23/10/2026
📢 NJOFTIM: Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ngrohje
📍 Prishtinë, 23.10.2026
NP “Termokos” njofton konsumatorët se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet përkohësisht në orët e para të së shtunës, për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të TC Kosova B, e cila do të pamundësojë furnizimin me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse.
🏥 Gjatë kësaj periudhe, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores që mbulon nevojat e kësaj qendre.
🛠️ Kjo ndërprerje e përkohshme do të shfrytëzohet për të adresuar vështirësitë e paraqitura në qarkullimin e ngrohjes gjatë ditëve të para të këtij sezoni ngrohës.
NP “Termokos” do të jetë në koordinim të ngushtë me KEK-un për rikthimin e furnizimit me avull. Sapo të krijohen kushtet e nevojshme, do të ndërmerren të gjitha veprimet për rikthimin e furnizimit me ngrohje për të gjithë konsumatorët.
🙏 NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe i falënderon për durimin gjatë kësaj ndërprerjeje të përkohshme.