Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, Government Organization, Rr. Enver Zymberi, Pristina.

05/06/2026

Njoftim📢

Ju njoftojmë se pas problemeve që kishin autoritetet kufitare të RMV, me sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve, tani më sistemi është rregulluar dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

Për më shumë informata kontaktoni 📞QKMK, në numrat 045198000,045198606 dhe pa pagesë 080050095.

05/06/2026

Njoftim📢

Ju njoftojmë, se në PPKK Hani i Elezit-Bllacë, sipas njoftimit nga zyrtarët e Policisës së RMV, sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në RMV ka rënë dhe me këtë rast ka filluar kontrollimi i dyfishtë.Për momentin janë duke u krijuar kolona të gjata për shkak të kësaj situate.
Ju rekomandojmë që të shfrytëzoni PKK Stançiq-Bellanovc apo PKK Glloboqicë. Për çdo ndryshim do t'u njoftojmë me kohë.

Për më shumë informata, kontaktoni📞QKMK në numrat e mëposhtëm;
045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095.

27/05/2026

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ju uron të gjithëve festën e Bajramit! Shëndeti, paqja dhe begatia qoftë në familjet tuaja! 🥂🥂

Me respekt,
QKMK

22/05/2026

Njoftim nga MPB

NJOFTIM PËR QYTETARË

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ditëve të fundit shumë qytetarë kanë pranuar mesazhe (SMS) mashtruese, të cilat paraqiten kinse janë dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me shkelje të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Në këto mesazhe përfshihen edhe vegëza (links) për klikim, të cilat janë mashtruese dhe kanë për qëllim keqpërdorimin e të dhënave personale apo financiare të qytetarëve. Këto mesazhe nuk janë reale dhe përbëjnë tentativë mashtrimi (phishing), andaj ftojmë qytetarët që t’i injorojnë, të mos klikojnë në vegëzat e dërguara në këto mesazhe dhe të mos japin të dhëna personale apo bankare.

Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik se kompetencat për shqiptimin e gjobave për kundërvajtje në trafik i takojnë Policisë së Kosovës dhe jo Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për më tepër, Ministria e Punëve të Brendshme e as Policia e Kosovës nuk dërgojnë SMS për shkelje eventuale në trafik dhe as nuk kërkojnë pagesa përmes vegëzave (links) të dërguara me mesazh.

Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar në informimin e drejt dhe mbrojtjen e qytetarëve nga format e ndryshme të mashtrimeve kibernetike.

18/05/2026

Njoftim📢

Ju informojmë se në PPKK Hani i Elezit-Bllacë, në ora 14:15, është rregulluar sisitemi i Policisë së RMV dhe ka filluar qarkullimi sipas sistemit hyrje/hyrje.

18/05/2026

Njoftim📢

Ju njoftojmë se në PPKK Hani Elezit-Bllacë, ora 13:55 Policia e RMV ka lëshuar në qarkullim kalimin e personave, veturave me kontroll të dyfishtë, ku regjistrimin e bëjnë në mënyrë manuale në hyrje /dalje.

Për çdo risi do t'u mbajmë të njoftuar me kohë.

18/05/2026

Njoftim📢


Ju njoftojmë, se në PPKK Hani i Elezit-Bllacë, prej orës 13:40 sipas njoftimit nga zyrtarët e Policisës së RMV, sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në RMV ka rënë dhe me këtë rast Policia e RMV kanë ndalur krejt qarkullimin, hyrje /daljet e personave,veturave dhe autobusëve. Për momentin janë duke u krijuar kolona të gjata për shkak të ndërprerjes së qarkullimit. Ju rekomandojmë që të shfrytëzoni PKK Stançiq-Bellanovc apo PKK Glloboqicë. Për çdo ndryshim do t'u njoftojmë me kohë.

Për më shumë informata, kontaktoni📞QKMK në numrat r mëposhtëm;
045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095.

10/05/2026

Njoftim📢

Ju njoftojmë se është rregulluar sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e personave dhe automjeteve.
Për më shumë informata kontaktoni QKMK në numrat 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. Enver Zymberi
Pristina
10000