Iniciativa Qytetare "Kodra e Trimave po Behet"

Iniciativa Qytetare "Kodra e Trimave po Behet"

Share

“Kodra e Trimave po bëhet”

Iniciativa Qytetare “Kodra e Trimave po bëhet” është themeluar në vitin 2

09/10/2025

KUR HISTORIA ËSHTË SHPËRFILLUR,
KODRA NUK ËSHTË ZHVILLUAR.

As kur ka qenë në fuqi Plani Zhvillimor Komunal 2012–2022, as kur ka qenë në fuqi Plani Rregullues i Hollësishëm 2017–2025.

Planet janë miratuar, por KODRA ka mbetur jashtë çdo vëmendjeje.

Për DY DEKADA janë ndërtuar lagje të reja,
janë asfaltuar rrugë, janë ndërtuar çerdhe, parqe e qendra kulturore por jo në KODËR.

Sot, Kodra e Trimave është lagjja më e pazhvilluar e kryeqytetit.
Ka munguar vullneti institucional.

BOLL MA.

08/10/2025

HISTORIA E KODRËS SË TRIMAVE

Historinë e Kodrës së Trimave e dinë më së miri ata që e kanë jetuar.
Jo ata që kalojnë rrugëve të saj VETËM NË KOHË FUSHATE ZGJEDHORE, por ata që kanë ndërtuar çdo hapësirë me mund, gjak, djersë e dinjitet.

KODRA E TRIMAVE NUK ËSHTË THJESHT NJË LAGJE.
Është KUJTESA e gjallë e Prishtinës, një vend ku historia nuk është shkruar me fjalë, por me sakrifica.

NË ÇDO RRUGICË TË SAJ GJEN GJURMË TË BREZAVE që mbajtën gjallë shpirtin qytetar kur Prishtina po ndryshonte.
Këtu u strehuan familje që kërkonin dinjitet, këtu u rritën fëmijë që më vonë u bënë arsimtarë, mjekë, sportistë, ushtarë, aktivistë, njerëz që e kanë ndërtuar Prishtinën me duart e veta.

KODRA dallon nga lagjet e tjera sepse ka shpirt solidariteti, ka dinjitet pune dhe ka një histori që nuk kërkon dekor, sepse ajo flet vetë.
Nuk ka tjetër lagje që ka dhënë kaq shumë për qytetin, në çdo periudhë, në çdo sfidë.

PRISHTINA NUK KA KUPTIM PA KODRËN E TRIMAVE, sepse Kodra është zëri i njerëzve të zakonshëm që e bëjnë jetën e qytetit të pazëvendësueshme.
Këtu nuk është ndërtuar vetëm një lagje, është ndërtuar një mënyrë jetese, një identitet, një bashkësi që ka ditur të tregojë sakrificë unike për liri.

Ata që sot flasin për kontributin e Kodrës, në kohë fushate zgjedhore, e prekin vetëm sipërfaqen.TI HAJ DREQI TË GJITHË!

Kontributi i KODRËS nuk matet me fjalë, por me breza, me breza që nuk u dorëzuan kurrë, që ndërtuan shtëpi, rrugë, shkolla e ëndrra edhe KUR SHTETI MUNGONTE.

KODRA E NDËRTOI VETË LIRINË, kur protestoi, kur luftoi, kur derdhi gjak, kur strehoi trima nga e gjithë Kosova.

Historia e Kodrës është historia e Prishtinës që nuk shkruhet në librat e historisë, por në jetën e përditshme të njerëzve të saj.

Ka ardhur koha ta shkruajmë vetë këtë histori.
Të kemi LAPIDARIN E DËSHMORËVE.
Të kemi SHTËPINË-MUZE.
Të kemi DOKUMENTARIN TONË.

BOLL MA.
KODRA E TRIMAVE PO BËHET.

07/10/2025

NUK KEMI REAGUAR,
Sepse kemi menduar se do ta kenë parasysh kontributin tonë në të kaluarën.
Por për 25 vite kemi parë si na kanë neglizhuar e shpërfillur.
Megjithatë, kemi vazhduar të shpresojmë…

BOLL MA.
LE TË SHKOJË NË DREQ TË MALLKUAR POLITIKA QË NA HARROI.
HISTORINË E KEMI SHKRUAR VET.
TË ARDHMEN DO TA NDËRTOJMË VET.
KA ARDHUR KOHA PËR ANGAZHIM.

Kodra e Trimave po bëhet.
Zëri i banorëve për një lagje që meritojmë.

Rrugët e ngushta problem për banorët në lagjen ''Koadra e Trimave'' 06/10/2025

RRUGËT NË KODRËN E TRIMAVE janë të amortizuara, të ngushta dhe shpesh të rrezikshme për banorët.

Kjo është arsyeja pse, më 25 qershor 2025, në intervistën dhënë KTV-së, kemi theksuar nevojën urgjente që të vazhdojë puna në Unazën e Jashtme të qytetit, në mënyrë që Kodra e Trimave të fitojë një komunikacion më funksional, më të sigurt dhe më modern.

BASHKË PËR LAGJEN QË MERITOJMË !

Rrugët e ngushta problem për banorët në lagjen ''Koadra e Trimave'' | KTV© Gertit GmbH. All rights reserved.

04/10/2025

PËR LAGJEN QË MERITOJMË !

🔴Pa çerdhe në Kodrën e Trimave: Banorët trokasin në derën e Komunës 04/10/2025

KUR FLASIM PËR MUNGESËN E URBANIZIMIT NË KODRËN E TRIMAVE

Nuk flasim për teori abstrakte urbanistike.
Flasim për realitetin tonë të përditshëm:
- Fëmijë që nuk kanë kënde lojërash,
- Prindër që nuk gjejnë çerdhe publike për fëmijët e tyre,
- Të moshuar që s’kanë një hapësirë të gjelbër ku të pushojnë,
- Të rinj që rriten pa qendra kulturore, pa sport, pa aktivitete.

Ky është realiteti ynë i përditshëm, pasojë direkte e mungesës së urbanizimit të planifikuar dhe të drejtë.

Këto çështje janë trajtuar edhe në intervistën e radhës të Iniciativës “Kodra e Trimave po bëhet” në TV KLAN, më 10 qershor 2025, ku u theksua se zëri i banorëve është thelbësor për të ndërtuar lagjen që meritojmë.

🔴Pa çerdhe në Kodrën e Trimave: Banorët trokasin në derën e Komunës Kosovarët në shënjestër - MPJD ngre alarmin kundër Serbisë

Banorët e “Kodrës së Trimave” kërkojnë çerdhe, dorëzojnë peticion në Komunë | 038 03/10/2025

INICIATIVA NË KTV

Me datë 30 maj 2025, në emisionin 038 të KTV-së është diskutuar për angazhimet e Iniciativës “Kodra e Trimave po bëhet”, me theks të veçantë për peticionin qytetar për ndërtimin e çerdhes në rrugën Nexhmi Llumnica.

Ky diskutim përbën edhe një dëshmi tjetër të fuqisë së zërit qytetar dhe të rëndësisë së mobilizimit të banorëve për të drejtat dhe nevojat e lagjes.

Banorët e “Kodrës së Trimave” kërkojnë çerdhe, dorëzojnë peticion në Komunë | 038 | KTV© Gertit GmbH. All rights reserved.

Vranjevci pa çerdhe, banori jep pronën e tij - 28.05.2025 - Klan Kosova 02/10/2025

Më 28 maj 2025, INICIATIVA u bë pjesë e lajmeve qendrore në TV KLAN.

Në kronikë u prezantua dorëzimi i Peticionit për ndërtimin e çerdhes në rrugën Nexhmi Llumnica, si dhe u transmetuan intervistat me anëtarët e INICIATIVËS.

Ky pasqyrim mediatik është një tjetër dëshmi se kërkesat tona qytetare po marrin vëmendjen e duhur publike.

Zëri i banorëve nuk mund të injorohet më.
Bashkë për lagjen që meritojmë.

Vranjevci pa çerdhe, banori jep pronën e tij - 28.05.2025 - Klan Kosova Follow Klan Kosova on...• FB: https://smarturl.it/KlanKosovaFb• IG: https://smarturl.it/KlanKosovaIG• YT: https://smarturl.it/KlanKosovaSub• WEB: https://kla...

01/10/2025

Pra,

INICIATIVA QYTETARE lindi nga HESHTJA.
Heshtja që e lexuam si PËRBUZJE.

Heshtja që na mohoi një të drejtë themelore: që fëmijët tanë të kenë mundësi të barabarta me fëmijët e lagjeve të tjera.

BOLL MA.
BASHKË PËR LAGJEN QË MERITOJMË !

Photos from Iniciativa Qytetare "Kodra e Trimave po Behet"'s post 30/09/2025

PETICIONI

Pas vazhdimit të heshtjes nga Kryetari i Komunës, Iniciativa Qytetare “Kodra e Trimave po bëhet” më 28 maj 2025 ka proceduar PETICIONIN më të madh qytetar, me mbi 300 nënshkrime të grumbulluara, për vetëm një qëllim të qartë:

Ndërtimin e çerdhes në rrugën Nexhmi Llumnica.

Ky është zëri i prindërve dhe qytetarëve tanë, një kërkesë e drejtë dhe e domosdoshme për fëmijët e lagjes sonë.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rruga "Nexhmi Llumnica"/Prishtinë
Pristina
10000