Viti Mbarëkombëtar I Skëndërbeut

Viti Mbarëkombëtar I Skëndërbeut

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Viti Mbarëkombëtar I Skëndërbeut, Prishtine, Pristina.

TË PENGOHET ZBRAZJA E KOSOVËS | Kombi na thërret 13/05/2020

TË PENGOHET ZBRAZJA E KOSOVËS | Kombi na thërret Pakategori TË PENGOHET ZBRAZJA E KOSOVËS By Gjin Musa - 13 Maj 2020 0 2 Facebook Twitter Pinterest WhatsApp Kryetari i Shoqatës Jahja Lluka, d.v. Apel për popullin e Kosovës TË PENGOHET ZBRAZJA E KOSOVËS Sinjalizimet me kohë të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur të Koso...

30/06/2019

Lord Byron, Ali Pasha dhe Shqipëria

Një artikull nga studiuesi anglez Dr.David Harrison,
përktheu: Mevi Rafuna

Kur Lord Byron vizitoi Shqipërinë me 1809, në kuadër të Grand Tour ( ishte një udhëtim rreth botës, që e bënin të rinjët e aristokracisë angleze, në shek. XVIII dhe shek.XIX,) ishte nën shoqërimin e mikut të tij John Hobhouse, ai u inspirua për të shkruar poemën e tij epike, Peligrinazhi i Childe Harold's , poema përmbledhte eksperiencën e tij në Shqipëri; pasi që Lord Byron e kishte gjetur veten të mirëpritur në një vend të panjohur në periferi të Europës.
Lordit Byron i ishte dhuruar një kostum tradicional, të cilin ai e kishte veshur në portretin e tij tashmë të famshëm, e që ky kostum shfaqte esencën e bukurisë s'ë traditës shqiptare duke i falur shkëlqimin poetit romantik.
Në Shqipëri Lordi Byron takoi Ali Pashën (1740-1822), Prijësin shqiptar, fama e të cilit kishte pushtuar Ballkanin, në luftën e tij ndaj osmanëve.
Mikëpritja që Ali Pasha bëri ndaj poetit romantik, bëri që ky i fundit t'i j*p përjetësinë Ali Pashës në vargjet e tij poetike.
"Nuk flas nga mëshira, nuk flas nga frika,
Ai s'do t'ja dinte që t'i shërbente Vezirit,
Që nga ditët e profetit tonë,osmanët nuk panë,
Një prijës kaq madhështor si Ali Pasha".1

Kush ishte ky shqiptar i madh, që kishte kaq ndikim në Byron-in?
Ali Pasha nga Tepelena, me të bëmat e tij tërhoqi vëmendjen e osmanëve si një bandit, e që më vonë me titullin e tij prej Pashai do zgjeronte pushtetin në territoret e jugut të Shqipërisë dhe veriun e Greqisë, duke u vendosur në Janinë, që tani gjendet në veriperëndim të Greqisë.
Ali Pasha e adhuronte Byron-in dhe sigurisht Aliu krijoi një impresion të përhershëm në poetin, i cili i referohet atij si Childe Harold dhe Don Juan. Kështu në një letër që Byron ia dërgon nënës, e përshkruan takimin me Ali Pashën kështu:
'Ai më tha mua ta konsideroja atë si baba, ndërsa isha në Shqipëri dhe më thoshte se më shikonte mua si të birin e tij. Me të vërtetë ai më trajtonte si një fëmijë, më dërgonte arra dhe sherbet me fruta, embëlsira, 20 herë në ditë.Ai më lutej ta vizitoja më shpesh,kryesisht gjatë mbrëmjeve kur ai ishte më i lirë. Pinim bashkë kafe dhe tymosnim duhan,e që për mua ishte hera e parë që provova duhanin."2

Kohë më vonë, kur Byron arrinë në Janinë, Ali Pasha ishte në një betejë kundër osmanëve, ndërsa Byron-i shkon direkt në shtëpinë e Ali Pashës në Tepelenë dhe e pret për ta takuar. 'Ekziston një teori nga një studiues i Byron-it,Peter Chochron, i cili thekson se takimi i Lordit Byron me Ali Pashën është zhvilluar për të inkurajuar Ali Pashën që të mbështeste interesat britanike në Ishujt Jonian.'3
'Në të vërtetë ky nuk ishte rasti i fundit që Byron flitronte me intriga politike.'4

Vizita në Shqipëri la gjurmë të përjetshme në krijimtarinë letrare të Lord-it Byron.Kujtimet e tij ai do i shkruaj përsëri në poemën epike me titullin Don Juan, ku ai i referohet imazhit të një shatërvani në dhomë;
'Një shatërvan mermeri pikon në errësirë me trishtimin...'5
'Ky shatërvan ishte edhe në sallonin e Ali Pashës, kjo vjershë rrëfen një përrallë në stilin e joshjes otomane ku një 'eunuk i zi' blente të pafetë dhe një Don Juan i cili hyn në dhomën që ngjallë trishtim, e që duhet e pajetë.'6
Kur Lordi Byron la pallatin dhe mikëpritjen e Ali Pashës për t'u larguar në territoret greke, ai ka mundësi të këtë takuar Andreas Londros një person jo shumë i njohur i cili më vonë u bë lider në luftën greke për pavarësi. Byron u kthye përsëri me 1823 në Shqipëri,por një vit më herët me 1822, miku i tij Ali Pasha pa fundin në luftën me osmanët. Koka e tij e prerë iu dorëzua si trofe Sultan Mehmet II. Ndërsa trupi i tij prehet në mauzole pranë xhamisë Fetije në Janinë.

21/06/2019

Skenderbeu dhe aventurieri anglez John Newport

'Një shkrim nga studiuesi anglez Dr. David Harrison -
përktheu Mevi Rafuna '


Gjergj Kastrioti, apo siç njihet me emrin Skenderbeu, ishte Prijësi Legjendar i ushtrisë shqiptare, në shek. XV, i cili me sukses mblodhi gjithë bashkë-atdhetarët, kundër sulmit dhe pushtimit që vinte nga Perandoria Osmane.Duke qenë se fama e Skenderbeut si Prijës Ushtarak mori dhenë, qindra aventurierë dhe vullnetarë nga vendet e tjera të Europës, iu bashkangjitën ushtrisë s'ë Skenderbeut, duke pranuar me vetdeshirë të ishin nën shërbimin e tij. Ndër ta kemi personalitete të shquara si Stefan Maramonte, i cili nën qeverisjen e Skenderbeut shërbeu si ambasador, me 1457 dhe anglezi John Newport i cili shërbeu nën qeverisjen e Skenderbeut, përgjatë të njejtës kohë.Shumë nga këta të huaj të ardhur nga Europa, dhanë kontributin e tyre në luftën ndaj osmanëve duke i qëndruar besnik Skenderbeut deri në fund.
Edhe pse veprimtaria e John Newport është pak e njohur për publikun, është interesante të dihet se pavarësisht, kombësisë s'ë ndryshme, një anglez mund të gjendet në Shqipëri, duke luftuar kundër turqve, krahë Skenderbeut, prijësit më të njohur shqiptar të të gjitha kohërave.
Si u bë që Newport të hynte nën shërbimin e Skenderbeut?
A ishte ai një mercenar aventurier apo besonte në kauzën e madhe për mbrojtje të Europës, kundër zgjerimit të Perandorisë Osmane?
Thamë më lartë se Skenderbeu me famën e tij, tërhoqi shumë vullnetarë të huaj, të cilët u rreshtuan nën shërbimin e tij, siç vinin nga Franca, Italia dhe sigurisht në rastin e Newport i cili vinte nga Anglia, e që vendi i tij i lindjes akualisht gjendet në Uells. John Newport mahniti një numër të madh shkrimtarësh dekadave të fundit, ndër ta dhe shkrimtari komunist William Blond, i cili udhëtoi në Shqipëri me 1984 ( kohë kur Shqipëria ishte ende nën komunizëm), me qëllimin që të bënte për s'ë afërmi kërkime për aventurierin anglez, por nuk arriti të gjente diçka konkrete.
Blond thotë: 'Kam punuar për disa kohë,në një skicë biografike për anglezin John Newport, i cili ishte luftëtar i Skenderbeut, ata më organizuan intervista dhe takime me specialistë në terren, që të më ndihmonin në gjetjen e burimit se ku është përmendur emri i John Newport në "Historinë e Shqipërisë".Si rezultat i kërkimeve mbetet e qartë që burimi origjinal nuk gjendet në Shqipëri, por unë duhet ta kërkoj diku tjetër'1
Megjithëse dokumentet janë të rralla për figurën e Newport ne dimë se ai ishte një mbështetës besnik i Skenderbeut,i cili luftën e tij e shihte si esenciale për shpëtimin e Europës. Në disa vepra moderne John Newport përshkruhet si një kalorës i cili kishte shkruar:
'Pushtimi i Europës do të jetë fakt sepse nuk ka asnjë forcë tjetër që është në gjendje t'i rezistojë turqve,nëse fortesat shqiptare bien. '2
'Në të vërtetë kjo thënie qëndron sepse mbështetësit e Skenderbeut dhe luftëtarët e tij në ato kohë,ishin forca vetme, që po luftonte ekspansionin osman. Newport në një letër drejtuar Kardinalit Piccolomini, thekson se ai është një kalorës anglez me emrin John Newport, i cili komandon një grup të harkëtarëve në betejën e vitit 1457 kundër osmanëve. Nën shoqërimin e një ambasadori të Skenderbeut, pas kthimit nga Napoli Newport niset për në Romë,ku kërkon ndihmë për Skenderbeun pasi që i kanosej rreziku nga osmanët.'3
Anglia dhe Uellsi në atë kohë ishin shumë të njohura për harkëtarët e tyre, harku dhe shigjeta ishin shumë të dëshiruara pasi që u përdorën në "Betejën e Agincourt"me 1415 dhe kishin vazhduar të përdoreshin përgjatë shek. XV. Ndërsa mbreti hungarez Luis I, në ekspeditën e tij ushtarake në Itali, kishte shumë ushtarë që përdorin harkun dhe shigjetën, të cilët vinin nga vendet e cekura më lartë.
Ushtarët harkëtarë ishin prezentë deri në fillimet e shek XVII, ku ata u zevendësuan nga armët e zjarrit. John Newport shfaqet si udhëheqës i një grupi profesional harkëtarësh dhe para kohës së tij të pranishme në historinë angleze shfaqen Grupet Mercenare që në shek.XII dhe më pas Grupet e Lira të cilat ekzistuan deri në fundin e shek. XIV me një lider të njohur i kësaj natyre i cili quhej Sir John Hawkwood (c.1323-1394).
Në këtë artikull u shfaq vetëm një dëshmi e vogël e jetës s'ë John Newport, i cili iu bashkua Skenderbeut, duke na lënë të kuptojmë se aktivitetet ushtarake të Skenderbeut, gëzonin respekt të madh në qarqet tjera ushtarake në Europë dhe se si ai arriti t'i tërhiqte komandantët europian nën shërbimin e tij ushtarak. Harkëtarët anglez ishin ndihmës të Skenderbeut në ekspeditat e tij ushtarake përgjatë vitit 1457, dhe pikëpamja e Newport me të vërtetë tregon rëndësinë e ushtrisë s'ë Skenderbeut e cila ishte jetike për mbijetesën e Europës.

06/06/2019

1645

‘Portreti i Skënderbeut në librin “La cour sainte du R. Pere Nicolas Caussin [...].: 3 Des hommes d’estat & de dieu” i autorit Nicolas Caussin. Gravura është e punuar nga Gilles Rousselet.

Nga libri ‘Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve’, Luan Tashi

06/04/2019

‘Portreti i Skënderbeut në botimin e parë të librit të Marin Barletit, “Des aller streytparsten und theuresten Fürsten und Herrn, Herrn Georgen Castrioten, genannt Scanderbeg ... ritterliche Thaten”, i përkthyer në gjermanisht nga Johann Pinicianus. Gravura është punuar nga artisti gjerman Hans Weiditz.’

Nga libri ‘Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve’, Luan Tashi

Skanderbeg and the English Adventurer John Newport - Dr. David Harrison 30/03/2019

‘Gjergj Kastrioti, ndryshe i njohur si Skënderbeu, ishte një lider ushtarak shqiptar i shekullit të pesëmbëdhjetë, që mblodhi me sukses bashkëatdhetarët kundër sulmit te Perandorisë Osmane’

Më poshtë gjeni artikullin nga studiesi anglez Dr. David Harrison rreth Skënderbeut:

Skanderbeg and the English Adventurer John Newport - Dr. David Harrison George Castriot, otherwise known as Skanderbeg, was a legendary Albanian military leader of the fifteenth century, who successfully rallied his countrymen against the onslaught of the Ottoman Empire. So renowned was the reputation of Skanderbeg as a military leader, that … Continue reading →

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Prishtine
Pristina