Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike

Share

Ministria e Diasporës harton, propozon dhe zbaton politikat dhe legjislacionin për promovimin e vlerave të diasporës dhe mërgatës.

Photos from Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike's post 06/07/2020

Ministrja Haradinaj-Stublla bisedoi me homologun nga Malajzia, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, të hënën zhvilloi një bisedë virtuale me homologun nga Malajzia, Ministrin Hishammuddin Tun Hussein.

Ministrja Haradinaj-Stublla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Malajzia i ka dhënë Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri më tash.

“U dakorduam me z.Hussein për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona, sidomos në aspektin politik dhe ekonomik, si dhe në menaxhimin e gjendjes së vështirësuar nga pandemia COVID-19”, tha shefja e diplomacisë së Republikës së Kosovës.

04/07/2020

Foto e ditës! 🇺🇸🇽🇰

02/07/2020

Njoftim!

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, njofton lidhur me Hyrjet/ Daljet në Republikën e Austrisë dhe Republikën e Kosovës:

Qeveria e Republikës së Austrisë me datë 1 korrik 2020 gjatë një konference për media ka marrë vendim si vijon:

- Austria zyrtarisht ka paraljmëruar dhe rekomanduar shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në shtetet e Ballkanit Perendimor duke u bazuar në rritjen e numrit të infektuarve me COVID-19.

- Hyrja në shtetin e Austrisë nga Republika e Kosovës mund të ndodhë vetëm me anë të dëshmisë së testit jo më i vjetër se 4 ditë që rezulton të jetë negativ nga COVID-19 ose me deklarim për vetizolim 14 ditë.
- Hyrja në Republikën e Austrisë vlenë vetëm për personat që kanë vendbanim/lejeqëndrim në Austri.

- Kalimi Transit nëpërmjet Austrisë është i mundur vetëm nëse nuk ndalohet në territorin e Republikës së Austrisë.

Hyrja në Republikën e Kosovës:

Aktualisht rregullorja për hyrje në Republikën e Kosovës rekomandon, që çdo qytetar të ketë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19, por kjo dëshmi nuk është e obliguar!

Me respekt

Ambasada e Kosovës në Vjenë

02/07/2020

Kujtesë kolektive: 30 vjet nga dita kur u guxua të hidhet gurthemeli i shtetësisë së Republikës së Kosovës.

2 Korrik 1990, shënon datë kthese kombëtare, kur Delegatët e Kosovës nënshkruan “Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut”, nga ku kërkohej më legjitimja - e drejta për t’u njohur dhe ekzistuar barabartë me të tjerët.

Në rrethana skajshmërisht të pavolitshme për shqiptarët në Kosovë, nën tytat e regjimit të kohës së ish-Jugosllavisë, ishin zërat e guximit dhe duart që nuk u drodhen të nënshkruanin, atëherë një Deklaratë Kushtetuese, që rrjedhimisht ishte dhe pikënisje e çlirimit.

Heronjtë lindin rrallë, ata jetojnë sa vetë koha.

01/07/2020

Ministrja Haradinaj-Stublla: Kryesimi i Gjermanisë me Bashkimin Evropian shënon një moment kthese dhe definimi edhe për proceset e lidhura me Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, deklaroi të mërkurën se kryesimi i radhës i Gjermanisë me Bashkimin Evropian shënon moment kthese dhe definimi edhe për proceset e lidhura me Kosovën.

“Është një moment kthese e definimi, me shpresa të rikthyera tek qytetarët tanë se gjatë presidencës gjermane me Bashkimit Evropian do të mbyllet suksesshëm lëvizja e lirë për Kosovën”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla tha se Korriku 2020 shënon dy vjetorin prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Pritjet tona janë të larta për këtë mandat. Energjia dhe vëmendja e Gjermanisë gjithmonë ka qenë lajm i mirë për Kosovën”, tha Ministrja Haradinaj Stublla, duke shtuar se “ne qëndrojmë më të fuqishëm në rajon dhe në të gjitha proceset integruese në Evropë, me Gjermaninë si udhëheqëse”.

Photos from Meliza Haradinaj-Stublla's post 30/06/2020
29/06/2020

Të dashur bashkëatdhetarë

Duke qenë se pandemia Covid-19 i ka pamundësuar shumicën e aktiviteteve kulturore dhe arsimore që i kemi realizuar çdo vit bashkë me ju, po ua rikujtojmë një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit të kaluar.

"Ditët e Arbëreshëve", java me plotë aktivitete e shumë dashuri për traditat që arbëreshët e Italisë i ruajnë ende.
Gjeni dokumentarin e përgatitur nga stafi i ish MDIS-së

23/06/2020

Mirësevini bashkëatdhetarë!

Me 28 qershor, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, do të rifillojë fluturimet, duke respektuar masat e institucioneve shëndetësore.

Kosovës, ju i jepni gjallëri e shpirt!

M.Haradinaj Stublla
Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

19/06/2020

‼️Njoftim‼️

Qeveria e Republikës së Sllovenisë ka miratuar ndryshimin e Dekretit për vendosjen dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vendkalimet kufitare nëpër pikat e kontrollit, i cili ka hyrë në fuqi më 19 Qershor 2020.

Qeveria Sllovene, ka shtuar Kosovën së bashku me disa vende të tjera të rajonit, në listën e vendeve me një situatë epidemiologjike të përkeqësuar, që do të thotë se të gjithë ata që vijnë nga Kosova nuk mund të hyjnë në Slloveni pa iu nënshtruar një karantine 14 ditore.

Ndërsa, për kalim transit nëpër Slloveni, është paraparë që territori i Sllovenisë të lëshohet brenda 12 orësh.

Tashmë është vendosur një rregull i ri për hyrjen në Slloveni, sipas të cilit, vetëm personat që paraqesin një certifikatë me rezultat negativ të COVID-19, jo më të vjetër se tre ditë, i kryer në një shtet anëtarë të BE-së, do të lejohen të hyjnë në Slloveni pa kufizime.

Ambasada e Kosovës në Slloveni

19/06/2020

Me homologun austriak z. Alexander Schallenberg zhvilluam bisedë telefonike për të diskutuar vizionin e partneritetit afatgjatë bilateral dhe të ardhmes sonë evropiane.

Shpreha falënderimin për përkrahjen e madhe austriake përgjatë viteve, me diasporën tonë në Austri dhe me shkollimin e mijëra studentëve nga Kosova.

Si një vend qe i ka qëndruar afër Kosovës, në shumë procese të rëndësishme për vendin, nga Ministri Schallenberg ndër tjera, mora mbështetjen për përkrahje të shtuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave tani që kemi përmbushur të gjitha kriteret dhe presim sa më parë lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00