shpreh ai.

Hamza foli edhe për vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke shprehur zhgënjimin e tij me padrejtësinë në Hagë dhe duke theksuar se përpjekjet për drejtësi, zbardhjen e së vërtetës dhe kthimin e tyre pranë familjeve dhe Kosovës do të vazhdojnë.

Në fund, Hamza falënderoi të gjithë anëtarët, strukturat dhe mbështetësit e PDK-së për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Ai theksoi se interesi i partisë dhe i vendit duhet të jetë gjithmonë mbi interesin personal.

“Unë nuk e dua PDK-në vetëm për ta udhëhequr. E kam dashur dhe do ta dua edhe pa e udhëhequr”, përfundoi Hamza.

21/10/2026

🔴LIVE - PDK mban konferencë për media

Hamza: Ligji për Gjykatën Speciale të dekretohet pa vonesa, na duhet strategji shtetërore dhe më shumë fonde për mbrojtj...
15/10/2026

Hamza: Ligji për Gjykatën Speciale të dekretohet pa vonesa, na duhet strategji shtetërore dhe më shumë fonde për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Prishtinë, 15 tetor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar që Ligji për Dhomat e Specializuara të procedohet në Presidencë dhe të dekretohet pa vonesa, ndërsa institucionet të angazhohen për një strategji konkrete shtetërore për fazën e apelit dhe rritjen e fondeve për mbrojtjen juridike të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, Hamza tha se rikthimi i normalitetit institucional nuk nënkupton përfundimin e sfidave të shtetit, duke e cilësuar procesin gjyqësor në Hagë si një prej çështjeve që prekin themelet e tij.

Ai kujtoi se Kuvendi ka miratuar një rezolutë me 99 vota dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara me 88 vota, i cili, sipas tij, e rikthen këtë institucion brenda mandatit që i është dhënë nga Kuvendi i Kosovës.

“Ligjin nuk e kemi bërë për t’u pëlqyer. Ligjin e kemi bërë për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimi i çfarëdo pale”, deklaroi Hamza.

Ai theksoi se Kosova nuk ua ka deleguar sovranitetin e saj Dhomave të Specializuara apo ndonjë trupi tjetër gjykues dhe se Kuvendi ka të drejtën të miratojë ligje për mbrojtjen e vlerave dhe të luftës çlirimtare.

“Nëse dikush shqetësohet, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë dhe jo për nismat ligjore të Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Hamza i cilësoi të papranueshme ndërhyrjet dhe presionin ndaj ushtrimit të mandatit të Kuvendit, si dhe presionin diplomatik ndaj institucioneve të drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese. Ai kërkoi që të merren seriozisht shqetësimet për të drejtat e të akuzuarve në Hagë, duke iu referuar edhe Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut në Angli dhe Uells.

Duke folur për procedimin e ligjit, Hamza tha se beson që sot është dita e fundit e afatit ligjor që Kuvendi ta dërgojë atë te Presidentja për dekretim.

“Besoj shumë se edhe Presidentja do ta dekretojë atë pa vonesa”, u shpreh ai.

Kreu i PDK-së kërkoi nga presidentja Shiroka-P**a angazhim të vazhdueshëm për procesin në Hagë dhe komunikim me partnerët ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe të së vërtetës historike të luftës çlirimtare.

Hamza bëri të ditur se është takuar sërish me kryeministrin Albin Kurti para dy ditësh dhe se, si rrjedhojë e diskutimeve, dje është miratuar themelimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Mbrojtjen e UÇK-së në fazën e apelit.

“Ky është një hap i mirë. Por tani duhet të kalojmë nga vendimet te veprimet”, deklaroi ai.

Sipas Hamzës, strategjia duhet të përmbajë përgjegjësi të qarta, afate konkrete dhe rezultate të matshme. Ai theksoi se mbrojtja juridike dhe mbrojtja e së vërtetës historike në arenën ndërkombëtare janë detyra të ndryshme, por duhet të ecin të koordinuara.

Ai kërkoi që ekipet mbrojtëse ta zhvillojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe profesionale, ndërsa shteti të sigurojë mbështetjen e nevojshme institucionale.

Hamza e cilësoi urgjente edhe rritjen e fondeve për mbrojtjen juridike të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Po ashtu, një çështje tjetër urgjente është edhe rritja e fondeve për mbrojtjen juridike të ish-udhëheqësve të UÇK-së”, shtoi ai.

15/10/2026

Kryetari Bedri Hamza: Ligji për Gjykatën Speciale të dekretohet pa vonesa, na duhet strategji shtetërore dhe më shumë fonde për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

10/10/2026

Sot është ditëlindja e PDK-së, 27-vjetori i familjes sonë politike.

Partia Demokratike e Kosovës lindi në shpirtin e rezistencës, atëherë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për forcë, guxim, vizion dhe përkushtim. Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Jemi partia e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë.

Sot mbushim 27 vjet dhe përgjegjësia jonë është ta ruajmë trashëgiminë politike dhe ta vazhdojmë angazhimin për një Kosovë me më shumë zhvillim, mundësi dhe perspektivë për qytetarët e saj.

Jemi krenarë për të kaluarën. Qëndrojmë të bashkuar në të tashmen. Dhe punojmë me përgjegjësi për të ardhmen e brezave që vijnë.

Gëzuar 27-vjetorin, anëtarë, struktura dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës!

PDK falënderon qytetarët dhe deputetët për miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Triumf i vendosmërisë dhe kërkesës ...
07/10/2026

PDK falënderon qytetarët dhe deputetët për miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Triumf i vendosmërisë dhe kërkesës për drejtësi

Prishtinë, 07 tetor – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur se miratimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, është triumf i një përpjekjeje për drejtësi nga institucionet dhe rezistenca qytetare.

Gruda, në konferencë për media, ka falënderuar të gjithë deputetët që votuan ligjin dhe qytetarët që protestuan për gati tri javë me kërkesën për miratimin e tij.

“Jam sot në këtë konferencë për media, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, për të shprehur mirënjohjen më të thellë për qytetarët e Kosovës, për t’i falënderuar që me ditë të tëra kanë protestuar dhe kanë kërkuar miratimin e ligjit që mbron luftën e drejtë të UÇK-së. Dhe për të falënderuar kolegët deputetë për votimin e ligjit të sponsorizuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Tani detyra jonë është që, si qytetarë, si institucione, të qëndrojmë prapa çdo rreshti, çdo shkronje të këtij ligji, për ta jetësuar dhe, me këtë, për ta mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së.”, theksoi ai.

Gruda tha se PDK do të vazhdojë ta mbrojë UÇK-në e me këtë edhe të kaluarën e mbi të gjitha, të ardhmen e shtetit të Kosovës.

“Ky ligj synon të garantojë gjykim të drejtë, të pavarur, sipas standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe nuk ndërhyn në pavarësinë e gjyqësorit dhe nuk shkel asnjë detyrim ndërkombëtar që ka marr Kosova. Gjykata Speciale nuk po mbyllet por po i sqarohet juridiksioni dhe po garantohet procesi i drejtë gjyqësor”, tha ai.

Tutje, Gruda në emër të PDK-së ka uruar për detyrën e marrë, Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka – P**a.

“Jemi të bindur që profesoresha e nderuar do ta kryejë këtë detyrë me nder, me përgjegjësi, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saj. Jam i bindur që institucioni i Presidencës është i nderuar ta ketë për Presidente zonjën Shiroka-P**a. I urojmë punë të mbarë dhe suksese në detyrën e saj, në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës, të drejtave dhe lirive të njeriut, respektimit të ligjeve dhe promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në garantimin e unitetit juridiko-kushtetues, siç është definuar qartësisht në Kushtetutën tonë”, ka përfunduar Gruda.

Partia Demokratike e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së, që për tri javë...
07/10/2026

Partia Demokratike e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së, që për tri javë me radhë protestuan masivisht në sheshet e Prishtinës dhe gjithandej Kosovës kundër aktgjykimit të padrejtë në Hagë dhe kërkuan votimin e ligjit që mbron historinë tonë më të lavdishme, të iniciuar nga PDK-ja.

Zëri dhe qëndresa juaj u bënë forcë për përmbushjen e kësaj kërkese të drejtë.

Shprehim solidaritetin dhe mirënjohjen tonë për të gjithë të lënduarit gjatë protestave dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë.

Në mesin e tyre ishte edhe ish-deputeti ynë, veterani Gazmend Bytyqi, ndaj të cilit u ushtrua dhunë e pajustifikueshme. Ai tashmë e ka paraqitur rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës.

U bëjmë thirrje edhe të gjithë qytetarëve të tjerë që konsiderojnë se ndaj tyre janë përdorur masa joproporcionale gjatë protestave, që t’i paraqesin ankesat e tyre në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Kërkojmë nga organet përgjegjëse që të hetojnë me paanshmëri çdo rast të raportuar të tejkalimit të autorizimeve dhe përdorimit të pajustifikueshëm të dhunës nga zyrtarët policorë gjatë këtyre ditëve.

PDK-ja është krenare me Policinë e Kosovës dhe përkushtimin e saj në shërbim të qytetarëve. Pikërisht për ta mbrojtur profesionalizmin dhe besimin në këtë institucion, çdo shkelje individuale duhet të trajtohet dhe përgjegjësia të përcaktohet.

Mirënjohje për secilin që qëndroi për UÇK-në, për drejtësi dhe për dinjitet!

07/10/2026
06/10/2026

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Partia Demokratike e Kosovës i gëzohet miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës.

Me vendimet e sotme, Kuvendi i Kosovës ka përmbushur dy kërkesat për të cilat Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar gjatë ditëve të fundit: miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës, duke shmangur një krizë të re institucionale dhe duke mundësuar funksionimin e plotë të institucioneve të vendit.

Kosova ka nevojë për institucione stabile, funksionale dhe të përgjegjshme. Për institucione të tilla kanë nevojë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, në përpjekjen për drejtësi dhe për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës falënderon të gjithë deputetët e Kuvendit që mbështetën ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Një falënderim i veçantë u takon mijëra qytetarëve që, për net me radhë, protestuan pa u ndalur në Prishtinë dhe kërkuan miratimin e këtyre ndryshimeve. Zëri dhe këmbëngulja e tyre ishin pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Kosova tashmë i ka institucionet e saj të konstituuara dhe funksionale. Tani është koha për punë, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Address

Bulevardi "Nënë Tereza" Nr. 9
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike e Kosovës - PDK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Partia Demokratike e Kosovës - PDK:

Shortcuts

Share