Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova

Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova

Share

Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion ligjvënës, përfaqësues dhe mbikëqyrës, i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.

Kuvendi është institucion ligjvënës, përfaqësues dhe mbikëqyrës i Republikës së Kosovës
-
Skupština je zakonodavna, predstavnička i nadzorna institucija Republike Kosovo Ka 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë. Njëzet prej 120 vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë: dhjetë për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet e tjera: turk, boshnjak, rom, ashkali, g

10/06/2026

Kryetarja Haxhiu: Lidhja është gjallë!

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që bashkoi shqiptarët në mbrojtje të trojeve, të drejtave dhe identitetit kombëtar.

E themeluar më 10 qershor 1878, si përgjigje ndaj rrezikut të copëtimit të trojeve shqiptare pas vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, Lidhja shënoi organizimin e parë politik dhe ushtarak të shqiptarëve për mbrojtjen e interesave kombëtare.

"Nën udhëheqjen e Iljaz Pashë Dibrës dhe me kontributin e figurave si Abdyl Frashëri, Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto e shumë patriotëve të tjerë, u hodhën themelet e lëvizjes moderne kombëtare shqiptare. Lidhja kishte tri synime kryesore: mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare, bashkimin administrativ të trojeve në një vilajet të vetëm dhe afirmimin e shqiptarëve si komb më vete. Veprimtaria e saj politike, diplomatike dhe rezistenca në Plavë, Guci, Hot e Grudë dëshmuan vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre", ka nënvizuar kryetarja Haxhiu.

Ajo ka shtuar se edhe pse Lidhja u shtyp me forcë më 1881, idealet e saj mbetën gjallë dhe u bënë themel i rrugës drejt Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

"Ajo mbetet simbol i bashkimit, qëndresës dhe vetëdijes kombëtare shqiptare. Në këtë përvjetor, përulemi me respekt para veprës së patriotëve që sakrifikuan për kombin dhe kujtojmë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet gurthemeli i ndërgjegjes sonë kombëtare dhe frymëzim i përhershëm për ruajtjen e identitetit dhe vlerave tona kombëtare", ka theksuar në një shënim të saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Photos from Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova's post 07/06/2026

Kryetarja Haxhiu votoi dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, votoi sot dhe u bëri thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të dalin masivisht në zgjedhje dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Ajo theksoi se pjesëmarrja e lartë forcon demokracinë dhe tregon dashurinë për vendin.

"Sapo e ushtrova të drejtën time të votes. Me këtë rast, nga këtu, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që sot, e dielë, 7 qershor, të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votes", tja kryetarja Haxhiu.

Ajo shtoi sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje aq më e fortë është demokracia jonë.

"Unë ftoj të gjitha palët, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që në këtë ditë të bukur me diell të dëshmojnë maturi, të dëshmojnë respekt për njëri-tjetrin por po ashtu edhe dashuri për vendin. Faleminderit të gjithëve dhe na priftë e mbara", theksoi kryetarja Albulena Haxhiu.

----------------------------------

Predsednica Haxhiu je glasala i pozvala građane da masovno izađu na glasanje

Predsednica Skupštine, Albulena Haxhiu, glasala je danas i pozvala građane Republike Kosovo da masovno izađu na izbore i ostvare svoje pravo glasa. Naglasila je da veliko učešće jača demokratiju i pokazuje ljubav prema zemlji.

„Upravo sam iskoristila svoje pravo glasa. Ovom prilikom, odavde, pozivam sve građane Republike Kosovo danas, u nedelju, 7. juna, da izađu i ostvare svoje pravo glasa“, rekla je predsednica Haxhiu. Dodala je da što je veće učešće na ovim izborima, to je naša demokratija jača.

„Pozivam sve stranke, pozivam sve građane Republike Kosovo da pokažu razboritost, da pokažu poštovanje jedni prema drugima, ali i ljubav prema zemlji na ovaj lep sunčan dan. Hvala svima i neka nas Bog blagoslovi sve“, naglasila je predsednica Albulena Haxhiu.

03/06/2026

Kryetarja Haxhiu ngushëllon familjarët e dy të rinjve që humbën jetën në Shëngjin

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur dhimbjen e saj dhe ka ngushëlluar familjarët e dy të rinjve nga Kosova që humbën jetën sot në Shëngjin.

"Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku dy të rinj, shtetas të Republikës sonë, humbën jetën, ndërsa tre të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndodhen ende në gjendje të rënduar.

Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme.

Familjeve të viktimave dhe të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Të lënduarve u uroj forcë, rikuperim dhe shërim sa më të shpejtë", ka thënë kryetarja Haxhiu.

----------------------------------

Predsednica Haxhiu izražava saučešće porodicama dvojice mladića koji su izgubili život u Shëngjin

Predsednica Skupštine Republike Kosovo, Albulena Haxhiu, izrazila je svoju tugu i uputila saučešće porodicama dvojice mladića sa Kosova koji su danas izgubili život u Shëngjin.

Sa dubokom tugom primili smo vest o tragičnom događaju koji se danas dogodio na albanskom primorju, gde su dva mladića, državljani naše Republike, izgubila život, dok se troje drugih, srećom van životne opasnosti, i dalje nalazi u teškom stanju.

Naše institucije su u stalnom i bliskom kontaktu sa vlastima Republike Albanije, pružajući neophodnu podršku.

Porodicama nastradalih i njihovim bližnjima upućujem najiskrenije saučešće. Povređenima želim snagu, oporavak i što brže ozdravljenje“, rekla je predsednica Haxhiu.

Photos from Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova's post 01/06/2026

Me rastin e 1 Qershorit kryetarja Haxhiu mirëpriti në Kuvend një grup fëmijësh nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mirëpriti në Kuvend një grup fëmijësh nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, kryetarja Haxhiu i uroi fëmijët për festën e tyre dhe i njoftoi me rolin, funksionin dhe rëndësinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ajo zhvilloi gjithashtu një bashkëbisedim të ngrohtë me ta, duke dëgjuar ëndrrat, dëshirat dhe sfidat me të cilat përballen në jetën e përditshme.

Me këtë rast, kryetarja Haxhiu ritheksoi përkushtimin institucional për mbështetje të vazhdueshme dhe të pakushtëzuar ndaj fëmijëve, veçanërisht atyre që përballen me sfida të ndryshme.

“Fëmijët meritojnë vëmendjen, kujdesin dhe mbështetjen tonë në çdo ditë të vitit”, theksoi kryetarja Albulena Haxhiu.

Në përfundim të vizitës, ajo falënderoi fëmijët dhe përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës për vizitën dhe momentet e bukura të ndara së bashku, duke i inkurajuar fëmijët që të mos ndalojnë kurrë së ëndërruari, së mësuari dhe së besuari në vetveten.

----------------------------------

Povodom 1. juna predsednica Haxhiu ugostila u Skupštini grupu dece iz Udruženja slepih Kosova

Povodom 1. juna – Međunarodnog dana dece, predsednica Skupštine Republike Kosovo, Albulena Haxhiu, ugostila je u Skupštini grupu dece iz Udruženja slepih Kosova.

Tokom ove posete, predsednica Hadxhiu je deci čestitala njihov praznik i upoznala ih sa ulogom, funkcijom i značajem Skupštine Republike Kosovo. Takođe je sa njima vodila srdačan razgovor, saslušavši njihove snove, želje i izazove sa kojima se suočavaju u svakodnevnom životu.

Ovom prilikom, predsednica Haxhiu je ponovo istakla institucionalnu posvećenost kontinuiranoj i bezuslovnoj podršci deci, posebno onoj koja se suočavaju sa različitim izazovima.

„Deca zaslužuju našu pažnju, brigu i podršku svakog dana u godini“, istakla je predsednica Albulena Haxhiu.

27/05/2026

Kryetarja Haxhiu: Nëna Pashke Krasniqi Markaj simbol i vuajtjes së popullit tonë dhe i kujtesës që nuk duhet të zbehet kurrë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot Nënën Pashke Krasniqi Markaj, e cila 23 vjet më parë, përballë dhimbjes së papërballueshme për bijtë e saj, i vuri flakën vetes dhe ndërroi jetë.

Kryetarja Haxhiu ka rikujtuar se Gjovalin dhe Milan Markaj ishin ndër 374 shqiptarët e masakruar më 27 prill 1999 nga forcat serbe në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës, ndërsa për katër vjet, nëna e tyre jetoi mes pritjes dhe shpresës, pa e ditur të vërtetën, por pa e humbur besimin.

Më 24 maj 2003, eshtrat e bijëve të saj u gjetën në një varr masiv në Batajnicë të Serbisë. Tri ditë më vonë, ajo i vuri flakën vetes.

"Akti i saj nuk mund të kuptohet jashtë peshës së asaj dhimbjeje. Ishte shprehje e një dhimbjeje të thellë të një nëne që u përball me të vërtetën më të rëndë se bijtë e saj jo vetëm ishin vrarë, por edhe ishin zhdukur me përpjekjen për t’u mohuar çdo gjurmë, çdo varr dhe çdo lamtumirë. Ishte dhimbja e një dashurie të pafund, e thyer nga mizoria e një krimi që synonte edhe fshirjen e kujtesës. Nëna Pashke nuk u shua. Ajo u bë simbol i vuajtjes së popullit tonë dhe i kujtesës që nuk duhet të zbehet kurrë", ka theksuar kryetarja Haxhiu, duke shtuar se ky përvjetor është moment për të ripërtërirë angazhimin se krimet e kryera kundër popullit të Kosovës kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie. Varret masive në Batajnicë nuk janë një kapitull i mbyllur i historisë, shtoi ajo, por ato mbeten një plagë e hapur që nuk do të shërohet derisa drejtësia të vihet në vend dhe e vërteta të pranohet plotësisht.

"Përulemi para kujtimit të Nënës Pashke. Përulemi para kujtimit të Gjovalinit dhe Milanit. Dhe qëndrojmë pranë çdo familjeje që ende pret eshtrat e më të dashurve të saj, ende pret të vërtetën, ende pret drejtësinë. Emrat e tyre nuk do të harrohen kurrë. Lavdi Nënës Pashke, Gjovalinit, Milanit dhe të gjithë martirëve të kombit", ka thë kryetarja Albulena Haxhiu.

----------------------------------

Predsednica Haxhiu: Majka Pashke Krasniqi Markaj simbol stradanja našeg naroda i sećanja koje nikada ne sme da izbledi

Predsednica Skupštine Republike Kosovo, Albulena Haxhiu, danas je odala počast majci Pashke Krasniqi Markaj, koja je pre 23 godine, suočena sa nepodnošljivim bolom zbog svojih sinova, zapalila samu sebe i preminula.

Predsednica Haxhiu podsetila je da su Gjovalin i Milan Markaj bili među 374 Albanaca masakriranih 27. aprila 1999. godine od strane srpskih snaga u selima Meja i Korenica kod Đakova, dok je njihova majka četiri godine živela između čekanja i nade, ne znajući istinu, ali ne gubeći nadu.

Dana 24. maja 2003. godine, posmrtni ostaci njenih sinova pronađeni su u masovnoj grobnici u Batajnici u Srbiji. Tri dana kasnije, ona je zapalila samu sebe.

„Njen čin ne može se razumeti izvan težine tog bola. Bio je to izraz duboke boli jedne majke koja se suočila sa najtežom istinom — da njeni sinovi nisu samo ubijeni, već i nestali uz pokušaj da im se izbriše svaki trag, svaki grob i svaki oproštaj. Bila je to bol beskrajne ljubavi, slomljene surovošću zločina koji je imao za cilj i brisanje sećanja. Majka Pashke nije nestala. Ona je postala simbol stradanja našeg naroda i sećanja koje nikada ne sme da izbledi“, naglasila je predsednica Haxhiu, dodajući da je ova godišnjica trenutak za obnavljanje posvećenosti tome da zločini počinjeni nad narodom Kosova zahtevaju pravdu i odgovornost.

Masovne grobnice u Batajnici nisu zatvoreno poglavlje istorije, dodala je ona, već ostaju otvorena rana koja neće zaceliti dok pravda ne bude zadovoljena i istina u potpunosti prihvaćena.

„Klanjamo se pred uspomenom na majku Pashke. Klanjamo se pred uspomenom na Gjovalin i Milan. I stojimo uz svaku porodicu koja još uvek čeka posmrtne ostatke svojih najmilijih, još uvek čeka istinu, još uvek čeka pravdu. Njihova imena nikada neće biti zaboravljena. Slava majci Pashke, Gjovalin, Milan i svim mučenicima nacije“, izjavila je predsednica Albulena Haxhiu.

Photos from Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova's post 27/05/2026

Kryetarja Haxhiu vizitoi Bashkësinë Islame: Festa e Kurban Bajramit na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit, mirësisë, respektit e përkushtimit për vendin

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Në pritjen tradicionale të drejtuesve të Bashkesisë Islame kryetarja Haxhiu uroi myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, të gjithë besimtarët myslimanë dhe po ashtu të gjithë shqiptarët kudo që janë, brenda dhe jashtë Kosovës.

Ajo më tej tha se Festa e Kurban Bajramit është festë e shenjtë e besimit islam dhe kjo na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit, mirësisë, respektit e përkushtimit për vendin.

“Vlera këto, të cilat duhet t’i mbajmë lart e më lart dhe rreth së cilave duhet të jemi të bashkuar edhe si institucione, edhe si qytetarë, por edhe si shoqëri”, theksoi kryetarja Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës dhe myftiun Naim Tërnava për rolin pozitiv që kanë pasur në vazhdimësi në shoqërinë tonë, për ndikimin pozitiv, për të luftuar dukuri negative me të cilat përballet shoqëria jonë, por gjithashtu edhe për ndihmën e qytetarëve në nevojë.

Ai kujtoi se është pikërisht Bashkësia Islame e Kosovës, përmes Shoqatës "Bereqeti", përmes bashkëpunëtorëve e partnerëve, që kanë ndihmuar mijëra familje gjatë gjithë kësaj periudhe kohore.

"Myftiu e dha sot edhe një mesazh dhe më njoftoi që ka pasur një ligjëratë, me të cilën ka kërkuar që gjuha e urrejtjes, sulmet, gjuha linçuese të ndalohet, sepse ajo nuk ka vend në shoqërinë tonë, prandaj, e falënderova edhe për këtë aspekt. Më lejoni që t’ju uroj edhe një herë të gjithëve, edhe juve mediave, sot për Festën e Kurban Bajramit, uroj më të mirat për qytetarët dhe për secilën familje!”, tha kryetarja Haxhiu.

----------------------------------

Predsednica Haxhiu posetila Islamsku zajednicu: Praznik Kurban-Bajrama podseća nas na vrednosti žrtve, solidarnosti, ljubaznosti, poštovanja i posvećenosti zemlji

Predsednica Skupštine Republike Kosovo, Albulena Haxhiu, posetila je Islamsku zajednicu Kosova povodom praznika Kurban-Bajrama.

Na tradicionalnom prijemu čelnika Islamske zajednice, predsednica Haxhiu čestitala je muftiji Naimu Ternavi i njegovim kolegama, svim muslimanskim vernicima i svim Albancima gde god se nalaze, unutar i van Kosova.

Ona je dalje rekla da je praznik Kurban-Bajram sveti praznik islamske vere i da nas podseća na vrednosti žrtve, solidarnosti, ljubaznosti, poštovanja i posvećenosti zemlji.

„To su vrednosti koje moramo visoko držati i iznad svega i oko kojih moramo biti ujedinjeni kao institucije, kao građani i kao društvo“, naglasila je predsednica Haxhiu.

Predsednica Skupštine zahvalila se Islamskoj zajednici Kosova i muftiji Naimu Ternavi na pozitivnoj ulozi koju kontinuirano imaju u našem društvu, na njihovom pozitivnom uticaju u borbi protiv negativnih pojava sa kojima se naše društvo suočava, ali i na pomaganju građanima u nevolji.

​​​​​​​Podsetila je da je upravo Islamska zajednica Kosova, preko Udruženja „Berećeti“, preko svojih saradnika i partnera, pomogla hiljadama porodica tokom ovog perioda.

„Muftija je danas uputio još jednu poruku i obavestio me da je održao predavanje u kojem je tražio da se zabrane govor mržnje, napadi i linč, jer nemaju mesta u našem društvu, stoga sam mu se zahvalila i na ovom aspektu. Dozvolite mi da još jednom čestitam svima, uključujući i vas, medije, praznik Kurban Bajram. Želim sve najbolje građanima i svakoj porodici!“, rekla je predsednica Haxhiu.

Photos from Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova's post 26/05/2026

Kryetarja Haxhiu: Kroacia ka qenë mike e qëndrueshme e Kosovës përgjatë kapitujve të ndryshëm të historisë së saj

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në pritjen e organizuar sonte nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Kroacisë.

Në një fjalë para të pranishmëve, kryetarja Haxhiu tha se Kroacia ka qenë mike e qëndrueshme e Kosovës përgjatë kapitujve të ndryshëm të historisë së saj, në vitet kur, siç tha ajo, kauza jonë kishte nevojë për miq, në çastin e njohjes së pavarësisë sonë, dhe sot, kur punojmë për të ardhmen tonë evropiane dhe euroatlantike.

Ajo më tej tha se shumë përpara marrëdhënieve tona moderne diplomatike, midis dy popujve tanë kanë ekzistuar ura njerëzore.

“Mjafton të kujtojmë Milan Šufflay-n, dijetarin kroat që i dha historisë shqiptare një vend të veçantë në mendimin evropian, si dhe shqiptarët që qëndruan përkrah Kroacisë në vitet e saj më të vështira, miqësia jonë mbështetet në kujtesë, sakrificë dhe respekt të ndërsjellë. Mes Arbëneshëve të Zarës, shërbyesve publikë si Ermina Lekaj Prljaskaj, dhe natyrisht futbollistëve si Ardian Kozniku e Kujtim Shala, mund të themi se shqiptarët kanë qenë të pranishëm në Kroaci në të gjitha vendet serioze: në histori, në parlament dhe në futboll”, theksoi kryetarja Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit falënderoi Ambasadoren Barišić, ngrohtësia dhe energjia e së cilës, sipas kryetares Haxhiu, i kanë dhënë kësaj miqësie edhe më shumë gjallëri.

Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës kryeparlamentarja Haxhiu i përcolli urimet më të përzemërta popullit të Kroacisë.

“Uroj që miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë të vazhdojë të forcohet dhe që rajoni ynë të ecë me më shumë besim, me demokraci më të qëndrueshme dhe me më shumë qartësi në rrugën evropiane”, nënvizoi kryetarja Albulena Haxhiu.

----------------------------------

Predsednica Haxhiu: Hrvatska je bila postojan prijatelj Kosova kroz različita poglavlja njegove istorije

Predsednica Skupštine Republike Kosovo, Albulena Haxhiu, učestvovala je večeras na prijemu koji je organizovala Ambasada Republike Hrvatske u Republici Kosovo, povodom obeležavanja Nacionalnog dana Republike Hrvatske.

U obraćanju prisutnima, predsednica Haxhiu je rekla da je Hrvatska bila postojan prijatelj Kosova kroz različita poglavlja njegove istorije, u godinama kada je, kako je navela, našoj stvari bila potrebna podrška prijatelja, u trenutku priznanja naše nezavisnosti, kao i danas, kada radimo na našoj evropskoj i evroatlantskoj budućnosti.

Ona je dalje rekla da su mnogo pre naših savremenih diplomatskih odnosa između dva naroda postojali ljudski mostovi.

„Dovoljno je da se prisetimo Milan Šufflay-a, hrvatskog naučnika koji je albanskoj istoriji dao posebno mesto u evropskoj misli, kao i Albanaca koji su stajali uz Hrvatsku u njenim najtežim godinama. Naše prijateljstvo se zasniva na sećanju, žrtvi i međusobnom poštovanju. Među Arbëneshët e Zarës, javnim službenicima kao što je Ermina Lekaj Prljaskaj, i naravno fudbalerima kao što su Ardian Kozniku i Kujtim Shala, možemo reći da su Albanci bili prisutni u Hrvatskoj na svim ozbiljnim mestima: u istoriji, u parlamentu i u fudbalu“, naglasila je predsednica Haxhiu.

Predsednica Skupštine zahvalila je ambasadorki Barišić, čija su toplina i energija, prema rečima predsednice Haxhiu, ovoj prijateljskoj vezi dale još više živosti.

U ime naroda i institucija Republike Kosovo, predsednica parlamenta Haxhiu prenela je najsrdačnije čestitke narodu Hrvatske.

„Želim da se prijateljstvo između Kosova i Hrvatske nastavi jačati i da naš region ide napred sa više poverenja, stabilnijom demokratijom i većom jasnoćom na evropskom putu“, istakla je predsednica Albulena Haxhiu.

Photos from Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova's post 22/05/2026

Kryetarja Haxhiu: Në Dubravë shteti serb veproi si aparat vrasës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në shënimin e 27 vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, kryetarja Haxhiu tha se burgu është vend ku shteti e mbyll derën nga jashtë, ndërsa ai që gjendet brenda tij nuk ka as armë, as liri e as mundësi të mbrohet. Jeta e të burgosurit, shtoi ajo, është në duart e institucionit që e ruan.

“Për këtë arsye, masakra e Dubravës, nuk mund të trajtohet si krim i zakonshëm lufte. Sepse masakra e Dubravës ndodhi brenda një institucioni shtetëror, nën administrimin e shtetit serb, mbi njerëz të paarmatosur, të mbyllur dhe të pambrojtur”, theksoi kryetarja Haxhiu, duke shtuar se pesha e krimit bëhet edhe më e rëndë kur dihet se të burgosurit shqiptarë nuk ishin aty rastësisht.

Në pranverën e vitit 1999, në Dubravë, shtoi ajo, u sollën njerëz nga burgje e qendra ndalimi, nga Kosova por edhe nga Serbia.

“Të dënuar politikë, të dënuar për vepra të ndryshme, të arrestuar në rrethanat e luftës u grumbulluan aty. Të gjithë u gjendën brenda atij burgu që ishte kthyer në instrument të krimit shtetëror”, theksoi kryetarja e Kuvendit.

Sipas saj, në Dubravë, shteti serb e ndërtoi krimin mbi një kurth të dyfishtë.

“Së pari, i mbajti të burgosurit shqiptarë brenda një objekti që e kishte futur në logjikën e luftës. Pastaj, kur rreziku i bombardimit u bë i afërt, ata që mbanin çelësat u larguan për t’u fshehur, ndërsa shqiptarët e burgosur aty mbetën të mbyllur. Mbi atë braktisje të qëllimshme u ngrit edhe mashtrimi: që vrasjet t’i visheshin sulmeve të NATO-s. Më 19 maj u goditën objektet e burgut, përfshirë pavijonet, ndërsa më 21 maj pati sërish goditje gjatë ditës në objektet e burgut dhe rrethinë”, theksoi ajo.

Kryetarja Haxhiu tutje tha se disa prej të burgosurve shqiptarë, që ndodheshin jashtë pavijoneve për punët e zakonshme të burgut, morën veglat që kishin pranë dhe nisën t’i thyenin dyert e drynat për t’i nxjerrë shokët jashtë qelive.

“Në mes të atij tmerri, të burgosurit gjetën mënyrë për t’i dërguar mesazh botës. Me copa plastike të bardha, në oborrin e burgut, shkruan fjalën “HELP”. Ishte një thirrje e thjeshtë, e shkurtër, por e kuptueshme për botën. Përmes kësaj thirrjeje, të burgosurit treguan se janë gjallë. Dhe kjo pati sukses, ngase sulmet ajrore u ndalën. Por edhe ajo fjalë, “HELP”, u bë arsye për tërbimin e vrasësve. Sepse ajo e prishte skenarin e tyre. Ajo tregonte se brenda burgut kishte njerëz të gjallë, të burgosur dhe dëshmitarë”, u shpreh Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit tha se pas kësaj, më 22 maj, të burgosurit u urdhëruan të rreshtoheshin, nën pretekstin se do të transferoheshin.

“Në vend të transferimit, mbi ta u hap zjarr. Të rreshtuar, të paarmatosur, të pambrojtur, ata u qëlluan brenda oborrit të burgut. Dëshmitë e të mbijetuarve flasin për sulme të tjera gjatë asaj dite dhe ditës pasuese, për njerëz që kërkonin shpëtim në ndërtesat e dëmtuara, për të plagosur që nuk kishin ndihmë, për të burgosur që u përpoqën ta shpëtonin njëri-tjetrin. Në mekanizmin e krimit u përfshinë edhe të burgosurit serbë, të dënuar për krime të rënda, të cilët u armatosën dhe u vunë në shërbim të aparatit shtetëror serb. Më 23 maj, dhuna vazhdoi. Sulmet ndaj të burgosurve që kishin mbetur brenda kompleksit e shtuan edhe më shumë bilancin e vdekjes”, nënvizoi kryetarja Haxhiu, ndërsa shtoi se 116 të burgosur shqiptarë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në Burgun e Dubravës, në një hapësirë ku shteti serb kishte përgjegjësi të plotë mbi ta.

Në prag të këtyre ditëve, më 16 maj 1999, shtoi ajo, nga Burgu i Dubravës u nxor edhe profesor Ukshin Hoti, prej kur edhe mbetet i zhdukur.

“Një mendje politike e rrallë e Kosovës, një njeri që e kishte menduar lirinë si rend historik, u zhduk pikërisht aty”, pohoi Haxhiu.

Ajo tha më tej se në Dubravë, shteti serb veproi si aparat vrasës.

“I kishte të burgosurit në regjistra, në pavijone, në rreshta, nën urdhra dhe të mbyllur. Kjo është arsyeja pse Dubrava ka peshë të veçantë juridike dhe morale. Aty krimi nuk ndodhi sepse shteti mungoi. Aty krimi ndodhi sepse shteti ishte i pranishëm në çdo hallkë: në komandë, në rojë, në armë, në mashtrim dhe në përpjekjen për ta fshehur të vërtetën”, theksoi ajo.

Kryeparlamentarja Haxhiu tha se sot nuk mjafton ta përmendim Dubravën si datë, por duhet kuptuar si dëshmi për krimet monstruoze të Serbisë, kundër qytetarëve të pambrojtur shqiptarë.

“Gjithashtu duhet ta kuptojmë edhe si dëshmi të detyrës sonë që emrat e të vrarëve, dëshmitë e të mbijetuarve dhe e vërteta e plotë e Dubravës të bëhet pjesë e ndërgjegjes shtetërore të Republikës së Kosovës”, tha në fjalën e saj kryetarja Albulena Haxhiu.

----------------------------------

Predsednica Haxhiu: U Dubravi je srpska država delovala kao aparat za ubijanje

Predsednica Skupštine Republike Kosovo, Albulena Haxhiu, prisustvovala je obeležavanju 27. godišnjice masakra u zatvoru u Dubravi.

U svom obraćanju prisutnima, predsednica Haxhiu je rekla da je zatvor mesto gde država zatvara vrata spolja, dok onaj ko se nalazi unutra nema ni oružje, ni slobodu, niti mogućnost da se brani. Život zatvorenika, dodala je ona, nalazi se u rukama institucije koja ga čuva.

“Zbog toga se masakr u Dubravi ne može tretirati kao običan ratni zločin. Jer se masakr u Dubravi dogodio unutar jedne državne institucije, pod upravom srpske države, nad nenaoružanim, zatvorenim i nezaštićenim ljudima”, naglasila je predsednica Haxhiu, dodajući da težina zločina postaje još veća kada se zna da albanski zatvorenici nisu bili tamo slučajno.

U proleće 1999. godine, u Dubravu su, dodala je ona, dovedeni ljudi iz zatvora i pritvorskih centara, sa Kosova ali i iz Srbije.

“Politički osuđenici, osuđenici za različita dela, uhapšeni u okolnostima rata, bili su tamo okupljeni. Svi su se našli unutar tog zatvora koji je bio pretvoren u instrument državnog zločina”, istakla je predsednica Skupštine.

Prema njenim rečima, u Dubravi je srpska država izgradila zločin na dvostrukoj zamci.

“Najpre su albanske zatvorenike držali zatvorene u objektu koji je već bio uključen u ratnu logiku. Zatim, kada je opasnost od bombardovanja postala neposredna, oni koji su držali ključeve povukli su se kako bi se sklonili, dok su albanski zatvorenici ostali zaključani. Na tom namernom napuštanju izgrađena je i obmana: da se ubistva pripišu napadima NATO-a. Dana 19. maja pogođeni su objekti zatvora, uključujući paviljone, dok su 21. maja tokom dana usledili novi napadi na zatvorske objekte i njihovu okolinu”, navela je ona.

Predsednica Haxhiu je dalje rekla da su neki od albanskih zatvorenika, koji su se nalazili van paviljona zbog uobičajenih zatvorskih poslova, uzeli alat koji im je bio pri ruci i počeli da razbijaju vrata i katance kako bi oslobodili svoje prijatelje iz ćelija.

“Usred tog užasa, zatvorenici su pronašli način da pošalju poruku svetu. Komadima bele plastike, u zatvorskom dvorištu, ispisali su reč “HELP”. Bio je to jednostavan, kratak, ali svetu razumljiv poziv. Tim pozivom zatvorenici su pokazali da su živi. I to je uspelo, jer su vazdušni napadi obustavljeni. Ali i sama ta reč “HELP”, postala je razlog za bes ubica. Jer je remetila njihov scenario. Pokazivala je da se unutar zatvora nalaze živi ljudi, zatvorenici i svedoci ”, naglasila je Haxhiu.

Predsednica Skupštine rekla je da je nakon toga, 22. maja, zatvorenicima naređeno da se postroje, pod izgovorom da će biti prebačeni.

“Umesto premeštaja, na njih je otvorena vatra. Postrojeni, nenaoružani i nezaštićeni, ubijani su u zatvorskom dvorištu. Svedočenja preživelih govore o novim napadima tokom tog i narednog dana, o ljudima koji su spas tražili u oštećenim zgradama, o ranjenicima bez pomoći, o zatvorenicima koji su pokušavali da spasu jedni druge. U mehanizam zločina bili su uključeni i srpski zatvorenici, osuđeni za teška krivična dela, koji su bili naoružani i stavljeni u službu srpskog državnog aparata. Dana 23. maja nasilje je nastavljeno. Napadi na zatvorenike koji su ostali unutar kompleksa dodatno su povećali broj žrtava”, istakla je predsednica Haxhiu, dodajući da je u zatvoru Dubrava ubijeno 116 albanskih zatvorenika, dok su stotine drugih ranjeni, u prostoru nad kojim je srpska država imala potpunu odgovornost.

Uoči tih događaja, 16. maja 1999. godine, iz zatvora Dubrava izveden je i profesor Ukshin Hoti, koji se od tada vodi kao nestao.

“Jedan od retkih političkih umova Kosova, čovek koji je slobodu promišljao kao istorijski poredak, nestao je upravo tamo”, rekla je Haxhiu.

Ona je dalje navela da je u Dubravi srpska država delovala kao aparat za ubijanje.

“Zatvorenici su bili evidentirani u registrima, smešteni po paviljonima, postrojeni, pod naređenjima i zaključani. Zato Dubrava ima posebnu pravnu i moralnu težinu. Tamo se zločin nije dogodio zato što država nije postojala. Tamo se zločin dogodio zato što je država bila prisutna u svakoj karici: u komandi, u straži, u oružju, u obmani i u pokušaju skrivanja istine”, navela je ona.

Predsednica Skupštine Haxhiu rekla je da danas nije dovoljno pominjati Dubravu samo kao datum, već je treba razumeti kao dokaz monstruoznih zločina Srbije nad nezaštićenim albanskim građanima.

“Takođe, moramo je razumeti i kao dokaz naše obaveze da imena ubijenih, svedočenja preživelih i puna istina o Dubravi postanu deo državne svesti Republike Kosovo”, rekla je u svom obraćanju predsednica Albulena Haxhiu.

Photos from Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova's post 21/05/2026

U inaugurua nënstacioni i ri policor në Junakë të Zveçanit

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministrin Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, inauguroi sot nënstacionin e ri policor në Junakë të Zveçanit.

Kryetarja Haxhiu tha se ky nënstacion forcon praninë institucionale, rrit sigurinë dhe fuqizon sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Vendosja e institucioneve të sigurisë në terren është dëshmi e shtrirjes së shtetit dhe e përkushtimit ndaj rendit, ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim. Prania e policisë mundëson reagim më të shpejtë, ofrim më efikas të sigurisë dhe forcim të besimit në institucionet shtetërore, si themel i stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme”, theksoi kryetarja Haxhiu.

Ajo tha më tej se do të vazhdojnë investimet në Policinë e Kosovës, në siguri dhe në forcimin e institucioneve tona shtetërore, për të mbrojtur sovranitetin, rendin kushtetues dhe për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar e më të sigurt në çdo cep të saj.

----------------------------------

Inaugurisana nova policijska podstanica u Junaku kod Zvečana

Predsednica Skupštine Republike Kosova, Albulena Haxhiu, zajedno sa ministrom Xhelal Sveçla i generalnim direktorom policije Gazmend Hoxha, danas je inaugurisala novu policijsku podstanicu u Junaku kod Zvečana.

Predsednica Haxhiu je izjavila da ova podstanica jača institucionalno prisustvo, povećava bezbednost i osnažuje suverenitet Republike Kosova.

„Postavljanje institucija bezbednosti na terenu predstavlja dokaz širenja države i posvećenosti redu, zakonu i bezbednosti za sve građane, bez razlike. Prisustvo policije omogućava brže reagovanje, efikasnije pružanje bezbednosti i jačanje poverenja u državne institucije, kao temelj stabilnosti i održive bezbednosti“, istakla je predsednica Haxhiu.

Ona je dalje navela da će se nastaviti ulaganja u Policiju Kosova, u bezbednost i jačanje naših državnih institucija, kako bi se zaštitili suverenitet, ustavni poredak i izgradilo razvijenije i bezbednije Kosovo u svakom njegovom delu.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Kuvendi I Kosovës; Sheshi IBRAHIM RUGOVA Nr. 5;/------------/Kuvendi I Kosovës; Rruga UÇK Nr. 65
Pristina
10000